Franca në alarm: Rrezik nga sulme me armë kimike dhe biologjike

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve me “armë kimike ose biologjike” në Francë

“Nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, ka thënë Valls para ligjvënësve francezë.

“Imagjinata makabre e atyre që japin urdhra, është e pakufizuar. Pushkë sulmuese, prerje kokash, kamikazë, thika, ose të gjitha këto në të njëjtën kohë”, ka thënë Valls.

Këtë të enjte policia ka bastisur 6 lagje në Bruksel ku dyshohet se mund të jenë fshehur terroristët e lidhur me sulmet e 13 nëntorit ku mbetën të vrarë 129 persona dhe u plagosën mbi 350 të tjerë.
Mbetet e paqartë nëse organizatori i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, është vrarë gjatë bastisjeje së një lagjeje në veri të Parisit këtë të mërkurë nga policia.

Ligjvënësit francezë po diskutojnë sot për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për tre muaj.
Valls i ka bërë thirrje gjithë Europës që të miratojë masa për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me pasagjerët e linjave ajrore, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kolektive.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit