22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Anton Quni letër Ramush Haradinajt: Eja t’kuvendojmë!

Deputeti i LDK-së Anton Quni i ka bërë ftesë për isedë liderit të AAK-së Ramush Haradinajt. Ai kërkon nga Haradinaj, që bashkarisht këtë bisedë të zhvillojnë në Kuvend.

Postimi i Anton Qunit në Facebook.

Ramush, t’kujtohen kohnat kur kuvendojshim n’oda, n’familje, n’shoqata, n’klube, e qe besa edhe n’male, e n’bjeshk’. N’ato kohna kemi andrrue ushtrin’ ton’, gjyqet tona, qeverin’, Kuvendin, kemi andrrue shtetin ton’.

Ka do vjet i kemi shumicën, e tjera jemi tuj i krijue. Mundet që nuk jan’ ashtu qysh i kem’ andrrue, pra munden m’u kan’ ma t’mira, po jan’ tonat.
Do gjana nuk na shkuen qysh kem’ andrrue, po duhet me u ul burrash e me pa se çka nuk ka shkue si duhet. Pra, asht’ koha t’kuvendojm’ prap’. Asht’ koha me t’ngue, por edhe me m’ngue, e m’i ngue edhe tjer’t. Po me ngue pa tim, pa fishk’llye, dhe pa than gjith’ ato fjal’ t’rana. Jam besimplot se kem’ me u kuptue mir’ me njani-tjetrin. Qysh jem’ kuptue n’okupim e n’luft’, duhet me u kuptue edhe n’paqe.

Po njashtu, jam besimplot se tuj kuvendue burrash, mujna me e gjet pikën e pajtimit.
Ramush, na presin edhe shum’ pun’ me i krye, aq shum’ jan’ sa nuk mundet askush vet me i krye.
Na i duh’mi njani-tjetrit! Na i duh’mi Kosovës!

E kem’ bekimin e popullit me kuvendue aty ku asht’ vendi.: n’Kuvend t’Kosovës. Veç aty kem’ mund’si me krijue forc’, dhe me arrit fitore. Masandej kem’ mund’si me e dhes nga nji cigare, e me e çue nga nji got’ raki, e qe besa edhe me k’ndue, njashtu qysh e kem’ tradit me ju gzue fitoreve tona.
Ramush, mblidhi shokt e ejani t’kuvendojm’ aty ku e kishim t’ndalueme, dhe ku kem’ andrrue me kuvendue: n’Kuvendin e Kosovës!
Vllaznisht, Antoni!

Më Shumë

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk me vendim të ndarë të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti ta rrahë Tyson Furyn, në të...

Zbulohen rreth 500 bimë kanabisi në pronën e mërgimtarit në Rahovec

Në fshatin Celinë të Rahovecit  një mërgimtar ka gjetur plot bimë të kanabisit në pronën e tij, të cilët sipas informacioneve të para nuk...

Lajmet e Fundit