16 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6855

Eurovizion instalon kontrollimin e zërit dhe brohoritmave ofenduese në sallë

0

Organizatorët e festivalit Eurovizion sivjet kanë treguar se kanë instaluar teknologjinë anti-boo, e cila do ti largojë nga transmetimi televiziv zërat dhe brohoritjet e shikuesve për këngëtarë të ndryshëm.

Vitin e kaluar, përfaqësueset e Rusisë gjatë tërë performancave janë përcjellur me “buu” nga të pranishmit në sallë kjo për shkak të ligjeve anti-homoseksuale që ky shtet i ka implementuar për vite me radhë. Duke qenë se Eurovizion konsiderohet si një prej festivaleve që përkrah dukshëm komunitetin LGBT, pjesëmarrja e Rusisë gjithmonë përshendetet me brohoritma dhe me revoltë.

Edhe sivjet, këngëtarja Polina Gagarina është përcjellë me të tilla brohoritje por të cilat nuk janë dëgjuar tek publiku nëpër Evropë.

“Nuk duam situata të tilla. Kjo është garë e cila bashkon muzikën dhe njerëzit, dhe jo politikën. Prandaj kemi vendosur sistemin që e monitoron zërin brenda sallës ku mbahet Eurovizioni” thonë organizatorët.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurosong mbahet sonte, ndërsa finalja me datë 23 maj. /KultPlus.com/

Kastrati: Ushtria dhe Gjykata Speciale të votohen në pako

0

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se amendamentet kushtetuese për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe amendamenti për themelimin e Gjykatës Speciale të votohen në Kuvend të njëjtën ditë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se nëse ndryshohet Kushtetuta për Gjykatën Speciale, pse sipas tij, mos të ndryshohet edhe për krijimin e FAK-ut.
“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i njëjtë; Ushtria dhe Gjykata Speciale të shkojnë bashkë në Kuvendin e Kosovës. Nëse duhet të shkojë Gjykata Speciale, pse mos të shkon në Kuvend edhe Ushtria e Kosovës. Kushtetuta nuk ndryshohet çdo ditë. Nëse ndryshohet njëherë, le të ndryshohet edhe për gjykatën edhe për ushtrinë. Dhe, nëse Kosova ‘humb’ me themelimin e Gjykatës Speciale, atëherë pse mos të fitojë diçka, siç është ushtria”, është shprehur Kastrati, duke i sugjeruar edhe Listës Serbe që votojë në favor të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Lista Serbe me sa e shoh unë, është kthyer në Kuvend për të votuar Gjykatën Speciale. Dhe nëse e voton këtë gjykatë, pse atëherë mos t’i votojë Forcat e Armatosura. Siç e dini brenda FSK-së në kemi pjesëtarë serbë, të cilët janë të barabartë sikurse të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Absolutisht prej se është formuar FSK-ja e deri më sot, asnjë pjesëtarë serb nuk e ka braktisur FSK-në”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka thënë se Qeveria e Kosovës me asnjë çmim nuk duhet të pranojë që brenda Forcave të Armatosura të formohet një njësit i veçantë i serbëve në veri.

“Një ditë ai njësit në veri mund të thotë se nuk i përfillë urdhrat e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Dhe faktikisht me ketë çdo gjë del jashtë kontrollit, sikurse ka ndodhur më herët me Policinë e Kosovës. Ushtria ka një detyrë parësore, mbrojtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit të shtetit. Dhe nëse pjesa tjetër e ushtrisë nuk mund të dal në veri, atëherë kush do të mund t’i mbronte kufijtë e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Kastrati./Epoka e re/

Ka nisur sezoni i rrezikut nga nga pickimi i rriqrave

0

Sezoni i rrezikut nga rriqrat tashmë ka nisur dhe me gjithë masat e ndërmarra nga terreni njoftohet se Malisheva mbetet zona më e prekur në Kosovë. Nga Malisheva njoftohet se deri më tash janë shënuar 302 raste të pickimeve, ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) thonë se janë duke u trajtuar 20 persona.

Përmirësimi i motit dhe ngritja e temperaturave duket se po ndikojnë në rritjen e rrezikut që qytetarët të pickohen nga rriqrat që janë ndër shkaktarët kryesorë për infektim nga ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, ka thënë për KosovaLive se pacientët janë duke u trajtuar mirë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut. Ai ka theksuar se duke filluar nga nesër pacientët e trajtuar do të lëshohen nga spitali.

“Fatmirësisht deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë nga pickimi i rriqrave dhe nuk ka të infektuar nga ethet hemorragjike Krime-Kongo. Ndonëse ende është herët të thuhet se a është numri më i vogël i të pickuarve nga rriqrat se në vitet e kaluara, mirëpo po të krahasohen ky muaj me muajt e viteve të kaluara, gjendja është dukshëm më e mirë se viteve të mëparshme”, ka vlerësuar Ramadani.

Ai ka bërë të ditur se pacientët që po trajtohen janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, por prin Komuna e Malishevës, që pasohet nga Drenasi, Klina, Rahoveci, Kaçaniku, Prizreni, Shtimja, Gjakova, Skenderaj, Lipjani e Prishtina.

“Pacientët janë duke u trajtuar mirë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e shkëlqyeshme. Analizat laboratorike të shumicës kanë dal normale, ndërsa te disa pritet që të konfirmohet se janë shëruar. Moshat e të pickuarve janë të ndryshme, ka të viteve 1999, 2000, 2007, 2010, mirëpo kryesisht dominojnë moshat e reja prej 20 deri në 30 vjet”, tha Ramadani.

Drejtori Ramadani tha tutje se tashmë QKUK i ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e pacientëve të pickuar nga rriqrat, duke bërë të ditur se presin që shumë shpejt të sigurojnë edhe një bar të veçantë për shërimin e personave të pickuar.

“Ne kemi ndërmarrë masa të shumta, kemi shtuar stafin dhe përgjithësisht kapacitetet në klinikë janë në nivelin e duhur. Është shtuar edhe numri i shtretërve duke e krijuar një repart të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve. Është kërkuar edhe material mbrojtës për personelin, maska, doreza e rrobe që nevojiten për trajtimin e këtyre rasteve”, ka potencuar ai.

Rikujtojmë se në vitin 2013 janë raportuar 2.667 raste të pickimit me rriqra dhe 17 kanë rezultuar me ethe hemorragjike Krime-Kongo nga të cilët 5 persona kanë humbur jetë. Simptomat e para te pacientët e pickuar nga rriqrat janë temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, lodhja, molisja dhe simptoma të tjera, pas shfaqjes së të cilave është i domosdoshëm konsultimi me mjekun.

Në Komunën e Malishevës, e cila prin me numrin e qytetarëve të pickuar nga rriqrat, është evidencuar një numër i madh i rasteve të pickimeve nga rriqrat. Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës, ka thënë për KosovaLive se deri më sot në këtë komunë janë shënuar 302 raste të pickimeve.

Ai ka theksuar se fatmirësisht pavarësisht pickimeve nuk ka pasur as viktima dhe as raste të infektimit me ethe hemorragjike Krime Kongo.

“Komuna në kuadër të përpjekjeve të saj është duke i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm, madje edhe jashtë kompetencave, pasi që luftimi i ethe hemorragjike Krime Kongo është përgjegjësi e nivelit qendror”, ka thënë ai.

Sipas tij, komuna është marr me fushata të vetëdijesimit, dezinsektimit, repelim të kafshëve dhe gjithçka tjetër që ka mundur, përfshirë edhe spërkatjen nga ajri.

Komuna e Malishevës në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, krahas masave tjera, ka filluar të martën edhe fushatën e dezinsektimit selektiv, të zonave endemike në territorin e Komunës së Malishevës.

Dezinfektimi ka filluar në fshatin Drenovc për shkak se këtë vit, sipas zyrtarëve komunal, janë regjistruar numër më i madh i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, ndërsa në disa faza do të inskenohet i tërë territori i Komunës së Malishevës.

Në këtë fushatë të dezinsektimit janë angazhuar rreth 50 punëtorë, të pajisur me pompa dore dhe makineri lëvizëse, si traktor, kamioneta dhe të tjera.

KosovaLive ka tentuar të kontaktoj me zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, çoftë përmes adresën elektronike apo telefonit, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./KosovaLive/

Mustafa: Nëse djali im ka gabuar përgjigjet para ligjit, jo para linçuesve

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar sot në lidhje me raportimet për djalin e tij i cili tash e shtatë vite gjendet në procedurë gjyqësore për shkak të një garancioni që e kishte lëshuar në Bankën për Biznes, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka akuzuar mediat që po bëjnë fushatë linçuese dhe po e trajtojnë pabarabarësisht djalin e tij në raport me të akuzuarit e tjerë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës që e ka shkruar sot në Facebook:

Kur drejtësia ngecë, turma ngre litarët

Filloi në vitin 2009 një procedurë ndaj Besnik Mustafës, djalit tim, për një garancion që ai si udhëheqës i shërbimit të financave në Bankën e Biznesit e kishte lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës për një kompani fluturimi. Shtatë vite po zgjatë kjo procedurë hetimore dhe gjyqësore e cila përfshinë individë nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Banka e Biznesit. Dhe kaq vite mediat tona, sidomos njëra prej tyre, bëjnë fushatë linçuese. Të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit e tjerë, cilësohen me emër dhe mbiemër, kurse për Besnikun tim, thuhet djali i Isa Mustafës. E Isa Mustafa nuk ka punuar në Bankën e Biznesit. Një herë, djali i Kryetarit të Komunës e tani djali i Kryeministrit.

Vërtetë Besniku është djali im. Një djalë i mrekullueshëm, i ndershëm, punëtorë i mirë, i cili punon nga agu deri në mbrëmje dhe jeton me punën e tij. Djalë që e dua e respektoj dhe i besoj, ashtu siç i besoj Arbenit dhe Afërditës. Ai duhet të trajtohet barabar me tjerët para ligjit dhe, nëse gjendet se ka gabuar, duhet të përgjigjet para ligjit. Para ligjit, jo para linçuesve dhe organizatorëve të linçimit.

Nëse ai ka gabuar, kjo duhet të dëshmohet në sistemin e drejtësisë. Për fat të mirë ky sistem tani po ç’kapet dhe duhet në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet. Denigrimi publik, dhe vërja e litarit për të varur dikën nga disa media e më parë edhe nga disa njerëz të shërbimeve informative është pasojë e ngecjes së drejtësisë.

Angela Merkel viziton Tiranën në korrik

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë në korrik të këtij viti, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama disa muaj më parë në konferencën e vendeve të Ballkanit në Berlin.

Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier, në Berlin.

Thaçi i frikësohet votës së Kuvendit

0

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duke se po i frikësohet votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u kandiduar për president të vendit, prandaj ka lansuar një ‘ide’ se do ta preferonte më shumë zgjedhjen nga populli.

Edhe pse votimi i drejtpërdrejtë duket i pamundur momentalisht, sepse ky proces zgjedhor kërkon unitetin e gjithë spektrit politik, por edhe nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, Thaçi mbetet optimist në propozimin e tij, shkruan ‘Zëri’.

Ai nuk është i sigurt se marrëveshja me LDK-në do të konkretizohet, duke pasur parasysh se disa deputetë të kësaj partie do të deklarohen kundër tij.

Analistët politikë thonë se shkuarja në zgjedhje për president përmes votës qytetare prek Kushtetutën e vendit, për çka duhet të bëhen ndryshime së paku një vit para hyrjes në një proces të tillë zgjedhor. /Zëri/

Haxhi Shala: Kryeministri nuk po e thotë të vërtetën për Kumanovën

0

Deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se ishte i befasuar me deklaratat e Isa Mustafës e Skender Hysenit se s’kanë pasur informacione për grupin e Kosovës që kishte shkuar në Kumanovë.

“Ne më 10 maj kemi pasur në raport drejtorin e AKI’së. Drejtori tekstualisht na ka informuar se Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm kanë pasur raportin e detajuar në fund të muajit shkurt për të gjitha lëvizjet që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se Kryeministri nuk po e thotë të vërtetën lidhur me përfshirjen e kosovarëve në ngjarjen tragjike në Kumanovë.

“Më mirë ishte të arrestoheshin ata se sa të përfshihen në këtë ngjarje”, ka thënë ai, për Klan Kosova.
Edhe deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se AKI ka pasur informacione se çfarë po ndodhte në Maqedoni si dhe për mundësinë e përfshirjes së kosovarëve në ngjarjen e Kumanovës.

Arsim Bajrami: Universiteti i Prizrenit, storie e suksesit

0

Debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë, të mërkurën ka vazhduar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizreni, me udhëheqësit e njësive akademike, senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, ku ka marr pjesë edhe Ministri i MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami me bashkëpunëtor dhe Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj.

Fillimisht Ministri i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë theksoi se Universiteti i Prizrenit është një storie e suksesit duke shtuar se janë duke punuar për pavarësimin e plotë akademik dhe financiar të tij deri në fund të këtij viti. Gjithashtu ai theksoi se UPZ e gëzon mbështetjen e plotë të MASHT në të gjitha aspektet me qëllim që ky universitet të konsolidohet edhe më mirë.

Ndërkaq, Ministri Bajrami ka theksuar se janë duke synuar të bëjnë një reformë në arsimin e lartë në shumë aspekte me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe menaxhim sa më të mirë dhe të vendosin standarde të larta.

Në këtë kuadër ministri Bajrami ka theksuar se është forcuar roli i Senatit në Universitet, duke i dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike dhe rol vendimtar në zgjedhjen e rektorit, i cili sipas ligjit të ri, duhet të jetë kuadër i pjekur akademik dhe jo në proces të avancimit, që të jetë edhe një menaxher i mirë.

Ministri i MASHT i siguroi të gjithë pjesëmarrësit se kontributi i tyre në këtë fazë të diskutimit publik të ProjektligjIt për Arsimin e Lartë do të merret parasysh në draftin final që do të procedohet për miratim.

Ndërkaq, Rektori Vataj theksoi e organet e Universitetit “Ukshin Hoti” do të japin kontributin e tyre që të jetë një ligj sa më i mirë për Arsimin e Lartë, duke shtuar se ka pas përpjekje edhe më herët për reforma në arsimin e lartë mirëpo për shkaqe të ndryshme procesi ka mbet pezull deri më tani.

Dr. Bekim Gashi, zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues theksoi se vendosja e standardit sa i përket punimeve shkencore të indeksuara në Web of Science dhe në Scopus është mjaft i qëlluar dhe kjo duhet të definohet aty ku thuhet që Komisionet Recensuese të vlerësojnë punime në ndonjë revistë jashtë këtyre dy mekanizmave. Ndërkaq sa i përket zgjedhjes së Rektorit, me qëllim të mos krijimit të situatave bllokuese do të ishte mirë që Senati ti procedoj dy kandidat për Rektor në Këshillin Drejtues.

Dyshime për keqpërdorim të parasë publike në Rahovec

0

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Rahovecit, Feim Fetoshi, ka shpërblyer mikun e tij me një tender, me të cilin ende nuk ishte shpallur, dhe me këtë rast dyshohet për keqpërdorim të parasë publike.

Është fjala për tenderin “Pastrimi i mbeturinave të ngurta në lokacionin qëndresë në Rahovec”.
Pas kësaj shkelje që me gjase është e qëllimshme (pasi që miku duhet shpërblyer disi), i më njëhershëm ka qenë reagimi i shefit të këshilltarëve nga radhët e AAK-së, Fatmir Iska.

E ky i fundit në një prononcim për ORAinfo ka shpjeguar se Drejtori Feim Fetoshi në cilësinë e drejtorit të shërbimeve publike ia ka dhënë tenderin shokut të tij Nazim Veliut, që te bëjë pastrimin e mbeturinave të ngurta duke mos i përfillur procedurat e prokurimit.
Iska më tej shtoi se puna veç se ishte kryer, ndërsa pas dy jave, komuna ka shpallur tenderin. “Kjo do të thotë se krijon dyshime për keqpërdorim të parasë publike”, ka shpjeguar Iska.

“Unë këtë çështje e kam ngritur edhe në seancën e komitetit për politike dhe financa që është mbajtur me date 15.05.2015 gjë që mund të shihet se po në këtë dite është nënshkruar kontrata ndërmjet komunës dhe operatorit ekonomik kompania “Rexha” sh.p.k me seli në Prishtinë, ka thënë Iska./ORAinfo/

Musmurati: Thaçi president, ose prishet marrëveshja me LDK-në

0

Deklaratat e fundit të zyrtarëve të LDK-së se do të dalin me kandidatin e tyre për president, po shihen si deklarata joserioze nga partneri i koalicionit, PDK.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për ORAinfo se deklarata të ngjashme zyrtarët e LDK-së kishin dhënë edhe pas zgjedhjeve nacionale të vitit të kaluar, kur krerët e LDK-së, ishin zotuar se me asnjë çmim nuk do të hynin në koalicion qeverisës me PDK-në, por ndodhi e kundërta.
Musmurati beson se marrëveshja për bashkëqeverisje PDK- LDK-së, e cila parasheh që Hashim Thaçi në vitin 2016 të bëhet president, do të respektohet pikë për pikë.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas tij, nuk ka arsye vazhdimi i këtij koalicioni.

“Ne presim që marrëveshja të zbatohet plotësisht. E nëse LDK-ja nuk e voton Thaçin president, atëherë nuk do të kishte kuptimi që ky koalicion të vazhdojë edhe me tutje”, ka thënë Musmurati për ORAinfo.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat brenda LDK-së, të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë Hashim Thaçin për president, duke kërkuar nga LDK-ja që të dal me kandidatin e vet.

Pas Vjosa Osmanit, Arben Gashit, Adem Saliajt, Dorentinë Malokut e Armend Zmejat, edhe Sadri Ferati gjatë ditës ka thënë se LDK do të dal me kandidatin e saj për president.
për president pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, kohë kur presidentes së tanishme Atifete Jahjaga i përfundon mandati pesë vjeçar. /ORAinfo/