10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6870

Beg Rizaj e Arben Rexhaj janë ekzekutuar?

0

Ekspertizat e vrasjes së Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni Shenja, përforcojnë edhe më shumë dyshimet e familjarëve se udhëheqësit kryesorë të grupit të Kumanovës janë likuiduar pas arrestimet.

Obduksioni i bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dëshmon se Rizaj dhe Rexhaj janë vrarë thuajse në mënyrë identike. Në ekspertizën e Beg Rizajt konstatohet se vdekja e tij është pasojë e plagës në kokë, në lartësi prej 178 centimetra, matur nga shputa e këmbëve.

“Vdekja e tashmë të ndjerit Beg Rizaj, në moshë 38 vjeçare, është e dhunshme dhe është shkaktuar si rezultat i ndërprerjes së trurit për shkak të plagës nga plumbi në kokë. Plaga gjendet në pjesën e majtë të ballit, në lartësi 178 centimetra”, thuhet në ekspertizën e Beg Rizajt.

Plaga e Rexhajt, nga ana tjetër, është thuajse në të njëjtin vend, me vetëm 1 centimetër dallim nga plaga e Beg Rizajt.

“Vdekja e të ndjerit NN me shifër 309, më vonë i identifikuar si Arben Rexhaj, në moshë 44 vjeçare, është e dhundshme dhe është pasojë e plagës nga plumbi që ka kaluar përmes trurit. Plaga hyrëse gjendet në ballë, në lartësi 179 centimetra matur nga shputa e këmbës”, thuhet në eskpertizën e Arben Rexhajt.

Sidoqoftë, obduksionit i mungojnë të dhëna elementare, që zakonisht duhet t’i përmbajë një ekspertizë ligjore.

Nuk theksohet largësia prej të cilës është hapur zjarr ndaj viktimave, as koha e përafërt e vdekjes së tyre. Televizioni Shenja kontaktoi drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma për të komentuar mungesën e të dhënave elementare në këto dy ekspertiza, por Duma nuk deshi të japë detaje për shkak të procedurës juridike që po zhvillohet për këtë rast.

Televizioni Shenja ka kontaktuar edhe Departamentin për Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës, të cilët gjithashtu kanë kryer ekspertizë të trupave të kosovarëve të vrarë në Kumanovë.

Nga Mjekësia Ligjore në Prishtinë thonë se ata ende nuk kanë mbyllur dosjen e obduksionit, për shkak se Shkupi zyrtar tashmë disa muaj refuzon t’u dorëzojë të dhënat e nevojshme nga ekspertiza fillestare.

Ndërkohë, Beg Rizaj dhe Arben Rexhaj u identifikuan nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë në disa nga fotografitë e publikuara menjëherë pas konfliktit të Kumanovës.

Përveç Rizajt dhe Rexhës, Këshilli dyshon se edhe Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti janë kapur të gjallë dhe më pas janë ekzekutuar. Dyshimet për vrasjen e mundshme të disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës pas arrestimit të tyre u shfaqën edhe pas publikimit të shkresës zyrtare nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë drejtuar Ambasadës së Kosovës, ku Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj numërohen në mesin e të arrestuarve të vdekur.

Itali, vritet me armë zjarri 29-vjeçari shqiptar në Bergamo

0

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Arben Vorfi, 29 vjeç person me precedentë të mëparshëm penalë për grabitje e trafik droge është gjetur i pajetë në banesën e tij në Bergamo nga një mik i tij. I riu shqiptar ishte qëlluar me tre plumba pistolete…

Trupi i pajetë i Arben Vorfit është zbuluar nga 4 miq të tij që në orën 3.00 në mëngjesin e 19 nëntorit kanë mbërritur në apartament e duke lajmëruar më pas forcat e rendit.

Dëshmia e një fqinje në apartament konfirmon se në orën 22.40 të natës së 18 nëntor ka dëgjuar zhurmë të forta që vinin nga apartamenti i Vorfit. dërkohë një nga gëzhojat e plumbae që ka goditur 29 vjecarin shqiptar është gjetu në grilën e dritares së dhomës ku është ekzekutuar vrasja.

Apartamenti ku jetonte Arben Vorfi në komunën e Treviglios është vënë nën sekuestrimin e policisë deri në dhënjen fund të ekspertizës së vendit të krimit.

Franca në alarm: Rrezik nga sulme me armë kimike dhe biologjike

0

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve me “armë kimike ose biologjike” në Francë

“Nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, ka thënë Valls para ligjvënësve francezë.

“Imagjinata makabre e atyre që japin urdhra, është e pakufizuar. Pushkë sulmuese, prerje kokash, kamikazë, thika, ose të gjitha këto në të njëjtën kohë”, ka thënë Valls.

Këtë të enjte policia ka bastisur 6 lagje në Bruksel ku dyshohet se mund të jenë fshehur terroristët e lidhur me sulmet e 13 nëntorit ku mbetën të vrarë 129 persona dhe u plagosën mbi 350 të tjerë.
Mbetet e paqartë nëse organizatori i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, është vrarë gjatë bastisjeje së një lagjeje në veri të Parisit këtë të mërkurë nga policia.

Ligjvënësit francezë po diskutojnë sot për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për tre muaj.
Valls i ka bërë thirrje gjithë Europës që të miratojë masa për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me pasagjerët e linjave ajrore, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kolektive.

Sulmohen inspektorët e Komunës së Prizrenit

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren,pasi që dyshohen se kanë penguar dhe sulmuar fizikisht inspektorët komunalë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht inspektorët komunalë derisa ishin në kryerje të detyrës”, njofton Policia e Kosovës.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Të mbrohet Policia e jonë !

0

Shkruan: Fatmir Pireci

Të shqetësuar me gjendjen aktuale të sigurisë, të marrjes udhë të katrahurës sociale, të rënimit të vlerave të shtetit dhe të shtetndërtimit, të përdhosjes së vlerave elementare universale të të drejtave dhe të lirive të njeriut, rezikimit dhe përdhosjes së dinjitetit të personalitetit privat e zyrtarë, përmes terrorit me akte të dhunës dhe të anarkisë sociale, pjesa dërmuese e qytetarisë, sigurisht se shprehin shqetësimin e tyre ; si bartës të ndrrimeve shoqërore të viteve të ’90-ta, si intelektualë, si punëtorë, bujqë, nxënës, studentë, prindë , si qytetar të Republikës së Kosovës, për brengosjen serioze të rendit kushtetues , të rrënimit të vlerave të aritura të shtetndërtimit dhe të shtetësisë së Kosovës !

Në gjendjen aktuale kërcnohet jeta e secilit qytetar !

Mbi të gjithë më të rrezikuarit në këtë katrahurë të çmendur janë pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës. Ata janë të detyruar të qëndrojnë si barrikada përball eskadroneve të vdekjes, kapobosave të ndryshëm , bajraktarëve të nahive e fiseve , kriminelëve ordiner e inordiner !

Policia jonë i është ekspozuar, detyrimisht helmimit dhe rënimit të shëndetit duke qëndruar e thithur gazin lotësjellës dhe sprejëve të ndryshëm helmues!
Vetëdia jonë qytetare të ngrihet në mbrojtje të Uniformës së rendit dhe të rregullimit kushtetues, në mbrojtje të shtyllës së shtetiti të Republikës së Kosovës, në mbrojtje te shëndetit dhe familjeve te tyre !

Shoqëria Civile të ngrit zërin e arsyes dhe të mospajtimit me rrënimin e Shtetit, të flakë vandalizmin e një grusht njerëzish të cilët e kanë marr në duar fatin tonë kolektivë dhe të këthimit mbrapa të historisë !

Të gjinden forma dhe mjete adekuate demokratike për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë politiko- kombëtare, të ruhet uniteti social-qytetar në çështjet sublime strategjike kombëtare të Shtetit! Por, kursesi të lejohet që policia e jonë, e cila me shumë mund e sakrifica shekullore u ndërtua e u jetësua, sot ne të gjallët e këtij vendi e dënojmë me vdekje në vendin e punës dhe të nderit kombëtarë!
Apel patriotëve në mbrojtje të Uniformës policore të Republikës së Kosovës !

AAK: Qeveria i lë në baltë policët

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media po e quan dënimin e djeshëm të Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë (9) vjet burgim, skandaloz dhe dënim politik.

Këta zyrtarë policorë sipas AAK-së, janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojat) e Vulinit, në vitin 2013.

“Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve. Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej agjendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër. Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas AAK-së, thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje!.

Dy ushtarë vriten në Sarajevë

0

Një burrë vrau me armë zjarri dy ushtarëve të Bosnjës në një lagje të Sarajevës të mërkurën në darkë dhe plagosi shumë të tjerë. Arsyet e sulmit janë të panjohura.

Policia në kantonin e Sarajevës në Bosnjë tha se një burrë vrau dy ushtarë të Ushtrisë së Bosnjës brenda një dyqani bastesh në lagjen Rajlovac të kryeqytetit serb në orën 7.30 të mbrëmjes.

Arsyet e sulmit janë të panjohura por një televizion vendës raportoi se sulmuesi thirri “Allahu Ekber” para se të hapte zjarr. Ky raportim nuk u konfirmua nga autoritetet.

“Është ende tepër herët për të folur për terrorizmin,” deklaroi Dragan Lukac, drejtor i Drejtorisë së Policisë Federale për televizionin N1.

“Ne ende nuk kemi konfirmim se ky qe një sulm terrorist dhe shpresojmë që nuk qe,” tha Perica Stanic, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, SIPA.

Pas vrasjes së dy ushtarëve, sulmuesi u kthye ndaj një autobusi që qe parkuar pranë dyqanit të basteve duke plagosur një ushtar tjetër që gjendej aty pranë.

Shoferi i autobusit bashkë me dy pasagjerë raportohen se janë plagosur lehtë.

SIPA tha se p dërgonte një skuadër speciale për të mbështetur hetimet që po kryen nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në orët që pasuan, polica rrethoi një shtëpi në lagjen Sokolje. Media raportoi se shtëpia i përkiste të dyshuarit i cili është identifikuar si njeriu që hapi zjar ndaj ushtarëve dhe se i dyshuari ka kryer vetëvrasje.

Gjithsesi, policia konfirmoi vetëm që një njeri ka kryer vetëvrasje dhe se hetimet janë duke u kryer për të identifikuar këtë person si dhe për të përcaktuar nëse ai qe me të vërtetë vrasësi.

Forcat e policisë u panë teksa largoheshin mëngjesin e sotëm nga lagjja Sokolje. /BIRN

Avokati ankohet për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit

0

Avokati Arianit Koci brenda një ore do të dorëzojë ankesën kundër paraburgimit të Donika Kadaj-Bujupit.

KALLXO.com e ka siguruar ankesën që Koci do ta dorëzojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me kërkesë që ajo t’i shkojë Gjykatës së Apelit.

Koci në ankesë e quan të padrejtë vendimin për paraburgimin e Donika Kadaj-Bujupit.

“Ky vendim nuk ka qenë as i drejtë as i ligjshëm, e as proporcional. Prandaj ky vendim as nuk ka ndikuar në forcimin e zbatimit të ligjshmërisë e as në qetësimin e situatës politike. Gjykata ka pasur hapësirë juridike ta marrë ndonjë vendim tjetër,” tha Koci.

Ai në ankesë rendit edhe elemente tjera me të cilat konteston vendimin.

“Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit përmban të meta të shumta. Gjykata bën formulime të standardizuara dhe stereotipe duke mos iu referuar fakteve të veçanta të lëndës. Asnjë nga pretendimet e mbrojtjes nuk është trajtuar në arsyetim të këtij vendimi,” thuhet në ankesën e avokatit Koci.

Deputetes së AAK-së iu caktua të mërkurën masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa avokati Koci nuk e di se në cilën qendër paraburgimi ndodhet Kadaj-Bujupi, por supozon se ajo duhet të jetë në Lipjan.

Koci thotë se në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit nuk është bërë ekspertiza për tymin në seancë.

Po ashtu në ankesën e Kocit thuhet se mbrojtja ka argumentuar se kualifikimi juridik i veprës penale është I gabuar.

“Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale,” sqaron ankesa.

Në ankesë Koci thotë se nuk janë marrë parasysh nga gjykata pretendimet e mbrojtjes lidhur me imunitetin, ndërsa ia zë për të madhe gjykatës se në arsyetimin e vendimit të saj përmend edhe rrezikun e ikjes, një gjë të cilën sipas Kocit nuk e bën as prokuroria. /Kallxo.com

Ka vdekur muzikanti Isak Muçolli

0

Mbrëmjen e 18 nëntorit ka vdekur muzikanti kosovar, Isak Muçolli, violinisti i parë i orkestrës simfonike të RTP-së.

Muçolli lindi më 20 maj 1940, në fshatin Bajçinë të komunës së Podujevës. Ai ishte pjesë e orkestrës simfonike të RTP-së dhe anëtar i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës.

Muçolli ka krijuar shumë këngë me motive popullore, që janë prezantuar në “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit”, “Kosovarja këndon”, e ngjarje të tjera.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 19 nëntor në orën 14:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

“Future Architecture Platform” thërret për ide

0

Platforma më e madhe evropiane e arkitekturës, “Future Architecture Platform”, në të cilën janë mbledhë 15 organizata të arkitekturës nga e mbare Evropa, ka hapur thirrje për ide në fushën e arkitekturës, njofton Fondacioni Kosovar i Arkitekturës.

Platforma ka për qëllim të përzgjedhë mbi 25 arkitektë të ri, nën 40 vjeç, nga e mbar Evropa dhe të promovojë punën e tyre ne festivalet, konferencat dhe institucionet që bëjnë pjesë në platformë.

Themeluesit e platformës janë Muzeu i Dizajnit dhe Arkitekturës në Lubjanë, ORIS Shtëpia në Zagreb, Java e Arkitekturës në Prishtinë, Java e Arkitekturës në Tiranë, Java Arkitektonike në Beograd, Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit MAXXI në Romë, Shtëpia e Arkitekturës në Graz, Festivali Arkitekturës në Kopenhage, Design Biotop në Lubjanë, Trienalja e Arkitekturës në Lisbonë, Ruby Press në Berlin, Muzeu i Arkitekturës zvicerane në Bazell dhe CANaction në Kiev.