Milaim Zeka shpallet i pafajshëm

Gazetari Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm duke u liruar nga akuza “shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”, raporton parrotlla.net.

Gjykata nuk ka arritur ta vërtetojë se Zeka në bashkëveprim me Rrustem Rukollin kanë zbuluar identitetin e dëshmitarit A, që ishte në masa mbrojtëse në rastin Drenica 1 dhe 2.

Vendimin e ka marrë një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Zeka akuzohej se është takuar me dëshmitarin A, pjesë e së cilit takim ka qenë edhe biznesmeni Rrustem Rukolli, pjesë e ekipit mbrojtës të Sami Lushtakut, por prokurori i rastit është tërhequr dje nga akuza për të sepse ka thënë se nuk ka arritur të vërtetojë përfshirjen e tij në këtë çështje.

“Nuk ka asnjë dyshim se Milaim Zeka është takuar me Dëshmitarin A. Por, pyetja kryesore e Gjykatës është se ‘a ka mundur që i pandehuri të ndikojë te dëshmitari A që të japë një intervistë dhe për të pranuar se ka qenë dëshmitar në rastin Drenica dhe a është përdorur ndonjë forcë për këtë’”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues Franciska Fischer.

Më 24 nëntor të vitit 2013 janë bastisur zyret dhe banesa e Milaim Zekës, nën dyshimin se ai ka frikësuar dëshmitarët në rastin e Grupit të Drenicës. Gazetari Milaim Zeka gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se EULEX-i po e bën këtë “shoë mediatik” vetëm sa për ti frikësuar gazetarët në Kosovë që të mos bëjnë investigime ndaj aferave korruptive.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit