Thaçi: Jemi të përkushtuar që të mos këtë më kurrë luftë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve, ka komentuar ai pas pjesëmarrjes në ceremoninë e kujtimit të betejës së Çanakkalasë. Ai më këtë rast ka shtuar se kosovaret e dinë më se miri këtë.

“Liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkale-së. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në Facebook.

“Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”, ka shtuar më pas ai.

Por, historianët shqiptarë e kanë parë me rezervë pjesëmarrjen e Thaçit në këtë aktivitet. Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk u bënë nder shqiptarëve.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit