22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6688

Selimi: Pushteti deshi të sjellë eksploziv në protestat tona

0

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj protestuesve në protestat e organizuara nga kjo parti.

Për më tepër, Selimi akuzon pushtetin se është organizuar që të sjellë në këto protestat e 9 janarit dhe 17 shkurtit edhe eksploziv.

“Pushteti kishte organizuar të sjellë eksploziv në Prishtinë por protestuesit shpëtuan”, theksoi Selimi, duke sqaruar se kjo ishte ndaluar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

“Pushteti ka bërë terror psikologjik ndaj protestuesve, protestave ju referofshin të dhunshme në mënyrë që t’i frikësojnë qytetarët. Edhe KFOR-in e EULEX-in i vënë në lajthitje, i dezinformuar duke ju thënë se do të ketë eksplozivë dhe dhunë ndaj institucioneve shtetërore”, shtoi Selimi.

Në anën tjetër deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se ka pasur shkelje rregullave të sjelljes nga ana policisë së Kosovës brenda Kuvendit të Kosovës. Ajo ka qenë kritike sidomos në rastin e sulmit ndaj deputetes Albulena Haxhiut ku në tentim për arrestim ajo ishte alivanosur.

“Prezenca e policisë, nxjerrja nga salla janë të paligjshme dhe asnjëherë ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. As kryetari as Kryesia e Kuvendit nuk është e autorizuar më bërë keqtrajtime ndaj deputetëve”, tha Dërguti.

Ajo këtë e sheh si dhunë ndaj deputetëve ku sipas saj ëshët bërë tejkalimi i kompetencave me ligj.

“Policët janë përfshirë në kryerje të veprave penale në mënyrë të kundërligjshme”, theksoi ajo./Insajderi.com

Hajnat pushtojnë Kosovën

0

Vjedhjet nëpër dyqane, banesa private apo nëpër shtëpi, nga hajnat janë bërë dukuri shumë shqetësuese për qytetarët, raporton Gazeta Fjala.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Fjala se në të gjithë territorin e Kosovës për vitin 2015 janë kryer gjithsejtë 5 mijë e 988 vjedhje.

Nga kjo, rreth 13 mijë e 916 perona janë arrestuar në të gjithë territorin e Kosovës.

Nga ta 3 mijë e 873 persona janë dërguar në mbajtje.

Koloni artistike në Prizren, lobimi tjetër serb në UNESCO

0

Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë pranë Prizrenit për disa ditë do të shndërrohet në koloni grafike të quajtur “Dhe kësisoj pas UNESCO”.

Ajo do të zgjasë shtatë ditë dhe në të do të marrin pjesë Velizar Krstic, Suzana Vuckovic Nenad Kostic, Goran ?eli?anin, Miroslav Saveli?, Nikola Milosavljevic, Milena Cvetkoviq dhe Jovan Milanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, kolonia ka për koncept pasqyrimin e shkatërrimeve të kishave e manastireve serbe nëpër Kosovë e Metohi, shkaktuar nga shqiptarët si mënyrë për të dëmtuar trashëgiminë e vjetër serbe. Më pas të njëjtat punime do të ekspozohen në Graçanicë dhe në Prizren, me datë 17 mars, kur edhe shënohet 12-të vjetori i masakrës së marsit ku u vranë tetë serbë në atë që quhet “martovskog pogroma”, shkruan KultPlus.

Më pas një katalog i punimeve do tu dërgohet vendeve anëtare të UNESCO-s, me synimin që ato të shohin se si kosovarët paskan shkatërruar ndër vite kulturën serbe dhe paskan terrorizuar njerëzit që banojnë dhe angazhohen për to.

Kolonia është ndihmuar nga Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Serbisë.

Lista e Objekteve për Mbrojtje të Përhershme e ndihmon trashëgiminë kulturore

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot një takim pune me Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Në këtë takim Shala kërkoi nga Këshilli që të punohet me kujdes të shtuar në procesin e finalizimit të Listës së Objekteve për Mbrojtje të Përhershme, në mënyrë që kjo liste të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më profesionale.

Po ashtu, ministri kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më parë, sepse është në dobi të trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe proceseve të rëndësishme që lidhen me këtë fushë.

Më te, Shala u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i Kosovës. Ai i premtoi mbështetje dhe përkrahje kryetarit Gashi, sidomos në funksion të gjurmimit, ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Gashi, u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, sidomos nga shkatërrimet dhe dëmtimet e qëllimshme.

Kryetari Shafi Gashi e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen, dhe gjithashtu e informoi me sfidat që e presin Këshillin këtë vit, me prioritet në fushën e trashëgimisë, si dhe me nevojën për një vetëdijesim të përgjithshëm të shoqërisë sonë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Peshqeshi i LDK-së

0

Nga Abdullah Thaçi

Vërtetë është e pa nevojshme më të merresh me arsyetimet e deputetëve të LDK-së, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjedh president. Ofendimi ma i madh na bëhet kur dëgjojmë arsyetimet banale nga ata, “nuk ja bëra kourumi”, ” qëndrova po se votova”, e drroçka tjera që nuk pinë ujë.

Se çka fituan ata deputet që e votuan Hashim Thaçin është shumë më pak se sa çka do të del se kanë përfituar këta që deklarojnë se “qëndruam në seancë, por nuk e votuam”.!

Nuk do të kisha marr as më të voglin mundim të shkruajë më për këtë temë, sikur mos të isha nxituar nga ofendimi që Alma Lama, deputetja e kontrabanduar, e dyshuar për misionin e saj në Kosovë, të mos vazhdonte të na ofendojë intelegjencën.

Ajo, sikurse shumica dërmues e shtetit prej nga vije ajo, Kosovën dhe kosovarët, nuk i llogarisën për njerz normal. Kosovën i llogarisin si veri, kosovarët si “malok”, njerz që më tepër ngjajnë me majmunin se sa me njerz normal, një far lloj krijese që zgjohet dhe vepron me instikt.

E fajet për këtë dhuratë kundërmuese pa dyshim i ka “Vetevedosja”, kjo që na lodhi me “patriotizëm e Shqipëri etnike”, ajo që e para e kontrabadojë dhe e fuqizojë me renditje alfabetike këtë misionare të dyshimit në politikën kosovare!

E tash duhet vuajtur edhe më tutje pasojat e kundërmimit të kësaj kontrabande nën llogon dhe petkun e një partie që dikur kishte për traditë besën dhe fjalën.

E vërteta është se ne, që sot jemi të hidhëruar, të gjithë votuam dhe besuam në një ideal, besuam në një fjalë dhe premtim publik, nifar lloj “bese”, se kurr me PDK!. E për këtë veprim, asnjëri nga ne nuk duhet ndihet i turpëruar, turpi duhet të bie mbi ata që na gënjyen e mashtruan.

E pa falshme do të jetë, nëse të njëtit, ose shokët e tyre do të vijnë e do të na thonë, se kemi gabuar që bëmë koalicionin, na jepni ju votën se nuk do e përsërisim më këtë veprim, ne jemi ndryshe….!

Ata që dikur derdhnin lot krokodili mbi trupat e veprimtarëve të vrarë të LDK-së, e në emër të tyre delnin dhe mbledhnin vota për kolltukun e tyre, të njëjtit ishin dje që kërkon vota në emër të zbardhjes së vrasjeve politike që për adresë kishin SHIK-un dhe kreun e saj. Pikrisht janë po këta të njëjtit që e zgjodhën Kadri Veselin kryetar kuvendi, e Hashim Thaçin president shteti.

E sot, a thua me cilin” kod etik” po mundoheni të shpërlani ndytësirën kundërmuese nga trupi juaj ?!.

Thënë drejtën, përsonalisht as mirë as keq me asnjë zyrtar të PDK-së nuk kam. Ata që më njohin e dinë që e kam përjetuar rëndë vrasjen e figurave të LDK-së. Por përgjithësimi dhe adresimi i krimit në të gjithë antarësin e asaj partie asnjëher nuk mu ka duke punë e ndershme. Këta që sot shtirren si “patriot” e që dje thonin se “kurr me PDK”, ishin përgjithësuesit dhe linçuesit e djeshëm. Sikur të kishte pak moral në politikë, dikush nga të ndershmit e PDK-së duhej marr rrugën deri në prokurori, për të ngritur një kallzim penal për etiketimin e gjithë viteve të pas luftës që i’u kanë bërë dikur rivalët, tash bashkë qeverisësit nga LDK-ja.

Por si duket njerzit në LDK e kaën gjetë formulën e duhur për ta ngirtur pazarin për esape përsonale. Formulë e suksesshme kalkulative rezultoj të jetë “Thirrja për drejtësi”!

Këta ma kujtojnë kohën e mjerimit tek shkrimet e Migjenit, ku fjala ” Zoti të dhashtë” nënkuptonte “mos paq kurr”.

“Thirrja për drejtësi” është sinonim i dekriminalizimit të SHIK-ut.

Ky është pesqeshi i LDK-së, ai kundërmon rëndë, në momentin kur fillon ta hapësh !

Kosova nis fushatën për ditën botërore të Sindromit Down

0

Me moton “Më përkrah sot që nesër të jem i pavarur”, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), ka nisur fushatën vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down.

Fushata “Më përkrah sot që nesër te jem i pavarur”, ka për qëllim t`i adresoj nevojat e komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, tek përfaqësuesit kyç (vendimmarrësit) të institucioneve shtetërore dhe gjithë shoqërinë.

Fushata filloi me aktivitetin “Aftësitë për Art”, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me shkollën “Mileniumi i Tretë”. Në këtë aktivitet, fëmijët e prekur me sindromën Down dhe fëmijët e shkollës “Mileniumi i III-të”, me anë të pikturave, treguan aftësitë e tyre për art.

Ndërsa që nga data 10 deri më 12 mars, fushata do te përcillet me aktivitetin e radhës, prezantimi i produkteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Sheshin “Nëna Terezë”.

Ky aktivitet do të ketë përkrahjen e mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës “Mileniumi i III-të”, ku përveç produkteve te DSK-ës, në këtë aktivitet do të ketë edhe ushqim të përgatitur nga prindërit e shkollës “Mileniumi i III-të”. Të gjitha mjetet financiare të mbledhura nga shitja e produkteve, do të dedikohen për programet e Shoqatës DSK.

Në kuadër të fushatës vendore për Shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down , më datë 15 dhe 16 mars DokuKino organizon shfaqjen e katër filmave vendorë, “Kali” me regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitaku, “A është më mirë këtu apo atje”, nga Elena Avdija, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj dhe “ Kolona” me regji të Ujkan Hysaj.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shoqatës Down Syndrome Kosova, qendrës në Prizren.

Gjithashtu, Down Syndrome Kosova do të vazhdojë aktivitetet e saja në kuadër të kësaj fushate deri më datë 22 Mars.

Shoqata Down Syndrome Kosova, për të dhjetën herë me radhë shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down, këtë vit me moton “Më përkrahë sot që nesër të jem i pavarur”. /PrizrenPress.com/

DSK CITY LIGHT 5

Nga shtatë ditë burg për dy persona të arrestuar në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren

Policia, përmes një komunikate, ka thënë se i dyshuari i parë është arrestuar në fshatin Malësia e Re, kurse i dyti në fshatin Lubiqevë, raporton PrizrenPress.

Dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej shtatë ditëve. /PrizrenPress.com/

Grabovci: PDK e LDK i kanë bërë ofertë opozitës

0

PDK e LDK nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë pushtetin pavarësisht protestave të opozitës.

Deputeti, njëherësh shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se u kanë bërë ofertë edhe oponentëve politik që të bash qeverisin deri më 2018.

“Por, ashtu siç kemi thënë gjithmonë se këto janë vetëm pretekste për zgjedhje të parakohshme, ashtu edhe ka dalë. Pasi, opozita nuk ka pranuar asnjëherë të shqyrtoj ofertën e pozitës”, tregon Grabovci.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai  thotë se koalicionit PDK-LDK po i ecën mirë dhe shumë shpejtë do të formatohet kabineti qeverisës.

Gjithaashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës, prej të cilës vjen Grabovci, për të plotësuar vendit e Hashim Thaçit në PDK dhe në Qeveri.

Sipas tij, Kadri Veseli është njeriu më potencial për ta zëvendësuar ish liderin e tyre që u bë President, ndërsa për vendet boshe në ekzekutiv nuk jep shumë detaje.

Ai flet për Gazetën Fjala edhe për përçarjet në PDK, ambiciet e tij politike dhe imazhin e Kosovës në botë pas zhvillimeve të fundit në vend.

Ka vdekur George Martini – producenti i The Beatles

0

Producenti i famshëm muzikor, Sir George Martini, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Duke raportuar për vdekjen e tij, BBC shkruan se George Martini ishe i njohur edhe si “anëtari i pestë i The Beatles”.

Martini, si producent, pati rol shumë të rëndësishëm më promovimin dhe suksesin e grupit legjendar The Beatles.

Për John Lennonin, Paul McCartneyn, George Harrisonin dhe Ringo Starr, ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Petritsch: Kosova po e humb përkrahjen

0

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën në vitet 1998-1999, Wolfgang Petritsch, i cili ishte edhe negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për Kosovën në Rambujë dhe Paris në vitin 1999 edhe më tutje është duke i përcjellë zhvillimet në Kosovë.

Në një intervistë për Republika.info, diplomati i njohur austriak Wolfgang Petritsch ka folur për krizën politike në Kosovë, liberalizimin e vizave dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për situatën politike, Petritsch thotë se portretizimi i Kosovës me gaz lotsjellës në botë ka zbehur pamjen e një vendi me stabilitet politik.

“Dhuna dhe demokracia janë të pabashkuara. Kosova ka humbur shumë simpati në muajt e fundit. I bashkohem apelit urgjent të demokracisë evropiane, se përdorimi i dhunës psikike, përdorimi i bombave të zjarrit, pengimi brutal i procesit parlamentar janë veprime të dënueshme”, ka thënë Petritsch.

Ai ka folur edhe për ndikimin që mund të ketë përdorimi i dhunës në procesin e liberalizimit të vizave dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.

Ambasadori Petritsch ka thënë se liberalizimi i vizave padyshim që është një hap i ardhshëm dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën, por ai nuk mund të ndryshojë situatën e të prekurve, derisa nuk do të plotësohen në plotni kërkesat e Bashkimit Evropian.

Petritsch ka thënë se gazi lotsjellës dhe bombat e zjarrit janë duke i trembur qytetarët e BE-së për t’i dhënë mbështetje të plotë liberalizimit të vizave për Kosovën.

“BE-ja do të jetë e hapur për liberalizimin e vizave, në rast se sheh përparim në jetën ekonomike, politike dhe demokratike të Kosovës. Gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës dhe bombat e zjarrit janë duke trembur shumë qytetarë të BE-së dhe mbështetja për liberalizimin e vizave bie ndjeshëm. Vendimet demokratike duhet të arrihet në mënyrë paqësore. Bombat e zjarrit shkatërrojnë demokracinë e njomë në Kosovë”, ka thënë diplomati austriak për Republika.info.

I pyetur nëse Ballkanit Perëndimor i duhet një evropianizim dhe një perspektivë e përbashkët e anëtarësimit, siç edhe kishte deklaruar më parë, Wolfgang Petritsch ka thënë se Evropa ndodhet në krizën më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe nevojitet një përpjekje shumë më e madhe për të përballuar këtë krizë me sukses.

“Kjo nuk mund të ndodh nëse i rikthehemi nacionalizmit, në një Evropë ku shtetet dalin kundër njëra-tjetrës. Kjo duhet të ndalet shumë shpejt. Vetëm së bashku ne jemi të fortë dhe të aftë për të përmbushur këtë sfidë historike. Kur them ‘së bashku’, mendoj në të gjitha vendet brenda dhe jashtë BE-së. Prandaj, duhet një angazhim më i madh i BE-së, për përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë e kam menduar kur kam folur për evropianizim”, ka thënë Petritsch.

Lidhur me dështimin e elitave politike në Ballkan që të modernizojnë shoqëritë e tyre, i pyetur nëse Bashkimi Evropian është platforma më e mirë për të bërë Ballkanin konkurrues me shtete tjera të BE-së, diplomati austriak ka thënë se procesi i integrimit evropian është dashur të përballojë detyra shumë të vështira në të kaluarën.

“Mendoni vetëm në të ashtuquajturën ‘Zgjerimi i Lindjes’, ku praktikisht dhjetë shtete nga Evropa Juglindore janë integruar në strukturat ekzistuese të Brukselit. Jo pa vështirësi, megjithatë me sukses. Kjo arritje, nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Të gjitha shtetet e paintegruara, që përbëjnë pothuajse numrin e njëjtë të banorëve me atë të Rumanisë, duhet integrohen përmes një elani të ri politik dhe ekonomik. Por, kjo mund të ndodh nëse elitat politike të këtyre shteteve udhëheqin një evropianizim dhe një politikë për qytetarët: punësim, arsimim, të bazuar në siguri sociale, e cila mund të krijohet nga vetë shtetet e prekura. Deri më tani asistencat e BE-së nuk janë përdorur në mënyrë optimale. Është krijuar përshtypja që njerëzit janë bërë më të varfër, ndërsa politikanët më të pasur. Qytetarët, taksapaguesit në vendet anëtare të BE-së nuk janë më të gatshëm për të mbështetur pafundësisht vendet e Ballkanit, marrë parasysh koston e tejkalimit të krizës së refugjatëve. Është një kohë e vështirë dhe duhet të ndiqet një politikë e ndjeshme për qytetarët”, ka thënë ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, për Republika.info ka thënë se BE-ja do të jetë e gatshme të jetësojë kërkesat e miqve të Ballkanit për të përshpejtuar integrimet evropiane vetëm atëherë kur e vëren se qytetarët dhe politikanët e rajonit e dëshirojnë këtë. “Dinamika e anëtarësimit në masë të madhe varet nga vendet e rajonit. Zhvillimi ekonomik duhet të fillojë nga vetë këto shtete. Papunësia, sidomos tek të rinjtë pengon integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Petritsch ka thënë se disponimi i vendeve anëtare të BE-së do të ndryshojë përsëri në favor të zgjerimit të mëtejshëm vetëm kur të shihet qartë se ka ndryshime pozitive në luftën kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit në shtetet përkatëse, në të cilat ndryshimi vjen edhe nga vetë populli. /Republika.info/