10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 6818

Shitblerja e spermës dhe qelizave filloi në “Global Hospital”

0

Trafikimi me qelizat vezë, me spermë, si dhe dallaveret me procesin e fekondimit artificial kanë gjenezën në klinikën kosovare “Global Hospital”, e mbyllur në fund të vitit të kaluar pas ndërhyrjes së Prokurorisë dhe Inspektoratit Shëndetësor.

Një raport i Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) i hartuar nga një komision ekspertësh, e që e ka siguruar gazeta “Zëri”, sqaron se është pikërisht “Global Hospital” me pronare gjinekologen e arratisur Gjina Zeqiri, që i ka vënë vulën dallavereve në fushën e frytnimit të asistuar dhe procedurave të IVF-së.

Raporti i nënshkruar nga Shefqet Lulaj, kryetar i KFAM-së, i protokolluar më 26 nëntor 2014, në Ministrinë e Shëndetësisë, me numër protokolli 05-6859, sqaron se në klinikën e Zeqirit ishte bërë një inspektim bashkë me Policinë, pasi dyshohej se aty është kryer transplanti dhe shitblerja e qelizave gjinore…/zeri/

LDK-ja do ta ketë kandidatin e vet për president

0

Sadri Ferati mendon se në rast se presidenti i Kosovës do të zgjidhet nga populli, atëherë LDK-ja do ta ketë kandidatin e vet për president.

Sipas tij, nëse do të tejkalohet kriza eventuale e zgjidhjes së presidentit, koalicioni PDK-LDK mund ta çojë mandatin deri në fund.

“Nëse zgjidhet në Kuvend sipas sistemit aktual, atëherë është herët të flasim, sepse ka mendime pro dhe kundër”, ka thënë Ferati për ‘Epokën e re’.

Ai ka folur dhe për procesin zgjedhor brenda LDK-së. Ai ka thënë se nuk do të ishte e nevojshme një marrëveshje për liderin e partisë, ashtu siç ka propozuar Lutfi Haziri.

Ferati mendon se do të ishte mirë të jenë më shumë se dy kandidatë për kryetar të LDK-së.

Veseli dëshiron ta heqë qafe Thaçin

0

Rivaliteti në PDK nxit deklarata të parakohshme për presidentin

Kryeparlamentari synon marrjen e timonit të partisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli javën e kaluar për zgjedhjet presidenciale në vitin që vjen, duke e shpallur Hashim Thaçin për president të Kosovës paraprakisht.

Pavarësisht që në marrëveshjen për koalicionin PDK dhe LDK është një pikë e veçantë, e cila iu referohet zgjedhjeve presidenciale në vitin që vjen dhe ka një pajtueshmëri që LDK-ja në cilindo variant ta mbështesë kandidaturën e Thaçit për president të Kosovës, nga analistët politikë dhe njohës të zhvillimeve politike në vend dyshohet se “shpallja” kaq e hershme e zëvendëskryeministrit për president të vendit në vitin që vjen është një përpjekje e qartë e Veselit që ta marrë në udhëheqjen e tij personale PDK-në dhe ta heqë qafe liderin aktual nga strukturat partiake. Sipas analistëve, duke prishur më pastaj koalicionin me LDKnë, Kadri Veseli synon të bëhet edhe kryeministër i vendit.

Sipas njohësve të skenës politike në vend, ky skenar është shumë i mundshëm/Kosova Sot/

Isa Mustafa, kur i ka punët pisk, mbështetet në Kuran

0

Kryeministri Isa Mustafa i ftuar në emisionin ‘Sonte’ në RTK, ka treguar për një bisedë me Myftiun e Kosovës Naim Tërnava. Tha se derisa ishte në vështirësi, Tërnava e kishte ngushëlluar me një shprehje kuranore.

“Ndryshime po bëjmë tani. Vetëm dëshiroj të ju them një rast kur ishim të themi në sikletin e protestave, sepse njeri i përjeton ato dhe nuk është lehtë të punohet kur ka protesta shumë. Pastaj erdhi në vizitë Myftiu Naim Tërnava të ma uroj detyrën edhe që të më ngushëlloj tha: Shiko mos u mërzit se në Kuran shkruan që kur punët fillojnë shumë vështirë pastaj kryhen lehtë”, tha Mustafa në emisionin ‘Sonte me Berat Miftarin’ në RTK.

Kryeministri Mustafa me 15 maj ka festuar ditëlindje e tij të 64-të. Lidhur me këtë ka thënë se ishte i lumtur që ditën e ditëlindjes kishte pranuar as shume urime.

Ai ka thënë se ishin bashkëpunëtorët që ia kanë kujtuar se e kishte ditëlindjen sepse nga angazhimet e shumta, kishte harruar se kishte ditëlindjen.

“Më thënë të drejtën e kisha harrua se kisha ditëlindjen, sepse në qeveri kur shkon ka shumë punë dhe kisha shumë takime. Por, ishin bashkëpunëtorët e mi që kur hyra në zyre ma kujtuan se kam ditëlindjen”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, i pyetur se sa është aktiv në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka thënë së është shumë i hapur me qytetarët sepse sipas tij ndonjëherë jep mendime dhe merr mendim. Por, ai ka thënë se rrjetet sociale janë të nevojshme sepse siç thotë ai nuk është gjithmonë që ja qëllon dhe ka nevojë ti lexoj komentet e personave.

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës është i lindur me 15 maj 1951 në Prapashticë.

Kjo është ditëlindja e parë në pozitën e kryeministrit. Ai ditën e ditëlindjes e nisi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës.

Kontrabandistët marrin peng dy gazetarë në Shqipëri

0

Në orët e mbrëmjes në një fshat në rrethinat e Librazhdit afër Elbasanit, janë marrë peng dy gazetarë të televizionit “ABC-NEWS” të Tiranës.

Ata ishin futur në një zonë pyjesh për të përgatitur një kronikë mbi problematikën e prerjes pa kriter të drurëve.

Pengmarrësit, sipas policisë lokale janë identifikuar. Ata janë kontrabandistë të druve.

Njëri nga gazetarët ka arritur t’u largohet pengmarrësve.

Ndërkohë, janë marrë pengë edhe dy persona të tjerë, inxhinierë të pylltarisë.

Policia ka arritur të izolojë vendodhjen e pengmarrësve dhe nga çasti në çast pritet lirimi i tyre dhe ndalimi i pengmarrësve. /RTK/

Elhaida Dani u kualifikua në finalen e Eurovisionit

0

Përfaqësuesja e Shqipërisë në kontestin për Këngën e uvrovisionit Elhaida Dani arriti që të kualifikohet në finalen që do të mbahet të shtunën më 23 maj, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Elhaida, e cila në skenë doli e 14-ta nga gjithsej 16 garuesit e natës së parë gjysmëfinale, me një paraqitje tepër të bukur skenike dhe, para së gjithash, me zërin e saj të mrekullueshëm, shkëlqeu në skenën e Vjenës dhe u përcoll me ovacione nga publiku në sallë.

Përndryshe, Emri i Shqipërisë u lexua i pari si finalist i së shtunës së ardhshme.

Në të gjitha prognozat e deritashme përfaqësuesja shqiptare është radhitur ndër favoritët e kontestit të sivjetshëm.

Sido që të dalë rezultati final, një gjë është e sigurt: Elhaida edhe me këtë që arriti deri tani ua zbardhi fytyrën të gjithë shqiptarëve. Ndërsa të dielën do të ketë përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve të vet, kudo që janë, por gjithsesi edhe të shumë artdashësve të tjerë nga mbarë Evropa.

Përveç Elhaidës, “vizën” për në finale e fituan edhe përfaqësuesit nga Armenia, Rusia, Romania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia dhe Belgjika.

Edhe 10 vende do të zgjedhen natën e dytë gjysmëfinale, pasnesër, ndërsa shtatë vende, përfshirë fituesin e vjetshëm, Austrinë, kualifikohen drejtpërdrejt në finale.

Kjo është lista përfundimtare e kosovarëve të arrestuar në Kumanovë

0

Gazeta “Zëri” brenda burime në Maqedoni ka arritur të sigurojnë emrat e të arrestuarve gjatë aksionit të policisë maqedonase kundër grupit të armatosur shqiptarë në Kumanovë.

Më poshtë mund ti lexoni emrat e siguruar nga gazeta “Zëri” në Maqedoni:

1. Enver Klain, qytetarë i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë

2.Landrit Rustemi, i lindur më 24 janar 1991, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

3. Refki Dogani

4. Hjarush Avdia, i lindur më 20 janar 1974, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

5. Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992, me vendbanim në Prizren, Republika e Kosovës

6. Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981, me vendbanim ne adresën “Edin Duraku”, numër 134, Prizren Republika e Kosovës

7. Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979, me vendbanim në Gjilan, Republika e Kosovës

8. Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986, me vendbanim në Lipjan, Republika e Kosovës

9. Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975, me vendbanim në adresën “Zhavid Sula”, Suharekë, Republika e Kosovës

10. Ardian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975, Duhël pn, në Suharekë

11. Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985, me adesë në Belanica, Malishevë, Republika e Kosovës

12. Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

13. Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978, më vendbanim në adresën “Maria Shllaku” nr.49, Pejë, Republika e Kosovës

14. Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor rë vitit 1986, me vendbanim në adresën “Muharem Fejza”, nr.15, Prishtinë, Republika e Kosovës

15. Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980, me adresë në Deçan –Junik, Republika e Kosovës

16. Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967, me vendbanim në adresën Nënë Tereza pn, Republika e Kosovës

17. Genci Sefa- i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Koosvës i lindur më 18 prill të vitit 1973, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

18. Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica”, numër 14, Prishtinë, Republika e Kosovës

19. Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987, me vendbanim në Suharekë, Republika e Kosovës

Të gjithë këta të burgosur po mbahen në qendrën e paraburgimit Shutka në Shkup, dhe atyre ju është caktuar masa 30 ditsh e paraburgimit nën dyshimin se kanë kryer vepër penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Familjarët e këtyre të paraburgosurve që nga dita e djeshme kanë pasur mundësi ti vizitojnë të paraburgosurit dhe këtë mundësi e kanë deri ditën e premten.

Gjatë vizitave me të paraburgosurit, sipas ligjit në Maqedoni familjarët kanë të drejtë të qëndrojnë deri 20 min dhe po ashtu kanë të drejtë ju dërgojnë produkte ushqimore si dhe veshmbathje.

Ahmeti: BDI nuk do të dalë nga qeveria

0

(I plotësuar) Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë në Klan ka thënë se ata i kanë analizuar të gjithë gjërat që kanë ndodhur deri tani.

Ai ka thënë se BDI ka vlerësuar se më mirë është të jemi ende pjesë e kësaj qeverie.

Ahmeti ka thënë se nëse BDI del nga kjo qeveri, atëherë në Maqedoni do të instalohet një krizë.

“Ne do të qëndrojmë në qeveri. Nëse dalim nga qeveria atëherë në këtë vend do të instalohet një krizë e thellë për shqiptarët”, ka thënë ai.

Ahmeti: Të arrestuarit do të tregojnë pse shkuan në Kumanovë

Për ne është shumë e dyshimtë dhe enigmatike se si iku personi të ikte nga Malina ku ishte i fshehur ai person.
Mirë është që të bisedohet mes dy shteteve, le të thuhet e vërteta. Nuk e kam idenë se kush i ka përpunuar informacionet, kush i ka mbledhur informacionet.

BDI nuk është agjencion informativ por është parti politike dhe nuk ka asgjë të vërtet.

Edhe zogjtë në çati e kanë ditë se diçka po lëviz, edhe qytetarët e thjesht e kanë ditë. Kërkush nuk e ka besuar se mund të ndodh kjo.
Mendoj se shumica e kanë ditë. Se të lëvizin 50 njerëz në lagje e të mos hetohet, është e pa mundshme. Nuk kam pas informacion të 100%, por që diçka po lëviz, po se po. Unë e kam marr vesh pasi ka fillu operacioni, rreth orës 05:15.

………………………………………………………………….

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë në Klan të Shqipërisë ka thënë të arrestuarit do të shpjegojnë se pse kanë shkuar në Kumanovë.

Ai ka thënë se këtë shpjegim do ta japin për të zbuluar të veleten se pse ndodhi Kumanovë dhe cili ishte qëllimi i këtij konflikti.

“Për ne është e rëndësishme të dihet e vërteta rreth kësaj që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Unë nuk jam kryetar apo drejtor i shërbimit sekret. Ato institucione qe kanë fol, duhet të dalin ose të distancohen ose ta konfirmojnë këtë.
Botërisht e pranoj që kam komunikuar dhe kam dërguar njerëzit që të komunikojnë me ata njerëz.

Informacion të detajuar nuk kam pasur sepse kemi besuar që kemi pasur me nënkryetarin Sadullah Duraku se ata nuk do të bëjnë.
Ata nuk kanë marrë pjesë në aktivitete elektorale. Mund të kenë qenë ndonjë vit, si shokë gjatë fushatës. Absolut nuk ka pas pagesa të tilla. Unë nuk e mohoj që nuk kanë pi kafe ose kanë hangër bukë dhe që kanë qenë në selinë e BDI-së.

Për hyrjen të armatosurve në Maqedoni?

Përgjigjen mund të japin vetëm të arrestuarit, se për neve është çështje enigmatike.
Që unë kam bërë lista të tilla dhe që kamë bërë dërgesa në Kosovë. Absolut nuk është e vërtet. As s’kam negociuar as skam biseduar, por kam fol si fenomen që jemi përball si fenomen. Kam kërkuar që shtetet të takohen mes vete. D.m.th, Drejtorisë të Policisë të takohen mbi gjendjen në rajon.

Aliu: Fraksioni + për rimëkëmbjen e Vetëvendosjes

0

Fatos Aliu, nga VV Fraksioni+, i ftuar në “Rrokum Rroll” në Televizionin Rrokum, ka thënë se ky fraksion është shumë serioz, ngase është një strukturë mirë e organizuar, e cila e ka agjendën e vet.

Aliu ka theksuar se për Fraksionin+ ka me vendos në të ardhmen Këshilli i Përgjithshëm me të gjitha elementet strukturale, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, baza nuk e ka pritur mirë këtë nismë të tyre.

“Qëllimi i Fraksionit ka me qenë rimëkëmbja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Aliu.

Limaj: Pse nuk po hetohen masakrat ndaj shqiptarëve?

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka reaguar për masakrën e Burgut të Dubravës të ndodhur 16 vjet më parë. Limaj në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se mos gjetja e përgjegjësve që kanë kryer këtë krim, tregon më së mira se çfarë drejtësia ka Kosova. Limaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos behën, duke treguar edhe fakte për këtë.

Ky është shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Duke kujtuar sot ata qindra njerëz që u ekzekutuan dhe u masakruan në burgun e Dubravës 16 vite më parë. Edhe sot e asaj dite jo vetëm që askush nuk është përgjigjur për këto krime por as hetim për këtë masakër nga organet e drejtësisë nuk është bërë ndonjëherë.
Nuk ka shembull më konkret e më të turpshem për të treguar se sa indiferente ka qenë drejtësia në vendin tonë kur ka qenë fjala për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve.

Të gjithë ata që mundohen të arsyetohen se për mungesë të fakteve është vështirë të zbardhet e vërteta, masakra në burgun e Dubravës i demanton sepse është rasti më i lehtë dhe krejt i qartë se kush janë përgjegjësit e kësaj masakre.

Po i përmendi veç dy fakte, e para, fatmirësisht janë me dhjetra dëshmitar të gjallë që i kanë mbijetuar kësaj masakre dhe ata deri në detaje përshkruajnë tmerret që kanë perjetuar. E dyta, Dubrava ka qenë burg që është administruar nga qeveria e Serbisë, ai burg ka pasur drejtor e gardian të emëruar e të punësuar nga qeveria serbe me emër e mbiemër që sipas ligjeve serbe kanë përgjegjësinë për jetën e të gjithë të burgosurve.

Shtrohet pyetja, pse nuk është hetuar kjo masakër dhe masakrat tjera që ka bërë shteti serb mbi popullatën shqiptare? Ky rast tregon më së miri se në vendin tonë që 16 vite kemi drejtësi të politizuar dhe selektive.