Home Blog Page 7040

Limaj fton qeverinë të heqë dorë nga seanca

0

Lideri i NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj, i ka vërë thirrje qeverisë që të heq dorë nga përpjekjet për thirrjen e seancave parlamentare.

Sipas pjesëtarët e koalicionit qeverisës s’duhet të sillen sikurse situata në Kuvendin e Kosovës është në suaza të normales.

“E ftoj edhe njëherë koalicionin qeverisës që të ndërpres këtë tendencë për mbajtjen e seancave të kuvendit, dhe që përfundimisht të heqin dorë nga kjo logjikë se kinse gjendemi në situatë normale. Gjendja nuk është normale, kemi krizë politike dhe kjo kërkon zgjidhje politike”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Kërcënohen disa policë në Prizren

0

Një person ka kërcënuar disa zyrtarë të policisë në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në majtje.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa i shqiptonin një kundërvajtje”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Mbështetësit e opozitës nga Prizreni, nisen për Prishtinë

0

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë konfirmuar për KALLXO.com se një grup i mbështetësve të opozitës janë nisur nga ky qytet drejt Prishtinës për t’u mbledhur para Kuvendit të Kosovës përderisa pritet të mbahet seanca e Kuvendit.

“Kemi provuar të organizohemi që të shkojmë me autobusë por nuk kemi mundur të rezervojmë asnjë, kështu që jemi nisur me vetura”, tha një burim brenda Vetëvendosjes në Prizren.

Ndërkohë, në ndërtesën e Kuvendit gazetarëve u është bërë e ditur se nuk mund t’u lejohet hyrja në ndërtesë para orës 15:20 përderisa deputetët po i nënshtrohen kontrollit para se të hyjnë në ndërtesë.

VV: Kemi hedhur gaz pranë zyrës së Kadri Veselit

0

Vetëvendosje ka konfirmuar përmes një komunikate se kanë qenë deputetët e opozitës që sapo kanë hedhur gaz pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Komunikata e plotë:

Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia.

Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Përsëri gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit

0

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi përsëri e ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Kryetari Veseli ka dhënë një orë pauzë.

Donika Kadaj hedh gaz lotsjellës në zyrën e Kadri Veselit

Ndërkohë që po pritej fillimi i seancës plenare të paraparë në orën 16:00, opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës

Me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, siç ka thënë ai, “ka plasur gaz lotësjellës”.

Ndërkaq, portali Indeksonline mëson se Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi posa ka hedhur gaz lotsjellës në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ishte zonja Kadaj Bujupi e cila ka helmuar tërë administratën e Kuvendit./zeri/

Vetura shkelë një femër në fshatin Korishë të Prizrenit

0

Një femër është shkelur me veturë në fshatin Korishë të Prizrenit. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“ I dyshuari duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, për trajtim mjekësor”.

Komuna e Suharekës, jo transparente

0

Instituti Demokratik i Kosovës ka vazhduar me aktivitetet avokuese për përmirësimin e indikatorëve të transparencës komunale. Tryeza me aktorët kyç në nivel komunal për të diskutuar transparencën komunale sot u mbajt në Komunën e Suharekës dhe qëllim në vete kishte ndikimin në përmirësim të performancës komunale në katër shtyllat e vlerësimit.Nënkryetari i Komunës, Rexhep Kuçi, në fillim të kësaj tryeze potencoi rendësin e transparencës në nivel komunal dhe duke ju referuar të gjeturave të KDI-s ai theksoi se e përgjithshmja është afër mesatares megjithatë ka hapësirë për shumë përmirësime.

Ky rezultat mund të jetë edhe për shkak të kufizimit të numrit të angazhimit të stafit plotësues në zyrën e informimit sidomos të mungesës së zyrtarit në plasimin e dokumenteve në uebfaqen e komunës.Kryesuesi i Kuvendit të Komunës,Refki Gega, tha se mungesa e vlerësimit të disa indikatorëve rreth punës dhe transparencës së kuvendit të komunës janë më tepër çështje teknike që duhet të reflektojmë me qëllim të përmirësimit. Sektorët e caktuar duhet të rrinë në koordinim të vazhdueshëm për të mos dal keq në transparencën komunale. Si kuvend, ky dokument do të na shërben si udhëzues në mbikëqyrjen e transparencës në ekzekutivin e komunës.

Bexhet Kuçi, drejtor për ekonomi dhe financa tha se me qytetarët jemi transparentë, ne organizojmë shumë takime publike për buxhetin por qytetarët nuk i përgjigjet shumë takimeve. Çështja e mos publikimit të raporteve financiare është me tepër çështje teknike ngase në asamble janë diskutuar. Ne do të përmirësojmë edhe këtë indikatorë në publikimin e raporteve financiare dhe borxheve komunale edhe ne uebfaqen e komunës.Reshat Reshitaj, zyrtar për informim në komunën e Suharekës nuk është pajtuar me vlerësimin, duke aloduar në shkaqe teknike në indikatorët vlerësues përmes ueb faqes megjithatë ai pohoi faktin se shumë indikatorë janë plotësuar dhe do të vazhdojmë ti plotësojmë.

Adrian Kotorri, anëtar i Kuvendit të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së vuri theksin tek mungesa e raportimit të Kryetarit në Kuvend për gjashtë-mujorin e parë të këtij viti si dhe mos diskutimi i raportit të Auditorit në Kuvend. Ai pohoi se duhet të ketë angazhim më të madh në transparencën financiare.Ndërkaq, Komuna e Suharekës gjatë periudhës janar-qershor 2015 është vlerësuar me mungesë të theksuar të transparencës komunale duke arritur vetëm 34.1% të vlerësimit të përgjithshëm në katër shtyllat e vlerësimit: Zyra e Kryetarit, Kuvendi i Komunës, Financat Komunale dhe transparenca në Konsultime me Publikun (secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikator). Në këtë periudhë komuna e Suharekës ka qëndruar më dobët në transparencën e financave duke arritur vetëm 5 pikë nga 35 të mundshme, njofton përmes një komunikate për medie,koordinatori i KDI-së për rajonin e Prizrenit, Naim Cahanaj…

Policia hap zyrën e kontaktit në Kijevë të Malishevës

0

Në kuadër të bashkëpunimit polici-qytetar, Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Malishevë, sot ka hapur një zyre të kontaktit në fshatin Kijevë, me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë me qytetarët dhe për rritjen e sigurisë publike. Kijeva, është fshati me frekuentim më të madh të qytetarëve, pas qendrës komunale, dhe aty gjinden, shkolla fillore, shkolla e mesme dhe qendra e mjekësisë familjare, ndërsa aty gravitojnë nxënës dhe qytetar nga tri komuna.

“Bashkëpunimi qytetar-polici duhet të rritet edhe më shumë, pasi tani jetojmë në kushte dhe rrethana tjera, dhe për këtë duhet të krijohet një siguri e plotë për të gjithë qytetarët. Pasi Kijeva, është një qendër mjaft e frekuentuar, hapja e kësaj zyre të kontaktit ka qenë e nevojshme, që policia të jetë më afër qytetarëve”, tha mes nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, me rastin hapjes së kësaj zyre të kontaktit të policisë.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se “kjo zyre është hapur me qëllim që të jemi sa më afër dhe me qytetarin. Pra, Policia është Populli dhe Populli është Policia”. Kapiteni Morina, falënderoi edhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë, për hapjen e kësaj zyre, ndërsa sqaroi se “hapja e kësaj pike, ka qenë edhe kërkesë e banorëve të kësaj ane”.

Paraprakisht, në Kijevë, është mbajtur edhe një takim i Komitetit Lokal për Sigurinë Publike (KLSP), ku kryetari i këtij komiteti, Maliq Kryeziu, e prezantoi ekipin e KLSP-së, qëllimin e formimit dhe misionin që ka ky këshill. Sipas Kryeziut, edhe hapja e zyrës kontaktuese të policisë, është realizimin i kërkesës së parë të KLSP-së, ndërsa ky komitet, do të vazhdoj me projekte tjera, në shërbim të komunitetit, me qëllim të sigurimit të një sigurie sa më të lartë.

Formimi i KLSP-së, është ndihmuar edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Me këtë rast, znj.Tinatin Bezhanishvilli, nga sektori për zhvillimin e sigurisë në bashkësi, në OSBE, tha se “e kanë përkrahur KLSP-në në formimin e tij, pastaj fazën e parë të trajnimit, ndërsa tani do të vazhdojnë përkrahjen në projekte konkrete, të cilat lidhen me sigurinë e përgjithshme në bashkësi”.

Sa i përket, situatës së sigurisë dhe hapjes së kësaj zyre të kontaktit, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se “Malisheva, në aspektin e sigurisë së përgjithshme, vazhdon të jetë njëra prej vendeve më të sigurta dhe pa tendencë të rritjes së veprave kriminale, të cilat e prishin sigurinë, mirëpo hapja e kësaj zyre, do ta rrisë edhe më shumë sigurinë, pasi këtu, qytetarët do të kenë mundësi më të lehta, për paraqitjen e kërkesave të ndryshme në raport me policinë, sugjerimet e ndryshme dhe parashtrimin e ankesave që kanë”./PrizrenPress.com/

Ja për çfarë u vra 39 vjeçari në Rahovec

0

Sot rreth orës 10:50, në një lokal në qytetin e Rahovecit një person ka shkrepur me armë zjarri ndaj një 39 vjeçari, duke e lënë të vdekur atë. Policia ka bërë të ditur se viktima dhe dorasi kanë qenë duke pirë kafe bashkë. Dorasi është në arrati.

Osman Islamaj, komandat i Policisë rajonale të Rahovecit, ka konfirmuar për Gazetën Express vrasjen në Rahovec. Ai ka bërë me dije se policia është në kërkim të dyshuarit, pasi që i njëjti është arratisur.

“Sot rreth orës 10:50, në një kafe ka ndodhur një aksident. Një mashkull i moshës 39 vjeçare është vrarë. I dyshuari, i cili është mashkull, është në arrati”, ka thënë Islamaj për Express.

Sipas Komandantit Islamaj, gjithçka ishte momentale në një kafe, duke pirë së bashku janë nxehur gjakrat dhe ka ndodhur aksidenti.

Ja skenari i Qeverisë dhe Kuvendit, nëse opozita bllokon seancën

0

Burime të besueshme të Telegrafit bëjnë me dije se nëse opozita edhe sot vendos të bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës, atëherë do të vihen në funksion forcat e sigurisë për të mbarëvajtjen e seancës.

Sipas burimeve të Telegrafit ka një pajtueshmëri të Qeverisë dhe Kuvendin të Kosovës që deputetët të cilët e pengojnë mbajtjen e seancës të largohen më forcë nga salla e Kuvendit.

“Frikësohem se pas këtij veprimi–largimit eventual më forcë të deputetëve të opozitës nga Kuvendi i Kosovës do të kemi eskalim të situatës, ku më pastaj mund të shohim edhe ballafaqim fizik në mes deputetëve, që e cila mund të ndikojë edhe të protestuesit e opozitës që pritet të jenë jashtë Kuvendi”, ka theksuar për Telegrafin një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ka më tepër se një muaj që Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional, për shkak se opozita kosovare ka penguar punën e Kuvendit, pasi kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa të tërhiq nënshkrimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të rishqyrtohet çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/