14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6804

Finalja e Festivalit të Këngës në RTSh

0

Mbrëmja e së dielës do të nxjerrë fitues këngëtarin shqiptarë nga 21 sa janë zgjedhur si finalistë të Festivalit të Këngës në RTSH-së.

Finalistët do të garojnë për trofeun që do të dërgojë njërin nga artistët drejt Suedisë, përkatësisht në Eurovizion.

Lista e këngëtarëve që ka kaluar këtë fazë është në përbërje të: Adrian Lulgjuraj, Sigi Bastri, Dilan Reka, Luiz Ejlli, Nilsa Hysi, Erga Halilaj, Teuta Kurti, Kozma Dushi, Aslajdon Zaimaj, Egert Pano, Kristi Popa, Rezarta & Klodian, Jozefina Simoni, Genc Tukiqi, Evans Rama, Besa Krasniqi, Enxhi Nasufi, Flaka Krelani, Renis Gjoka, Lindi Islami dhe Eneda Tarifa.

Alush Shala kritikon drejtorët e Ramadan Mujës

0

Organizimi pa ftesa për këshilltarët i ceremonisë së vënies së gurit themeltar për Qendrën Kulturore Boshnjake ka shkaktuar irritim si të përfaqësuesve boshnjakë, ashtu edhe të atyre nga partia më e votuar në zgjedhjet e fundit lokale, PDK.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, i ka theksuar se Qendra Kulturore Boshnjake është përuruar në lagjen ku ai graviton dhe se nuk është njoftuar për organizimin e një ceremonie të tillë. Madje, ka akuzuar drejtuesit e dikastereve për personalizim të projekteve.

“Drejtorët e qeverisë sonë komunale po sillen si t’i kishin realizuar këto projekte me mjetet e familjeve të tyre dhe nganjëherë edhe e mbivlerësojnë veten”, ka thënë Shala.

Këshilltari i “Vakat”-it, Muso Salihi, ndërkaq ka bërë të ditur se këshilltarët e këtij subjekti politik boshnjak nuk ishin ftuar fare në ceremoninë e vënies së gurit themeltar për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake.

“Ndonëse qe 12 vjet presim realizimin e këtij projekti, megjithëkëtë nuk kemi marrë asnjë ftesë për ceremoninë në fjalë, ani pse ky ka qenë një emocion i veçantë për ne, pjesëtarët e komunitetit boshnjak”,ka thënë ai.

“U bëj thirrje që të krijoni një rregull institucional në këtë rrafsh”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa këshilltari nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj, është ankuar se në fshatin Gjonaj, nga vjen, Komuna ka iniciuar projekte, dhe se asnjëherë nuk janë ftuar këshilltarët e KK-së, por vetëm militantët partiak të afërt me pushtetin.

Dërguti: Mustafa e Thaçi po numërojnë ditë e fundit në pushtet

0

Në një konferencë për media, nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka denoncuar arrestimet dhe përndjekjen që policia po u bën aktivistëve. Ajo ka ftuar policinë që të mos i bindet urdhërave të Qeverisë për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Ajo ka përmendur rastin e arrestimit të Koordinatorit të Sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushit dhe ka thënë se policia po kërkon aktivistë të tjerë.

sipas saj, ky aksion është udhëhequr nga Driton Imeri, komandant i stacionit policor Qendra, i cili njihet mirë tashmë për organizimin e përndjekjes dhe rrahjes të aktivistëve të Lëvizjes nëpër stacione policore.

“Aktivistët e Vetëvendosjes, po vazhdojnë të arrestohen për protestat kundër marrëveshjeve që tashmë u dëshmuan se ishin jokushtetuese. Isa Mustafa e Hashim Thaçi, tashmë të rrënuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk po e ndalin represionin, të vetëdijshëm që janë në ditët e fundit të pushtetit të tyre. Vetëm në vendet totalitare dhe policore ndodh që pushteti, në mungesë të argumenteve, përdorë dhunën ndaj opozitës. Si pasojë, 13 deputetë janë të përndjekur, prej tyre 3 janë në burg; janë afër 20 aktivistë të burgosur”, ka thënë Dërguti.

Në këto rrethana, me 9 janar fillon fundi i këtij sistemi autoritar dhe anti-kushtetues. Më 9 janar, qytetarët në mënyrë masive do ta kundërshtojnë këtë qeveri kriminale që i shërben vetëm interesave të Serbisë.

“Deri në rënien e kësaj Qeverie, i bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mos u bindet urdhrave të kundërligjshëm e politik qeveritar, për arrestimin e aktivistëve që i dolën në mbrojtje Republikës”, ka thënë Dërguti. /Telegrafi/

Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara

0

Shkrimtari Ismail Kadare vjen më poshtë në një rrëfim ndryshe, duke analizuar gjykimet e dikurshme mbi një personazh të rëndësishëm të letrave shqipe siç është Gjergj Fishta apo Naim Frashëri, dhe letërsinë dhe shkrimet e shkruara gjatë komunizmit. Kjo bisedë është bërë për revistën “Hylli i Dritës”.
Akuzoheni se keni shkrue dhe folë kundër At Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit dhe, në përgjithësi, se keni qenë kundër letërsisë dhe vlerave shpirtnore katolikegege.

Çka mundeni me thanë për këtë gja dhe si e vlerësoni kontributin e elementit katolik emancipimin e kombit shqiptar?

Po e nis me pjesën e dytë të pyetjes suaj, atë që lidhet me kinse qëndrimin tim mohues ndaj vlerave shpirtërore katolike-gege. Më lejoni t’ju them se kjo nuk është veçse një sajesë e neveritshme. Në këtë rast, më fort se vetë shpifja, më ka habitur zelli me të cilin një pjesë e katolikëve shqiptarë e kanë përqafuar atë. Del pyetja, përse? Më saktë: përse iu është dukur me interes një gjë e tillë? Normalisht duhej të ndodhte e kundërta. A nuk u ka shkuar ndër mend se, duke i shtuar katolicizmit shqiptar një armik të paqenë, kanë bërë lojën e komunistëve më të skajshëm? Sepse veç ata ishin të interesuar që katolicizmi shqiptar të kishte sa më shumë kundërshtarë, e aq më tepër një shkrimtar të njohur. Ka ardhur ky keqkuptim i rëndë nga padija? Për një pakicë po, por për shumë të tjerë kurrsesi. Këta të tjerët e kanë ditur mirë që akuza është krejtësisht e pavërtetë. Mjafton leximi, qoftë dhe i pjesshëm, i veprës sime për ta kuptuar këtë. Nderimi im për krishterimin shqiptar, e sidomos për atë katolik, e ka zanafillën jo në frymëzimin fetar, por në nderimin tim për letërsinë shqipe dhe atë europiane, rrënjët e të cilave ishin të pandara nga qytetërimi i krishterë.

Por, edhe pa e lexuar veprën time, do të mjaftonte biseda aq shumë e përfolur me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia, në lidhje me fenë katolike, bisedë që u bë shkas për aq shumë spekulime për kinse antimyslimanizmin tim, në favor të katolicizmit, që kjo sajesë të binte. Unë u gjenda kështu në një skajim paradoksal: nga të dyja anët, nga katolikët dhe myslimanët, u shpalla si kundërshtar i secilës fe, me gjasë në dobi të tjetrës! Nuk dua të zgjatem lidhur me suksesin e shpifjes te katolikët. Dua vetëm të përsëris se disa prej tyre kanë qenë mjaft të lexuar, për ta ditur të vërtetën. Le ta gjejnë në ndërgjegjen e tyre shkakun. Lidhur me të vërtetën se ç’kam menduar për vlerat katolike-gege, do të mjaftonte romani im “Ura me tri harqe”, botuar më 1976, në kohën më të zezë, në mesnatën e diktaturës. Ky roman, i përkthyer qysh në atë kohë në gjithë Europën e në SHBA, dëshmon qartë çfarë kam menduar dhe, kryesorja, çfarë kam shpallur publikisht lidhur me qytetërimin katolik në Shqipëri. Ky roman është rrëfimi i gjatë i një murgu katolik, që flet si zëdhënës i krejt kombit shqiptar. Të mendosh që vepra u botua në kohën kur feja, e sidomos feja katolike, ishte e ndaluar dhe e persekutuar në Shqipëri, mendoj se s’ka nevojë për koment. Lidhur me At Gjergj Fishtën, do të thosha, së pari, se po abuzohet me të në mënyrë të palejueshme. Pyetja për poetin bëhet shpeshherë jashtë çdo kriteri të diskutimit intelektual. Ajo bëhet në mënyrë provokative dhe kundër çdo parimi të etikës. Askund në botën e qytetëruar nuk i kërkohet llogari askujt përse nuk e ka pëlqyer ose përse e ka kritikuar një shkrimtar. Të vijmë tek At Gjergj Fishta.

Ka shumë rrahagjoksa sot që, ndërsa bëjnë be e rrufe për Fishtën, nuk kanë guxuar as t’ia përmendin emrin gjatë diktaturës. Natyrisht, nuk mund të fajësohen për këtë. Fishta ka qenë i ndaluar, madje më i mallkuari ndër të ndaluarit. Ndalimi i Fishtës ishte i rrokakrejtshëm (total). Kërkohej me këmbëngulje që as emri mos t’i përmendej. Më i keqi ndër ndalimet ishte pikërisht ky, kur poeti konsiderohej i paqenë. Rrahagjoksat iu bindën ndalimit. Në një pikëpamje duken të pafajshëm, por ka një çast kur mëkati shfaqet. Disa nga rrahagjoksat pranuan të shkruanin studime e sprova për letërsinë e fillimit të shekullit, sidomos vitet njëzet e tridhjetë, duke iu bindur verdiktit: Fishtës të mos i përmendej emri, të quhej i paqenë. Dikush mund të pyeste: ç’duhej të bënin? Përgjigjja është e thjeshtë: të shmangnin shkrimet për atë periudhë, kur ai zinte vendin e parë në letërsi. Në këtë pikë, mendimi im ndahej nga ai i rrahagjoksave. Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarëve të ndaluar, ishte ndalimi më i keq, ishte pikërisht dëshira e vërtetë, qëllimi final i diktaturës. Ndaj kam kërkuar një zgjidhje tjetër, që e mendoja më të favorshme për shkrimtarët e dënuar e, natyrisht, për të vërtetën. Ideja ime ishte: të përmendeshin ata, me çdo kusht, qoftë edhe duke i përcjellë me kritika të rrepta. Ç’kritika mund të përdoreshin si taksë për përmendjen e emrit? Ishin pak a shumë dy modele: njëri tepër i skajshëm, si për shembull, kriminel, hienë e zezë, spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj. Të tilla unë nuk kam përdorur kurrë. Modeli i dytë, më i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj. Kam pasur idenë, i bindur se kisha të drejtë, të përdor ato kritika, për të cilat Fishta mund të kritikohej vërtet. Që Fishta ishte konservator, reaksionar dhe nacionalist, madje shovinist, për të mos përmendur folklorizmin e patriarkalizmin, e kisha shumë lehtë ta besoja. Madje, falë dy shkollave të larta, njohjes së letërsisë botërore dhe snobizmit rinor, disa nga këto cilësime s’më dukeshin ndonjë e keqe e madhe. Nuk do të guxoja të shtoja këtu se qëllonte që më dukeshin lavdërime, sikur të mos kisha një dëshmi që e vërteton këtë: Në botimin e librit tim të parë në Moskë, që u përgatit kur isha student atje, pranova si kusht për botim që, përkthyesi im, David Samoilov, të shkruante në parathënie se kisha ndikime të modernizmit e dekadentizmit borgjez.

Kjo kritikë, jo vetëm që s’m’u duk e keqe, por më dha njëfarë kënaqësie. Akuzat ose lavdërimet në botën komuniste shpesh bënin efekt të kundërt. Ato përdoreshin shpesh kundër shkrimtarëve të kohës, atyre që quheshin shkrimtarë të epokës së partisë. Një pjesë të epiteteve që përmenda më lart, madje të pasuruara me të tjera, si vepër kundër partisë, kundër socializmit, kundër popullit, jo vetëm janë përdorur kundër meje, por unë vetë, në një autokritikë të botuar tashmë, i kam thënë kundër vetes. U zgjata në këtë pikë, ngaqë kjo intervistë botohet në “Hylli i Dritës”, e pandarë nga emri i Fishtës. Siç e thashë në krye, ka një abuzim të madh me të. Është krijuar një mashtrim, që ka lidhje me një nga dukuritë më dinake të komunizmit: atë që quhet transferim i krimit. Diktatura dhe shërbëtorët e saj postdiktatorialë përpiqen të heqin nga supet e tyre barrën e turpit, për ta zbrazur mbi të tjerët. Shkrimtarët shqiptarë kanë përgjegjësinë e tyre për çoroditjen e letërsisë shqipe, por s’janë ata në zanafillë të krimeve të mëdha diktatoriale, tmerret dhe gjëmat e zeza, duke përfshirë këtu edhe ndalimin e Fishtës, të Koliqit e të tjerëve. Fabrika e ndryshkur e pasdiktaturës vazhdon të prodhojë mashtrime nga më monstruozet. Një prej tyre, që e dëgjova në një mbledhje publike me shqiptarët e Amerikës, e shpjegonte ndalimin e Fishtës si rrjedhojë e vendimit të një komisioni prej tre vetash, të përbërë nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Ismail Kadare. Ishte e lehtë për mua t’i jepja përgjigje këtij mashtrimi: kur Fishta dhe gjithë të tjerët u ndaluan, unë isha nëntë vjeç. Gjithë salla qeshi dhe unë bashkë me ta.

Por nuk ishte për të qeshur. Fara që la pas ai regjim, vezët e gjarprit vazhdojnë të helmojnë atmosferën. Thelbi i mashtrimit është llogaritur në mënyrë djallëzore. Sipas tij, krimet nuk i ka bërë kupola komuniste, por tjetërkush. Në qoftë se përfytyrohet një komision ndalimi për Fishtën, me dy zyrtarë të lartë dhe një shkrimtar, natyrisht që faji për ndalimin, në radhë të parë i bie shkrimtarit. Rasti e solli që shkrimtari i akuzuar ua kujtoi dëgjuesve se ishte në atë kohë nëntë vjeç, por sa raste të tjera ka kur nuk gjendet kurrkush për të sqaruar të vërtetën dhe kështu gënjeshtra ngadhënjen? Dhe njerëzit mund të thonë: i gjori shoku Ramiz dhe e gjortha shoqja Nexhmije, ku ta dinin si ishte puna e Fishtës? Ishte ai, krimineli i madh I. K., që i ka bërë të gjitha, madje dhe të gjorthin shokun Enver, I. K. e ka nxitur të bëjë krime! (Kjo e fundit, sado fantaziste të duket, është thënë në shtypin gjerman pikërisht nga kinse disidenti që përmendni ju, në krye të kësaj interviste: në Shqipëri ka pasur jo një, por dy diktatorë, E. Hoxha dhe I. Kadare, madje ky i dyti ishte më i keqi!) Meqë ra fjala, ky kinse disident dhe ish-oficer i Sigurimit, ndërsa është shfaqur si ithtar i Fishtës, në të njëjtën kohë, pasi është deklaruar turk, s’ka lënë sharje pa thënë kundër Skënderbeut. Fishta do të dridhej në varr (nëse do ta kishte), po të merrte vesh se një tip i tillë, pasi lavdëron Gjergj Fishtën, e hedh në baltë Gjergjin tjetër, atë të Kastriotëve, duke e quajtur hajdut kuajsh dhe agjent të italianëve! Në Shqipëri mbrapshtitë nuk kanë fund.

Tashti, pas kaq kohe reflektimi, cili asht mendimi juej për Fishtën dhe vendin e tij në letërsinë shqipe?
Ndërsa për vlerat e katolicizmit shqiptar nuk kam pasur ndonjëherë moskuptim (më 1959, kur isha student në Moskë, romanin tim të parë “Qyteti pa reklama” e kam nisur me frazën e parë të “Mesharit” të Gjon Buzukut), nuk mund të them se kjo ka ndodhur me Fishtën. Gjykimi im i padrejtë për të, mendoj se nuk ka lidhje me komunizmin. Ka gjasë se edhe në një rend tjetër do të kisha, ndoshta, të njëjtin moskuptim. Moskuptimi ka qenë, me sa duket, fryt i një mode pothuajse botërore, në fillim të viteve gjashtëdhjetë, kur letërsia klasike, e sidomos shkrimtarët e cilësuar kombëtarë, pësuan një nga sulmet e radhës, prej brezit të ri. Student i letërsisë, në një mjedis disi liberal, fill pas dënimit të krimeve të Stalinit në Moskë, jam gjendur midis kësaj mode, si rrjedhojë e së cilës, për një pjesë të letërsisë botërore e, natyrisht, të letërsisë shqipe, për Naimin, Fishtën, Çajupin e të tjerë, kam pasur ftohtësi dhe paragjykime, sidomos për veprat që quheshin monumentale, si “Histori e Skënderbeut” dhe “Lahuta e Malcisë”. Duhej të kalonte shumë kohë për të kuptuar se vlerësimi im për ta ka qenë i gabuar. Kam kuptuar, ndër të tjera, se vlerësimi për ata që pranohen, me të drejtë, si “poetë kombëtarë”, nuk kalon nëpër të njëjtat kritere profesionale, si për të tjerët. Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta kanë qenë dhe mbeten dy poetët kombëtarë të Shqipërisë, të vetmit, të fundmit dhe të papërsëritshmit. Poeti kombëtar nuk është e thënë të ketë atë stërhollim artistik, atë përkryerje apo magji të epërme që ka shpesh arti luksoz dhe elitar. Poetët kombëtarë, për arsye që dihen, e kanë flijuar shpesh artin e tyre në një tjetër altar. Ndërkaq, ata krijojnë me kombet e tyre një raport të habitshëm, gati-gati misterioz, një njëjtësim me peizazhin historik e shpirtëror, të tillë që, duke u bërë njësh me atë të kombit, arrin disa herë ta dyzojë atë. Nëse shpesh ata qëllojnë që nuk janë shkrimtarët më të parapëlqyer e më të lexuar, ata janë, pa dyshim, më të domosdo-shmit. Të tillë na ngjajnë sidomos në kohë të vështira, kur kombi ligështohet dhe katastrofat shfaqen në horizont. Kam bindjen se, në kohën që jetojmë, në këtë fillim problematik të shekullit XXI, Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta janë përsëri më të nevojshëm se kurrë.

Si i gjykoni sot shkrimet tueja të kohës së komunizmit, ku flisni për E. Hoxhën dhe diktaturën? A mendoni se ka vend për interpretim aty ku nji lexues i randomt sheh nji realitet të lustruem të diktaturës komuniste?

Pas përmbysjes së komunizmit, pyetja se ç’është kjo letërsi që u krijua në kohën e tij dhe si do të gjykohet ajo, bashkë me shkrimtarët që fati e solli të jetojnë në komunizëm, u kthye në një kureshti botërore.
Mendimet u ndanë pak a shumë më dysh. Sipas një mendimi që ngjan tepër antikomunist, por që, siç do të shpjegohet më poshtë, del kryekëput komunist, kjo letërsi është kryekrejet komuniste, dhe si e tillë, do të ketë fatin e tij, të përmbyset. Gjithmonë sipas këtij mendimi, në motërzimin e tij shqiptar, më mirë do të ishte që kjo letërsi të mos ekzistonte dhe, bashkë me të, shkrimtarët vetë të mos ishin. Këtyre të fundit haptas iu është bërë pyetja: përse vazhduat të shkruani, përse nuk heshtët, madje përse nuk vdiqët!

Kundërshtarët e kësaj teze ngulmojnë se ajo është në thelb komuniste, ngaqë pranon ngadhënjimin e plotë të komunizmit brenda epokës së vet, madje edhe tani, jashtë saj. Që këtë tezë e pëlqejnë shumë komunistët, kjo nuk është ndonjë habi, por që antikomunistët e pëlqejnë edhe më fort, kjo është një habi e habive.
Te teza se do të ishte më mirë që kjo letërsi të mos ekzistonte, kundërshtarët e saj gjejnë racizëm, sidomos kur ajo bëhet prej të huajve. T’u thuash shqiptarëve se ishte më mirë të jetonin gjysmë shekulli pa letërsi dhe art, për të vërtetuar se komunizmi ishte i keq, do të thotë t’i konsiderosh ata si nënpopull. Është tezë raciste kur popullit shqiptar i parashtrohet diçka që nuk guxohet t’u propozohet as francezëve, as gjermanëve, madje as rusëve të gjendur në kushte të ngjashme (komunizëm, fashizëm ose pushtim nazist). Nënteksti racist i tezës është: s’u bë hataja pse ky popull jetoi pa art gjysmë shekulli, në kohën që quhet fundi i botës nëse jeta kulturore, për shembull, do të paralizohej gjatë pushtimit nazist në Francë, gjë që nuk ndodhi aspak.
Një mendim tjetër është ai, sipas të cilit, pavarësisht në ç’kohë krijohet, letërsia gjykohet pas ligjeve të saj dhe jo ligjeve komuniste, fashiste ose jokomuniste, por, si kudo dhe kurdo, ndahet në letërsi të mirë dhe letërsi të keqe.
Mendimi im është me ata për të cilët letërsia duhet të gjykohet si letërsi. Megjithatë, për atë veçanti që pati regjimi mizor në Shqipëri, do të shtoja se në këtë rast kriteri themelor, natyrisht, duhet të jetë vepra, por një kriter kryesor nuk ka si të mos jetë moraliteti i shkrimtarit. Me këtë nuk kam parasysh idiotësitë e shkrimtarëve, pjesë e idiotësive të popullsisë së sunduar, vjershat, këngët për festat, qeverinë apo katundarët e dalluar, për krimet e pafalshme, si spiunimin e kolegëve, dërgimin e tyre në burg a në pushkatim, e të tjera si këto. Është kjo arsyeja që prej më shumë se dhjetë vjetësh kam kërkuar hapjen e dosjeve të fshehta.
Lidhur me teorinë e “heshtjes” si qëndresë ndaj regjimit, mendoj se jo çdo heshtje ka vlerë. Heshtja letrare është ajo e një shkrimtari të njohur, që befas e ndërpret krijimtarinë. Në njëfarë mase, atë e bëri Lasgush Poradeci dhe Dhimitër Pasko, por edhe ata me shumë kujdes, ngaqë regjimi ishte tepër përgjues edhe ndaj heshtjes. Në Shqipëri sot kanë dalë shumë mëtues të heshtjes. Ata shpallin pak a shumë mendimin se do të kishin qenë shkrimtarë me vlerë, por parapëlqyen të heshtin. Si parim është vështirë të kundërshtohet, por, ndërkaq, një pyetje është e pashmangshme: si vërtetohet kjo? Me fjalë të tjera, si vërtetohet talenti, dhe e dyta, si vërtetohet se shkaku i heshtjes nuk është ajo që thuhet, por tjetër gjë (ta zëmë frika)? Kjo të kujton një tregim të Mark Tuenit, ku përshkruhet një botë paralele, ku qokat janë të ndryshme nga bota jonë. Kështu, poeti më i madh atje nuk është Homeri, por një rrobaqepës, ndonëse nuk ka shkruar kurrë asnjë varg. Shpjegimi zyrtar, dhe natyrisht i atij vetë, është i thjeshtë: unë vërtet nuk kam shkruar kurrë, ngaqë nuk pata kushtet, por po t’i kisha ato, kisha për të qenë mbi Homerin.
Të kthehem te pjesa e rrokshme e pyetjes suaj: letërsia që kam krijuar në atë kohë. Do të përpiqem të jem sa më i kapshëm.
Për vite me radhë unë vetë kam bërë pyetjen: ç’është kjo letërsi që po bëj? A është letërsia e duhur? A ka ndonjë vlerë, apo do të vdes bashkë me regjimin?
Jam i sigurt se pyetje të tilla janë bërë gjithkund në kampin e gjerë komunist. Ndërkaq, në vitin 1970, në jetën time ndodhi diçka befasuese. Vepra ime, e botuar së pari në Francë, nisi të përkthehej në gjuhët kryesore të Europës e të botës, që nga Nju-Jorku në Tokio.
Unë nuk e pranoj që kriteri bazë për të vlerësuar një shkrimtar është përkthimi në botën e huaj. Raste të kundërta ka plot. Por, të ndodhte ky përkthim, i shoqëruar me suksesin, më 1970, kishte një kuptim tepër të madh. Nuk ishte thjesht botim, e aq më tepër sukses jashtë shtetit. Ishte përkitja (kontakti) me botën e lirë. Bota e lirë perëndimore, në metropolet e saj, në Paris, Nju-Jork, në Berlin, në Romë, në Londër, befas lexon dhe çmon një letërsi të krijuar në një vend-burg, më fatkeqin vend të perandorisë komuniste.
Shqipëria në atë kohë nuk prodhonte veç terr, mërzi dhe lajme që të ngjethnin mishtë. Dhe, befas, ajo nxjerr një letërsi që, jo vetëm shpërndahet me shpejtësi, por pëlqehet njëlloj sikur të ishte e botës jokomuniste.
Ky ishte për mua dhe për gjithë njerëzit një test i pazakonshëm. Si në mrekullitë e përrallave, ky test më çoi mua në të ardhmen. Prej tij kuptova se, pavarësisht se regjimi ishte i çmendur, unë po krijoja letërsi normale. Pavarësisht se Shqipëria ishte burg, kjo letërsi që dilte prej saj ishte e lirë. Ndryshe ajo s’kishte përse të pritej me aq dashamirësi në Perëndim.
Gjithë vepra ime u botua në botën e lirë. Unë nuk kisha dy lloj veprash, një për “këndej”, një për “andej”. U bëra i njohur kryesisht me veprat e botuara në komunizëm, madje të botuara së pari në shqip dhe në Tiranë.
Kam thënë shumë herë se vepra ime nuk ka nevojë të quhet as disidente, as komuniste, as antikomuniste, as subversive etj., etj. Ajo është në radhë të parë letërsi dhe ky është nderi më i madh për një vepër që u krijua në një vend si ky.
Ka shumë njerëz që ngulin këmbë për ta paraqitur këtë vepër si pjellë të regjimit e të Enver Hoxhës. E kuptoj kur kjo bëhet nga shkrimtarët tepër militantë komunistë, e kuptoj kur bëhet nga Nexhmije Hoxha, ngaqë asaj i duket se po i bëhet nder burrit të saj, i cili nuk paska bërë vetëm vrasje në Shqipëri, por ka pjellë edhe vlera artistike! Por nuk e kuptoj dot se përse kjo mbrapshti bëhet nga ata që shpallen si antikomunistë.
Pyetja ngjan si në rastin e atyre katolikëve, që me zell qëmtojnë armiq të katolicizmit. Thelbi është i ngjashëm, veç, në këtë rast, në vend të armiqve qëmtohen miq të paqenë të Enver Hoxhës. Vërtet e çuditshme.
Për sa i përket interpretimit prej lexuesit të rëndomtë që ju përmendni, ai ka vërtet nevojë për një lexim dhe interpretim më serioz. Po ju sjell vetëm një shembull të leximit krejtësisht të gabuar. Është fjala për një personazh themelor të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, plakën Nurihan. Ende sot detraktorët e mi e përmendin këtë personazh si akuzë kundër meje, gjasme si vërtetim të tezës se i kam rënë në qafë klasës së përmbysur.
Në të vërtetë është krejt e kundërta. Plaka Nurihan, personazhi antonim i Enver Hoxhës, në “Dimrin e vetmisë së madhe” është një figurë monumentale, që simbolizon klasat e përmbysura në Shqipëri, dhe unë jam krenar që ky personazh është një ndër më dinjitozët në këtë vepër.
Ç’është kjo plakë, me tipare mitike, në vazhdën e “plakave të jetës” të “Kronikë në gurë”? Qysh në faqet e para të romanit, ajo ngryset e gdhihet pranë radios, për të kapur prej stacioneve të botës ndonjë lajm, ndonjë shenjë të përmbysjes së komunizmit. Gjatë gjithë romanit, ajo përshkruhet gjithmonë kështu, në pritje, në heshtje, në vigjilim të pafund. Asnjë fjalë e keqe nuk thuhet për të. Për lexuesin “borgjez” ajo ishte mishërimi i shpresës, i ankthit të tyre, i pritjes së pafund për rrëzimin e pushtetit komunist. Për lexuesin komunist ajo ishte plakë borgjeze, shtrigë e keqe, që ëndërron fundin e partisë e të shokut Enver.
Komunistët kishin të drejtë ta urrenin këtë plakë mitike, të kishin tmerr prej saj, por ç’kanë detraktorët antikomunistë? Për një habi të madhe, në vend që të jenë dashamirës për këtë zonjë borgjeze, këtë farë të shpresës, ata, në mendjet e tyre, e quajnë atë njëlloj si komunistët, shtrigë. Dhe zemërohen me mua që kam krijuar këtë shtrigë.
Zotërinjtë shfaqen këtu në një dritë të pikëlluar. S’kam të drejtë ta vë në dyshim antikomunizmin e tyre, por, ndërkaq, nuk kam si të mos them se, pavarësisht nga mllefi antikomunist, mendja e tyre, pa e ditur, ndoshta, as ata vetë, në thellësi ka mbetur skllave e mendësisë komuniste.
Meqenëse jemi te ky roman, ai përdoret shpesh si argument për kinse “lustrim të diktaturës”. Për të thënë se është e kundërta, nuk do të përmend acarimin kundër tij, pikërisht të aparatit të diktaturës shqiptare, e cila arriti ta hiqte nga qarkullimi botimin e parë. Do t’i kthehem testit të botës së lirë. Pas botimit të tij anekënd Europës, kjo botë nuk u mor me imtësirat dhe mungesat e tij të shpjegueshme. Lexuesi i botës së lirë, kapi në këtë roman tablonë globale të komunizmit botëror, një nga më të zymtat, për të mos thënë më e zymta që është dhënë ndonjëherë në një vepër letrare. Dimër i ftohtë dhe ankth, klasa kundërshtare që ëndërrojnë masakra kundër njëra-tjetrës, intriga të errëta midis shteteve kinse vëllezër komunistë, kujtime krimesh, burgjesh, arrestimesh, fantazma ministrash të pushkatuar, që shfaqen në pritje qeveritare, me shenjat e plumbave të gjakut mbi trup, si në dramat e Shekspirit, pyetja plot ankth e personazheve: tani që po shkëputemi nga Lindja, a do të shkojmë vallë drejt Perëndimit?
Në qendër të ngjarjes, mbledhja botërore e 81 shefave komunistë të krejt planetit, përshkruhet si meshë e zezë. Intrigantë, vrasës, mafiozë të vërtetë. Midis tyre është lideri shqiptar, i cili i shpëton këtij përshkrimi për arsye që merren me mend.
Moszbërthimi i plotë i portretit, ishte pjesë e taksës së detyrueshme që nuk mund t’i shmangej askush, për të ekzistuar si shkrimtar. E kam paguar atë taksë ashtu si të tjerët, por ajo zë një vend fare të papërfillshëm në veprën time. Ishte taksa që nuk iu shmangën dot as kolegët e mëdhenj Pasternaku, Ahmatova, Bulgakovi e të tjerë. Ndaj ajo nuk pengoi aspak që letërsia shqipe, nëpërmjet meje, të hynte në klubin e lirë të metropolit europian. Në një intervistë të gjerë me Stephane Courtois, autorin francez të veprës së famshme “Libri i zi i komunizmit”, i cili ka shkruar se “Dimri i vetmisë së madhe”, në një rilexim të vitit 2005 i është dukur më antikomunist se gjatë leximit të parë të vitit 1978, kam shpjeguar se shkëputja e Shqipërisë prej kampit komunist në vitet gjashtëdhjetë, ka qenë i vetmi aksion, historikisht pozitiv, ndonëse i pasinqertë i Enver Hoxhës, aksion me të cilin kam qenë dakord. Ashtu si gjysma e shqiptarëve, kam shpresuar se kjo shkëputje do ta çonte Shqipërinë drejt Perëndimit, gjë që, për fat të keq, nuk ndodhi.
www.revistasaras.al
(Marrë nga Kadare, Vepra XX, Onufri, Tiranë, 2009)

Tyrbja e Shehzadeut në Prizren, për mbarësi familjare

0

Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike konsiderohet si teqeja më e vjetër në Kosovë. Historia e saj nis në vitin 1582. Ajo u themelua nga shehu i saj i parë sheh Sylejman Axhiza Baba, i cili shërbimin e kishte në Gjakovë dhe në Prizren, duke themeluar një tjetër teqe atje në vitin 1608. Trashëgimia e saj përcillet në vijën e gjakut të familjes prej më shumë se 400 vjetësh.

Sheh Musa Shehu, njeriu që është në krye të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike (Gjakovë-Prizren), thotë se që prej pesë shekujsh, shehët e kësaj teqe janë përpjekur t’i ndihmojnë njerëzve të jetojnë sa më qetë.

“Fatmirësisht popullata beson, por besimi nuk është me zor, ai të flë në zemër”, thotë Musa Shehu derisa tregon portretin e të parit të teqesë në ballë të saj, Sheh Axhiza Babës.

“Ne nuk luftojmë me dhunë që të imponojnë besimin. Jemi këtu për besimtarët e devotshëm, për ata që e ndiejnë vetën se i përkasin këtij besim. Musa Shehzadeu u lind në Gjakovë në vitin 1870. Ishte i biri i sheh Hysenit. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, në Prizren, e më vonë edhe në Stamboll. Babai i tij kishte lindur në Shkodër dhe, pas mbarimit të studimeve në Stamboll, në Gjakovë kishte ndërtuar Teqenë e Madhe, kurse në Prizren Teqenë Marash-Hisar.

Kjo teqe luajti gjithnjë një rol konstruktiv karshi çështjes sonë kombëtare, në teqenë e Prizrenit ishin mbajtur edhe shumë takime nga krerë të ndryshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, delegatët e Shkodrës, por edhe të Malësisë, ishin pritur e përcjellë nga kryesuesi i kësaj teqeje”, shprehet Shehu..

Haxhi Avdyli i thurë elozhe Isa Mustafës

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, në takimin e fundvitit, për herë të parë, është parë duke i thurë elozhe liderit të partisë, Isa Mustafës. Ai ka lavdëruar Mustafën, për punën që ka bërë si kryeministër i Kosovës.

“Gjatë këtij viti edhe pse në rrethana shpeshherë të krijuar në mënyrë artificiale për probleme të caktuar,keni arritur suksese të shumta si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e integrimit të  Kosovës në strukturat evropiane”, i ka thënë Avdyli,Mustafës.

“Thirrja e Mustafës për dialog, shpresojmë se do t’ia lëshon vendin dhunës dhe sabotimit që kanë ndodhë gjatë viti 2015”.

Haxhi Avdyli këtë elozhe, e ka bërë pas dorëzimit të peticionit tek Isa Mustafa, për shkarkimin e tij nga disa delegatë dhe anëtar të Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kryetarët e nëndegëve dhe delegatët e LDK-së në Prizren, ditë më parë kanë dorëzuar kërkesën e tyre, tek Isa Mustafa, për shkarkimin e kryetarit të Degës, Haxhi Avdylit. Kërkesa është dorëzuar edhe në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë dhe Prizren.

“Duke pas parasysh gjendjen e keqësuar të LDK-së në Prizren, e cila ka ardhë si rezultat i keqmenaxhimit të Kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, ne përfaqësuesit e nëndegëve dhe delegatet e kuvendit të VIII-të të LDK-së, Dega në Prizren, pas konsultimeve të shumta me anëtarësinë e LDK-së, në Prizren, vendosëm të marrim iniciativë të mbështetur në normat statutare në mënyrë që të ndërrojmë për të mirë ketë gjendje në Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren”, thuhet në shkresën e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të LDK-së në Prizren, dërguar Isa Mustafës.

Pavarësisht lavdërimeve të Haxhi Avdylit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nuk e ka garantuar  për zgjidhjen e problemeve. Ai ka thënë se dëshiron vetëm që kjo degë të jetë e fortë.

“Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të degës. Dëshirojmë që ajo të jetë e fortë dhe të ketë raporte të shëndosha dhe zgjidhjet e problemeve të bëhen në suaza të anëtarësisë”, ka thënë ai.

Isa Mustafa ka injoruar Degën e LDK-së në Prizren, pas votimit për Vjosa Osmanin, që kryetari Haxhi Avdyli kishte bërë në Kuvendin Zgjedhor./PrizrenPress.com/

Ftesa për “Serialin”: A duhet kritikuar Festivali i RTSH?

0

Disa thonë se nëse nuk do ishte mundësia që të konkurrosh në Eurovizion, Festivali i fundvitit në RTSH do kishte shumë më pak ndjekës dhe konkurrues.

Por ndërsa këto ditë ka nisur ky festival, në mediat sociale po flitet shumë për praninë në skenë të “Serialit”.

Po kush është ai?

“Seriali” është një personazh social, nga ata që bëhen të famshëm pa ndonjë arsye, i cili pretendon se këndon, madje ka dalë edhe në emisione televizive.

Në rastin e RTSH, në skenë nuk u ngjit “Seriali”, por një imitues i tij, një aktor humori, çka e bën akoma më të çuditshme situatën.

Por në rrjetet sociale ka kritikua për gjuhën e përdorur nga ai në një aktivitet kaq familjar.

Në statutin e RTSH thuhet: “RTSH përgatit programe cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve”.

Më poshtë është dialogu mes prezantuesit Pandi Laço dhe “Serialit”.

Pandi Laço: Nuk mund të këndosh në këtë skenë, se këtu zgjidhet këngëtari që shkon në Eurovizion.

Seriali: Pse të mos shkoj unë, përderisa ka shkuar Konçita? Edhe ajo naçu si ne është. Me rob shpie, do shkoj unë.

Pandi Laço: Këto fjalë, për të respektuar këtë publik dhe ata që na ndjekin, nuk duhet t’i përdorësh.

Seriali: Nuk i them më, me rob shpie.

(Ai nis e këndon këngën e tij)

Pando Laço: Unë nuk e di se çfarë do të bësh ti në këtë skenë, por po të them një gjë.

Seriali: Urdhëro.

Pandi Laço: Me rob shpie do të të kap me shkelma. Ik tashti.

Seriali: Hajde Kozeta ime. Të du fort me rob shpie.

Kosova, një fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma!

0
Faik KRASNIQI
Pa një arsim të shëndoshë e të mirëfilltë, nuk do të kemi kurrë as shtet e as shoqëri të shëndoshë dhe të mirëfilltë. Në çdo shtet të botës arsimi është shtylla kryesore e një shteti. Kurse te ne është e kundërta. Arsimi te ne shërben për të prodhuar injorantë me diploma dhe mënyrë për t’u pasuruar, në mënyra të ndryshme.
Kurrikula e re pa dyshim vendos themelet për ngritjen e cilësisë dhe të barazisë në shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit të Kosovës me reformat aktuale arsimore ndërmjet sistemeve më të zhvilluara.
Prandaj, kjo kurrikulë e re është shumë e rëndësishme që të zbatohet, sepse jo vetëm që do hapte rrugën e reformimit të arsimit fillor e të mesëm në Kosovë, por edhe do t’ua lehtësonte edhe çantat e stërngarkua fëmijëve tanë, të cilët më vonë do të kenë pasoja në shëndetin e tyre.
Por, shtrohet pyetja kujt nuk po i konvenon moszbatimi i kurrikulës së re?
Pa dyshim se atyre që janë fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për degradimin dhe rrënimin e arsimit në Kosovë, e ata janë kjo klasë politike dhe parapolitike në pushtet, të cilët mbajnë përgjegjësinë për çdo të keqe që i ka ndodhur dhe po i ndodh arsimit.
 Fajtore kjo klasë politike!
Ne të gjithë e dimë që shtetin është duke e udhëhequr mafio-politika, por një gjë po më çudit nga ky popull, e sidomos nga prindërit e këtyre fëmijëve që tolerojnë gjithë ato libra të panevojshme në kurrizin e fëmijëve të tyre, pasi me kurrizin e tyre po bëhet pazar nga këta kriminelë e banditë.
Ministria e Arsimit, zyrtarët e lartë të saj dhe njerëz të fuqishëm të politikës, prej pasluftës kanë përdorur gjoja strategji për rritjen e cilësisë në arsim, por të gjitha këto i kanë bërë vetëm për ta zhvatur sa më shumë para nga taksapaguesit kosovarë. Të gjitha këto “strategji” të tyre kanë rezultuar të dështuara. Edhe ndërtimi i objekteve shkollore, nga disa libra për çdo lëndë, janë bërë për të vetmin qëllim, që të vjedhin e plaçkitin sa më shumë para, të cilat kanë përfunduar në xhepat e ministrave, zyrtarëve të MASHT-it, politikanëve të fuqishëm, bizneseve kriminale dhe shtëpive botuese, të cilët kanë monopol në shtypjen e librave shkollorë.
Prandaj, fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për degradimin dhe rrënimin e arsimit në Kosovë janë kjo klasë politike dhe parapolitike në pushtet, të cilët mbajnë përgjegjësinë për çdo të keqe që i ka ndodhur dhe po i ndodh arsimit. Prokurori i shtetit, z. Aleksandër Lumezi, nëse dëshiron ta tregojë veten dhe bëhet hero i shpëtimit të shtetit nga këta kriminelë e mafiozë të politikës dhe parapolitikës, besoj që duhet të ballafaqohet pikë së pari me ‘peshqit e mëdhenj’, sepse gjarpri duhet të goditet nga koka, e jo nga bishti.
 Vendit nuk i duhen njerëz që shkojnë në shkollë për t’u pajisur me një diplomë!
Cilësi në arsim nuk mund të kemi derisa ish-politikanë janë dekanë në Universitetet publike, madje edhe rektorë. Reformat në arsim nuk mund të fillojnë me kapësit dhe degraduesit e arsimit të djeshëm dhe të sotshëm, derisa arsimi në Kosovë përdoret për t’i mbrojtur interesat e mafio-politikës dhe përfitimet dhjetëra milionëshe, që sigurohen për grupet e caktuara të politikës dhe parapolitikës, ose me një fjalë për këtë rrjet kriminal, të përbërë nga politikanë të paskrupullt.
Reforma në arsim nuk mund të kemi derisa ajo ndikohet dhe dirigjohet nga politika.
Reforma në arsim nuk mund të kemi derisa pjesa dërrmuese e politikanëve, zyrtarëve të lartë, prokurorëve, gjykatësve etj., janë edhe mësimdhënës në Universitetet publike, por edhe në ato private.
Cilësi dhe reforma në arsim nuk mund të kemi derisa nuk mbyllen Universitetet dhe kolegjet private, prapa të cilave pa dyshim që qëndron mafio-politika, por njëkohësisht edhe reduktimi i numrit të studentëve në ato publike.
Sepse, universitetet dhe kolegjet private dhe numri i madh i studentëve të panevojshëm në ato publike, e kanë degraduar thellë arsimin dhe ia kanë humbur vlerën diplomës universitare. Me një fjalë Kosova është shndërruar në një fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma. Të gjitha këto duhet t’i kenë parasysh Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, që nëse duam vërtet të kemi cilësi në arsim dhe të nxjerrim kuadro të forta, të fillojnë dhe të reflektojnë vërtet në këtë drejtim dhe në këtë mënyrë. Pa mbylljen e universiteteve dhe kolegjeve private, kurrë s’do të kemi cilësi në arsim dhe as nuk do të nxjerrim kuadro të forta, që të jenë të aftë në drejtimin e shtetit. Prandaj, Kosovës nuk i duhen njerëz që shkojnë në shkollë për t’u pajisur me një diplomë. Por, Kosovës i duhen kuadro të forta.

24 vjet pa mjeshtrin e madh Petro Marko

0

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913 dhe ka vdekur në Tiranë më 27 dhjetor 1991, ku edhe është varrosur sipas amanetit pa ceremoni.

Marko ka lindur në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindërit Marko e Zoica, u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.

Me të kryer filloren në fshatin e lindje më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me “Manifestin” e Marksit.

Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me s htypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n’Athinë, ku kishte të vëllan Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu “turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”, replikë që i shkaktoi përjashtimin, transmeton kp. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllas krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në fakultetin ekonomiko-politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë i shte dhe Sejfulla Maleshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi.

Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi beut – verë 1935. Planifikohet Kryengritja e Fieri, e cila dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga trupat e Hamit Matjanit, dhe ata që ngelën ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së një gazete (“Koha e Re”) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës; që Ethem Toto, asokohe ministër i brendshëm e pau si reaksionar e komunist. Shëtiti nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të; e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro proletariatit, i hyn si halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, duke tejparë pas këtij propozimi.

Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe me të mbërrirë në Athinë merr anijen për në Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një “shok” serb që mbante si nofkë “Robert”. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetësh që u nis për në Albacete ku ishte qendra e Brigada ve Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingëay, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit te jugut t’Italisë nga fo rcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 Shqiptarëve tjerë në kohen kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Gjendet në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit, kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Tek “Retë dhe gurët” citon N.Spirun që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet,- bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin, Jamarbërin. Romani “Çuka e shtegtarit” – 1980 si direktivë për autokritikë nga Partia; por s’ia pranuan e nuk u botua. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t’i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Vepra

Filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra qysh në kohët e shkollës në Vlorë. Ministri i Arsimit Mosi do i thoshte Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës. Shkruan “Një natë e dy agime”, poemat “Nase labi”, “Horizonti në kuletë”, “Parada e të uriturve”, romanet “Kodashi”, “Rrugëve të luftës”; “Nisja pa mbarim”, “Bija e kapitenit”… gjatë kohës kur ishte në Itali. Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që kanë njohur nga afër Petro Markon, kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet “Hasta la vista” (1959) dhe “Qyteti i fundit” (1960), ku rrug a e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet ’70 ai do të shkruajë romanin “Një emër në katër rrugë”, ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm “Nata e Ustikës”. Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” në vitet ’60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese por përkundrazi, për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet ’40, ’50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepr a qëndronin superiore edhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi – Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botojnë “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, autobiografik ku Petro Marko plak merr në pyetje një version më të ri të vetvetes; libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe e kishte dëshirë t’a botonte.

Tituj të veprave:

Hasta la vista (1958) [2]

Qyteti i fundit (1960) [2]

Një emër në katër rrugë

“Ara në mal” – roman [2][3]

Nata e Ustikës (1989) [2]

Shpella e piratëve- roman [2][4]

Vepra autobiografike

“Horizont” – roman [5]

Fantazma dhe plani 3+4

Çuka e shtegtarit

Një natë dhe dy agime

“Stina e armëve” – roman [6]

“Halimi” – roman [7]

Shpella e pirateve

“Tregime” – tregime [8]

“Gazetari, mbreti e uria” – – roman [9]

“Retë dhe gurët” – 2000

Ultimatumi – 2002

Tregime të zgjedhura – 2003

Mirënjohje

Mjeshtër i Madh i Punës – 1998

Penda e Artë – 2000

“Qytetar Nderi” i Vlorës – 2002

Urdhri “Nderi i Kombit” – 2003

Sinan Aliaj: Në UPZ, studentët po vlerësohen me notën 15-she !

0

Kryetari i Nismës në Prizren Sinan Aliaj ka kritikuar ashpër sërish Universitetin “Ukshi Hoti” në Prizren. Ai thotë se ky universitet është degraduar aq shumë sa që studentët kanë filluar të vlerësohen edhe me notën 15-she.

“Kam dëgjuar se në UPZ,studentët vlerësohen edhe me notën 15-të”, ka treguar Aliaj për TVPZ,transmeton PrizrenPress.
Ai thotë se në UPZ, ligjërojnë profesorë pa kualifikim shkencor.

“Unë e kam mik rektorin e UPZ-së Ramë Vatajn. I njoh kualitetet e tij, por njerëzit që rrethojnë e kanë shkatërruar këtë Universitet”, thotë ai.
Aliaj thotë se studentët që po diplomojnë në UPZ, për shkak cilësisë së dobët, nuk po mund të gjejnë vetën në treg.

“Si ka mundësi që një i diplomuar me nota 10-she të mos jetë në gjendje të bëjë një kërkesë për punë”.

“Unë nuk e di që një student i Juridikut në UPZ, sot ka arrit të punojë në organet e drejtësisë”.

Aliaj thotë se shkaktar i nivelit të dobët të studentëve janë ligjëruesit e tyre.

“Ka ligjërues në UPZ, që nuk kanë njohuri as për vete,lere më t’i japin dikujt tjetër”,shprehet ai./ PrizrenPress.com/