5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6895

Pajtonxhiu i Prizrenit, i dashuruar në kuaj

0

Kadri Palla u gëzohet shumë dasmave gjatë verës

74-vjeçari nga Prizreni, Kadri Palla, thotë se pajtonin e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili para 80 vjetësh merrej me këtë zanat. Ai nuk ka intervenuar në këtë pajton për të ruajtur kujtimet e babait dhe gjyshit, i cili është i ndërtuar nga hekuri italian dhe druri i arrës së Shkodrës

Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit po bëhen tetë dekada që funksionin pajtoni i Kadri Pallës, të cilin zanat e ka trashëguar nga babai i tij. Palla shprehet ky pajton dikur ka bartur oficerë e komunarë të sistemeve të ndryshme nga shtëpia deri në punë, apo zotërinj nga shtëpia e vetë deri te mysafirët. Kadri Palla shprehet për “Kosova Sot” se me këtë punë është marrë gjyshi i tij Rexhep Palla, pastaj babai i tij, Ramizi, dhe vetë Kadri Palla, i cili tani është 74-vjeçar. Ai shprehet se ky pajton është kujtim nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili është i vjetër hiq më pak se 80 vjet. Shton se nuk kanë intervenuar asgjë në të, por e kanë ruajtur ashtu siç është, pasi është ndërtuar me hekur italian dhe dru arre të Shkodrës.“Gjyshi im Rexhepi i kishte shëtitur zotërinjtë e këtij qyteti atëherë edhe komunarët i ka marrë nga shtëpia dhe i kanë dërguar deri në punë. Kurse, po kështu me këtë pajton atëherë edhe oficerët janë shëtitur. Por, edhe babai im, Ramizi, po me këtë pajton e ka nxjerrë bukën e gojës”, shprehet Kadri Palla.

Dikur Prizreni i kishte 8 pajtonxhinj

Kadri Palla thotë se ai e bën këtë punë me plot dëshirë, qoftë për të ruajtur kujtimin e të baballarëve të tij, por edhe mundohet të nxjerrë një pagë të vogël. Ai shprehet se tani ka filluar interesimi i njerëzve të shëtisin me pajton dhe thotë se gjatë stinës së verës fiton goxha mirë. “Më shumë këtë e bëj për traditë, në shenjë kujtimi të gjyshit dhe babait tim, por tash edhe po arrij të mbaj familjen me këtë punë”, shprehet ai. Dikur kanë qenë tetë familje që janë marrë me pajton. Ishin të njohura familja e Ali Shipkovicës, ajo e Eqrem Burdo-së e të tjera. “Por, ato tashmë e kanë lënë dhe nuk e kanë vazhduar këtë traditë. Ne si familje e vazhduam këtë për faktin se kemi një dashuri të veçantë për kuajt. Kali i mirë është shenjë e vjetër e familjes sonë. Nuk fitohet shumë, sepse kalin duhet ruajtur mirë me tagji. Duhet në ditë që të ushqehet me pesë kilogram misër”, shprehet plaku Kadri Palla. Ai thotë se sipas traditës një familje që ka një kali të mirë në shtëpi është sikurse të kishte dhjetë burra./kosova sot/

Ishte…

0

Shkruan: Naser Bresa
Qielli mbulon kalter
Toka reflekton gri
Gjethet asimetrikisht shperndajn mesazhe zhbirese
Rrokulliset mendimi ndryshe
… Vere,
Mendime t’cakerdisura
Baraspeshe e c’nivelizuar
Skut me skut coptuar
Arsyeshem per debiluat
… Vjeshte
Lekundjet e gjetheve drejt bazikes
Shterpojne zgjimin vigjilent
Asfiksojne muskulaturen trunore
Rrisin kenderthenje mbrenda lloji
…Dimri
Me se miri mbulon bora
Siperfaqesisht izoluar
Mbrendesi thellesisht e fermentuar
…Pranvera
Brumi ishte i pa nxen
Cfare produkti do biskoj
Catall apo shartoj
Me se miri kete e din
Ata qe tharmin perzine …

Mustafa në vizitë zyrtare në Lituani

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të homologut të tij lituanez, Algirdas Butkeviçius.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton lajmi.net.

Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët./lajmi.net

Veseli: Në Kuvend s’ka asnjë peticion

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se asnjë peticion nuk është dorëzuar nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se çdo peticion që do të vjen në Kuvend do e pranojë.

“Çdo peticion që vjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natën apo ditën kur është i paralajmëruar, po e paralajmëroj edhe tash, edhe të shtunën, edhe të dielën unë do ta bëjë, në qoftë se nuk bëjë ndonjë shkelje ligjore me administratën që na e pranon. Deri tani nuk ka asnjë peticion, nuk iu ka adresuar Kuvendit asnjë peticion, sido që të jetë mos ta politizojmë, është ditë para një feste”, tha Veseli.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve, për të kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi./lajmi.net

Sinan Aliaj: Korrupsioni ka prekur edhe UPZ-në

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj ka thënë se korrupsioni e ka prekur edhe Universitetin”Ukshin Hoti” në e Prizren.

Ai thotë se ky universitet është duke shkuar drejt shkatërrimit.

“Në UPZ ka korrupsion e keqpërdorime”, ka thë në Aliaj pë r TVPZ.

Sipas tij, në UPZ janë ndjekur politikat e mashtrimit.

“UPZ është duke shkuar drejt rrugës së shkatërrimit”, shprehet ai,transmeton PrizrenPress.

“Ky universitet ka edhe falsifikim të kuadrove”.

Aliaj thotë se pavarësisht se UPZ-ja funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, ndaj këtyre dukurive nuk është dashur të qëndrojë indiferent edhe Qeveria komunale e Prizrenit.

“Fundi i fundit UPZ ë shtë në Prizren”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Qazim Thaçi vjen me librin e tij të parë

0

Ka dal nga shtypi libri me poezi “A mund të dilet nga vetja” i autorit Qazim Thaçi. Shkrimtarët vlerësojnë lartë krijimtarinë, që poeti ka përmbledhë në këtë libër
Shkrimtari Gëzim Ajgeraj vlerëson se libri “A mund të dilet nga vetja”, vjen si përkushtim i subjektit lirik ndaj kohës, situatave dhe atdheut.

Ky libër vjen si një subjekt besnik në përpjekje për një të ardhme më të mirë”, vlerëson Ajgeraj.

Poeti Ilami Berisha thotë se poezia e Qazim Thaçit në kohën dhe hapësirën në të cilën u krijua ishte kushtrim për liri dhe pavarësi.

“Poeti tregohet i kujdesshëm në ligjërimin e tij poetik”,vlerëson Berisha.

Poezia e Qazim Thaçit është vlerësuar edhe nga Berat Batiu,Brahim Ibish Avdyli dhe Hamit Toka.

Qazim Thaçi është gazetar shumëvjeçar nga Prizreni,me c’ rast ka punuar në shumë media nacionale.

Aktualisht është kryeredaktor në RTV ‘Besa’ në Prizren dhe gazetar i gazetës “Kosova Sot”. Ky është libri i parë i tij. /PrizrenPress.com/

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studentëve brenda një viti

0

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë.

Në librin e tij “Historitë e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar, shkruan Panorama, që ka publikuar një pjesë nga libri. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “diktator”.

Qafoku merr në shqyrtim vetëm periudhën gjatë së cilës ai kreu detyrën e kryeministrit. E nga sa rezulton, duken si vitet më të zeza të diktaturës. Mijëra të burgosur, të dënuar, të pushkatuar, pasuri të konfiskuara…

Ajo çka të bie në sy është goditja e inteligjencës nga ana e Hoxhës, janë me qindra mësuesit, profesorët dhe studentët e arrestuar e burgosur me firmën e tij.

E ndërsa numri i burgjeve dhe kampeve shtohej, Enver Hoxha forconte pushtetin e tij, shkruante kujtime dhe shtonte komoditetin për familjen e tij.

Enver Hoxha, kryeministri i 22­të i Shqipërisë

Ato që kanë ndodhur në 10 vitet e Enver Hoxhës kryeministër do të bënin edhe Hitlerin të skuqej. E shndërruan atë në një diktator që as Shqipëria e as Europa nuk kishte parë. Hoxha instaloi regjimin më të egër diktatorial që ka parë jo vetëm vendi ynë, por edhe Europa, në bilancin e të cilit numërohen 100 mijë shqiptarë të pushkatuar, dënuar me burg, internuar dhe përndjekur, në një popullsi që në 1944n ishte 1 milion banorë dhe në 1990n ishte 3.2 milionë banorë.

Kryeministër që në një vit arrestori 1394 studentë

Terrori që kishte përfshirë gjithë Shqipërinë kuptohet me disa shifra me shumë kuptim. Vetëm në vitin 1947, në të gjitha burgjet e vendit kishte 1449 të burgosur. Prej këtyre ishin 836 mësues, 433 profesorë dhe habia është se mes tyre ishin edhe 1394 studentë! Vetëm në maj të vitit 1947 u arrestuan 129 studentë që vazhdonin studimet jashtë Shqipërisë, se në Shqipëri nuk kishte universitet.

Kryeministrat që vrau Enver Hoxha

Maliq Bushati u pushkatua si kriminel lufte. Kostaq Kotta u rrëmbye në Greqi dhe vdiq nën tortura në Burgun e Burrelit. Ibrahim Biçaku u dënua në fillim me vdekje dhe pas asaj që u quajt tolerim, dënimi iu bë 17 vjet burg dhe vdiq pastrues i banjave publike. Mehmet Shehu ishte bashkëpunëtori më i afërt, pasardhës në detyrë dhe cilësohej njeriu më besnik, u gjet i vdekur në dhomën e gjumit dhe për të cilin ka dyshime të forta se është vrarë në një komplot. Janë 4 kryeministra për jetët e të cilëve, në një formë apo tjetër, akuzohet direkt Enver Hoxha. Por, prisni! Në listën e hartuar nga Hoxha si kriminelë të luftës dhe nëpërmjet së cilës u kërkonte shteteve të huaja t’i kthenin në Shqipëri ishin edhe ishkryeministrat: Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Fiqiri Dine, Mehdi Frashëri, Eqrem Libohova. Enver Hoxha është personazhi që gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit u vranë 3 kryeministra dhe u kërkua vdekja për 7 të tjerë, pa llogaritur këtu vitet e burgut për të tjerë. Dukej se për Hoxhën viktima të sigurta ishin ata që dikur e kishin ndihmuar atë më shumë. Ibrahim Biçaku e kishte punësuar si shitës në firmën e tij “Flora” dhe Eqrem Libohova i kishte dhënë bursën për të studiuar në Francë, e futi në punë në konsullatën tonë në Bruksel dhe e punësoi në Liceun e Korçës. E megjithatë, këta të dy ishin viktimat më simbolike të Hoxhës.

Të keqen e Nurembergut

Më 1 mars 1945, gjykata speciale për krimet e luftës, dha 17 dënime me vdekje, 8 të përjetshme, 10 me 30 vjet burg dhe 23 persona të tjerë me 2 deri në 20 vjet burg. Por çfarë kishin bërë dhe cilat ishin pasojat e këtyre të dënuarve me vdekje, me burg? Për të kuptuar këtë mjafton të kujtojmë se Gjyqi i Nurembergut në Gjermani dha 10 dënime me vdekje për drejtues të lartë të Reihut të Tretë të Hitlerit. A mund të krahasohen me dënimet me vdekje në Shqipëri?

A gënjeu kandidati për president?

0

Mjegulla është hequr befas rreth të ardhmes politike të Ben Carsonit, kandidat në garën republikane se kush do ta përfaqësojë partinë në zgjedhjet presidenciale amerikane, i akuzuar se ka gënjyer rreth rinisë së tij të dhunshme dhe rreth një oferte të marrë nga një shkollë prestigjioze ushtarake.

Kandidati zezak, neurokirurg në pension, i cili është i barabartë me miliarderin,Donald Trump, në sondazhe, thotë se është viktimë e një gjahu shtrigash dhe insiston në averzionin ndaj gënjeshtrës, të cilën e konsideron “mëkat”.

Ai kishte thënë se si 17-vjeçar i është propozuar një bursë studimesh nga Akademia e “West Point”-it, se kjo ofertë i është bërë nga një gjeneral i bërë i famshëm në luftën e Vietnamit, porse kishte zgjedhur studimet për mjekësi.

Këtë deklaratë është përpjekur ta përgënjeshtrojë portali “Politico”, i cili ka thënë se institucioni s’ka ruajtur asnjë gjurmë për pranimin e z.Carson, as ndonjë kandidaturë të tij. Mirëpo, ekipi i fushatës ka thënë se kandidati asnjëherë nuk i ka thënë këto fjalë.

Edhe “CNN”-ja ka hulumtuar rreth fëmijërisë së dhunshme të republikanit, siç ka theksuar vetë ky, por s’ka gjetur asnjë gjurmë rreth historive të treguara nga ai.

Ja nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

0

Shteti më i ri evropian, Kosova, mori dritën jeshile nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO me 21.10.2015, për t’u shqyrtuar mundësia e anëtarësimit të saj në UNESCO. Në votimin e nesërm që pritet të mbahet në Paris Kosova duhet të marrë 130 vota pro, për të qenë anëtare me të drejta të plota.
Por sa është mundësia të ndodh kjo, kur dihet se Kosovën e kanë njohur 108 shtete, pasi 3 prej tyre e kanë kontestuar, Uganda, Nigeria dhe Sao Tome?! Bile Nigeria votoi kundër Kosovës edhe në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa Uganda abstenoi.

Në politikë shpesh gjërat bëhen të menduara dhe mbase Kosova me aleatët e saj strategjik, SHBA dhe disa shtete të BE-së, kanë gjetur votat e 130 shteteve, përderisa e çuan çështjen deri në këtë pikë. Të njejtën gjë tani do mundohet edhe Serbia me aleatin Rus.

Sa u takon vendeve që botërisht janë kundër njohjes së Kosovës dhe ku pritet vota kundër në OKB janë plot 45 shtete: Angola Argjentina, Brazili, Kina, Kuba, Etiopia, Ekuadori, India, Meksika, Maroko, Namibia, Nigeria (që dëshmoi se nuk njeh Kosovën), Rusia, Spanja, Armenia, Belorusia, Bolivia, Bosnja, Kamboxha, Kongo, Qiproja, Gjeorgjia, Xhamajka, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Moldavia, Nikaragua, Filipinet, Romania, Ruanda, Serbia, Sejçelet, Singapuri, Slovakia, Afrika e Jugut, Shri Lanka, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Uruguai, Venecuela, Vietnami, Greqia. Vendet me të zeza votuan kundër edhe në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO.

Këtu mund të ketë një shpresë të vogël te Afrika e Jugut, Rumania dhe Greqia, pasi kjo e fundit ka premtuar që të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por me siguri për në UNESCO Kisha Greke do ta undërshtonte rëndë.

Andaj nga 195 vota, 45 do të quheshin të humbura, 108 i marrim si vota pro, ata që kanë njohur Kosovën de fakto dhe de jure (këtu duhet pasur kujdes me Japoninë, Korenë e Jugut, Malavi, Egjipti të cilët abstenuan në Këshillin e UNESCO edhe pse kanë njohur pavarësinë e Kosovës).

Pra nga 108 vende që do “votonin” pro Kosovës dhe 45 që do “votonin” kundër Kosovës, shtetet që janë mes njohjes dhe mosnjohjes janë 42 shtete. Këtu duhet të lobohet më së tepërmi, veçanërisht ndaj shteteve që kanë njoftuar njohjen e Kosovës në të ardhmen e afërt si Bahamasi, Bangladeshi, Sao Tome, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Kenia, Libani, Madagaskari, Mauritius, si dhe vendet që nuk janë shprehur me tone negative ndaj pavarësisë si Botcvana, Zimbabve, Zambia, Kameruni, Cape Verdi, Mongolia, Suriname, Saint Vincent, Uganda, Trinidad Tabaco, Paraguaji , Iraku dhe Mozambiku.

Edhe shtetet tjera të cilat nuk përmendet,20, mund të diskutohet deri në fund për mundësine e votës pro, pasi kanë qenë indiferent të pozicionohen në favor të Serbisë dhe Kosovës.

Serbisë i duhen edhe 21 vota tjera të sigurta, për të arritur në 61 vota kundër, ndërsa Kosovës i duhen edhe 22 vota pro. Andaj “përballja” duket e barabartë dhe do fitojë ai i cili i ka bërë më mirë matematikat më parë, por edhe nuk rresht së lobuari edhe çastet e fundit.

Eqrem Kryeziu: Fjalori i Nexhat Dacit, sikur i Ivica Daçiçit

0

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, fjalorin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka krahasuar me atë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Cilësim i Dacit ishte i bukur, daçist”, thotë Kryeziu për “PrizrenPress”.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në emisionin “Komitetit” të gazetës “Express”, ka fyer rënd Eqrem Kryeziun, duke e quajtur “bandit” dhe “Karaxhiq”

Sipas tij, Eqrem Kryeziu bashkë me Naim Jerliun, pa paralajmërim kishin shkuar për të takuar në Parlamentin e Kosovës.

“Banditi i Prizrenit më tha se kemi ardhur për të komunikuar që ta nënshkruash dorëheqjen dhe me e pru në parti. Kush? Unë me nënshkruar dorëheqjen, jashtë !”,ka treguar Daci.

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu,pranon se ia kërkuar dorëheqjen Nexhat Dacit.

“Po, unë ia kam kërkuar dorëheqjen”,tregon Kryeziu .

Ai mohon se është përzë nga Daci nga zyra e Parlamentit.

“Jo,nuk është e vërtet”,tregon ai. /PrizrenPress.com/