24.4 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 7078

Arrestohen dy hajna në fshatin Kobajë

0

arrestim-300x225Dy persona janë arrestuar në fshatin Kobajë të Prizrenit.Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se të arrestuarit dyshohen për vjedhje.

“Personat e arrestuar dyshohet se me datën 11.03. 2015, në një shtëpi kanë kryer vepër penale të vjedhjes së rëndë, duke vjedhur një sasi të të hollave në vlerë mbi 8 mijë euro, si dhe të stolive të arit”, tha Berisha për TVPZ.

Ambasadorja Jacobson uron gjeneralët e FSK-së

0

Tracey Ann Jacobson15-20

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka përshëndetur Kadri Kastratin për përfundimin e mandatit të tij si komandat i FSK-së, duke vlerësuar pozitivisht punën e tij.

Gjithashtu Jacobson ka uruar komandantin e ri të FSK-së, Rrahman Rama.

“Urime gjeneral Kastrati për përfundimin e karrierës suaj të shquar në FSK. Urimet me të mira për komandantin e ri të FSK-së, gjeneral Rama”, ka shkruar Jacobsoni në profilin e saj në Twitter.

Digjet një shtëpi në Ratkoc të Rahovecit (Foto)

0

shtepia e djegur

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri e komunitetit ashkali. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:10, në fshatin Ratkoc i Rahovecit.

Pronarët e kësaj shtëpie të djegur ishin pjesë e migrimit ilegal që ndodhen para disa muajve dhe ende ndodhen në mërgim.

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën policia dhe zjarrfiksit të cilët arritën ta shuajnë zjarrin.

Nuk dihet ende për shkakun e këtij dëmi dhe sipas fotografive llogaritën dëme të mëdha materiale. /Botapress/

Prizren: Dy këmbësor goditen me veturë

0

Makina-kembesori

Dy këmbësor janë goditur me veturë nga pakujdesia e vozitësve në Prizren.

Sipas policisë, aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Hysen Morina”, ndërsa i dyti në rrugën “Brigada 125”.

Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Njësitet përkatëse policore janë duke i hetuar rastet. /PrizrenPress.com/

Arrestohen tre vetë në Prizren

0

arrestimi 2

Tre persona janë arrestuar në Prizren. Policia e Kosovës njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Arrestimet janë bërë në këto tri rrugë të qytetit: “Mbreti Gent”, “Nëna Terezë” dhe “Muharrem Bekteshi”.

Njëri prej të arrestuarëve pas përfundimit të obligimeve të përcaktuara nga gjykata është liruar, ndërkaq për dy të tjerët ende nuk dihet vendimi përfundimtar./PrizrenPress.com/

Opozita vijon protestat për dorëheqjen e Metës

0

Shqiperi-opozita ne protestePartia Demokratike ka ripërsëritur thirrjen e saj në adresë të kreut të kuvendit Ilir Meta që të japë dorëheqjen për t’u vënë përpara drejtësisë, pas akuzave të ngritura nga Tom Doshi, se ka porositur vrasjen e dy deputetëve të parlamentit.

Në një dalje për mediat kreu i grupit kuvendit të demokratëve, Edi Paloka akuzoi edhe Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri si fshehës të së vërtetës dhe se po i bëjnë presion dëshmitarëve kyç të cështjesh “Doshi”.

Nga ana tjetër, opozita ka vijuar protestat para kryesisë së kuvendit për dorëheqjen e Metës.

Protestës i janë bashkuar sërish deputetë të opozitës që i braktisën Komisionet Parlamentare.

Opozita ka paralajmëruar se protesta e nesërme do te mbahet para parlamentit.

Specialja tregon se Kosova s’është shtet

0

Kim mehmetiKim Mehmeti tha se shqiptarët e Maqedonisë janë kapur për fyti nga dy partitë kryesore shqiptare të këtij shteti, e që janë BDI dhe PDSH.

Ai këtë e tha në një debat të organizuar nga Opinioni i Pavarur Studentor dhe Universiteti i Prishtinës në Fakultetin Filozofik me temën “Roli i Shqiptarëve në Maqedoni”. Sipas tij, këto dy parti nuk duan që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ta kritikojnë qeverinë e tanishme të këtij shteti, kjo pasi që, sipas tij, me rënien e kësaj Qeverie do të fundoseshin edhe këto dy parti.

“Mund të thuhet se ne kemi dy parti dominonte BDI dhe PDSH, të cilat më të vërtetë janë duar shqiptare por i kontrollon VRMO-ja dhe këto dy duar shqiptare e kanë kapur për fyti shqiptarin dhe nuk e lëshojnë. Ne shpesh herë jemi të pirur t’i themi të gjitha të zezat politikanëve sikur të ishim ne të mirë. Sikur të ishim ne aq të mirë, nuk do të mund të ishin edhe ata aq të këqijtë”, tha Mehmeti.

Dhe, sipas tij, janë këto dy parti që nuk lënë hapësirë për t’u krijuar ndonjë alternativë e re politike shqiptare në këtë vend, e cila do të mund të përfaqësonte interesat shqiptare, pasi që, Mehmeti thotë se ato kanë para dhe i kontrollojnë mediet ashtu siç duan.

“Shqiptaria duhet të qëndrojë mbi të gjitha, shqiptaria do na i mbrojë të gjitha, shqiptaria është një ombrellë ku shumë lezetshëm qëndrojnë edhe dallimet tona shqiptare krahinore. Mirëpo ne nuk duhet të lejojmë këtë që të na shkatërrojnë vlerat vetëm shkaku i ndonjë mode tani. Dua të them se është shumë vështir të krijohet në Maqedoni tani ndonjë alternativë e tretë. Sepse këta i kanë edhe paratë, edhe lidhjet mediatike, sepse, kontrollojnë mediet dhe kontrollojnë çdo gjë dhe shumë lehtë të diskualifikojnë”, tha Mehmeti.

Sa i përket skandalit të përgjimeve në Maqedoni, që nxorën në pah edhe qasjen diskriminuese dhe fyese të krerëve kryesorë shtetërorë ndaj shqiptarëve, Mehmeti tha se kjo tregon që Maqedonia është shtet dhunues.

“Dhe ato biseda e shpjegojnë këtë se në Maqedoni nuk ke shtet, Maqedonia është shtet i dhunuar, mirëpo ekziston si shtet, sepse me të vërtet popujt në këto vise janë, sepse ne e dimë qytetarët se Maqedonia nuk ka as polici, as gjyqësor, por, ata vetëm ruhen nga gjyqësori, policia edhe pse nuk i ke në Maqedoni”, tha ai, përcjell kosovapress.

Ndërsa, sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, ai tha se përmes kësaj gjëje, ndërkombëtarët iu kanë dhënë mesazh kosovarëve se ata nuk kanë shtet.

“Unë mendoj që gjykata speciale do të themelohet. Mirëpo është një shenjë që tregon se Kosova nuk është shtet. Sepse, sikur Kosova të ishte shtet nuk do të kishte nevojë jashtë diku t’i gjykoj dhe t’i dënoj ata tanët që e meritojnë atë. Do të thotë, bashkësia ndërkombëtare me këtë u dërgoj një porosi kosovarëve dhe u tha ju nuk keni shtet, ju nuk keni gjyqësore, mirëpo, ai gjyqësor mund të ju dënoj juve, mirëpo me gjërat që i kemi ne do kemi gjykatën speciale dhe do të ju qojmë gjyqtarët tanë. Prandaj kosovarët duhet të parashtrojnë një pyetje bashkësisë ndërkombëtare, atëherë pse gjithë ato investime për 11 vite, e nuk ja dolët asnjë gjykatë vendore ta bëni dhe të mos ketë as 10 gjyqtarë që ju do t’i besonit, sepse, kjo është mosbesim ndaj institucioneve kosovare nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Dhe si e tillë tregon shumë për atë që merr vesh e për atë që nuk merr vesh nuk tregon asgjë dhe vetëm ulet e lutet që mua nuk do të më gjykoj”, tha Mehmeti.

Për gjithë këtë gjendje, ai shprehet i bindur se ndryshimin nuk mund ta bëjë asnjë e vetëm në gjithë trojet shqiptare mund ta bëjë rinia, pasi që, sipas tij, rinia është forca e shqiptarisë e cila çdo herë ka bërë ndryshimet më të mëdha në trojet tona.

Bajrami e Daviet përkrahin frankofoninë në Kosovë

0

Aleanca franceze ne Kosove-Arsim BajramiMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet vizituan sot ambientet e Aleancës Franceze në Kosovë, në kuadër të Javës së Frankofonisë 2015, e cila organizohet nga Ambasada e Francës në Prishtinë.

Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të përkrahë zhvillimin e kulturës frankofone në Kosovë, pasi vërehet një interesim mjaft i madh i kosovarëve për të mësuar gjuhën frënge dhe për të ditur më shumë për kulturën dhe artin frëng, thuhet në komunikatën për media.

Ministri Bajrami po ashtu tha se diversiteti kulturor i frankofonisë në Kosovë do të pasurohet përmes fuqizimit të Degës së Gjuhës Frenge në Universitetin e Prishtinës dhe mësimit të kësaj gjuhe në shkollat e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet tha se Aleanca Franceze në Kosovë është e përkushtuar për të ofruar cilësinë më të lartë të mësimdhënies së gjuhës franceze, përmes një qasje që nxitë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe dialogut kulturor.

Aleanca Franceze në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të saj organizon kurse të gjuhës frënge dhe aktivitete të ndryshme kulturore si: ekspozita për fotografi, pikturë, skulpturë, të arteve bashkëkohore, me artistë të ndryshëm nga Kosova dhe vendet tjera.

Tre emra për anëtar të Kushtetueses i dërgohen Kuvendit

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesKomisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të intervistës me shkrim, më 17 mars 2015, sot ka mbajtur intervistën me gojë me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, në intervistën me shkrim dhe me gojë morën pjesë këta kandidatë: Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu, Emrush Kastrtati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hava Ismajli dhe Arif Riza.

Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në vlerësimin e rezultateve me shkrim dhe me gojë, në bazë të numrit të pikëve të secilit kandidat, krijoi listën e ngushtë prej tre (3) anëtarëve: Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrati, të cilët do t’i dërgohen seancës së Kuvendit për votim.

Prizren: Vajza e refuzon, djali e bën për spital

0

Dhuna-fizikeNë Prizren një burrë e ka rrahur një vajzë të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore pasi që e njëjta e kishte refuzuar atë që të fillojë një lidhje dashurie me të.

Policia në Prizren njofton se mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, në rrugën “De Rada” në Prizren, i dyshuari Pal Sh. e ka rrahur një vajzë e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shkak të lëndimeve trupore.

Sipas hetuesve policorë që kanë nisur me hetimin e rastit, thuhet se i dyshuari e kishte rrahur vajzën me grushte duke i shkaktuar mavijosje të dukshme në pjesën e syve, hundës, buzëve, qafës dhe kokës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish “Ben-Af” dhe se motivi i këtij zemërimi thuhet të jetë refuzimi i vajzës për të krijuar lidhje dashurie me të dyshuarin.

Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq sot është arrestuar nga policia.

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndërsa policia po e përgatit kallëzimin penal të cilin do t’ia kalojë prokurorisë për procedurë të mëtejme. /PrizrenPress.com/