21.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 7077

Ankesat e banorëve pezulluan aksionin e inspektorëve në Prizren

0

Rrenimi i objektit pa leje ne pzRinisja e aksionit për rrënimin e tejkalimeve të bëra në ballkonet e ndërtesave kolektive në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, si duket është shtyrë deri në përfundim të procesit të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme, pasi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka rekomanduar komunës që të presë në ndërmarrjen e masave ndaj 34 ankesave të parashtruara nga banorët.

Diku janë vënë xhama, diku tulla apo hekura, e diku tjetër cerada. Secili është përpjekur në formën e tij ta rrisë apo ta modifikojë hapësirën e ballkoneve në ndërtesat kolektive, që ndodhen në lagjen më të urbanizuar “Ortakoll” të Prizrenit.

Veprimet e tilla i kanë dhënë pamje tjetër objekteve dhe lagjes, banorët e të cilës “krenohen” kur flasin për pjesën në të cilën jetojnë…/zeri/

Lazarati “zgjohet” me armë, qëllohet mbi policinë

0

lazaratLazarati është gdhirë dje nën zhurmën e makinave të policisë dhe është ngrysur nën zhurmën e tritolit.

Dje në mbrëmje një sasi eksplozivi është vendosur në një shtyllë elektrike.

Mësohet se sasia e vendosur ka qenë 100 gramë e llojit tritol.

Eksplozivi është vendosur në vendin e quajtur “Pularia” rreth orës 23:15.

Policia është vënë në kërkim të autorëve por deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Lazarati “zgjohet” me armë, qëllohet mbi policinë

Lazarati rikthen tensionin në prag të “mbjelljes” së hashashit. Katër persona qëlluan me armë mbi një patrullë policie e cila po kryente kontrolle në brendësi të fshatit.

Ngjarja u regjistrua afër mesnatës së të martës, ku disa efektivë të policisë së Gjirokastrës u sulmuan me armë. Fatmirësisht, asnjë prej efektivëve që gjendeshin në postbllok nuk u dëmtua, ndërsa katër personat të ndodhur nën trysninë e ndjekjes, braktisën automjetin dhe armët duke u larguar për në periferi të Lazaratit.

Kjo ngjarje e rëndë nxiti reagimin e Policisë së Shtetit, e cila ditën e djeshme dërgoi në zonën e trazuar disa efektivë të RENEA-s dhe të FNSH-së të ardhur enkas nga Tirana.

Në krye të operacionit ishte kryepolici Artan Didi, i cili më shumë se për ngjarjen konkrete, u duk kësaj ane për të treguar se gjithçka po merret seriozisht.

“Ne i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar që policia vazhdon të njëjtin ritëm ndaj çdo tentative për të rikthyer fenomenet e vjetra kriminale dhe me të njëjtin presion e metodë do të veprohet në të gjithë territorin. Ne nuk do tolerojmë asnjë ngjarje në zonën e Lazaratit dhe kudo. Ajo që konstatoj është që dhe vetë banorët e Lazaratit e kuptojnë, kanë qenë shumë mirëkuptues dhe të distancuar nga këto veprime”.

Kështu u shpreh kreu i Policisë së Shtetit në një prononcim të shkurtër për mediat.

Në të vërtetë, Lazarati ende zien dhe çështja e drogës është mbyllur përgjysmë. Grupe të organizuara kanë nisur të nxjerrin nga Lazarati lëndën narkotike që mundi t’i shpëtonte operacionit policor të qershorit të vitit të kaluar.

Edhe ngjarja e së martës dyshohet se lidhet pikërisht me këto grupe. Autorët që qëlluan mbi autopatrullën e policisë po qarkullonin në një automjet “Mitsubishi” me targa të falsifikuara dhe në momentin që kanë vënë re postbllokun e policisë dhe panë sinjalin e ndalimit, ata shtuan shpejtësinë dhe qëlluan në drejtim të forcave të rendit.

Gjithsesi efektivët, paçka rrezikut të madh, vendosën të ndjekin automjetin dhe pas disa minutash shkëmbim zjarri autorët u larguan, duke lënë në vendin e ngjarjes edhe prova të shumta materiale.

Një automatik me fishek në gojë u gjet pranë mjetit, ndërsa një armë tjetër pushkë, disa gëzhoja dhe bashkë me to edhe dy mjete pune u bllokuan në bagazh. Pikërisht nga mjetet e punës një kazmë dhe lopatë ka nisur të dyshohet se në disa zona në thellësi të fshatit po synohet sërish mbjellja e hashashit.

Në lidhje me këtë problem, kryepolici Didi u shpreh se “nuk e shikoj për momentin një risk të tillë, por jemi të vëmendshëm se jemi në periudhën që mund të fillojë kultivimi”.

Përpos ngjarjes së regjistruar në përplasjen me armë mes policisë dhe katër personave që janë shpallur në kërkim, sërish operacioni i kryer vitin e kaluar mbetet ndër të suksesshmit pasi u gjetën dhe asgjësuan tonelata drogë dhe sasi të madhe armatimesh.

Që pas operacionit, aktualisht në fshatin Lazarat funksionon një postë policie, gjë që më parë nuk mendohej as prania e një efektivi të vetëm. Megjithatë, reagimi i dy netëve më parë duket se nuk ka lënë në qetësi këtë zonë.

Sepse grupet që janë marrë me trafikun dhe kultivimin e lëndëve narkotike vazhdojnë ta ndiejnë veten ende të fuqishme.

Operacioni që nuk vijoi deri në fund…

Teksa Lazarati dhe një pjesë e mirë e vendit nuk përfshihen më në hartat me rrezik të madh të kultivimit të narkotikëve, përsëri operacioni policor ka mbetur në mes.

Një pjesë e mirë e personave të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, janë ende të lirë. Edhe në Lazarat një pjesë e madhe e personave të cilët njiheshin si “kapo të trafikut” ose janë shpallur në kërkim, ose për ta nuk ka procedim penal.

Gjithashtu edhe personat që për të paktën tri ditë organizuan rezistencën e fuqishme me armë ndaj policisë, nuk janë pikasur. Duket se puna hetimore ka çaluar në këtë drejtim, sepse pjesa më e madhe e trafikantëve përveçse janë të lirë, kanë mundur që paratë e fituara nga trafiku i narkotikëve t’i investojnë në pasuri të patundshme.

Në këtë kuadër janë evidentuar nga prokuroria disa persona që kanë investuar kryesisht në lokale, biznese të tjera shërbimesh, madje edhe në ndërtim, në Tiranë dhe Vlorë.

Aktualisht në qeli janë personat të cilët u evidentuan si pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj policisë në ditët e para të zhvillimit të operacionit, si dhe disa të tjerë, të cilëve iu gjetën drogë dhe armë të fshehura në banesë.

Teksa policia hyri e doli me sukses nga fshati Lazarat, hetimet e mëtejshme stopuan për identifikimin dhe kapjen e kokave të trafikut që vijonte prej vitesh.

Shqipëria, pa një muze filmi

0

muzeu-i-filmit-1Ndërsa mbi pallto i kanë rënë fijet e dëborës, Adriana Elini dhe Margarita Lala duken të qeshura në një foto që duhet të jetë shkrepur pas viteve ’60 në ambientet e ish-Kinostudios Shqipëria e Re. E nxjerrë nga arkivi personal i studiuesit të kinemasë Abaz Hoxha, kjo foto na njeh me dy femra, jeta e të cilave ka qenë e lidhur me filmin. Margarita ka qenë sekretare daktilografiste që me themelimin e Kinostudios. Jeta e tyre ka mbetur vetëm te fotot e familjarëve dhe kolegëve, ashtu siç ka mbetur gjithçka nga një periudhë më shumë se 40-vjeçare e prodhimit të filmit në vend. Shqipëria është i vetmi vend që nuk mundi të realizonte një Muze Filmi pas rënies së diktaturës. Më shumë se gjysmëshekulli kinema, pavarësisht frymës së soc-realizmit që kishte përqafuar kinemaja e asaj periudhe, nuk ka ende një vend ku mund të ekspozoheshin prodhimet më të mira, histori nga momentet e filmave, kostumografia, apo gjithçka tjetër që duhet të ketë një muze filmi. Nuk ka një kënd ku mund të shohim një pjesë të historisë sonë, një ndërtesë që të mbarte brenda gjithë kujtesën e atyre viteve të trazuara ku u realizuan filma që ende shihen me ëndje. Një vend ku mund të shihje pasazhe të pathëna gjatë xhirimeve të një filmi, kostumin e Gjinos te “14 vjeç dhëndër”, apo pallton e Agim Qirjaqit në rolin e kolonelit gjerman te “Dimri i fundit”, veshjet e fëmijëve te filmi “Debatik”, apo detaje të tjera që do të grishnin çdokënd që është i pasionuar nga kinemaja e asaj periudhe. Ndryshimi i sistemeve, duket se e shndërroi Kinostudion në një hapësirë lulëzimi për sektorin privat dhe shteti nuk bëri asnjë përpjekje për ta ruajtur këtë hapësirë si shenjë të memories së saj historike. Nuk ka pasur asnjë ide të ngritur nga Ministria e Kulturës për një muze filmi këto vite.

Spartak Papadhimitri
Spartak Papadhimitri
Dëshira për një muze është qarkulluar vetëm në ambiente e biseda kineastësh, dhe ka mbetur po aty. Sabina Kodra, producente e sapokthyer nga Sofja, jep rastin e Bujanës, ish-qendër e madhe kinematografike gjatë komunizmit, që bullgarët ndryshe nga ne e kanë ruajtur, duke e shndërruar sot në një hapësirë ku prodhohen filma apo bëhen takime mbi kinemanë, ku mund të shohësh dhe muzeun e së shkuarës.

“Ndryshe nga ne, bullgarët e kanë ruajtur këtë pjesë të identitetit të tyre, pa u shqetësuar se ka qenë e lidhur me propagandën, duke gjetur një ekuilibër mes së shkuarës dhe së tashmes”, thotë ajo. Në rastin e Shqipërisë, Kodra mendon se është vonë për një Muze të tillë, filmi, ndoshta dhe për faktin se gjithë skenografia, materialet dhe gjithçka tjetër interesante nga ajo periudhë historike janë shkatërruar apo marrë nga njerëzit. Pas viteve ’90 Kinostudioja u pa si një mjet përfitimi, dhe pakkush mendoi për ruajtjen e identitetit të saj. Kujtim Gjonaj, regjisor dhe ish-drejtor i AlbaFilm, thotë se ideja se gjithë krijimtaria e prodhuar në ish- Kinostudio ka qenë e lidhur me propagandën e realizmit socialist, apo partisë shtet, ndoshta ka qenë dhe një nga arsyet që ka penguar të bëhet një muze filmi. “Mendoj se historia mbetet histori, me të gjitha dritëhijet e saj, ndaj muzeu për kinematografinë është domosdoshmëri, pasi aty nuk është vetëm historia e atyre që krijuan dhe realizuan ato vepra, por dhe historia e vendit tonë dhe përpjekjet tona për një jetë më të mirë”, thotë Gjonaj. Sipas tij, ideja për një muze të Kinematografisë ka shumë vite që qarkullon në mjedisin e kineastëve dhe më gjerë. “Është folur shumë edhe nga zyrtarë, por asnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim apo caktuar një fond për këtë çështje. Dikur edhe më parë, kur isha drejtor i AlbaFilm, ishin krijuar premisat për të fiksuar idenë e një muzeu. Kjo pasi në korridoret e mëdha të korpusit qendror kishim vendosur portrete të regjisorëve, skenaristëve dhe të drejtuesve kryesorë të ish-Kinostudios. Kishte mjaft foto të tjera me momente të xhirimeve të filmave. Ishte vërtet një ndjesi e bukur. Dhe në idenë e ruajtjes së korpusit kryesor, si ajo që njihet nga të gjithë si Kinostudio, shpesh diskutohej që aty të ishte muzeu”, thotë Gjonaj.

Sipas tij, ngritja e një muzeu do të krijonte mundësinë që objekti të mos tjetërsohej dhe të mos pushtohej nga subjekte private, siç ka ndodhur pas vitit 2005. “Fatkeqësisht moskrijimi i një muzeu është mosdashamirësia e drejtuesve të Ministrisë, të cilët mendoj se nuk e kanë inkurajuar asnjëherë një dëshirë të tillë për vite me radhë. Nga ana tjetër, ka qenë edhe vendosja e drejtuesve të AlbaFilm, të cilët kanë qenë gjithnjë njerëz që nuk i ka lidhur as profesioni dhe asnjë gjë tjetër me kinematografinë. Të pesë drejtorët në dhjetëvjeçarin e fundit kanë qenë krejtësisht jashtë çdo lidhje me kinematografinë dhe njerëzit që e bëjnë atë”, thotë Gjonaj. Ndryshe nga ata që mendojnë se shumë pak gjëra kanë mbetur nga një histori gati 50-vjeçare kinemaje, Gjonaj beson se nëse ekziston ideja e mirë, nuk është vonë për të pasur një muze filmi.

“Nuk di se sa hapësira kanë mbetur pa u përlarë ende nga ‘pushtuesit’ e territorit, por nëse ekziston mundësia dhe dëshira e mirë e atyre që e kanë në dorë të sigurojnë mjetet e nevojshme financiare, atëherë mundësia për ta ngritur një muze të tillë ekziston. Ashtu si ekzistojnë ende edhe disa mjete teknike të përdorura në atë kohë në shërbim të filmit. Them disa, se gjatë 25 viteve ajo ndërmarrje është masakruar nga përfituesit e shumtë. Mjafton të përmend emisionet e shumta të disa televizioneve kryesore, që kanë marrë dhe rrëmbyer çdo kuadër që nga fillimet e ekzistencës të filmit shqiptar”, thotë Gjonaj.

Ai merr rastin e arkivës së Kinostudios, e cila nuk është trajtuar siç duhet këto vite. Por nëse do të kishte një përpjekje nga Ministria për të ndërtuar një muze filmi, sipas tij, kjo mund të realizohej edhe në kushtet në të cilat është tani Kinostudio. “Mundësitë dokumentare dhe disa objekte që i kanë shpëtuar dhunës janë, disa njerëz nga ajo periudhë janë ende gjallë për të kontribuar mbi evidentimin dhe historikun e saj… duhet vetëm mbështetje financiare”, thotë Gjonaj. Sipas tij, ngritja e një muzeu është një detyrë për vendin. “Është domosdoshmëri për kujtesën tonë kolektive, por dhe një rrezatim kulture dhe njohjeje edhe për ata që po t’i pyesësh pse lagjja ku banojnë quhet Kinostudio, nuk e dinë origjinën e emrit”, thotë ai. Ajo që të kujton sot ish-Kinostudion e cila, në thelb, mban historinë e filmit në Shqipërinë e 50 viteve, janë vetëm ndërtesat e larta të një stili ndryshe, ndërsa brenda tyre gjallon një tjetër jetë…

Spartak Papadhimitri

“Duhet një muze filmi, për të mbajtur gjallë historinë e kinematografisë shqiptare, të atyre krijuesve që e projektuan dhe e ndërtuan artin e shtatë, që u pasua me një industri të rëndë, ku përfshihet një numër i madh specialistësh artistë në të gjitha fushat si grimierë, budaforistë, ndriçues, piktorë kostumesh, piktorë filmi, inxhinierë, kimistë, skenaristë, regjisorë, operatorë, montazhierë, etj. Kinemaja krijon një pasuri të madhe të kulturës sonë kombëtare. Nëpërmjet muzeut do të mbahet gjallë historia e kombit tonë, ku do pasqyrohet nëpërmjet kronikave të ndryshme, dokumentare dhe filma artistikë, ku tregohet lufta dhe përpjekjet e popullit shqiptar që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, përpjekjet për krijimin e identitetit kombëtar e të tjera. Gjithashtu filmi ka luajtur rol kryesor në zhvillimin e jetës kulturore të vendit tonë, pra ky muze do mbajë gjallë kulturën shqiptare, vlerat kombëtare të tij.

100 ditë pa gjurmë

0

isa mustafa thaci ,shalaQeveria Mustafa nuk ka lënë ndonjë gjurmë në 100-ditëshin e parë. Gjurmë kanë lënë reagimet në masë kundër disa politikave qeverisëse, por edhe presioni sindikal që ka paralizuar përkohësisht disa nga shtyllat esenciale të shtetit.

Në më shumë se tre muaj, prej kur e ka marrë pushtetin, kryeministri Isa Mustafa është përballur me emigrimin më të madh të kosovarëve prej pasluftës e këtej e edhe me protestën më të madhe e më të dhunshme që nga shpallja e Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Është përballur edhe me grevën e mësimdhënësve, të minatorëve e së fundmi edhe të gjykatësve, përcjell koha.net. Po kështu, edhe me bojkotin ndaj institucioneve që e mban në fuqi Lista Serbe, partner qeverisës i Mustafës. Madje, ka humbur edhe mbështetjen e çerekut të deputetëve të partisë së tij, LDK-së.

Të enjten bëhen 100 ditë prej kur Mustafa është zgjedhur kryeministër. Tek vonë Kabineti i tij ka miratuar Programin qeveritar. Dhe akoma nuk i ka kompletuar dikasteret qeveritare me zëvendësministra.

Gjatë 19 mbledhjeve të mbajtura, Qeveria ka marrë më shumë se 80 vendime dhe ka proceduar në Kuvend dy amendamente kushtetuese dhe 17 projektligje, 7 nga të cilat në mbledhjen e fundit.

Në Qeveri kanë refuzuar të numërojnë qoftë arritjet apo dështimet.

Opozita: Qeveria dështoi dhe mashtroi për 100 ditë

0

blloku opozitarPërfaqësuesit e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën e kanë vlerësuar me notë të dobët 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë Mustafa.

Aida Dërguti, Ramush Haradinaj dhe Bilall Sherifi kanë thënë se kjo periudhë kohore e qeverisë është e karakterizuar me dështime dhe përgjume, shkruan “Epoka e re”.

Sipas përfaqësuesve të këtyre tri partive politike, gjatë këtyre 100 ditëve drejtuesit e qeverisë janë angazhuar vetë, në procesin e dialogut me Serbinë dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

Greva anulon 245 seanca penale

0

Gjykata-qekiqiPrej kur gjyqtarët e gjykatave themelore në nivel vendi kanë filluar grevën, janë anuluar gjithsej 245 seanca të parapara të natyrës penale e civile.

Në një komunikatë për media të kësaj gjykate thuhet po ashtu se gjatë kësaj periudhe kohore në Gjykatën Themelore në Mitrovicë janë mbajtur 12 seanca të natyrës emergjente.

Autoritetet nga kjo gjykatë njoftojnë opinionin publik se që nga fillimi i grevës e tutje ka vazhduar lëshimi i lejeve për vizita në burgje, ku një gjë të tillë pavarësisht grevës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kërkesat e Këshillit të Gjyqtarëve Grevistë për ndërprerjen e grevës janë: rritja e pagave prej 25% dhe një shtesë prej 200 eurove në formë lineare për të gjithë gjyqtarët në emër të rrezikshmërisë.

Derisa gjykatat janë në grevë, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar duket se po punon mjaft. 24 milionë pasuri janë sekuestruar dhe janë ngrirë gjatë vitit 2014 në Kosovë, ndërsa 700 mijë euro janë konfiskuar.

Kështu ka deklaruar Rrahim Rama, kryeshef i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol.

Hiqet pragu i kalueshmërisë

0

Suhareke-testi maturesNë mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua shqyrtimi i projektligjit për provimin e maturës shtetërore.

Projektligji për provimin e maturës shtetërore, brenda të cilit kërkohet të hiqet pragu i kalueshmërisë, dhe se ky test nga testi i kalueshmërisë të ketë emërtimin test i arritshmerisë, apo test kualifikues rangues, e jo si test ndëshkues.

Projektligji e mori dritën e gjelbër nga ana e qeverisë, dhe tash pret miratimin nga Kuvendi i Kosovës.

Në ma falsh një çast

0

skender bersiah2Shkruan: Skender Berisha

Ta di per ndere me se per nder
ne ma falsh sot nje cast
per kete nuk kam vene bast
ne dac moj ne ma falc
do te gezohem si femija
do te gezosh edhe tina
moti nuk kam qene kah Prishtina
se c’m’u tek sot kurr po rrija
pranvera nisi t’ma bej me sy
padukshem fort nje pa dy
brenda nuk me rrihet me nuk
dicka e thelle vie tokes si truk
nje ze si yti opo me therret
lehtas moj si nje ere e lehte
dikur me vie si nje termet
ndiej se nuk qenkam per muze

Lulëzim Morina zgjedhet kryetari i FR të LDK-së në Lubizhdë, Albana Shala në “7 Shtator”

0

10561698_829252710487899_7151262240735706676_nLulëzim Morina është zgjedhur kryetar i FR të LDK në nëndegën e Lubizhdës. Ai me propozim të Kuvendit, ka zgjedhur edhe Kryesinë.

Kuvendi ka zgjedhur edhe delegatët e kësaj nëndege, të cilët do të votojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Forumit Rinor të LDK-së.

Po ashtu edhe nëndega “7 Shatori” zgjodhi për kryetar Alban Shalën. Edhe kjo nëndegë formoi Kryesine dhe zgjodhi delegatët /PrizrenPress.com/

Krasniqi: As në ëndërr nuk e kam parë një Kosovë të tillë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, duke komentuar ngjarjet e fundit politike, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se asnjë herë nuk e ka menduar se politika e pasluftës do të degradojë kaq shumë, e që sipas tij, kjo është tepër e dhimbshme, e siç u shpreh ai, mbase edhe e turpshme.

Krasniqi, po ashtu ka thënë se Themelimi i Gjykatës Speciale, më së paku i është dashur Kosovës, pasi që sipas tij, dëmi politik që do t’i bëhet Kosovës për shumë vite do të jetë i madh.

Zëri: Si e shihni situatën aktuale politiko-ekonomike në vend?

Krasniqi: Me keqardhje duhet të them se si situata aktuale politike, ekonomike si dhe sundimi i ligjit, janë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe kjo gjendje nuk i konvenon askujt në Republikën e Kosovës. Të fillojmë nga politika e jonë, e cila jo vetëm pas Pavarësisë, por menjëherë pas lufte ka pas shfaqur shenja të larta të papërgjegjësisë. Duke qenë edhe vet ëpjesë aktive e kësaj politike e them me përgjegjësi se jo vetëm që nuk kam besuar, por nuk kisha mundur as të ëndërrojë se politika e pasluftës do të degradonte në ketë shkallë të papërgjegjësisë e të papjekurisë politike dhe pa dyshim që kjo është tepër e dhimbshme, mbase edhe e turpshme. Nga kjo politikë e papërgjegjshme, sigurisht që nuk është pritur dhe as që mund të pritet një zhvillim ekonomik i vendit. Praktika ka treguar se politika që ka për qellim grabitjen e posteve për akraba e të dëgjueshëm, bëhet edhe për grabitje të tjera të pasurisë kombëtare dhe të parasë publike. Kjo ka sjellë edhe degradimin në gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, përfshirë dhe atë të EULEX-it.

Zëri: Ku po çalon Kosova?

Krasniqi: Kosova së pari po çalon në organizimin e segmenteve më të rëndësishme të jetës shoqërore në Kosovë. Nuk kemi asnjë komunitet shoqëror, për të cilin do të mundë të themi më tërë mendjen se është mirë i organizuar, që ka krijuar vlera, i njeh dhe i mbron ato. Po e fillojmë nga komuniteti i akademikëve, çka mund të themi për ketë komunitet? Ta marrim komunitetin e profesorëve të universiteteve tona, ç’vlera kanë krijuar dhe po mbrojnë ata? Të flasim për komunitetin e politikës sonë, nga i cili do të vareshin të gjithë të tjerat, sa këta e vlerësojnë kontributin e njëri-tjetrit? A kanë identifikuar. Edhe përkundër dallimeve politika, vlerat e përbashkëta kombëtare? Përkundrazi, në politikën tonë ende nuk kemi një organizim të mirëfilltë politik në interes të vendit. A mund të flasim se kemi një komunitet të prokurorëve e të gjyqtarëve, të cilët nga mesi i tyre, do t’i evidentonit më të merituarit? Nuk kemi. Shikoni se kush kanë konkurruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. A kemi ndonjë gjyqtarë që do ta rekomandonte gjyqësori ynë, për ndonjë kandidat të pakontestuar?! Nuk kemi. Atëherë si të presim nga Gjykata Kushtetuese se do të funksionojë si duhet. Kështu ngjashëm është gjendja edhe në lëmit tjera shkencore. Kjo që e thash tingëllon edhe si nihiliste, por unë kështu e shohë gjendjen në Kosovë, madje jo vetëm në Kosovë. Ose le të shërbejë kjo si hapje e një debati të mirëfilltë në jetën tonë publike, politike dhe intelektuale.

Zëri: Cilat duhet të jenë prioritetet e Qeverisë aktuale?

Krasniqi: Kësaj Qeverie që në start i janë imponuar prioritet që nuk janë interes i vendit tonë, madje as që kanë qenë. Konsideroj se prioritet mbi prioriteti kësaj Qeverie është sundimi i rendit dhe i ligjit, pavarësia e institucioneve të pavarura të shtetit, funksionalizimi i tyre. Nga këto institucione varet shumë zhvillimi ekonomik i vendi, varët arsimi dhe edukimi i njeriut tone, varët punësimi dhe kualiteti i jetës së qytetarëve tanë.

Zëri: Gjykata Speciale sot është tema kryesore në vend. Cili është mendimi i juaj rreth kësaj Gjykate?

Krasniqi: Sigurisht që Gjykata Speciale më së paku i është dashur vendit tonë, por me këtë nivel të gjyqësorit dhe i gjithë sistemit të drejtësisë, duke e përfshirë dhe EULEX-in, ndoshta është zgjedhja e vetme. Unë personalisht kam qenë kundër, jo për tjetër, por pse dëmi politik që do t’i bëhet Kosovës për shumë vite do të jetë i madh. Këtu sigurisht që do të dëshiroja të jam i gabuar.

Zëri: Së fundmi keni pasur edhe një polemikë me Azem Vllasin. A mund të na thoni diçka më shumë?

Krasniqi: Unë kam thënë diçka këtyre ditëve, po përpiqem që të them diçka të re. A. Vllasi, duhet ta mbajë në mend se në vitin 1981, organizatorët e atyre ngjarjeve i ka akuzuar me terma të ndryshëm ideologjik, të ideologjisë komuniste jugosllave, së cilës i ka shërbyer me devotshmëri. Pra akuzat e kohës ishin: Kundërrevolucionar, armiq të socializmi, të vëllazërim – bashkimit, irredentistë, shovinistë, nacionalistë e të ngjashëm. Dhe tani po e thotë të kundërtën. Kjo është pa ndershmëri, për çka nuk kam dyshuar kurrë.

Zëri: A do ta shohim Jakup Krasniqin sërish aktiv në institucionet e Kosovës?

Krasniqin: Unë kudo që do të jem, do të jem në shërbim të vendit tim, aty ku ka qenë vullneti im. Në institucione nuk varet vetëm nga vullneti im, por nga vullneti dhe besimi i qytetarëve të Republikës sonë.