Home Blog Page 7034

Hashim Thaçi në malet e Sharrit

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot malet e Sharrit dhe prej atje ka numëruar sukseset e qeverisë së koalicionit PDK-LDK
“Një pjesë të pasditës e kalova në malet e Sharrit, në një tokë me të vërtetë të bekuar. Këtë javë po e nënshkruajmë MSA-në, hapin e parë drejt aderimit të pashmangshëm në familjen tonë europiane”, ka shkruar në Facebook Thaçi.

Me propagandë gebellsiane kundër opozitës

0

Nga Bilall Sherifi – Sekretar i NISMA për Kosovën

Përpjekjet e pandalshme të  pushtetit me qëllim që e vërteta për marrëveshjet e saj me Serbinë dhe Malin e Zi të mos depërtoj në popull dështuan. Ky dështim e ka tërbuar pushtetin aq shumë, sa që për të mbijetuar më tej ka filluar tani të shërbehet edhe me mjete propagandistike të arsenalit Gebellsian kundër opozitës.

Në funksion të mbijetesës së pushtetit të tyre, në stilin Gebellsian, kanë shpikur dhe shpërndarë gënjeshtrën e madhe se: “Opozita e Kosovës është duke vepruar me skenar të shërbimeve ruse për të destabilizuar vendet e ballkanit perëndimor”. Këtë gënjeshtër e plasoi Lutfi Haziri dhe e përsëriti Hashim Thaçi. Sipas të gjitha gjasave do ta përsërisin sërish në të ardhmen por kush do ta ketë radhën ta përsëris atë do të shohim ditëve në vazhdim.

Për të fshehur qëllimin e vërtetë të naziztëve, e që ishte mbrojtja e pushtetit, Gebellsi i cili ishte arkitekt i filozofisë së propagandës naziste, së pari barazoi shtetin me pushtetin. Pra, sipas filozofisë së tij, “shteti ishte vet pushteti” dhe “pushteti ishte vet shteti”.

Edhe këta dy, Lutfiu dhe Hashimi, sikur Gebellsi, së pari e barazojnë shtetin me pushtetin. Sipas tyre, vetëm kur ata janë në pushtet kemi shtet, po ranë ata nga pushteti padyshim që bie edhe shteti. Prandaj, janë hedhur në sulm propagandistik, për të mbrojtur “Shtetin e Pushtetit” të tyre dhe jo shtetin e të gjithëve sepse për ta, shteti, pa ta në pushtet nuk ekziston.

Filozofia e Gebellsit thotë që gënjeshtra duhet të jetë e madhe dhe duhet të përsëritet shumë shpesh, në mënyrë që atë dikur ta besojnë edhe të tjerët. Pikërisht këtë po e bëjnë Lutfiu dhe Hashimi, shpikën dhe e shpërndanë një gënjeshtër, edhe atë jo një dosido por një gënjeshtër të madhe se: “Opozita po vepron me skenar të shërbimeve ruse”.

“E vërteta, thotë Goebbelsi është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës prandaj e vërteta është gjithashtu armiku më i madh i shtetit” .

Këtë e din mirë edhe “Pushteti Shtet” i Lutfiut dhe Hashimit, prandaj, kanë shpikur, shpërndarë dhe po e përsërisin gënjeshtrën e tyre, në mënyrë që përmes gënjështrës të luftojnë të vërtëtën e marrëveshjeve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo filozofi ashtu siç nuk e ka ndihmuar dot as arkitektin e saj Paul Joseph Goebbels, nuk do ti ndihmojë as Lutfiut dhe Hashimit të cilët po shërbehen me këto mjete propagandistike.

P.S. Përkthim i thënënjes së Gebellsit për Gënjeshtrën:

“Nëse dikush e lëshon një gënjeshtër të madhe dhe e përserit atë mjaft shpesh, dikur do ta besojnë edhe të tjerët. Gënjeshtra mund të përdoret për aq sa i duhet shtetit ta mashtroj popullin për pasojat politike, ekonomike dhe ushtarake. Prandaj, është me rëndësi jetike për shtetin që të përdor tërë pushtetin për shtypjen e mendimeve ndryshe. E verteta është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës, prandaj e vërteta është armiku më i madh i shtetit.”

Limaj: Ka ardhur koha e protestave

0

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend gjatë seancës së fundit.

Këto zhvillime, Limaj i ka dënuar duke potencuar se në një shtet demokratik nuk do të duhej të ndodheshin në asnjë mënyrë, transmeton zeri.info.

Sipas tij, pushteti me doemos po tenton që ti mbush qytetarit mendjen se Kosova nuk ka krizë politike dhe nuk ka rrezik nga marrëveshjet.

Në fakt sipas Limajt, Kosova është dëmtuar rëndë me marrëveshjet si dhe me ngjarjet e fundit.

“Ka ardhur koha e protestave ku qytetaret të vlerësojnë a duhet a s’duhen marrëveshjet”, ka deklaruar Limaj, i cili shtoi se prania e policisë gjatë seancës së fundit në Kuvend, ka qenë joadekuate.

Në Prizren u mbajt premiera e filmit “KROM”

0

Sot në kinemanë e qytetit të Prizrenit, në Dokukino, u mbajt premiera e filmit shqiptar “KROM” me regji të Bujar Alimanit. Prezent në premiere ishin aktorët së bashku me regjisorin. Pas përfundimit të filmit ata e mbajtën një sesion të shkurtë të pytetjeve dhe përgjigjeve, si dhe një koktej për të gjithe pjesëmarrësit, ku edhe publiku kishte rastin të bënte pyetje dhe të njoftohej me kastin e “Krom”.

“Gjashtë muaj pasi kisha shkruar variantin e parë të “Kromit”, kuptova se për dy personazhet kryesorë, pa e ditur, isha bazuar tek dy vëllezër që i kisha njohur në fëmini. M’u kujtuan ata djem të tërhequr dhe të mbyllur në vete, fqinjët, përfshirë dhe mua bashkë me shokët e mi, që talleshin dhe i shmangnin gjysmëvëllezërit sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm.

Ndoshta duke bërë “Kromin”, në mënyrë të pavetëdijshme kam ndjerë nevojën të kërkoj falje dhe njëherësh të qartësoj ndërgjegjen për ato papjekuri të fëmijërisë.” tha Bujar Alimani.

Filmi flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit…

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Ideja e influences së dy natyrave femërore mbi një adoleshent në rritje e sipër më ka interesuar gjithnjë, madje më saktë influenca e Nenës dhe Mësueses , e Jetës dhe Dijes , e të Përjetshmes dhe Aventurës, që në thelb nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë pushtetesh që shqetësojnë shpirtin e brishtë e të dyzuar të pesembëdhjetëvjeçarit”-shprehet regjisori.

“Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012.

“Duke qenë se kam prodhuar gjithë filmat e Bujar Alimanit, kam besimin se “Krom” i tejkalon gjithë të mëparshmit. Te “Krom” Alimani depërton me venën e tij krijuese më thellë, më sinqerisht dhe në mënyrë më vetjake e më të natyrshme.” – tha producentja e filmit Tefta Bejko.

“KROM” do të hyjë në programin e rregullt të kinemasë nga data 29 tetor.

Aksidentohet djali i kryeministrit Mustafa

0

Siç mëson Telegrafi, djali i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident trafiku.

Ndonëse ende nuk dihen detajet, mësohet se tanimë ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Telegrafi, së shpejti do tiu informojë më gjerësisht lidhur me ngjarjen.

Opozita po e vret shpresën

0

Ilir Yzeiri

Qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri nuk ka luftë, por, megjithatë, shqiptarët që banojnë në Kosovë dhe ata që banojnë në Shqipëri në shumicë kanë dëshirë t’i braktisin këto vende.

Në Kosovë opozita i ka shpallur luftë qeverisë dhe po bën një gjest kriminal të padëgjuar më parë. Ajo ka bllokuar Parlamentin dhe hedh gaz lotsjellës në sallën e tij. Po përse e ka këtë irritim opozita? E ka sepse shumica ka votuar një ligj ose do ta votojë një të tillë që në zhargonin politik ka hyrë me emrin “zajednica” – Asocacioni i Komunave me shumicë serbe, të cilat mund të realizojnë marrëveshje edhe drejtpërdrejt me Serbinë. Këtë projektligj opozita po e kundërshton me forcë dhe ka shpallur se kështu cenohet pavarësia territoriale e Kosovës, integriteti e kështu me radhë. Ajo që bie në sy me këtë rast është patosi nacionalist agresiv i opozitës dhe përpjekja për të mos dëgjuar aleatët tanë perëndimorë, të cilët kërkojnë bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkaq, paradoksi është diku tjetër. Patriotët e mëdhenj të opozitës nuk po arrijnë të bindin shqiptarët e Kosovës që të mos e lënë në masë atë territor, që të mos emigrojnë. Sipas shqiptarëve që emigrojnë Kosova është një vend i pajetueshëm dhe me korrupsion e krim. Ndërsa serbët e Kosovës duan të jetojnë në Kosovë, madje duan dhe më shumë të drejta. Cilido shqiptar me arsye të ftohtë do të mendonte se kujt i duhet kjo luftë donkishoteske e opozitës në Kosovë, ndërkohë që klasa politike atje dhe opozita sidomos po ua vret shpresën? A e dinë këta sharlatanë që e heqin veten si patriotë të dyfekut e të bombave se nacionalizmi agresiv i vret shpresat dhe po e bën Kosovën një tokë të djegur?!

Lufta e vazhdueshme mes shqiptarëve që po shfaqet tani në parlament po e bën Kosovën një vend pa shpresë, sepse shqiptarët nuk frymëzojnë optimizëm, por dhunë. Paradoksi më i madh është pikërisht tek aksioni i opozitës. Opozita po e heq veten si e djegur për të rrëmbyer armët, sepse serbi po u merr tokat, ndërkohë ajo vetë me sjelljen e saj po e boshatis Kosovën.

Tani cili është dëmi më i madh në këtë rast: “zajednica” apo elita kriminale e Kosovës dhe përkatësisht opozita që ka zgjedhur konfliktin e armatosur (bombat me gaz lotsjellës) dhe e ka bërë Kosovën një fushë lufte ku askush nuk ka dëshirë të jetojë më?! Kujt i duhen ato territore që gjoja po i mbron opozita folklorike e Kosovës, kur vetë shqiptarët e Kosovës po e braktisin në masë atë?! Si ka mundësi që kjo opozitë nuk ul kokën dhe të bashkëpunojë me cilindo në Kosovë që arrin të ngjallë shpresën në atë vend, që realizon projekte që nxisin zhvillimin e ekonomisë dhe frenojnë largimin në masë dhe boshatisjen e Kosovës.

Kujt i duhet lufta kundër “zajednicës” kur Kosovën po e braktisin shqiptarët, sepse udhëheqësit e tyre folklorikë e kanë mendjen te lufta folklorike dhe te karikaturat e patriotizmit fals. Opozita e Kosovës dhe elita politike atje duhet ta dinë se pavarësinë e Kosovës ia kanë borxh Perëndimit dhe SHBA-së dhe se që ta meritojnë atë duhet të sillen si perëndimorë dhe jo si karikatura të folklorit.

Ata duhet të bëhen të zgjuar e diplomatë që të përfitojnë sa më shumë projekte ekonomike, qoftë edhe duke bashkëpunuar me serbët ngushtësisht. Vetëm përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit do të arrijnë të thithin projekte zhvillimore në mënyrë që të ngjallin shpresën. Vetëm duke e bërë Kosovën të jetueshme për shqiptarët, do të duket pa vlerë “zajednicë”.

Të gjitha aksionet luftarake me bomba dhe me projektime folklorike kinse patriotike janë një imitim i shëmtuar i legjendave për mbrojtjen e trojeve, në një kohë që trojet nuk i hyjnë në punë as dreqit.

Opozita në Shqipëri ose agjencia e funeralit

E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Opozita këtu nuk hedh bomba tymuese në Parlament, por me anë të ligjërimit konstant ndërton një realitet në të cilin lëvizin kriminelë, banditë, trafikantë, hajdutë, ndërsa opozita shfaqet si një agjenci funerali që do të vijë dhe do t’i marrë zvarrë këta banditë, që do t’i hedhë në varr e kështu me radhë.

Po e ilustroj këtë që sapo thashë me tekstin e Berishës dhe të Lulëzim Bashës botuar së fundi në faqet e tyre të profilit FB. Duke parë ato tekste, fjalët kyç janë: Berisha: lufta, trafiqe kriminale, kundërmojnë, dekompozim, funeral, pa dhënë shpirt, qeveri e pakallur, të japi shpirt, Jaguar luksoz për funeralin e tij. Revolucioni demokratik, për të kallur këtë qeveri. Basha: tërheqim zvarrë, larot e Tahirit. Ky ligjërim zotëron prej dy vjetësh dhe parlamenti shqiptar është kthyer në një Lindje të Mesme, ku lufta për të vrarë njëri-tjetrin nuk ka pushim. E kam thënë në krye se opozita si në Kosovë si në Shqipëri, po e vret shpresën.

Demokracia e vret apo e ngjall shpresën

Ne po jetojmë paradoksin më të madh, që do të thotë se demokracia, kjo ëndërr e madhe e shqiptarëve dhe Europa, pra ëndrra për t’u bërë si ajo, po na e vrasin shpresën. Përveç krizës ku është zhytur bota, koha që jetojmë është vërtet me shumë zhgënjime dhe me pak shpresë, por kjo që po ndodh si në Kosovë si në Shqipëri e ka një emër.

Elitat politike në këto dy vende po e vrasin shpresën. Unë mendoj se përgjegjësinë më ta madhe e kanë opozitat si në Kosovë si në Shqipëri. Shpresa nuk ngjallet me anë të luftës. Opozita e Shqipërisë ka zgjedhur të fitojë duke shpallur luftë. Ligjërimet e mësipërme të Berishës dhe Bashës e shprehin më së miri këtë. Sipas këtij ligjërimi, Shqipëria do të nisë shumë shpejt luftën civile, opozita do të tërheqë zvarrë qeverinë dhe do ta kallë në varr, sepse qeveria është e mbushur me kriminelë dhe me banditë. Ok.

Po e besojmë për një çast se është kështu. Po këta heronj që na ftojnë të rrëmbejmë armët e ta kallim në dhé qeverinë çfarë janë? Për fat të keq ata janë as më shumë e as më pak, por të dënuar me votë popullore që të largohen nga qeverisja, sepse ishin bërë të padurueshëm për shumicën e shqiptarëve. Qeveria që ka ardhur me votë mbarëpopullore nuk po i përmbush pritshmëritë dhe po shfaq shumë dobësi. Por kjo është demokracia. Në demokraci dobësia e qeverisë është një dhuratë për opozitën, e cila së bashku me opinionin publik (median, intelektualët dhe sondazhet) fillon të ndërtojë një alternativë qeverisëse, pra fillon të rindërtojë shpresën. Mirëpo, opozita nuk kërkon të ngjallë shpresën, ajo ka shpallur si objektiv të sajin luftën për të rrëmbyer pushtetin ose për të marrë godinën e Kryeministrisë.

Po për cilin e do këtë pushtet? Kjo është e paqartë. Shumica mendojnë se ajo e do këtë pushtet dhe godinën e qeverisë që do ta marrë me armë për interesat e saj. Në këto kushte, shqiptarët janë të papërfaqësuar dhe pa shpresë. Shumica e atyre që ikin nga Shqipëria janë mbështetës të opozitës dhe ata largohen se opozita nuk i frymëzon më, se ajo po i zhgënjen dhe po i lë pa shpresë.(Marrë nga Gazeta Shqip)

Haxhi Shala ia kërkon dorëheqjen Kadri Veselit

0

Deputeti i Nismës Haxhi Shala ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dorëheqjen.

Ai ka thënë se pavarësisht që e di që veprimet e pozitës dhe të opozitës kanë qenë të pahijshme dhe Jo demojratike. “Por veprimet e opozitës do të harrohen ndërsa ato të pozitës asociacioni dhe demarkacioni s’do të harrohen”, ka thënë Shala.

Sipar tij pas gjuhës së përdorur, kryeparlamentari Veseli duhet automatikisht të japë dorëheqje, raporton Express.

“I ka hije Kadri veselit të japë dorëheqje pasi ka ofenduar gratë dhe nënat tona”, ka thënë ai.

Kadaj-Bujupi: Veseli duhet të japë dorëheqje

0

Partitë opozitare kanë thënë se veprimet e fundit të pozitës në Kuvendin e Kosovës kanë delegjitimuar këtë institucion.
Donika Kadaj Bujupi nga AAK, tha se pushteti aktual po i shërben shtetit fqinj, duke aluduar në Serbinë.

“Ikën si minjtë në një vrimë dhe deligjitimuan Kuvendin. Seanca ishte klandestine”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Ajo shtoi se të premten në Kuvend kishte dhunë të jashtëzakonshme. “Më shumë kishte policë se sa deputetë. Jemi penguar të jemi pjesë e seancës”, ka potencuar më tej ajo.

Megjithatë, Kadaj Bujupi tha se opozita do të vazhdojë me përpjekjet e tyre në mënyrë që marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi të nënshkruara në Bruksel, të mos zbatohen.

“Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet. Kanë fyer gratë dhe nënat kosovare. Kadri Veseli na ka ofenduar si Jabllanoviqi dhe duhet të jap dorëheqje”, ka shtuar më tej deputetja e AAK-së, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se prania e policisë në sallë është e papranueshme.

“Përgjegjës nga ekzekutivi janë Kryesia e Kuvendit, Kadri Veseli, Sabri Hamiti, Xhavit Haliti, Isa Mustafa Skender Hyseni, Shpend Maxhuni dhe Naim Rexha”, tha Konjufca.

Veseli: Kosova nuk do të jetë vatër e anarkisë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do të jetë vatër e ekstremizmit, krimit të organizuar dhe anarkisë.
Ai këto komentet i bëri në ceremoninë inauguruese të hapjes së nyjës lidhëse të Rrugës 6“ Arbër Xhaferi” me Rrugën “Ibrahim Rugova”.

Aksident në Prizren, pesë të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke lëvizur me veturë ‘VW Golf’ me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet të rrugës ka humbure kontrollin mbi veture me ç’rast ka goditure veturën ‘Opel Corsa’ me targa lokale të cilën e drejtonte viktima”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe katër pasagjerë një mashkull dhe tri femra, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”/PrizrenPress.com/