100 ditë pa gjurmë

isa mustafa thaci ,shalaQeveria Mustafa nuk ka lënë ndonjë gjurmë në 100-ditëshin e parë. Gjurmë kanë lënë reagimet në masë kundër disa politikave qeverisëse, por edhe presioni sindikal që ka paralizuar përkohësisht disa nga shtyllat esenciale të shtetit.

Në më shumë se tre muaj, prej kur e ka marrë pushtetin, kryeministri Isa Mustafa është përballur me emigrimin më të madh të kosovarëve prej pasluftës e këtej e edhe me protestën më të madhe e më të dhunshme që nga shpallja e Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Është përballur edhe me grevën e mësimdhënësve, të minatorëve e së fundmi edhe të gjykatësve, përcjell koha.net. Po kështu, edhe me bojkotin ndaj institucioneve që e mban në fuqi Lista Serbe, partner qeverisës i Mustafës. Madje, ka humbur edhe mbështetjen e çerekut të deputetëve të partisë së tij, LDK-së.

Të enjten bëhen 100 ditë prej kur Mustafa është zgjedhur kryeministër. Tek vonë Kabineti i tij ka miratuar Programin qeveritar. Dhe akoma nuk i ka kompletuar dikasteret qeveritare me zëvendësministra.

Gjatë 19 mbledhjeve të mbajtura, Qeveria ka marrë më shumë se 80 vendime dhe ka proceduar në Kuvend dy amendamente kushtetuese dhe 17 projektligje, 7 nga të cilat në mbledhjen e fundit.

Në Qeveri kanë refuzuar të numërojnë qoftë arritjet apo dështimet.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit