17.4 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 6826

Vetura zyrtare duke u kthyer nga bregdeti shqiptar (Foto)

0

Kolonave të veturave që po shkojnë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar u është bashkuar edhe kjo veturë zyrtare.

Vetura zyrtare sapo ka kaluar pikën kufitare në Morinë.

Institucionet e vendit vazhdojë ta kenë problemin e moçëm- veturat zyrtare vazhdojnë të përdoren edhe më tutje nga zyrtarët e shtetit për qëllime private. /PrizrenPress.com/

MASHT: Parregullsitë e vogla në testin e maturës nuk e dëmtojnë procesin

0

Në bazë të raportimeve nga terreni, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) i Ministrisë së Arsimit, në konferencën e mbajtur për media, e ka vlerësuar të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore 2015.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri tha se i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik, ndërsa ka pasur ndonjë parregullsi të vogël, e cila nuk e dëmton procesin.
“Komisioni ka përcjellë rastet e disa parregullsive të vogla, të cilat do t’i shqyrtojë dhe do të marrë vendime konkrete për secilin rast”, tha ai.

Guri tha se në pjesën e dytë të këtij afati, e cila do të mbahet më 20 qershor, do të mendohet për mundësi të reja të organizimit, me qëllim që të evitohen edhe parregullsitë e vogla që mund të dalin.

Provimit të Maturës (pjesa e parë), sot i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë në gjithë Kosovën.

Ramadan Muja thyen rregullat e testit të maturës (Video)

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja gjatë vizitës që i bëri një shkolle ku po mbahej testi i maturës, hyri brenda në klasë

Muja bashkë me deputetin Nait Hasanin dhe drejtorin e Arsimit në Prizren Nexhat Çoçajn vizituan Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” ku mbanin testin e maturës maturantët e komunitetit boshnjak të katër shkollave të mesme të qytetit të dytë për nga madhësia në Kosovë.

Muja bashkë me Hasanin e Çoçajn hynë edhe brenda klasës ku mbahej testimi, edhe pse në fillim nuk iu lejua kjo gjë nga administratorët.

Muja në klasë mbajti një fjalim dhjetëminutësh në gjuhën boshnjake.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj tha se nxënësve që i nënshtroheshin testit do t’u kompensohet kjo kohë.

Pas kësaj vizite, deputeti Nait Hasani, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Arsim, e arsyetoi veten dukeu prezantuar një dokument raportuesve të KALLXO.com, me të cilin Ministria e Arsimit ia lejonte hyrjen dhe monitorimin e testit të maturës.

Mirëpo leje të tillë nuk pati edhe kryetari Muja.

Esma Basholli, zyrtare për arsim të komuniteteve në Ministrinë e Arsimit dhe përgjegjëse për mbarëvajtjen e testit të maturës në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, tha për KALLXO.com se vizitën e kryetarit Muja nuk e sheh si problem, ndërsa tha se problem ishte fjalimi i tij para nxënësve.

“Nuk di çfarë t’ju them, nuk po e shoh aq problem vizitën në klasë, mirëpo problemi më i madh ishte se ai mbajti fjalim, madje fjalimi ishte i gjatë,” tha Basholli.

Zafir Berisha shënoi pesë vjetorin e partisë së tij

0

Bashkimit Demokratik në Prizren ka shënuar sot pesë vjetorin e themelimit.

Kryetari Zafir Berisha tha se BD-ja lindi si forcë politike para pesë viteve në qytetin e Prizrenit për shkak se subjektet tjera politike në atë kohë ishin ngulfatur nga mentaliteti individualist i menaxhimit.

“Ky mentalitet për fat të keq është bartur edhe në institucionet lokale dhe qendrore, pasi që kishin vënë politikat në shërbim të individëve dhe grupeve të caktuara”, tha Berisha.

Ai foli edhe për situatën ekonomike dhe politike në vend.

“Kosova po kalon momente të vështira për shkak të koalicionit jo parimorë në institucionet qendrore, i cili është duke e dëmtuar imazhin dhe perspektiven pro evropiane, edhe për kundër faktit që në zgjedhjet e fundit qytetarët votuan për ndryshime”.

“Ndryshimet nuk ndodhën, sepse erdh në shprehje interesi i individëve dhe grupeve parapolitike”.

“Krimi dhe korrupsioni nëpër institucione është dëmi më i madh që po i bëhet këtij vendi nga koalicioni PDK-LDK-Serbska, ku për fat të keq kjo shkollë e keq-qeverisjes më së rëndi po përjetohet në qytetin e Prizrenit, qytet i cili vazhdon të udhëhiqet nga njerëz të cilët janë të dënuar nga drejtësia”.

Shefi i grupit të kuvendarëve në Prizren nga radhët e BD-së Skënder Susuri tha ndërkaq se në zgjedhjet e fundit lokale Bashkimi Demokratik doli forca e tretë politike në Prizren dhe i qëndroi besnik parimeve për ndryshime.

“Këto ndryshime për fat të keq nuk ndodhën për shkak të presionit dhe shantazheve që iu bënë qytetarëve nga njerëzit e veshur me pushtetin qendrorë”,tha Susuri

Bashkimi Demokratik vazhdon të ketë pesë këshilltarë në kuvendin komunal në Prizren dhe Dragash si dhe një deputet në Kuvendin e Kosovës të cilët me angazhimin e tyre janë duke bërë përpjekje që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve ti jetësojmë.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë angazhimin e vet politik në shërbim të ndryshimeve pozitive dhe është i bindur se shumë shpejtë në Prizren, bashkë me qytetarët dhe forcat tjera progresive do të bëjnë ndryshimin i cili do të reflektojë edhe në ndryshime të nevojshme në nivel vendi”./PrizrenPress.com/

Prizreni nderon heroin kombëtar, Isa Boletini

0

Sot, para medieve, Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, që është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Organizativ për kremtimin e festave të qershorit, Kujtim Gashi, ka shpalosur programin e aktiviteteve, pjesë e së cilës do të jetë edhe aktiviteti për Heroin e Kombit, Isa Boletini.Kryesuesi Gashi, ftoi të gjithë qytetarët të jenë pjesë e homazheve për nderë të Heroit Isa Boletini, arkivoli me eshtrat e të cilit, do të vendoset në Kompleksin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të hënën, më 08.06.2015, nga ora 11-13.

Kryesuesi Gashi, njoftoi më tej edhe për aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me shënimin e 137. vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 16. Vjetorin e çlirimit të Prizrenit. Pjesë e kësaj konference, ishte edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kapiteni Hazir Berisha, i cili tha se policia është e gatshme për mirëmbajtje të aktiviteteve sidomos në rrugët kryesore në rregullimin e trafikut, dhe më këtë rasti, ai apeloi tek vozitësit e kamionëve që gjatë ditëve të manifestimeve qendrore të mos lëvzin nëpër qendër të Prizrenit.

Pjesë e aktiviteteve të ndryshme me rastin e këtyre festave pritet të jenë ngjarje të shumta kulturore dhe të tjera, dhe më këtë rast ftohen qytetarët që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve../tv prizreni/

Historia shokuese! Kampioni shqiptar që lufton për ISIS (Foto)

0

Dy herë ka fituar ai titullin e kampionit të botës në tai-boks, ishte një yll në skenë.

Mund të kishte një klub sportiv normal, do ishte i suksesshëm- por mbi të gjitha do ishte pranë familjes së tij.

Por ai mori një vendim tjetër.

Në faqen e tij në Facebook, dy herë kampioni i botës në tai- boks, Valdet Gashi shkruan se “e merr malli për vajzat më shumë se ç’mund të përshkruhet me fjalë”.

Duket si një shaka mizore. Kjo për shkak se gjermani ka lënë gruan dhe dy vajzat e vogla dhe është bashkuar me terroristët fanatikë të ISIS.

Në janar, vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës së tij të dytë, sportisti profesionist u zhduk.

Të afërmit mendonin se do shkonte në Tajlandë.

Por para një jave ata mësuan: Gashi është në Siri.

29-vjeçari mendohet se është vendosur në qytetin Manbixh.

Në një intervistë televizive me stacionin televiziv zviceran SRF, Gashi tregon se sa thellë është rrënjosur tek ai ideologjia mizore e organizatës terroriste islamike.

Natyrisht ai do donte shumë që të mbante në krah fëmijët e tij.

“Por nëse bëj mirë dhe vdes për këtë, do jem i lumtur,” thotë ai.

Megjithatë ai nuk ka luftuar në front.

“Unë ndihmoj,” thotë ai, duke shtuar se është bashkuar me Kalifatin në fillim të vitit.

Detyra e tij është të gjurmojë kontrabandistët dhe spiunët.

Ai patrullon përgjatë lumit Eufrat.

Kush është Gashi?

Babai i martuar i një familje është shqiptar. Gruaja e tij, një modele tajlandeze, nuk ka lindur myslimane, por është konvertuar në myslimane pas martesës, siç bën të ditur Gashi në një video në YouTube.

Gashi është radikalizuar përmes videove të predikuesve salafistë si Pierre Vogel.

Në skenën e sporteve marciale, Gashi ishte shumë aktiv.

Me më shumë se 150 beteja në shtatë vite ai ka bërë emër në Gjermani.

Në vitin 2014, Gashi themeloi në Vintertur të Zvicrës një qendër stërvitore, që trajnonte meshkujt sipas rregullave islame.

Fitoren e fundit e mori në Kinë në dhjetor të vitit 2014, pak përpara se të nisej për në Siri.

*Marrë me shkurtime nga gazeta gjermane Bild /Mapo/

Valdet Gashi1

Paditet Jennifer Lopez

0

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është paditur nga një grup edukues Marokien, të cilët thonë se Lopez e ka prishur dhe njollosur nderin dhe respektin e grave të atij vendi.

Koncerti është mbajtur me datë 29 Maj dhe është transmetuar edhe ne television.

Performanca perfshinte të gjitha lëvizjet tipike të JLo, si kërcim provokues, veshje të ngushta dhe vënia në pah e të pasmeve.

Nëse Lopez shpallet fajtore, mund të dënohet nga 1 muaj deri në 2 vite burgim.

J.Lo ka përformuar në Marok edhe më parë, por koncerti nuk është transmetuar asnjëherë në television.

“Burri im i pëlqen këto të pasme” (Foto)

0

Një grua, e cila mbanin rekordin pasi ka një bel 2.4 metra, tha se meshkujt nuk pëlqejnë femrat thatanike.

Mikel Ruffinelli tha se është e kënaqur me pamjen e saj.

Ajo foli në një dokumentar të TLC me titull: “Ijet më të mëdha në botë”.

I shoqi i saj, Reggie, tha se i dashuron përmasat e të shoqes dhe me shaka shtoi: “U them ndonjëherë njerëzve se kam licencë për të punuar me pajisje të rënda”.

Kurse Mikel thotë: “Mendoj se meshkujt nuk i pëlqejnë femrat kockë e lëkurë. Mendoj se është femërore të kesh forma. Na bën të bukura”.

Hips1

Malisheva poezi për çlirim

0

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Malishevës ka shpallur konkurs nga lëmi letërsisë, artit dhe muzikës.

Për nder të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Malishevës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpallur Konkurs nga lëmi letërsisë, artit dhe muzikës.

Sipas shpalljes kushtet e parapara për të aplikuar në konkurs janë që: Të gjitha krijimet të jenë me motive kryesisht nga lufta e UÇK-së dhe ngjarje e peizazhe nga territori i Komunës së Malishevës.

Poezitë duhet të dorëzohen me shifër.

Pikturat duhet të dorëzohen me emër dhe mbiemër të autorit. Këngët duhet të dorëzohen me emër dhe mbiemër të këngëtarit dhe me kopje në CD.

Kurse shpërblimet për secilën kategori do të jenë: a) Krijime letrare, Poezi ( vendi i parë 150 €, vendi i dytë 100 €, vendi i tretë 50 € ). b) Arti Pamor, Pikturë ( vendi i parë 300 €, vendi i dytë 200 €, vendi i tretë 100 € ). c) Arti muzikor, Këngë ( vendi i parë 150 €, vendi i dytë 100 €, vendi i tretë 50 €.

Ja detajet tjera nga konkursi i shpallur:

Punimet duhet të dorëzohen në zyrën e drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë artistët brenda dhe jashtë komunës së Malishevës. Tre punimet fituese nga tre zhanret konkurruese nuk kthehen.

Shpallja e rezultateve bëhet më 16 qershor për nder të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Malishevës.

Për informata shtesë kontaktoni në e-mail: [email protected]

dhe në këtë numër telefoni 044 278 162.

Konkursi është i hapur prej datës 25 maj deri më 12 qershor 2015.

Dështimi i Speciales dhe mosvotimi i Thaçit president, e çojnë vendin në zgjedhje

0

Derisa afati i dhanë për miratimin e amendamenteve kushtetuese e Projektligjit për Gjykatën Speciale po afrohet, afër janë edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Këtë javë Televizioni Rrokum, ka raportuar se bashkësia ndërkombëtare ju ka dhanë kohë institucioneve të vendit 2 javë ta përmbyllin këtë proces. Derisa pozita është në përpjekje t’i bëjë numrat, opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë themelimin e gjykatës. Por, Specialja nuk është halli i vetëm i partive në pushtet.

Koalicioni ka para vetes edhe një sfidë të madhe – votimin e Thaçit për President të vendit. E është i madh numri i deputetëve të Lidhjes Demokratike, që tashmë e kanë thënë e rithënë se kurrë nuk e votojnë Thaçin President.

Duke u bazuar në këto dhe shumë sfida te tjera, zyrtarë të lartë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë dashtë të mbeten anonim i kanë thënë Televizionit Rrokum, se tashmë i kanë nis përgatitjet për zgjedhje, e te cilat ka shumë gjasë të mbahen në vjeshtën e sivjetshme.

Zyrtari i lartë i LDK-së ka thanë se gjatë bisedave që ka zhvilluar me zyrtarët më të lartë në departamentin e shtetit në Amerikë, i është konfirmuar se po pritet vetëm themelimi i Gjykatës Speciale dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë shkuarja në zgjedhje të reja është e pashmangshme.

Ky burim po ashtu ka shtuar se sipas zyrtarëve amerikanë koalicioni i shumicës absolute në një shtet në tranzicion, është i papranueshëm për demokracinë, mbase zëri i opozitës në koalicionet e mëdha humb.

Madje ky zyrtarë ka thënë se amerikanët janë pro prishjes së koalicionit të madh PDK-LDK, nuk po arrijnë t’i kalojnë cështjet e rëndësishme.

Se zgjedhjet kanë do të mbahen në vjeshtë, ka thënë edhe një zyrtar i opozitës./Rrokum/