Koloni artistike në Prizren, lobimi tjetër serb në UNESCO

Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë pranë Prizrenit për disa ditë do të shndërrohet në koloni grafike të quajtur “Dhe kësisoj pas UNESCO”.

Ajo do të zgjasë shtatë ditë dhe në të do të marrin pjesë Velizar Krstic, Suzana Vuckovic Nenad Kostic, Goran ?eli?anin, Miroslav Saveli?, Nikola Milosavljevic, Milena Cvetkoviq dhe Jovan Milanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, kolonia ka për koncept pasqyrimin e shkatërrimeve të kishave e manastireve serbe nëpër Kosovë e Metohi, shkaktuar nga shqiptarët si mënyrë për të dëmtuar trashëgiminë e vjetër serbe. Më pas të njëjtat punime do të ekspozohen në Graçanicë dhe në Prizren, me datë 17 mars, kur edhe shënohet 12-të vjetori i masakrës së marsit ku u vranë tetë serbë në atë që quhet “martovskog pogroma”, shkruan KultPlus.

Më pas një katalog i punimeve do tu dërgohet vendeve anëtare të UNESCO-s, me synimin që ato të shohin se si kosovarët paskan shkatërruar ndër vite kulturën serbe dhe paskan terrorizuar njerëzit që banojnë dhe angazhohen për to.

Kolonia është ndihmuar nga Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Serbisë.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit