24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Krimi që duhet dënuar

Katër fëmijët e Zejnepe Bytyqi, e vrarë para një jave, nuk do ta kenë më kurrë nënën e tyre afër për t`i parë ata duke u rritur.
Pavarësisht sakrificës së saj të madhe për ta mbajtur familjen e bashkuar, duke qenë për vite me radhë viktimë e dhunës psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj, të premten e kaluar Zejnepja u vra mizorisht nga ai.

39 vjeçarja nga Suhareka nuk arriti tu mbijetoj dhjetë plagëve me thikë që mori nga N.B. Dëshmitarë të vrasjes së saj qenë edhe fëmijët, të gjithë më të vegjël se 15-të vjeç. Vajza e madhe në përpjekje për të shpëtuar nënën e saj mori edhe ajo plagë me thike.

Institucionet shtetërore që do duhej ta mbronin atë, akuzohen nga familjarët se nuk i ofruan ndihmë, pavarësisht se ajo i kishte lajmëruar se ishte duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti që nga viti 2002.

Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës menjëherë bëri thirrje për një hetim publik për policinë dhe prokurorinë e komunës së Prizrenit për neglizhencë të këtij rasti.

Ardita Ramizi Bala koordinatore e këtij koalicioni, tha se janë të tronditur me mos dënimin e kryesit të dhunës me arsyetimin e mungesës së dëshmive.

“A është dëshmi tani trupi i pajetë i Zejnepes, i fëmijëve dëshmitarë të vrasjes, apo ende vlen arsyetimi se vrasësi ka qenë nën ndikimin e alkoolit”, pyet ajo këto institucione përgjegjëse.

Ajo tregoi për Gazetën Fjala mangësitë që ka mbrojtja e shtetit ndaj trajtimit të rasteve të raportuara për dhunën në familje.
Sipas saj, në rastet më të mëdha të viktimave, gjykata i kthen gratë në shtepit ku janë keqëtrajtuar duke u thirrur në urdhër mbrojtjen që sipas saj i kërkohet burrit të mos i afrohet viktimës.

“Kjo urdhëresë nuk ka mundësi të realizohet për arsye të banesës ose shtepisë ku duhet të jetojnë së bashku”, tha ajo.
Numër i madh i viktimave të dhunës – strehimoret janë të pakta
Kosova ka ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe strategjinë nacionale kundër dhunës, por praktikisht shifrat janë shqetësuese nga rastet që raportohen brenda institucioneve përgjegjëse.

Prokuroria e shtetit në gjysmën e parë të këtij viti ka ngritur 8 raste për veprën penale të vrasjes kurse 6 raste për tentim vrasje.
Ndërkohë që në kuadër të Prokurorisë së Shtetit ekzistojnë Zyret Rajonale të Mbrojtësve të Viktimave (ZMNV) dhe Linjës Ndihmëse, dhe raporti nëntë mujor i statistikave të rasteve të raportuar tregon se janë lajmëruar 739 raste të dhunës në familje.
Basri Kastrati, Menaxher i ZMNV-ve tha për Gaztën Fjala se nga numri i përgjithshëm i rasteve nga 1 janari deri me 30 shtator, 574 të tilla janë lajmëruar përmes Linjës Ndihmësë.

Ai thotë se kjo linjë punon 24 orë, dhe me një numër publik dhe pa pagesë, për t’iu mundësuar viktimave dhe publikut një mekanizëm konfidencial për raportimin e veprave të ndryshme penale të abuzimit.

“Prej këtyre rasteve janë ofruar këto ndihma; informim për 250 raste, janë referuar për mbrojtësit e viktimave 164 raste, 8 janë referuar për policinë, kurse në 28 raste viktimat janë këshilluar”, sipas përgjigjes së Basri Kastrati të përcjellur nga zyra për informim.
Gjithashtu, Prokuroria e Kosovës ka ngritur 103 për vepra penale kundër integritetit seksual.

Edhe në policinë e Kosovës të dhënat tregojnë rritje të rasteve të raportuar nga dhuna në familje, që nga viti 2010.

Nga 944 raste sa ishin raportuar në vitin 2010, numri është rritur në 1179 në vitin 2014. Kryesisht viktimat kanë qenë femra.
Sipas të dhënave të ofruara nga zyra për informim e policisë së Kosovës në gjatë mujorin e parë të këtij viti, nga 460 raste të dhunës në familje 381 viktima janë femra.

Krahasuar me numrin e madh të rasteve të raportuara, viktimat që bien pre e dhunës në familje kanë pak mundësi ku mund të strehohen.
Në rastet më të mëdha ato prap janë të detyrauara të kthehen në shtëpitë ku janë keqtrajtuar, shkuku i gjendjes së rëndë ekonomike.
Në Kosovë vepronjë vetëm tetë “shtëpi të sigurta”, siç janë quajtur strehimoret në të cilat mund të vendosen përkohësisht viktimat. Gjashtë nga strehimoret janë të destinuara për dhunën në familje, një për viktimat e trafikimit dhe një për fëmijët, ndërkohë që nuk ka asnjë strehimore për viktimat meshkuj të dhunës.

Gjashtë strehimoret janë të shtrira vetëm në qytetet më të mëdha të vendit, në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhë Prizren.
Ardita Ramizi Bala koordinatore e koalicionit të strehimoreve të Kosovës tregon se çdo vit në secilën nga këto shtëpi të ndihmës, strehohen 50-70 viktima.
Sipas saj, ato janë pajisura mirë dhe mund të ofrojnë ushqim, medikamente, kurset – këshillimet dhe material okupues.

“Klientet mund të qendrojnë nga 1-6 muaj dhe kjo kontratë mund të vazhdoj deri në 12 muaj varësisht nga rasti”, tha Ramizi-Bala.
Koordinatorja tregon se koalicioni i strehimoreve të Kosovës kanë një marreveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Socile për finacim.
Sipas kësaj marrëveshje për strehimin e një klienteje për një muaj ndahet shuma prej 208 euro.

“MPMS paguan deri në 12 kliente në muaj me shumën totale prej 2500 euro, por nëse kemi më shumë kliente nuk paguan”, tha Ramizi-Bala.
Ardita Ramizi Bala u bëri thirrje të gjithëve të punojnë në parandalimin e dhunës dhe në fuqizimin e gruas

“Dhuna në familje është produkt i shoqërisë e cila e toleron dhunën në familje”, tha ajo.

Shteti nuk i ndihmoi as Diana Kastratit

Pas vrasjes së Zejnepe Bytyqit bashkëshorti N.B dorëzohet në policinë e Kosovës. Ndërkaq me 27 tetor Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, nxjerrë aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër bashkëshortit të Zejnepe Bytyqit.
Ndërsa prokurori i rastit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore, të vendosë për masën e paraburgimit për N.B.

Reagimet lidhur me këtë vrasje erdhën nga organizata të ndryshme, nga to u kërkua reagim i menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, që mos të ketë më shumë viktima sikur në rastin e Zejnepe Bytyqit e Diana Katratit.
Diana Kastrati ishte viktima tjetër e cila u vra nga bashkëshorti i saj në mes të Prishtinës në vitin 2011.
Grupi i Grave Deputete kanë shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore.
“Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”.

Edhe Rrjeti i Grupeve t? Grave t? Kosov?s (RrGGK) ka shprehur shqet?simin për rastin e vrasjes s? gruas 39 vjeçares dhe plagosjes edhe vajz?s s? tyre. RrGGK k?rkon nga institucionet q? sa m? shpejt? t? sigurojn? drejt?sin?.

“Policia e Kosov?s duhet t? shqyrtoj? rastet e dhun?s n? familje seriozisht dhe t? veproj? menj?her? sepse n? t? kund?rt?n, dhuna n? familje mund t? p?rfundoj? n? vrasje sikurse ndodhi n? Therand? dhe sikurse ndodhi edhe me rastin e Diana Kastrati”.

Në Suharekë u mbajt edhe një marsh protestues, kundër kësaj vrasjeje. Me datën 28 mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore “Destan Bajraktari” marshuan nëpër qendër të qytetit me parudhën “Ndal krimit dhe dhunës ndaj gruas”./Gazeta Fjala/

Më Shumë

Lajmet e Fundit