Dita e Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme do të tentojë të zgjidhet sot president i Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është thirrur sot në ora 11:00.

Kjo zgjedhje e Thaçit po bëhet në kohë protestash opozitare të cilët po e shënojnë ditën e katërt në tenda në sheshet e Prishtinës në kundërshtim të Qeverisë dhe zgjedhjes se Thaçit president, madje opozitarët kanë thirrur një protestë për sot në ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Përfaqësues të koalicionit janë shprehur se numrat për zgjedhjen e Thaçit nuk janë problem sepse tashmë ata janë siguruar.

Kundërshtime e urime e kanë cilësuar këtë kandidaturë – degët e PDK-së nga Skënderaj , Mitrovica, Prizreni kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për të festuar, por në orët e vona të natës vet kryetari i PDK-së Thaçi ka bërë thirrje që simpatizantët e tij të festojnë nëpër shtëpi.

Kuvendi për gjashtë muaj rresht është karakterizuar nga gazi lotsjellës dhe dhuna brenda saj – por sipas të gjitha gjasave askush nga deputetët opozitarë nuk do të merr pjesë në seancë.

Nëse zgjedhet, Thaçi do të jetë presidenti i pestë i Kosovës që nga paslufta.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit