10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Grabovci: Thaçi, njeriu më adekuat për president

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, e cili e mban edhe postin e nënkryetarit të partisë, Adem Grabovci, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kandidati për postin e presidentit, Hashim Thaçi, është personi më i duhur për këtë pozitë.

Ai ka thënë se seanca e sotme do të jetë një ndër më të rëndësishmet në Kuvendin e Kosovës, pasi do të jetë përcaktuese për mandatin pesëvjeçar të presidentit.

“Shpresoj që qytetarët do ta shohin një seancë solemne me plot kuptimin e fjalës, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet votës së tyre do ta zgjedhin presidentin e vendit. Kjo do t’u bëjë nder edhe institucioneve të vendit dhe qytetarëve, sepse ky institucion ka nevojë për një njeri siç është z. Thaçi”, ka thënë Grabovci.

Sipas tij, Thaçi në këtë pozitë ka aftësi për t’u përballur me sfidat dhe vështirësitë e ndryshme që mund t’i dalin vendin.

“Kështu që, për president na duhet një njeri energjik, i guximshëm dhe vendimmarrës. Prandaj, mendoj se njeriu më adekuat për ta përfaqësuar këtë institucion është z. Thaçi”, ka deklaruar Grabovci, duke shtuar se Thaçi është njeriu më i votuar nga qytetarët e Kosovës jo vetëm në zgjedhjet e fundit, por në disa palë zgjedhje radhazi.

“Kjo nënkupton se është njeriu më gjithëpërfshirës dhe do ta luajë rolin e unifikuesit”, është shprehur Grabovci.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend dhe të shmangen nga përdorimi i dhunës e, po ashtu, ka apeluar që të ketë qetësi dhe festë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa përjashtim të përkatësisë nacionale, fetare, kulturore apo partiake, që të festojnë këtë ditë, pasi kemi të bëjmë me zgjedhjen e presidentit të vendit, i cili do të na përfaqësojë para botës demokratike, i cili do të ndikojë pozitivisht për krijimin e urave të miqësisë me shtetet e tjera. I bëj thirrje opozitës të kthehet në Kuvend, aty ku e ka vendin, pasi nuk ka asnjë arsye që nesër të protestohet”, ka deklaruar Grabovci. /Epoka e re/

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit