E sata ditë…

Shkruan: Skender Berisha
E sata ditë e rrjedh pa më përfillur
prapa shpine një grumbull ditësh
që rrinë heshtur e nuk më flasin
tërfili qesh me mua pak i sfilitur
po më dhemb edhe dita që prita
nata më lodhi pak ka rëndësi
a e dita a nuk e dita
ta dua atë pak mirësi
nuk të dua kështu si më rri prej së larg
desha të të shoh në bulëza jargavani
hidhëruar s’më flet as Shatërvani
zogjtë pa gjegje ikin varg
e sata ditë e gjithçka e shurdhër
ti apo unë kemi humbur udhën
fryn ngapak e endet nëpër flokë
moj qoftë sonte të ishim tok

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit