6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6877

Ky është skenari i koalicionit PDK- LDK për seancën

0

Partnerët e koalicionit PDK dhe LDK kanë përgatatitur edhe planin B, për seancën e sotme të Kuvendit, ku pritet të diskutohet për buxhetin.
Burime të Gazetës Blic brenda koalicionit kanë thënë se nëse opozita do ta pengojë mbajtjen e seancës përmes gazit lotsjellës apo në forma të tjera, atëherë ata e kanë menduar deri në detaje realizimin e seancës në një sallë të improvizuar.

“Do të veprohet ngjashëm sikurse herën e kaluar. Pra, nëse opozita do të përdor mjete për bllokimin e seancës së Kuvendit, atëherë koalicioni e ka edhe planin B. Pra, do ta mbajë seancën në sallën e improvizuar në byfe”, ka thënë ky burim.

Ky burim i ka thënë Gazetës Blic se, deputetët e opozitës nuk do të provojnë ta pengojnë seancën në sallën e improvizuar të Kuvendit, për shkak se mund të eskaloj në perleshje fizike ndërmjet dy taborëve.

Ndërkohë, edhe nga partitë opozitare i kanë thënë Gazetës Blic se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në sallën ku zakonisht mbahen seancat. Ndërkohë, që ky deputet i opozitës, ka theksuar se ata nuk do të pengojnë mbajtjen e seancës në sallë të improvizuar.

“Mbajtja e seancës në sallë të improvuzar është e jashtligjshme për ne. Ata seanca mund të mbajnë ku të duan, mirëpo ato janë anti ligjore”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të mos abuzojnë me Kuvendin.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, do ta ndalin me çdo kusht.

Në një intervistë në Rrokum TV ajo tha se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të penguar seancën.

“Nesër do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar seancën. Kryesia e Kuvendit sot me një kërkesë të mbi 80 deputetëve vendosi që t’i shtojë masat e sigurisë gjatë seancave duke futur policë në sallë. Nëse eskalon situata, përgjegjësinë e merr pozita. Ata e kanë shumicën por nuk munden që me çdo kusht të ja imponojnë opozitës qëndrimet e tyre. Do të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet, ose do të bie Qeveria”, tha ajo.

Ministria e Punëve të Jashtëligjshme

0

Ish-komandantë të luftës, familjarë e të afërm të zyrtarëve të lartë të partive politike, PDK e LDK, janë emëruar kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga aty janë bërë emërime në diplomaci.

Një hulumtim disajavësh i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në shesh të palara të shumta dhe shkelje drastike të ligjeve me rastin e gradimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gazeta “Zëri” ua ka adresuar një varg pyetjesh zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme: Artan Behramit, zëdhënës në MPJ; Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme; sekretarit të përgjithshëm, Kreshnik Gashi; dhe Abelard Tahirit, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Por asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë preferuar të përgjigjen në pyetjet që u janë parashtruar në lidhje me të gjeturat e hulumtimit.

Megjithatë, gazeta ka arritur të konfirmojë shkeljet drastike në rastin e gradimeve, por edhe të punësimeve në MPJ. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Ajvaz Berisha, që gjatë luftës njihej me nofkën komandant “Tigri”, është punësuar në fillim të tetorit të këtij viti në Ministrinë e Jashtme që e udhëheq Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës. /Zëri/

Delawie: Provokim është dhuna

0

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka reaguar ndaj opozitës në Kosovë, e cila ka vlerësuar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 9:00, është “provokim”.

Delawie, vlerëson, se në fakt, provokim është dhuna e përdorur në Kuvend.

“Përdorimi i dhunës për të penguar Kuvendin – anëtarët e së cilit janë zgjedhur nga shumica e popullit të Kosovës – është provokimi i vërtetë”, ka thënë Delaëie në një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Partitë opozitare, sot kanë dalë në konferencë për media, me të mësuar se nesër do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ata thonë se nuk do të lejojnë seancë normale të Kuvendit, duke e cilësuar si “provokim” hapin e mbajtjes së seancës.

Gjendet Edisona nga Malisheva

0

Pas njoftimit të dhënë për zhdukjen e vajzës 12 vjeçare nga Banja, Edisona Binishi, familja ka njoftuar për gjetjen e saj.

“Familja Binishi, i falënderon të gjitha mediet-portalet, për dhënien e informatës dhe kontributin e tyre, për gjetjen e vajzës”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Malishevës.

Gjetjen e vajzës e ka konfirmuar edhe babai i saj, Bashkim Binishi, për KTV-në, sikurse edhe Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com

Pse e zgjodhi opozita 28 Nëntorin për ‘manifestim’ kundër Qeverisë?

0

E kanë paralajmëruar si protestë masive tash e dy muaj, por partitë opozitare kanë vendosur që shprehjen e pakënaqësive kundër qeverisë dhe marrëveshjeve me Serbinë ta bëjnë me ‘manifestim publik’ në Ditën e Flamurit.

Por, pse pikërisht më 28 Nëntor?

Zyra për informim e Vetëvendosjes, tregon simbolikën e manifestimit në këtë datë.

“28 Nëntori, para së gjithash simbolizon përpjekjen kombëtare shqiptare për pavarësi dhe për shtet të lirë e të barabartë me shtetet e tjera. Pra kjo datë, më shumë se sa festë, shënjon përpjekje për liri dhe mospajtim me projektet e dëmshme të të tjerëve për vendin tonë. Pothuajse njësoj me para 100 vjetësh, Kosovës po i cenohet copëtimi nga disa anë. Në njërën anë përmes “Zajednicës” rreth 1/3 e territorit po vihet nën kontroll të Serbisë, kurse në anën tjetër përmes demarkacionit me Malin e Zi, këtij shteti po i falen mbi 8000 hektarë të territorit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë KALLXO.com

Edhe pse opozita nuk ka kursyer asnjë formë të kundërshtimit për dy muaj, ku nuk ka përjashtuar as dhunën, këtë herë ata premtojnë paqe.

Sipas Frashër Krasniqit, zëdhënës në Vetëvendosje, ky do të jetë manifestim paqësor. Opozita kësaj radhe nuk do të përdorë dhunën në shprehjen e pakënaqësive.

“Ky manifestim do të jetë paqësor dhe do të jetë thjeshtë shprehje e vullnetit të qytetarëve kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit”, thotë ai.

Por a beson opozita që mbi 200 mije qytetarët që kanë nënshkruar peticioni do t’i bashkohen këtij manifestimi?

“Ky do të jetë një manifestim paqësor, por jashtëzakonisht masiv”, thotë Krasniqi.

“Në takimet e që kemi zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, me qytetarë dhe me strukturat tona, kemi vërejtur që gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë në shprehje të pakënaqësisë, është shumë e madhe. Ky manifestim do t’i mbledh të gjithë të pakënaqurit me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, dhe së bashku do ta shprehim vullnetin tonë kundër këtyre marrëveshjeve”, tha Krasniqi.

Protesta do të fillojë në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Por “ky nuk është as organizimi i parë dhe as nuk do të jetë i fundit në kundërshtimin e këtyre projekteve të dëmshme”, përfundon Krasniqi. /Kallxo.com

Tetova hap Panairin e Librit

0

Menjëherë pas mbylljes së Panairit të Librit në Tiranë, një tjetër qytet shqiptar hap një panair të ngjashëm.

Në Tetovë të Maqedonisë në Panairin e Librit 2015, mes datave 17 e 21 nëntor do të promovohen libra nga botues të huaj e vendor.

Nëpërmjet një kumtese për media Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, njofton se edhe ky edicion, i katërmbëdhjeti me radhë i librit shqip, do të mbahet në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti.

“Artisti pa atdhe”, një libër për shqiptarët

0

Në Tiranë ndodhet për dy arsye, për t’i dhuruar lexuesit “Artisti pa atdhe” dhe për të përgatitur një teatër, ku do të përfshijë mbi 100 aktorë nga trevat shqipfolëse, një projekt i nisur një vit më parë.

Xhevat Limani, që në titull është aktor, ndër të parët profesionistë shqiptarë në Shkup, nisi të shkruaje për tokën amë, pas atentatit që iu bë në vitin 2002 në Maqedoni dhe që e shtyu të jetojë në vazhdim në Shtetet e Bashkuara.

Ky është edhe shkaku që prezantimin e parë të librit e bën në Shqipëri.

“Artisti pa atdhe” është një rrëfim mes të shkuarës dhe të tashmes. Limani i shkruan lirisë së munguar të atyre që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë. /Tv Klan

Pakoja e Ahtisasrit nuk njeh Asosacione të Komunave me karakter etnik serb

0

Gent Gjini

Siq gjithë e dimë pavarësia e Republikës së Kosovës, dhe shtetndërtimi i saj ka ardhur si projekt ndërkombëtar euro-amerikan, dhe ata kushtimisht shtetit te Kosovës ja kanë dhëne kontuarat, dhe prerogativat kushtetuese se si do të funksiononjnë dhe në qfarë vlera kushtetuese vendi, do të kete shtyllen juridke për tu qeverisur respektivisht vet kushtetuta e saj, Pakoja e Ahtisartit e cila ka ardhur vërtet si pako e projektuar, dhe e disajnuar per shtetine e Kosovës ajo në vete, ka bërë që shtetin e Kosovës ta emancipojë në vlerat europiane, qytetare, e jo vlerave të afirmimit të kombit etnik.

Gjithë ne e dimë se shqipetarët jane pjesa më e madhe, që jetojnë në Kosovë me popullate dhe ajo etnikisht dhe historikisht ka qenë asi lloji, por që në rrethanat dhe kontekstet historike, shteti i Kosovës ka pasur historikisht edhe pakicat te tjera që kanë jetuar në harmoni, dhe në diversitetet të mirëkuptimit dhe kulturave të etnive të Kosovës, dhe këto po ashtu pakoja e ka parapare dhe ka hartuar korniznat juirdike, se si duhet te i gëzojne të drejtat kushttetuese pakicat se në qfarë mase, janë ato por që edhe vet shteti i Kosovës është shtet multientik.

Pakoja e Ahtisarit padyshim, që ka gjetur kompromisin e kohezionit kohor, që të i kënaqe të gjitha apetietet e subjekteve që jetojnë në Kosovë, edhe pse jo aq shume për shqipëtarët ne kuptimin e saj historik etnik, por para se gjithash ajo ka ndërtuar shtetin modern në ballkan, dhe ka instucionalizuar shtetin me të gjitha mekanizmat shtetërore, që duhet të i kete shteti si territorin, populltatën, kuvendin qeverinë, gjykatat, sovranitetin e popullit, zgjedhjet demokratike dhe te pluralizmit, pra në vete pakoja e ahtissarit edhe si derivat me vonë i kushtetutës se Kosovës e cila pothuajse në formën identike, është ndërtuar në frymën e pakos se ahtisarit duke mos hequr asgjë.

Por tani Republika e Kosovës respektivisht qeveritë që janë bartëse e udheheqejes në vend me poltikat saja publike, dhe ato poltika të jashtme ,shume herë Kushtetuata e Kosovës është shkelur dhe nuk është respektuar ashtu siq eshte e përshkruar në dokumentin me të rëndësishëm politik, që ka njohur historia me të cilat janë ndërtuar shtetet nder më të zhvilluara, fale respektimit të kushteututes dhe ruajtjes se vlerave te saj, por para se gjithash kushtetut të shkruar e cila kufizon pushtetet në kompetecat e tyre, poltike dhe ruan të drejtat e njeriut, dhe te qytetarëve por në Kosovë bartësit poltike kanë bërë eksperimente me kushtetutën tonë, dhe kanë intrepretuar atë se siq ja donë qejfi tyre, duke edhe mos respektuar atë që ajo ka paraparë, se si duhet të i rregullojë gjërat kushtetuta,dhe kurë ka dyshime dhe kontestime, sepse Kushtetuta është ajo e kohezionit qe e pëcjell dinamikën shoqëreore, dhe qe e ka parapare atë se si në qfarë forme do të rregullohen gjërat.

Në Kosovë dilema dhe absurditeti jurdik, dhe politik është asossacioni i Komunave, respektivisht asosacionit të komunave serbe, pra kete edhe shume të tjera kushtetuta e ka parapare dhe nuk ka bërë ndonjë kundërshtim apo ndonjë zbrasti të saj, e cila kushtetue shume bukur e trajton kategorinë Kushtetutese të Asosacioneve, se a mund të realizohet se qka përfshine, ajo dhe qfarë rregullon, dhe kushtetuta e Kosovës kete e ka rregulluar dhe ajo është mirtaur në parlament, në atë se qfarë rregullon dhe që atëhere që tani disa subjekte ne qeveri, dalin ta kundërshtojnë dhe teë japin interpretimet përtej kushtetutes, dhe përtej logjikës së njeriut, vetëm e vetëm që të na shesin mend dhe dije keta burokrate qeveritare, dhe qe e kanë shëndruar Kosovës në labirnt, se si ja do atyre ata do ta bëjnë Kushtetuten .

Pra Asosacioni i Komunave, kushtetuta e rregullon dhe nuk ju ndalon komunave dhe ajo në dispozitat e saja kushtetutese thekson se ajo lejohet, ne kuptim të bashkimit të Komunave në një umbrelle, dhe në atë mekanizëm formal të merren vendimet për qështjet teknike, se si duhet komunate te i rregullojnë meë së mirë qështjet publike për qytetarët e saj, ne formë të asistencave teknike, dhe financiare, asgjë më tepër duke mos patur kuvendin apo ndonjë organ ezkekutiv,vetëm bashkim i disa komunave për qështjjet e rregullmit të qështjeve teknike dhe formale, të poltikave publike për qytetarët që mund të jetë atyre të rajonit.

Por me bisedimet e palës serbe dhe kosovare asoscioni del të jetë shumë me ndryshe, se ajo qysh është rregulluar në kushtetute dhe formën e prerogativa kushtetutese se si duhet ti kete asosacioni, pra këtu tani me nënshkrimin e marvëshjeve që edhe është problem i brendshëm i Kosovës, asosacioni do të kete shume ndyshime se ajo që është parpaare në kushtetute, me të drejta te barabarta pothuajse te kantoneve apo te autonomise se atyre rajoneve, respektvisht qe ato komuna serbe, që do të bashkohen ne kete mekanizëm, do të kene shumë të drejta politike dhe ligjiore, për rregullimin e jetës se tyre qytetareve qe ato te drejta japin te kuptojnë si nje strukture paralale, po tash legjitmuese e qeverise se tyre, pra ata do të kene kryetarin, kuvendin, ligjet e tyre financat, arsmimit, shendetesine, forcat ushtarake të Kosovës nuk do te kalojnë aty, rendi dhe siguria do të jetë në mbikqyrjen e tyre, komandatet do të emerohen nga rradhet e komunitete serb, dhe me gjitha këto të drejta këtu krijohet jo ndoshta de jure por de facto një paralelizem shtetëror, ku duke mos i llogaritur edhe të drejtat që ja ka dhënë Kushtetatua e Kosovës pakicave, me theks te veqantë të votës së dyfishtë, dhe ndryshimeve të Kushtetutës së Kosovës.
Pra këtu klasa poltike ka dështuar, dhe ka krijuar pasiguri qytatare, por edhe precedante të tjera të rrezikshme në ballkan, qe mund të kete pasoja edhe për sigurine në rajon ,sidomos të atyre shteteve, që kanë pakica shqipëtare.

Zhduket Edisona Binishi nga fshati Banjë e Malishevës

0

Është zhdukur Edisona Bashkim Binishi nga fshati Banjë i  Malishevës. Rasti është paraqitur edhe në polici.

Edisona kishte qenë në shkollë në ora 08:00 e më pas ka shkuar në shtëpi prapë për t’i marrë pajisjet sportive, por e njëjta më nuk është paraqitur në shkollë.

Sipas prindit dhe arsimtarëve vajza në fjalë ka qenë nxënëse shembullore , të njëjtat sjellje i ka pasur edhe në shtëpi në shoqëri e kudo tjetër .

Prindi i saj, Bashkim Binishi, i lut të gjithë ata që e kanë parë, apo kanë dëgjuar diçka, t njoftohet stacioni më i afërt i policisë, ose të njoftohet Bashkimi, në këtë numër telefoni: 044 113 903.

Sipas familjarëve, Edisona, para zhdukjes kishte të veshur pantallona, me lara, si të ushtarëve, një xhup (jakne) ngjyrë peme dhe patika me ngjyrë të kuqe dhe hiri. Ajo është bionde. /PrizrenPress.com/

Anton Quni letër Ramush Haradinajt: Eja t’kuvendojmë!

0

Deputeti i LDK-së Anton Quni i ka bërë ftesë për isedë liderit të AAK-së Ramush Haradinajt. Ai kërkon nga Haradinaj, që bashkarisht këtë bisedë të zhvillojnë në Kuvend.

Postimi i Anton Qunit në Facebook.

Ramush, t’kujtohen kohnat kur kuvendojshim n’oda, n’familje, n’shoqata, n’klube, e qe besa edhe n’male, e n’bjeshk’. N’ato kohna kemi andrrue ushtrin’ ton’, gjyqet tona, qeverin’, Kuvendin, kemi andrrue shtetin ton’.

Ka do vjet i kemi shumicën, e tjera jemi tuj i krijue. Mundet që nuk jan’ ashtu qysh i kem’ andrrue, pra munden m’u kan’ ma t’mira, po jan’ tonat.
Do gjana nuk na shkuen qysh kem’ andrrue, po duhet me u ul burrash e me pa se çka nuk ka shkue si duhet. Pra, asht’ koha t’kuvendojm’ prap’. Asht’ koha me t’ngue, por edhe me m’ngue, e m’i ngue edhe tjer’t. Po me ngue pa tim, pa fishk’llye, dhe pa than gjith’ ato fjal’ t’rana. Jam besimplot se kem’ me u kuptue mir’ me njani-tjetrin. Qysh jem’ kuptue n’okupim e n’luft’, duhet me u kuptue edhe n’paqe.

Po njashtu, jam besimplot se tuj kuvendue burrash, mujna me e gjet pikën e pajtimit.
Ramush, na presin edhe shum’ pun’ me i krye, aq shum’ jan’ sa nuk mundet askush vet me i krye.
Na i duh’mi njani-tjetrit! Na i duh’mi Kosovës!

E kem’ bekimin e popullit me kuvendue aty ku asht’ vendi.: n’Kuvend t’Kosovës. Veç aty kem’ mund’si me krijue forc’, dhe me arrit fitore. Masandej kem’ mund’si me e dhes nga nji cigare, e me e çue nga nji got’ raki, e qe besa edhe me k’ndue, njashtu qysh e kem’ tradit me ju gzue fitoreve tona.
Ramush, mblidhi shokt e ejani t’kuvendojm’ aty ku e kishim t’ndalueme, dhe ku kem’ andrrue me kuvendue: n’Kuvendin e Kosovës!
Vllaznisht, Antoni!