8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Kuvendi hesht skandalin e spiunazhit të Thaçit

Ndonëse ka të dhëna serioze, nga burime të ndryshme, se Hashim Thaçi ka qenë dhe është agjent i shërbimit sekret francez, komisionet e sigurisë nuk e kanë vënë ujin në zjarr për këto fakte shqetësuese

Ndonëse është bërë temë shqetësuese në opinionin publik të vendit dyshimi i ngritur ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tani ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i shtetit, se ka qenë dhe është agjent aktiv i Shërbimit të inteligjencës së shtetit francez, ftesa për raportim në Kuvend, para dy komisioneve parlamentare, atij për punë të brendshme dhe siguri, si dhe Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, nuk po shihet si opsion nga ligjvënësit për t’u sqaruar këto dyshime.

Zëvendëskryetari i Komisionit për punë të brendshme dhe siguri në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, nga radhët e PDK-së, që kryeson punimet e komisionit në kohën sa po vazhdon bojkoti nga opozita, i tha gazetës se derisa konsideron që ato raportime të bëra në medie janë vetëm spekulime mediatike, edhe ftesa për raportim të ish-kryeministrit Thaçi, për t’u sqaruar rreth saj që ka thënë ishkreu i Shërbimit të inteligjencës së Francës nuk do të ndodhë nga ana e këtij komisioni.”As nuk është iniciuar dhe as që do të iniciohet në komision një propozimi tillë për raportim të ishkryeministrit për këtë çështje. Thjesht ato nuk janë aspak të vërteta, janë spekulime të ndryshme të medieve dhe asgjë më tepër, prandaj nuk ka nevojë për kurrfarë ftese dhe kjo nuk do të bëhet”, tha Demaku për “Kosova Sot”.

Kundër raportimit në këtë komision është edhe deputeti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit të sigurisë dhe punëve të brendshme. Ai konsideron se çështja është tepër serioze si dyshim që është ngritur, prandaj me automatizëm do të duhej kaluar në përgjegjësi të trajtimit nga AKI-ja.”Vendi më adekuat për adresimin e kësaj pyetje do të ishte Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ai është institucioni që do të duhej të përkujdesej për sigurinë shtetërore, për shkak se nëse eventualisht është e vërtetë se ministri i Jashtëm sot, ose kryeministri dikur, do të rezultonte si agjent i huaj, atëherë kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë nacionale”, ka thënë ai…/kosova sot/

Më Shumë

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, ndajmë dhimbjen me ju

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë,...

Lajmet e Fundit