10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Policia hap zyrën e kontaktit në Kijevë të Malishevës

Në kuadër të bashkëpunimit polici-qytetar, Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Malishevë, sot ka hapur një zyre të kontaktit në fshatin Kijevë, me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë me qytetarët dhe për rritjen e sigurisë publike. Kijeva, është fshati me frekuentim më të madh të qytetarëve, pas qendrës komunale, dhe aty gjinden, shkolla fillore, shkolla e mesme dhe qendra e mjekësisë familjare, ndërsa aty gravitojnë nxënës dhe qytetar nga tri komuna.

“Bashkëpunimi qytetar-polici duhet të rritet edhe më shumë, pasi tani jetojmë në kushte dhe rrethana tjera, dhe për këtë duhet të krijohet një siguri e plotë për të gjithë qytetarët. Pasi Kijeva, është një qendër mjaft e frekuentuar, hapja e kësaj zyre të kontaktit ka qenë e nevojshme, që policia të jetë më afër qytetarëve”, tha mes nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, me rastin hapjes së kësaj zyre të kontaktit të policisë.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se “kjo zyre është hapur me qëllim që të jemi sa më afër dhe me qytetarin. Pra, Policia është Populli dhe Populli është Policia”. Kapiteni Morina, falënderoi edhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë, për hapjen e kësaj zyre, ndërsa sqaroi se “hapja e kësaj pike, ka qenë edhe kërkesë e banorëve të kësaj ane”.

Paraprakisht, në Kijevë, është mbajtur edhe një takim i Komitetit Lokal për Sigurinë Publike (KLSP), ku kryetari i këtij komiteti, Maliq Kryeziu, e prezantoi ekipin e KLSP-së, qëllimin e formimit dhe misionin që ka ky këshill. Sipas Kryeziut, edhe hapja e zyrës kontaktuese të policisë, është realizimin i kërkesës së parë të KLSP-së, ndërsa ky komitet, do të vazhdoj me projekte tjera, në shërbim të komunitetit, me qëllim të sigurimit të një sigurie sa më të lartë.

Formimi i KLSP-së, është ndihmuar edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Me këtë rast, znj.Tinatin Bezhanishvilli, nga sektori për zhvillimin e sigurisë në bashkësi, në OSBE, tha se “e kanë përkrahur KLSP-në në formimin e tij, pastaj fazën e parë të trajnimit, ndërsa tani do të vazhdojnë përkrahjen në projekte konkrete, të cilat lidhen me sigurinë e përgjithshme në bashkësi”.

Sa i përket, situatës së sigurisë dhe hapjes së kësaj zyre të kontaktit, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se “Malisheva, në aspektin e sigurisë së përgjithshme, vazhdon të jetë njëra prej vendeve më të sigurta dhe pa tendencë të rritjes së veprave kriminale, të cilat e prishin sigurinë, mirëpo hapja e kësaj zyre, do ta rrisë edhe më shumë sigurinë, pasi këtu, qytetarët do të kenë mundësi më të lehta, për paraqitjen e kërkesave të ndryshme në raport me policinë, sugjerimet e ndryshme dhe parashtrimin e ankesave që kanë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Lajmet e Fundit