Tërmet 8 ballë në Nepal, mbi 600 të vdekur, qindra ndërtesa të rrafshuara

Qindra persona dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të tërmeti mjaft të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm Nepalin në një zonë mes lokalitetit Pokhara dhe kryeqytetit Katmandu. Tërmeti me fuqi 7.9 ballë beri që në zonën në fjalë, pallate të shumta të shembe plotësisht duke zënë poshtë banorët, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Një ministër nepalez ka deklaruar se dëmet janë masive, ndaj dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë ndërkombëtare.

“Na duhet mbështetje nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare, që kanë aftësitë dhe pajisjet e duhura për t’u përballur me këtë lloj emergjence”, tha ministri i Informacionit, Minendra Rijal.

Deri tani burime zyrtare flasin për 600 të vdekur, por numri i personave që kanë humbur jetën dyshohet të jetë shumë më i madh.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nju Delhi dhe qytete të tjera në veri të Indisë.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit