Kujtim Gashi: Unë nuk e kam votuar Mujë Berishën

Kryesuesi i KK-së në Prizren , Kujtim Gashi, tregon se nuk e ka votuar zgjedhur Mujë Berishën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike. Ai thotë se ka respektuar vlerësimin e Komisionit dhe se ka kërkuar që këshilltarët ta votojnë Senat Halitin për anëtar të KTK-së

“Ndonëse vota në KK ka qenë e fshehtë, unë publikisht kam pranuar se kam votuar për Senat Halitin, sepse ka qenë më i miri. Megjithatë, vota e Kuvendit padrejtësisht vendosi ndryshe. Bindja ime është se KK-ja është dashur që ta votonte të parin sipas pikëve”, ka thënë Gashi për KD.

Ndërkaq, anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë votash kanë zgjedhur Mujë Berishën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike.

Berisha ka një dosje në organet gjyqësore pasi më 2013 u dënua për mashtrim në votime.

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit