Dy ushtarë vriten në Sarajevë

Një burrë vrau me armë zjarri dy ushtarëve të Bosnjës në një lagje të Sarajevës të mërkurën në darkë dhe plagosi shumë të tjerë. Arsyet e sulmit janë të panjohura.

Policia në kantonin e Sarajevës në Bosnjë tha se një burrë vrau dy ushtarë të Ushtrisë së Bosnjës brenda një dyqani bastesh në lagjen Rajlovac të kryeqytetit serb në orën 7.30 të mbrëmjes.

Arsyet e sulmit janë të panjohura por një televizion vendës raportoi se sulmuesi thirri “Allahu Ekber” para se të hapte zjarr. Ky raportim nuk u konfirmua nga autoritetet.

“Është ende tepër herët për të folur për terrorizmin,” deklaroi Dragan Lukac, drejtor i Drejtorisë së Policisë Federale për televizionin N1.

“Ne ende nuk kemi konfirmim se ky qe një sulm terrorist dhe shpresojmë që nuk qe,” tha Perica Stanic, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, SIPA.

Pas vrasjes së dy ushtarëve, sulmuesi u kthye ndaj një autobusi që qe parkuar pranë dyqanit të basteve duke plagosur një ushtar tjetër që gjendej aty pranë.

Shoferi i autobusit bashkë me dy pasagjerë raportohen se janë plagosur lehtë.

SIPA tha se p dërgonte një skuadër speciale për të mbështetur hetimet që po kryen nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në orët që pasuan, polica rrethoi një shtëpi në lagjen Sokolje. Media raportoi se shtëpia i përkiste të dyshuarit i cili është identifikuar si njeriu që hapi zjar ndaj ushtarëve dhe se i dyshuari ka kryer vetëvrasje.

Gjithsesi, policia konfirmoi vetëm që një njeri ka kryer vetëvrasje dhe se hetimet janë duke u kryer për të identifikuar këtë person si dhe për të përcaktuar nëse ai qe me të vërtetë vrasësi.

Forcat e policisë u panë teksa largoheshin mëngjesin e sotëm nga lagjja Sokolje. /BIRN

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit