30.4 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7035

Kjo është 15 vjeçarja të cilës iu hoq koka në Mekë

0

Arabia Saudite është dënuar për heqjen e kokës së një punëtore vendase indoneziane e cila ‘vuante nga një sëmundje mentale’.

Lidershipi i i vendit të saj është zemëruar me familjen e Siti Zainab, që nuk kishte njoftuar para ekzekutimit të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë Amnesty Internacional thotë se vrasja e saj në qytetin e shenjtë të Mekës kët mëngjes, ‘ka mungesë themelore të humanitetit’.

Arrestohet një person në fshatin Zhur

0

Një person është arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer detyrimet e përcaktuara nga gjykata lirohet”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Trupi i Ukshin Hotit në njërin nga bazenet e burgut të Dubravës

0

Trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga bazenet e Burgut të Dubravës.

Kjo informatë u bë e ditur nga Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Ai ka thënë se për këtë ka informacione ende të pakonfirmuara, por bën të ditur se departamenti që ai e udhëheqë do të filloj hetimet në muajin maj për këtë rast.

Çmimi më i madh letrar i Evropës i jepet 12 autorëve

0

Bashkimi Evropian ka shpërblyer 12 shkrimtarë me çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi 2015, në një ceremoni në Panairin e Librit në Londër, të udhëheqhur nga Tibor Navracsics, komisioner Evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në emrat e fituesve bënin pjesë Donal Ryan nga Irlanda, Carolina Schutti nga Austria, Luka Bekavac nga Kroacia, Gaëlle Josse nga Franca, Edina Szvoren nga Hungaria, Lorenzo Amurri nga Italia, Undin? Radzevi?i?t? nga Lituania, Ida Hegazi Høyer nga Norvegjia, Magdalena Parys nga Polonia, David Machado nga Portugalia, Svetlana Žuchová nga Slovakia dhe Sara Stridsberg nga Suedia.

“Ky është i vetmi çmim letrar që iu kushtohet autorëve më të mirë nga Evropa, pa marrë parasysh origjinën apo gjuhën. Kjo është vitale: Letërsia e hap mendjen, duke na lejuar që të afrohemi më shumë dhe ta kuptojmë më mirë njëri tjetrin, që tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka thënë Navracsics.

Vitin e kaluar, njëri ndër fituesit e këtij çmimi ishte edhe autori shqiptar Ben Blushi, me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”. Blushi mbetet i vetmi shkrimtar shqiptar që ka arritur të fitojë këtë çmim.

20 vjet burg për rrjetin shqiptar të drogës në Londër

0

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me 20 vjet burg në total për shpërndarje droge, pastrim parash dhe identitet të rremë.

Lutfi Muja 28 vjeç, Urim Bardhoshi 20 vjeç dhe Egzon Qarri 21 vjeç u arrestuan në 19 korrik 2014.

Pas vëzhgimit disamujor Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe e ndoqi Mujën deri në apartamentin e Bardhoshit ku u kapën në flagrancë.

Në apartament u gjetën sasi të konsiderueshme droge, 50 mijë euro si dhe karta identiteti italiane false.

Ata gjithashtu gjetën edhe një listë të transaksioneve të drogës me vlerë 520 mijë euro.

Bardhoshi u dënua me 9 vjet burg, Muja me 6 vjet burg dhe Qarri me 5 vite burg

Bilal Sherifi, Hashim Thaçit: Ne nuk jemi si ti, nuk e marrim pushtetin pa zgjedhje

0

Zyrtari i NISMA Bilal Sherifi i ka reaguar Zëvendëskryministrit Hashim Thaci i cili tha se opozita po tenton ta marrë me dhunë pushtetin. Sherifi ka adresuar një pyetje për Thaçin. “Mandatin për të formuar qeverinë e përkohshme në të cilën ti ishe Keryeministër përmes cilave zgjedhje demokratike e more?” ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Sherifit në Facebook.

“Pushteti nuk merret me revolucion proletar”

Hashim Thaçi:

Ish kryeministër i Qeverisë së përkohshme të Kosovës.

“Zbulim epokal” i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Si duket Hashim Thaçi po mendon se të gjithë mendojnë dhe veprojnë sikur ai.

Unë kam vetëm një pyetje për Hashim Thaçin?

Mandatin për të formuar qeverinë e përkohshme në të cilën ti ishe Keryeministër përmes cilave zgjedhje demokratike e more?

Jo zoti Thaçi nuk janë të gjithë si ti.

Po ta heq këtë “brengë” askush nuk e ka ndërmend të ta merr pushtetin pa zgjedhje siç e pate marrë ti dikur.

Por nuk do të ndalemi asnjë ditë së punuari, dhe jo vetëm përmes protestave por gjithsesi edhe përmes tyre, që t’ua sqarojmë të gjithë qytetarëve, e sidomos atyre që kanë votuar për partitë e koalicionit qeveritar se ju nuk meritoni të merrni më as votën e atyre që ju kanë votuar se lëre më të atyre që kurrë nuk ju kanë votuar.

Protesta ka pikërisht këtë qëllim dhe jo ato që ti do të kishe pasur dëshirë ti ketë.

Prandaj të ftoj që t’i japësh përgjigje çështjeve që janë ngritur nga opozita dhe jo të merresh me diskualifikime të tilla.

Përpos kësaj, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se protesta do të jetë e dhunshme.

Unë nuk kam ndonjë koment të veçantë për këtë deklaratë skandaloze të tij, por kam një pyetje që do të ua drejtoj të gjithëve përpos atij.

Në rast të eskalimit të dhunës gjatë protestës së 18 prillit, a ka më ndokush dilemë se kush do të jetë shkaktar i saj dhe kush do të duhej të mbahej përgjegjës?

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bilal-sherifi-i-drejtohet-hashim-thacit-ne-nuk-jemi-si-ti-nuk-e-marrim-pushtetin-pa-zgjedhje-94252/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Prokurori Nixha: Drejtori i Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi, po ngutet

0

Prokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren,Genc Nixha i ka quajtur të ngutshme deklaratat e drejtorit të Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqit.

“Organet e drejtësisë që janë kritikuar nga drejtori i policisë në Prizren, ndoshta nuk janë duke u angazhuar si duhet, por ato janë duke punuar konform ligjit”, ka thënë Nixha transmeton TV Prizreni.

Ai ka “këshilluar” edhe mediet që të informojnë publikun edhe për sukseset e gjyqësorit e jo vetëm të merren me të metat e këtyre institucioneve. Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi ka kritikuar organet e drejtësisë se nuk janë duke punuar në dënimin e personave me vepra penale. Sipas tij, Prokuroria dhe Gjykata nuk janë duke punuar si duhet në zbatimin e ligjit.

Krasniqi që nga fundi i vitit të kaluar vazhdimisht ka thënë në opinionin publik se këto organe të drejtësisë nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre.

“Një person që ka 100 raste të veprave të ndryshme penale dhe të lihet i lirë nuk ka askund të botë”.Ai ka treguar se për këtë cështje është mbajtur një takim në mes të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.“I kemi mbajtur dy takime me prokurorë dhe gjyqtarë. Në këto takimi kemi shprehur pakënaqësinë tonë për lirimin e personave me vepra penale.Ne nuk dëshirojmë që të jenë të lirë ata që bëjnë vepra penale.

“Ka prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë punën me seriozitet dhe në mënyrë profesionale, por ka edhe nga ata që nuk i marrin me seriozitet rastet”, ka thënë së fundi për medie, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë Rajonale në Prizren/PrizrenPress.com/

DUPH të mos nxitoi për lëshimin e lejes së re për ndërtimin e bibliotekës

0

EC Ma Ndryshe gjatë ditëve të fundit ka vazhduar që të përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth projektit për ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër “Ryzhdije”.

Në vendin e realizimit të projektit, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar aktvendimin e datës 8 prill 2015 për revokimin-shfuqizimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e bibliotekës për shkak të mangësive procedurale.

DUPH ka shpjeguar se duke vepruar sipas rekomandimit të MMPH-së të datës 7 prill 2014 merr aktvendimin që të revokohet-shfuqizohet leja ndërtimore nr:04-353-21169, të datës 9 shkurt 2015, me të cilën i është lejuar DKRS-së ndërtimi i Bibliotekës Komunale në rrugën “Suzi Qelebi”, ngastra kadastrale nr.2858.

Në këtë aktvendim thuhet se DUPH obligohet që në procedurat në vazhdim të veproj në përputhje të plotë me nenet 17 dhe 18 të Ligjit për Ndërtim, në mënyrë që pas eliminimit të mangësive procedurale të vazhdojë me procedurat për lëshimin e lejes së ndërtimit për parashtruesin e kërkesës, DKRS-në.

EC Ma Ndryshe në bazë të informatave të marra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pat evidentuar se Komuna e Prizrenit ka vënë gurthemelin në këtë lokalitet për ndërtimin e Bibliotekës pa e marrë pëlqimin e MKRS-së (linku i komunikatës: http://online-transparency.org/repository/docs/Komunikate,_UW_21012015.pdf) dhe se po i vijon punimet pa i përfillur procedurat ligjore (linku i komunikatës: http://online-transparency.org/repository/docs/UW_Komunikate_20.pdf).

EC Ma Ndryshe përkujton edhe njëherë se ish-shkolla e Ryzhdijes është pronë e mbrojtur e Trashëgimisë Kulturore, në listën e mbrojtjes së përkohshme të MKRS-së, dhe se si e tillë meriton që të ketë një kujdes më të shtuar nga institucionet.

Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se revokimi-shfuqizimi i lejes ndërtimore për bibliotekën është hap i duhur nga DUPH-ja. Në të njëjtën kohë ky aktvendim mund të shërbej si një moment i ri për Komunën e Prizrenit, në mënyrë që ajo t’i eliminoj mangësitë procedurale, por edhe të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të komunikimit me banorët e lagjes për t’i marrë edhe vërejtjet dhe propozimet e tyre, sikurse edhe diskutimit më të gjerë me komunitetin e profesionistëve, në mënyrë që të realizohet një projekt që përkon vërtetë me vlerat arkitektonike të Prizrenit.

Prandaj rekomandojmë DUPH-në që të mos nxitoj me lëshimin e lejes së re, pa i shterur diskutimet me aktorët e sipërpërmendur.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje edhe ministrive të linjës të Qeverisë së Kosovës që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të ruhen dhe avancohen vlerat në këtë zonë, ku ekzistojnë disa monumente të trashëgimisë kulturore.

Edhe zyrtarisht kërkohet që Malisheva të kthehet me Prizrenin (Dokument)

0

Kryetarët e të gjitha fshatrave të Malishevës, kanë nënshkruar sot një shkresë, përmes së cilës i drejtohen Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës, me kërkesën për kthimin e të gjitha shërbimeve për nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, nga regjioni i Gjakovës, në regjionin e Prizrenit.

Këtë shkresë, sot e kanë përpiluar dhe nënshkruar kryetarët e fshatrave dhe vendbanimeve të Malishevës, gjatë takimi të mbajtur me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku u kërkua që në çdo formë të përfillet vullneti i qytetarëve të Komunës së Malishevës, pasi kalimi në regjionin e Gjakovës, është bërë pa vullnetin e qytetarëve dhe me këtë, në mënyrë flagrante janë shkelur të drejtat e njeriut.

Po ashtu, gjatë diskutimit rreth kësaj teme, përveç kundërshtimit të fuqishëm, pati edhe kërkesa të tilla, që edhe qytetarët edhe institucionet, të bojkotojnë në çdo formë bashkëpunimin me regjionin e Gjakovës, dhe nëse kjo nuk arrihet, sipas tyre duhet të përdoren edhe format tjera, përfshi edhe protestat, bojkotimin e regjistrimit të veturave dhe të gjitha format tjera.

Sipas përfaqësuesve të fshatrave, Malisheva dhe vendbanimet e saj, i kanë të gjitha lidhjet me regjionin e Prizrenit, përfshi numrin e madh të lidhjeve të familjare, infrastrukturën, lidhjet ekonomike, e po ashtu edhe lidhjet natyrore. Kishte të tillë, që thanë se “edhe zoti, si regjion e ka ndarë përmes Drinit (lumit) me Gjakovën, dhe Malisheva nuk ka as linjë të autobusit me Gjakovë, e lëre më lidhje tjera”. /PrizrenPress.com/

Malisheve-kerkesa e fshatrave Malisheve-nenshkrimet e kryetareve te fshatrave

Ymeri: Deklarimet e Thaçit tregojnë se Qeveria ka plan t’i shtyp protestat e opozitës

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Hashim Thaçi, duke treguar që këto deklarata kërcënuese flasin për planin e Qeverisë për t’i shtypur me dhunë protestat paqësore.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të Ymerit

Me deklaratën e tij kërcënuese, zv.kryeministri Thaçi, e tregoi planin e Qeverisë për të shtypur protestat paqësore.

Paralajmërimi i vetëm për protesta të dhunshme, po vjen nga Qeveria. Kjo pra flet për planet e qeverisë dhe aspak për planet e subjekteve opozitare.

Siç e kemi thënë deri tash, protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:

– Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,
– Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,
– Të shkarkohet Hajredin Kuçi,
– Të dorëhiqet Enver Hasani,
– Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe
– Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e tilla të zv.kryeministrit Thaçi, që kanë për qëllim shtypjen me dhunë të protestave paqësore.

Në vend që Qeveria e Kosovës t’i kërcënojë qytetarët me dhunë, ajo duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’iu garantojë siguri gjatë protestave.

/PrizrenPress.com/