15.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Thaçi: Dhuna e gazi në Kuvend, zbehin përkrahjen për Kosovën në UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive, në mënyrë që Kosova të mos e humb përkrahjen ndërkombbtare për anëtarësim në UNESCO.

“Është me rëndësi që do të kemi ratifikimin e MSA-së javën tjetër, dhe do të vazhdojmë me përkushtime të tjera gjatë ditëve në vijim. Më lejoni të bëjë një ftesë për opozitën kosovare. Dua të theksoj se sa më tepër gaz lotsjellës që ka në Kuvendin e Kosovës dhe dhunë, aq më e zbehtë do të jetë edhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës nga partnerët tanë në UNESCO”, ka deklaruar Thaçi.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i anëtarësimit të shtetit të Kosovës në UNESCO është në rrugë të mbarë.

Ai ka bërë me dije se janë në kontakte edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në UNESCO.

“Jemi në një proces pozitiv, me një angazhim maksimal të të gjithë potencialit tonë shtetëror, me kontakte të vazhdueshme me të gjithë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe me vendet që ende janë në proces të njohjes. Natyrisht se kemi kontaktuar edhe me ato vende që ende hezitojnë ta njohin Kosovën, në mënyrë që të kemi një mbështetje sa më të gjerë për anëtarësimin e vendit tonë në UNESCO. I gjithë ky përkushtim është për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, si vlerë, standard, por edhe si pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe për kultivimin dhe afirmimin e edukimit, arsimit, shkencës dhe gjithë segmentit që ndërlidhet me kornizat e veprimit të UNESCO-s”, ka thënë Thaçi dje në mbledhjen e qeverisë, raporton “Epoka e re”.

Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu, tha se në të njëjtën kohë po ballafaqohen me një fushatë tepër arrogante dhe agresive, dhe të padrejtë të shtetit të Serbisë, ku janë bashkuar shtet, kishë dhe akademi e shkencave.

“Vlerësojmë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është i drejtuar kundër askujt, nuk është i drejtuar as kundër Serbisë. Përkundrazi, ne vlerësojmë se do të ishte edhe në të mirën e fqinjëve tanë, por mbi të gjitha është në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike”, është shprehur Thaçi.

Më Shumë

Chris Hemsworth do të nderohet me një yll në “Walk of Fame” në Hollivud!

Superylli i Marvel, Chris Hemsworth është planifikuar të marrë një yll në "Walk of Fame" në Hollivud. Aktori i "Thor" do të jetë personazhi...

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Lajmet e Fundit