Home Blog Page 6820

Një ditë

0

Shkruan: Abdullah Thaçi

Sa të dhunshëm e t’pushtetshëm,

I ka tretë kjo tokë,
Nuk ka libër as laps,
Që mund t’i përmbledhë të gjithë.
Si sot,
Si nesër,
Si kur do një ditë,
Do t’ikim pa pritë.
E ata që do i lëm pas,
Sa për sy e faqe,
Ndoshta do ta kryejn një rit.
Dikush nga ata,
Do të thot një ditë:
Edhe qudirat më të mëdha,
Zgjatin veç tre ditë!
E po e deshte shpërblimin nga vet Zoti yt,
Kuptoje këtë botë si një test të shkurt,
Ku lakmia e përditëshme,
Është vet armiku yt.
Ku dëshiron t’jesh,
Në jetën e gjatë,
Aty ku nuk ka parti as pushtet,
Vendin se ku do të ulesh,
E ke t’shkrua n’biletë.

A është paragrafi i parë i nenit 70 ende pjesë e kushtetutës së Republikës së Kosovës?

0

Nga Bilall Sherifi

Fjalia që këto ditë është përdorur më së shumti rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës qoftë nga autoritetet vendore qoftë nga ato ndërkombëtare prezentë në Kosovë, është ajo se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet sipas kushtetutës së Kosovës.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, asgjë e pazakontë.

Mirëpo, një fakt të gjithë e dimë, madje mund të themi se është sekret publik, që deputetët e LDK-së nuk duan ta votojnë Hashim Thaçin President të Kosovës.

Në këtë pikë ata të gjithë janë unik.

Atëherë shtrohet pyetja, nëse nuk duan, pse duhet ta votojnë?

Sa i përket kësaj çështje se a duhet votuar apo jo Thaçin President, deputetët e LDK-së ndahen në dy grupe. Në të tillë të cilët thonë se nuk duam por duhet votuar Thaçi sepse është detyrim që del nga marrëveshja mes dy kryetarëve të dy partive dhe të atyre që nuk duan dhe nuk do ta votojnë sepse detyrimi që del nga marrëveshja nuk mund të del mbi të drejtën kushtetuese që deputetit ia garanton neni 70 paragrafi i parë i kushtetutës së Kosovës.

Neni 70 në paragrafin e tij të parë përkufizon shumë qartë se “Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati tjetër detyrues”.

Nëse kushtetuta e mbron deputetin nga çfarëdo mandati tjetër detyrues pos atij të popullit, atëherë askush nuk ka të drejtë të bëj presion mbi deputetët që ta votojnë Thaçin për President.

Askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga deputetët e LDK-së që detyrimin ndaj marrëveshjes ta vënë mbi të drejtën kushtetuese të deputet i cili siç e pamë më lartë qëndron mbi çdo detyrim tjetër.

Prandaj, mendoj se të gjithë ata të cilët këto muaj të krizës politike në vend, me apo pa dëshirë, me apo pa mandat kanë kërkuar të respektohet Kushtetuta e Kosovës duhet të vihen në mbrojtje të atyre deputetëve të cilët i janë nënshtruar presionit qoftë të hapur qoftë të fshehtë që të mos veprojnë sipas bindjeve të tyre.

Të gjithë ata që e kanë pasur dhe e kanë gojën plot në mbrojtje të kushtetutës dhe kushtetutshmërisë në vend, tani duhet të ngritin zërin dhe t’i mbrojnë deputetët nga trysnitë antikushtetuese që atyre janë duke iu bërë.

Indiewire: ‘Shok’ do të fitojë në Oscars

0

Kritikja e filmit Anne Thompson ka shkruar në portalin e famshëm Indiewire disa parashikime të saj për Oscars.

Në kategorinë e filmave të shkurtër ajo ka favorizuar filmin “Shok” nga Kosova. Sipas Thompson në kategorinë Short Film Live Action del fitues filmi “Shok”, me regji të Jamie Donoughue.

Rikujtojmë se kjo është e para herë që një film nga Kosova nominohet për këtë çmim prestigjioz.

Në këtë film luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars mbahet më 28 shkurt.

Teatri i Prizrenit nis provat për shfaqjen e re

0

Tashmë në të gjitha institucionet kulturore ne vend kanë filluar përgatitjet për projektet e vitin 2016, kësisoj edhe Teatri Profesional i Prizrenit ka nisur sot me provat në tavolinë për projektin e parë teatrot në këtë qytet për vitin 2016.

“Mbledhje në parlament”, është shfaqja që do të vijë nën regjinë e Kaltërim Balajt, ku dje ishte audicioni i ndarjes së roleve ndërsa ditën e sotme është filluar me provat në tavolinë, transmeton KultPlus.

SKV: Nuk e njohim Këshillin e ri Drejtues të UP–së

0

Lëvizja studentore për barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, gjatë një aksioni simbolik para Rektoratit theksuan se reforma në arsimin e lartë që lidhet direkt me Universitetin e Prishtinës po dështon.
Ata theksuan se pas gjithë përpjekjes së sinqertë të studentëve e qytetarëve në përgjithësi, ndryshimi në arsimin e lartë as nuk po ndodh e as nuk po fillon.

“Kanë kaluar dy vite që nga largimi i rektorit Ibrahim Gashi për shkak të falsifikimit të punimeve shkencore dhe asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Që nga ajo kohë, ministri i arsimit i cili si për ironi edhe emrin e ka Arsim, nuk e ka bërë as të vetmin hap që të filloi reformimin në arsimin e lartë. E filloi hartimin e Ligjit të ri me grupe ekspertësh, debate publike, e të tjera, por nuk e solli në Kuvend për miratim pasi Qeverisë së cilës i përket ai është e varur direkt nga Lista Serbe e Beogradit e cila e bllokoi votimin”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.

Sipas tyre, në vend se Ministri të revoltohej e të insistoj në votimin e ligjit, ai u zmbraps dhe instaloi dhunshëm zgjedhjet e përgjithshme në UP.

“Së pari u ‘shkarkua’ rektori Zejnullahu nga Senati kriminal i UP-së, e veç një ditë më pas u kthye në po atë pozitë nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Dhunshëm i shpallën zgjedhjet ashtu që ta vazhdojnë procesin e legjitimimit të strukturave të tyre në UP dhe të mos e bëjnë asnjë hap reformues në Arsimin e Lartë. Pra, në emër të reformës së arsimit të lartë nuk po ndodh asgjë tjetër pos përshtatjes së pushtetit në UP”.

“Sot, më datën 12 shkurt, Senati i UP-së ka vendosur që të votojë anëtarët e ri të Këshillit Drejtues sipas statutit që ende është në fuqi. Ky këshill, i cili e mundëson rritjen e kontrollit të pushtetit në UP, pritet që pas zgjedhjes së anëtarëve të tij ta kurorëzojë krejt procesin antireformist zgjedhor me zgjedhjen e Rektorit të ri që do ta vazhdojë rrugën e Enver Hasanit, Mujë Rugovës, Ibrahim Gashit, etj. Pra, pavarësisht emrit të përveçëm që mund ta ketë Rektori, me vet faktin që zgjedhjet nga një proces i cili e ka kthyer UP-në në kohën e Mujë Rugovës, nuk ka se si te dal ndryshe. Andaj, Lëvizja Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM, paralajmëron të gjithë se do të jetë aktiv në kundërshtimin e kapjes së UP-së nga pushteti. SKV-ja publikisht deklaron se nuk do ta njohë Këshillin e ri Drejtues dhe përbërjen e tij. Do ta kundërshtojmë në çdo mënyrë punën e këtij organi i cili e cenon rëndë autonominë e Universitetit ashtu sikurse përbërjen kriminale të Senatit të UP-së!”. /PrizrenPress.com

Senati zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

0

Senati i Universitetit të Prishtinës ka bërë zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Pesë anëtarët e rinj të Këshilli Drejtues të UP-së kanë qenë në këtë organ drejtues edhe në përbërjen paraprake.

Anëtarë të rinj- përkatësisht ish–anëtarë nga Senati u zgjodhën: Alberta Troni me 24 vota, Kemal Bislimi 26 vota, Beqir Sadiku 27 vota, Fevzi Berisha 27 vota dhe Zeqir Veselaj me 27 vota.

Kanë mbetur pa u zgjedhur edhe anëtarët tjerët të Këshillit Drejtues të UP-së që pritet të nominohen nga MAShT–i.

Haradinaj: Nëse Thaçi zgjedhet President, pasojat do të jenë të mëdha

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në tryezën e OJQ-së FOL për situatën poltike në vend.

Ai, ka thënë se është pak kohë e ndijshme për të folur.

“Përvjetori i pavarësisë ka dy pamje. Mirënjohja për ata që bënë për këtë vend, pastaj protesta e atyre që janë të shqetësuar. Janë dy marrëveshjet që bashkuan opozitën për të kundërshtuar këtë qeverisje. Ne e duam Republikën”.

“Në takim me Presidenten nuk kam pritur të gjej ndonjë zgjidhje. Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaçi që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false”.

“Opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja”, ka theksuar Haradinaj.

Ai, po ashtu, ka pohuar se nuk është i gatshëm të kthehet në një takim të tillë “jofrytdhënës”.

Ramush Haradinaj, po ashtu, kundërshton fuqimisht zgjidhjen e Presidenti në sallën e alternative të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse Thaçi zgjidhet President në një sallë alternative, pasojat dhe kundërshtimi do të jenë më të mëdha”, ka thënë ai.

Veseli: Presidenti do të zgjedhet shumë shpejt

0

Kryetari Kadri Veseli ka thënë se presidenti i ardhshëm i vendit  do të zgjedhet shumë shpejt duke mos dashur që të jap një datë të caktuar nëse kjo do të bëhet para ose pas protestës së 17 shkurtit.

Sa i përket këtij procesi, Veseli ka thënë se çdo element i tij do të jetë në pajtim me ligjin e Kushtetutën.

Këto komente, shefi i Kuvendit i bëri pas takimit që pati me drejtuesit e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

Prizren: Rrah të dashurën e tij, arrestohet

0

Në Prizren është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, raporton PrizrenPress.

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Milaim Zeka shpallet i pafajshëm

0

Gazetari Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm duke u liruar nga akuza “shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”, raporton parrotlla.net.

Gjykata nuk ka arritur ta vërtetojë se Zeka në bashkëveprim me Rrustem Rukollin kanë zbuluar identitetin e dëshmitarit A, që ishte në masa mbrojtëse në rastin Drenica 1 dhe 2.

Vendimin e ka marrë një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Zeka akuzohej se është takuar me dëshmitarin A, pjesë e së cilit takim ka qenë edhe biznesmeni Rrustem Rukolli, pjesë e ekipit mbrojtës të Sami Lushtakut, por prokurori i rastit është tërhequr dje nga akuza për të sepse ka thënë se nuk ka arritur të vërtetojë përfshirjen e tij në këtë çështje.

“Nuk ka asnjë dyshim se Milaim Zeka është takuar me Dëshmitarin A. Por, pyetja kryesore e Gjykatës është se ‘a ka mundur që i pandehuri të ndikojë te dëshmitari A që të japë një intervistë dhe për të pranuar se ka qenë dëshmitar në rastin Drenica dhe a është përdorur ndonjë forcë për këtë’”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues Franciska Fischer.

Më 24 nëntor të vitit 2013 janë bastisur zyret dhe banesa e Milaim Zekës, nën dyshimin se ai ka frikësuar dëshmitarët në rastin e Grupit të Drenicës. Gazetari Milaim Zeka gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se EULEX-i po e bën këtë “shoë mediatik” vetëm sa për ti frikësuar gazetarët në Kosovë që të mos bëjnë investigime ndaj aferave korruptive.