23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Probleme me patentëshoferët

Aplikimi per patent shoferDisa kanë afat në patentë-shoferët e tyre, disa jo. Disave u figuron data e skadimit e të tjerët nuk e kanë fare.

Shumë shoferë do të hyjnë në test përsëri, por ka edhe të tjerë që s’kanë nevojë për këtë gjë. Kjo laramani vendimesh ka sjellë shoferët kosovarë në mëdyshje nëse dokumentet e tyre kanë vlefshmëri.

Po kush janë ata që do t’i nënshtrohen edhe një herë testit për shofer e kush jo?

Qytetarët po presin në radhë për të marrë sqarime rreth vlefshmërisë së patentë shoferëve.

Këta drejtues automjetesh janë në amulli pasi ditët e fundit është folur shumë për mundësinë që ata t’i nënshtrohen testit për leje qarkullimi nëse u ka skaduar afati i patentë shoferit për më shumë se një vit.

Gati dy orë, Lulzim Rrahmani nga Prishtina, ka pritur pranë sporteleve për pajisje me patentë shoferë në komunën e Prishtinës, për të kërkuar shpjegime, pasi që në disa patente ekziston data e skadimit e në disa të tjera, nuk është fare.

“kam ardhur me këkru sqarime në lejën time shkrun data e afatiti, ndëkroh në lejen e bashkëshortës nuk shkruan data e skadimit d.m.th që është e përhershëm”.

Mirëpo ka prej qytetarëve që thonë se një gjë e tillë është e pakuptimtë dhe se institucionet përkatëse kanë reaguar shumë vonë. Ahmet Gashi Banor i Prishtinës thotë se “dicka po më duket e pakuptueshme 30 vjet e kam mar lejen ma kan bo me afat ma kan bo për 4-5 vite, ama ka njerzë që e kanë marr mbas lufte edhe e kanë të përhershme.

“Gabimet janë pranë organëve gjegjëse të cilat nuk kanë dhënë sqarime me kohë dhe kanë krijuar huti tek qytetarët.

Gjithë këtë paqartësi që është krijuar te qytetarët, rreth vlefshmërisë së patentë shoferëve, mundohen ta qartësojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Musa Thaçi U.D i drejtorit në Drejtorinë për Pajisje me Dokumente pran MPB-së thotë se “patent shoferi është i përhershëm kur në 4b nuk ka datë skadimit patent shoferi ështëiI përhershëm sipas ligjit në fuqi, 4a është data e lëshimit të dokumentit, këtë duhet ta dinë qytetarët, nëse 4b ka datë skadimit ai duhet të vazhdojë, nëse nuk ka datë të skadimit patenti është i përheshëm”.

Ndërkohë, shpjegime për atë se kush duhet të futet sërish në provime, e jep ligji për Siguri në Komunikacionin rrugor. Nenit 276 i këtij ligji thotë se shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patentë-shoferit nuk aplikon ose nuk i është vazhduar vlefshmëria e patentë shoferit./RTK/

Më Shumë

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit