Tyrbja e Shehzadeut në Prizren, për mbarësi familjare

Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike konsiderohet si teqeja më e vjetër në Kosovë. Historia e saj nis në vitin 1582. Ajo u themelua nga shehu i saj i parë sheh Sylejman Axhiza Baba, i cili shërbimin e kishte në Gjakovë dhe në Prizren, duke themeluar një tjetër teqe atje në vitin 1608. Trashëgimia e saj përcillet në vijën e gjakut të familjes prej më shumë se 400 vjetësh.

Sheh Musa Shehu, njeriu që është në krye të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike (Gjakovë-Prizren), thotë se që prej pesë shekujsh, shehët e kësaj teqe janë përpjekur t’i ndihmojnë njerëzve të jetojnë sa më qetë.

“Fatmirësisht popullata beson, por besimi nuk është me zor, ai të flë në zemër”, thotë Musa Shehu derisa tregon portretin e të parit të teqesë në ballë të saj, Sheh Axhiza Babës.

“Ne nuk luftojmë me dhunë që të imponojnë besimin. Jemi këtu për besimtarët e devotshëm, për ata që e ndiejnë vetën se i përkasin këtij besim. Musa Shehzadeu u lind në Gjakovë në vitin 1870. Ishte i biri i sheh Hysenit. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, në Prizren, e më vonë edhe në Stamboll. Babai i tij kishte lindur në Shkodër dhe, pas mbarimit të studimeve në Stamboll, në Gjakovë kishte ndërtuar Teqenë e Madhe, kurse në Prizren Teqenë Marash-Hisar.

Kjo teqe luajti gjithnjë një rol konstruktiv karshi çështjes sonë kombëtare, në teqenë e Prizrenit ishin mbajtur edhe shumë takime nga krerë të ndryshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, delegatët e Shkodrës, por edhe të Malësisë, ishin pritur e përcjellë nga kryesuesi i kësaj teqeje”, shprehet Shehu..

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit