Home Blog Page 7023

Thaçi: Dhuna e gazi në Kuvend, zbehin përkrahjen për Kosovën në UNESCO

0

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive, në mënyrë që Kosova të mos e humb përkrahjen ndërkombbtare për anëtarësim në UNESCO.

“Është me rëndësi që do të kemi ratifikimin e MSA-së javën tjetër, dhe do të vazhdojmë me përkushtime të tjera gjatë ditëve në vijim. Më lejoni të bëjë një ftesë për opozitën kosovare. Dua të theksoj se sa më tepër gaz lotsjellës që ka në Kuvendin e Kosovës dhe dhunë, aq më e zbehtë do të jetë edhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës nga partnerët tanë në UNESCO”, ka deklaruar Thaçi.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i anëtarësimit të shtetit të Kosovës në UNESCO është në rrugë të mbarë.

Ai ka bërë me dije se janë në kontakte edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në UNESCO.

“Jemi në një proces pozitiv, me një angazhim maksimal të të gjithë potencialit tonë shtetëror, me kontakte të vazhdueshme me të gjithë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe me vendet që ende janë në proces të njohjes. Natyrisht se kemi kontaktuar edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që të kemi një mbështetje sa më të gjerë për anëtarësimin e vendit tonë në UNESCO. I gjithë ky përkushtim është për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, si vlerë, standard, por edhe si pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe për kultivimin dhe afirmimin e edukimit, arsimit, shkencës dhe gjithë segmentit që ndërlidhet me kornizat e veprimit të UNESCO-s”, ka thënë Thaçi dje në mbledhjen e qeverisë, raporton “Epoka e re”.

Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu, tha se në të njëjtën kohë po ballafaqohen me një fushatë tepër arrogante dhe agresive, dhe të padrejtë të shtetit të Serbisë, ku janë bashkuar shtet, kishë dhe akademi e shkencave.

“Vlerësojmë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është i drejtuar kundër askujt, nuk është i drejtuar as kundër Serbisë. Përkundrazi, ne vlerësojmë se do të ishte edhe në të mirën e fqinjëve tanë, por mbi të gjitha është në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike”, është shprehur Thaçi.

Policia në Prizren kap fajdexhinjtë edhe në banjo (Video)

0

Muajt e fundit, lajmet për fajdet dhe fajdexhinjtë kanë dominuar nga Prizrenii pas një vrasjeje tronditëse që ndodhi në rrugët e qytetit.

Kësisoj, edhe fokusi i policisë u zhvendos në luftimin e këtij fenomeni.

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pamje ekskluzive të një aksioni policor në ndjekje të fajdexhinjve.

Pamjet tregojnë se si të dyshuarit fshihen në banjo.

Atë mëngjes, njësitet policore arrestuan tre të dyshuar dhe konfiskuan një kallashnikov, një revole dhe një pushkë gjuetie.

Me protesta dhe votë kundër pushtetarëve mafiozë

0

Analistët politikë konsiderojnë se është momenti i fundit, që kapësit e shtetit dhe rrënuesit e Kosovës të ballafaqohen me ndëshkimin që sjellin zgjedhjet dhe me forcën e ligjit

Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni është bërë një barrë e rëndë për qytetarin e Kosovës, si pasojë e instalimit në institucione të një lidershipi të papërgjegjshëm që sheh vetëm interesat e veta dhe të klaneve të oligarkisë kriminale. Analistët politikë konsiderojnë se tash është momenti i fundit që kjo klasë politike të japë përgjegjësi, qoftë përmes votës, apo edhe para drejtësisë, kur dihet se që prej shpalljes së pavarësisë nuk ka pasur kaq shumë pakënaqësi në mesin e qytetarëve.

Analisti politik, Isa Mulaj thotë se rezultatet e degjenerimit dhe perspektivës së zymtë në Kosovë me mundësi serioze të përkeqësimit të mëtejmë tani nuk kanë nevojë të vërtetohen me anketa dhe hulumtime, sepse ato dihen dhe shumica e qytetarëve janë duke i ndier në lëkurën e tyre, prandaj është vetëm momenti kyç që dikush ta marrë iniciativën e organizimit dhe të ndodhë shpërthimi qytetar kundër së keqes.

“ Është naivitet të kërkohet alternativë më e mirë pa ndëshkimin me vendosmëri të keqbërësve në pushtet që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Me këtë kastë politike dhe mafioze, e mira kurrë nuk duket në horizont. Në fakt, as që duhet të mendojmë për ndonjë alternativë më të mirë të qeverisjes, sepse ajo krijohet vetëm nga ndëshkimi i keqbërësve”, ka thënë Mulaj. Sipas tij, disa ambasadave të huaja dhe Zyrës së BE-së në Kosovë duhet t’u shihet për të madhe tek mbështetin rrjetin kriminal të instaluar në institucionet kyçe të Kosovës../kosova sot/

Selimi: Pse t’i besojmë Kushtetueses, kur nuk i besoi as Isa Mustafa

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë se çelësi i stabilizimit politik dhe institucional në Kosovë është në dorën e kryeministrit Isa Mustafa.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për të gjitha palët është pezullimi i marrëveshjes për ‘Zajednicën’.

“E vetmja zgjidhje për kryeministrin, për Qeverinë, për opozitën e, para së gjithash, për Kosovën, është pezullimi i marrëveshjes për ‘Zajednicën’, për shkak se kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe është kundër interesave të shumicës së qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se marrëveshja për “Zajednicën” fare nuk do të duhej të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese meqë, sipas Selimit, kjo gjykatë është në duart e politikës si dhe kredibiliteti i saj nuk është i mjaftueshëm për ta bindur opozitën që t’i besojë.

“Kryeministri i Kosovës kërkon nga ne t’i besojmë një Gjykate Kushtetuese së cilës për një çështje të caktuar nuk i ka besuar ai vetë. Prandaj, Gjykata Kushtetuese është në duart e kryeministrit dhe të politikës. Duke qenë e tillë, fare nuk do të duhej të dërgohej marrëveshja për ‘Zajednicën’ në këtë gjykatë”, ka theksuar ai.

Selimi ka bërë me dije se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim opozita do të vazhdojë ta bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se sa më kryeneçe të jetë Qeveria, aq më i madh do të jetë reagimi opozitar.

“Sa më tepër që të ketë masa represive për ta mposhtur opozitën, aq më tepër do të ketë përshkallëzim. Nuk ka variant të kthimit prapa të opozitës si pasojë e trysnisë nga pozita”, ka deklaruar Selimi.

Po ashtu, ai i ka komentuar edhe reagimet e zyrtarëve serbë për mundësinë e pezullimit të marrëveshjes për “Zajednicën”. Selimi ka thënë se ky reagim do të duhej të ishte një argument shtesë për ta kundërshtuar edhe më shumë marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe.

Qeveria ‘Mustafa’ i ka ditët e numëruara

0

Analistë politikë dhe deputetë të opozitës theksojnë se ky pushtet po e humb krejtësisht besimin, për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve, dhe për shkak të instalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit

Raporti më i ri i UNDP-së, që mat besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e tyre, sipas analistëve politikë dhe opozitës, vlerësohet si një nga raportet më negative që nga legjislatura e parë e këndej. Kjo humbje e madhe e besimit në institucionet e zgjedhura nga qytetarët vetëm para një viti, është dëshmia më e fortë, që tregon se kjo Qeveri e dështuar për një vit të punës po e humb edhe legjitimitetin e marrë në zgjedhje me premtime mashtruese dhe blerje e vjedhje të votës. Kjo situatë cilësohet edhe si një paralajmërim për një proces të ri të parakohshëm zgjedhor më së voni vitin e ardhshëm.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, konsideron se ky pushtet po e humb besimin për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve. “Ndjeshmëria karshi korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative po rritet me shpejtësi edhe në mesin e qytetarëve të rëndomtë, të cilët po i ndiejnë drejtpërdrejt pasojat”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”. Ai është i sigurt se vetëm me daljen e shpejtë në rrugë nga qytetarët e pakënaqur, kjo Qeveri do të detyrohet të vetëdorëzohet për t’u liruar rrugë zgjedhjeve të reja…/kosova sot/

Nuk duan interpretim nga Komisioni i Venedikut

0

Derisa dy taborët politikë në Kuvendin e Kosovës janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, për të jetësuar dhe kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, analistët dhe deputetët kosovarë mbështesin idenë që kjo marrëveshje të dërgohet për interpretim në Komisionin e Venedikut.
Ky komision ndërkombëtar me kredibilitet konsiderohet si solucioni i vetëm për të dalë nga bllokada parlamentare, ose në të kundërtën, ata propozojnë zgjedhjet e reja.

Por, Qeveria dhe fronti opozitar vazhdojnë ta hedhin poshtë këtë propozim, pasi që asnjërës palë nuk iu pëlqen “rezultati”. Në Qeveri thonë se nuk ka nevojë që kjo çështje të dërgohet në këtë institucion ndërkombëtar, pasi që një vlerësim të tillë e jep Gjykata Kushtetuese.

I pyetur nga “Zëri” se a e sheh Qeveria si opsion Komisionin e Venedikut, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se kjo kundërshtohet në çdo variant.

“Përgjigjet në të gjitha pyetjet janë negative”, ka thënë shkurt Gecaj. /zer

Asambleisti Tërshani kërkon raport për rastin e vrasjes së Zejnepe Bytyqit

0

Asambleisti nga radhët e Partisë së Drejtësisë në asamblenë komunale në Therandë, Bajram Tërshani, ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me dhunën në familje dhe vendimet joadekuate nga ana e gjykatave vendore.

Partia e Drejtësisë në Therandë, dënon ashpër vrasjen e Zejnepe Bytyqit nga bashkëshorti i saj dhe njëkohësisht apelon tek organet e sigurisë për vigjilencë dhe maturi në mënyrë që të evitohen me kohë shkaktarët që shpien në dhunë familjare.

Asambleisti Tërshana, ka kërkuar nga organet e sigurisë që në mbledhjen e radhës, për rastin në fjalë, të raportojnë në asamblenë komunale duke potencuar se rastet e këtilla nuk guxojnë të përsëriten.

Ky propozim i Tërshanës u mbështet unanimisht nga asamblistët e Therandës.

Fatos Berisha përfaqëson Kosovën në Parlamentin Kulturor Evropian në Spanjë

0

Sot hapet seanca vjetore e Parlamentit Kulturor Evropian (ECP), që sivjet mbahet në qytetin Girona të regjionit Katalan në Spanjë. Është ky edicioni i 14të i seancës vjetore të këtij institucioni kulturor panevropian dhe do të mbahet nga 30 tetor deri më 1 nëntor.

Fjalën hyrëse do t’a mbajë Ministri i Kulturës i Katalonisë Ferran Mascarell, ndërsa ndër temat e shumta që do të diskutohen në panele do të jenë: mbështetja publike për kulturën, kriza multidimensionale evropiane, kreativiteti dhe identiteti kulturor regjional dhe ai global, artistet dhe organizatat e artit në debatin mbi nacionalizmin qytetar dhe identitetin, etj.Kosovën në këtë seancë do ta përfaqësojë Fatos Berisha, anëtar i ECP dhe drejtor artistik i PriFest.

“Besoj se është shumë me rëndësi që përfaqësues nga Kosova të jenë prezent në Parlamentin Kulturor Evropian, dhe pasi unë jam i vetmi nga Kosova në këtë sesion të ECP do të përpiqem të jap kontributin tim duke informuar anëtarët e ECP për zhvillimet kulturore në Kosovë, njëherit duke falënderuar përkrahjen e deritashme të Sekretarit të përgjithshëm të ECP Karl-Erik Norman që vetëm brenda këtij viti dy herë kishte shkruar letra ne përkrahje të institucioneve të pavarura te kulturës së Kosovës, gjegjësisht me rastin e anulimit të edicionit të PriFest dhe me rastin e tentimit të largimit të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor nga premisat ku vepron”, është shprehur Berisha.

Po sipas tij, ai do të jap informacione rreth aplikimit të Kosovës në UNESCO, rëndësinë dhe legjitimitetin e këtij aderimi. “Pasi jam edhe shtetas i Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nuk kemi përfaqësues të Shqipërisë në ECP do të tentoj të jap informacione edhe për Shqipërinë dhe skenën kulturore shqiptare”, ka thënë më pas Berisha. Sesioni i kaluar i Parlamentit Kulturor Evropian u mbajt në Prishtinë nën patronatin e Ministrit të atëhershëm të kulturës Memli Krasniqi./KultPlus.com

Rektori Vataj takoi presidentin e Georgia Geinnet Collage në SHBA, Ph.D. Stanley C

0

Rektori i Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të premten ka vazhduar vizitën në Georgia Geinnet Collage ( GGC ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me presidentin e këtij universiteti, Ph.D. Stanley C. Preczewski, ku është diskutuar për bashkëpunim në mes të dy universiteteve.
Rektori i GGC shprehi gatishmërinë që të filloj bashkëpunimi për të sjell edhe studentë nga UPZ për të studiuar në këtë universitet në SHBA. Rektori Vataj e falënderoi Rektorin e GGC për pritjen e organizuar dhe për vullnetin e shprehur për të bashkëpunuar me UPZ-në, e cila që do t’i kontribuoj zhvillimit të këtij universiteti dhe afirmimit ndërkombëtar.

Ndërkaq Rektori Vataj i shoqëruar edhe nga Berat Gegaj, kryetar i organizatës Kosovo HOPE, Grace -Erin Burchik , GGC , Cheryl dhe Funwi, kanë takuar edhe kryetarin e Lilburn, Johnny Crist. Kryetari i komunës ishte shumë këmbëngulës që të filloj bashkëpunimi sa më parë.
Po ashtu Rektori Vataj ka takuar edhe nxënësit kosovar që janë duke studiuar në SHBA në kuadër të programit të këmbimit “Kosovo HOPE”, ku është takuar edhe me drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare Funwi dhe drejtoreshën e programeve të këmbimit znj. Cheryl

Krimi që duhet dënuar

0

Katër fëmijët e Zejnepe Bytyqi, e vrarë para një jave, nuk do ta kenë më kurrë nënën e tyre afër për t`i parë ata duke u rritur.
Pavarësisht sakrificës së saj të madhe për ta mbajtur familjen e bashkuar, duke qenë për vite me radhë viktimë e dhunës psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj, të premten e kaluar Zejnepja u vra mizorisht nga ai.

39 vjeçarja nga Suhareka nuk arriti tu mbijetoj dhjetë plagëve me thikë që mori nga N.B. Dëshmitarë të vrasjes së saj qenë edhe fëmijët, të gjithë më të vegjël se 15-të vjeç. Vajza e madhe në përpjekje për të shpëtuar nënën e saj mori edhe ajo plagë me thike.

Institucionet shtetërore që do duhej ta mbronin atë, akuzohen nga familjarët se nuk i ofruan ndihmë, pavarësisht se ajo i kishte lajmëruar se ishte duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti që nga viti 2002.

Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës menjëherë bëri thirrje për një hetim publik për policinë dhe prokurorinë e komunës së Prizrenit për neglizhencë të këtij rasti.

Ardita Ramizi Bala koordinatore e këtij koalicioni, tha se janë të tronditur me mos dënimin e kryesit të dhunës me arsyetimin e mungesës së dëshmive.

“A është dëshmi tani trupi i pajetë i Zejnepes, i fëmijëve dëshmitarë të vrasjes, apo ende vlen arsyetimi se vrasësi ka qenë nën ndikimin e alkoolit”, pyet ajo këto institucione përgjegjëse.

Ajo tregoi për Gazetën Fjala mangësitë që ka mbrojtja e shtetit ndaj trajtimit të rasteve të raportuara për dhunën në familje.
Sipas saj, në rastet më të mëdha të viktimave, gjykata i kthen gratë në shtepit ku janë keqëtrajtuar duke u thirrur në urdhër mbrojtjen që sipas saj i kërkohet burrit të mos i afrohet viktimës.

“Kjo urdhëresë nuk ka mundësi të realizohet për arsye të banesës ose shtepisë ku duhet të jetojnë së bashku”, tha ajo.
Numër i madh i viktimave të dhunës – strehimoret janë të pakta
Kosova ka ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe strategjinë nacionale kundër dhunës, por praktikisht shifrat janë shqetësuese nga rastet që raportohen brenda institucioneve përgjegjëse.

Prokuroria e shtetit në gjysmën e parë të këtij viti ka ngritur 8 raste për veprën penale të vrasjes kurse 6 raste për tentim vrasje.
Ndërkohë që në kuadër të Prokurorisë së Shtetit ekzistojnë Zyret Rajonale të Mbrojtësve të Viktimave (ZMNV) dhe Linjës Ndihmëse, dhe raporti nëntë mujor i statistikave të rasteve të raportuar tregon se janë lajmëruar 739 raste të dhunës në familje.
Basri Kastrati, Menaxher i ZMNV-ve tha për Gaztën Fjala se nga numri i përgjithshëm i rasteve nga 1 janari deri me 30 shtator, 574 të tilla janë lajmëruar përmes Linjës Ndihmësë.

Ai thotë se kjo linjë punon 24 orë, dhe me një numër publik dhe pa pagesë, për t’iu mundësuar viktimave dhe publikut një mekanizëm konfidencial për raportimin e veprave të ndryshme penale të abuzimit.

“Prej këtyre rasteve janë ofruar këto ndihma; informim për 250 raste, janë referuar për mbrojtësit e viktimave 164 raste, 8 janë referuar për policinë, kurse në 28 raste viktimat janë këshilluar”, sipas përgjigjes së Basri Kastrati të përcjellur nga zyra për informim.
Gjithashtu, Prokuroria e Kosovës ka ngritur 103 për vepra penale kundër integritetit seksual.

Edhe në policinë e Kosovës të dhënat tregojnë rritje të rasteve të raportuar nga dhuna në familje, që nga viti 2010.

Nga 944 raste sa ishin raportuar në vitin 2010, numri është rritur në 1179 në vitin 2014. Kryesisht viktimat kanë qenë femra.
Sipas të dhënave të ofruara nga zyra për informim e policisë së Kosovës në gjatë mujorin e parë të këtij viti, nga 460 raste të dhunës në familje 381 viktima janë femra.

Krahasuar me numrin e madh të rasteve të raportuara, viktimat që bien pre e dhunës në familje kanë pak mundësi ku mund të strehohen.
Në rastet më të mëdha ato prap janë të detyrauara të kthehen në shtëpitë ku janë keqtrajtuar, shkuku i gjendjes së rëndë ekonomike.
Në Kosovë vepronjë vetëm tetë “shtëpi të sigurta”, siç janë quajtur strehimoret në të cilat mund të vendosen përkohësisht viktimat. Gjashtë nga strehimoret janë të destinuara për dhunën në familje, një për viktimat e trafikimit dhe një për fëmijët, ndërkohë që nuk ka asnjë strehimore për viktimat meshkuj të dhunës.

Gjashtë strehimoret janë të shtrira vetëm në qytetet më të mëdha të vendit, në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhë Prizren.
Ardita Ramizi Bala koordinatore e koalicionit të strehimoreve të Kosovës tregon se çdo vit në secilën nga këto shtëpi të ndihmës, strehohen 50-70 viktima.
Sipas saj, ato janë pajisura mirë dhe mund të ofrojnë ushqim, medikamente, kurset – këshillimet dhe material okupues.

“Klientet mund të qendrojnë nga 1-6 muaj dhe kjo kontratë mund të vazhdoj deri në 12 muaj varësisht nga rasti”, tha Ramizi-Bala.
Koordinatorja tregon se koalicioni i strehimoreve të Kosovës kanë një marreveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Socile për finacim.
Sipas kësaj marrëveshje për strehimin e një klienteje për një muaj ndahet shuma prej 208 euro.

“MPMS paguan deri në 12 kliente në muaj me shumën totale prej 2500 euro, por nëse kemi më shumë kliente nuk paguan”, tha Ramizi-Bala.
Ardita Ramizi Bala u bëri thirrje të gjithëve të punojnë në parandalimin e dhunës dhe në fuqizimin e gruas

“Dhuna në familje është produkt i shoqërisë e cila e toleron dhunën në familje”, tha ajo.

Shteti nuk i ndihmoi as Diana Kastratit

Pas vrasjes së Zejnepe Bytyqit bashkëshorti N.B dorëzohet në policinë e Kosovës. Ndërkaq me 27 tetor Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, nxjerrë aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër bashkëshortit të Zejnepe Bytyqit.
Ndërsa prokurori i rastit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore, të vendosë për masën e paraburgimit për N.B.

Reagimet lidhur me këtë vrasje erdhën nga organizata të ndryshme, nga to u kërkua reagim i menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, që mos të ketë më shumë viktima sikur në rastin e Zejnepe Bytyqit e Diana Katratit.
Diana Kastrati ishte viktima tjetër e cila u vra nga bashkëshorti i saj në mes të Prishtinës në vitin 2011.
Grupi i Grave Deputete kanë shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore.
“Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”.

Edhe Rrjeti i Grupeve t? Grave t? Kosov?s (RrGGK) ka shprehur shqet?simin për rastin e vrasjes s? gruas 39 vjeçares dhe plagosjes edhe vajz?s s? tyre. RrGGK k?rkon nga institucionet q? sa m? shpejt? t? sigurojn? drejt?sin?.

“Policia e Kosov?s duhet t? shqyrtoj? rastet e dhun?s n? familje seriozisht dhe t? veproj? menj?her? sepse n? t? kund?rt?n, dhuna n? familje mund t? p?rfundoj? n? vrasje sikurse ndodhi n? Therand? dhe sikurse ndodhi edhe me rastin e Diana Kastrati”.

Në Suharekë u mbajt edhe një marsh protestues, kundër kësaj vrasjeje. Me datën 28 mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore “Destan Bajraktari” marshuan nëpër qendër të qytetit me parudhën “Ndal krimit dhe dhunës ndaj gruas”./Gazeta Fjala/