8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Selimi: Pushteti deshi të sjellë eksploziv në protestat tona

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj protestuesve në protestat e organizuara nga kjo parti.

Për më tepër, Selimi akuzon pushtetin se është organizuar që të sjellë në këto protestat e 9 janarit dhe 17 shkurtit edhe eksploziv.

“Pushteti kishte organizuar të sjellë eksploziv në Prishtinë por protestuesit shpëtuan”, theksoi Selimi, duke sqaruar se kjo ishte ndaluar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

“Pushteti ka bërë terror psikologjik ndaj protestuesve, protestave ju referofshin të dhunshme në mënyrë që t’i frikësojnë qytetarët. Edhe KFOR-in e EULEX-in i vënë në lajthitje, i dezinformuar duke ju thënë se do të ketë eksplozivë dhe dhunë ndaj institucioneve shtetërore”, shtoi Selimi.

Në anën tjetër deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se ka pasur shkelje rregullave të sjelljes nga ana policisë së Kosovës brenda Kuvendit të Kosovës. Ajo ka qenë kritike sidomos në rastin e sulmit ndaj deputetes Albulena Haxhiut ku në tentim për arrestim ajo ishte alivanosur.

“Prezenca e policisë, nxjerrja nga salla janë të paligjshme dhe asnjëherë ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. As kryetari as Kryesia e Kuvendit nuk është e autorizuar më bërë keqtrajtime ndaj deputetëve”, tha Dërguti.

Ajo këtë e sheh si dhunë ndaj deputetëve ku sipas saj ëshët bërë tejkalimi i kompetencave me ligj.

“Policët janë përfshirë në kryerje të veprave penale në mënyrë të kundërligjshme”, theksoi ajo./Insajderi.com

Më Shumë

OVL-UÇK distancohet nga veprimet e degës në Has

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) distancohet nga veprimet e ndërmarra nga dega e saj në Has, lidhur me largimin e pllakës...

Inspektorati i Malishevës intensifikon aksionet kundër hedhjes së mbeturinave, shqiptohet gjobë 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në...

Lajmet e Fundit