16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025
Home Blog Page 7100

Gjykata Speciale e bën organ paralel edhe Gjykatën Kushtetuese

0

Gjykata-peshorjaTre mekanizma paralelë të drejtësisë do t’i vihen në funksion Gjykatës Speciale, e cila do të trajtojë krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK-ja.

Krahas dhomave të specializuara dhe një Zyre të Prokurorit të specializuar, amendamentet kushtetuese që Qeveria i ka proceduar të hënën në Kuvend dhe që të njëjtën ditë Kuvendi i ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese krijojnë bazën që të formohet edhe një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.

“Koha Ditore” ka siguruar versionin final të amendamenteve, të cilat nuk janë krejt identike me ato që, në fillimvit, Bashkimi Evropian i kishte përcjellë tek institucionet kosovare.

Shumica e vërejtjeve që i kishte bërë një ekip teknik vendës, nuk janë përfshirë në versionin përfundimtar. Megjithëkëtë, është hequr përmbajtja, sipas së cilës me automatizëm i zgjatej mandati EULEX-it, e po kështu është përmendur një mandat fillestar i Speciales për një periudhë 5-vjeçare.

Nga keqqeverisja me plan në keqqeverisje pa plan

0

valon HotiShkruan:Valon Hoti

Po bëhet një vit e gjysmë prej që në Malishevë u premtua që do të ketë ndërrim të mënyrës së qeverisjes, por edhe sot e asaj dite vazhdon çdo ditë e më shumë të na dëshmohet se është bërë fjalë, vetëm për ndërrim pushtetarësh. Mbase edhe kjo nuk ka ndodhur, ngase një pjesë e madhe e kësaj qeverisje ishin pjesë e qeverisjes së kaluar. Kushedi , ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që ka ndikuar që të vazhdohet me qeverisje të njëjtë, mos edhe më keq. Pra, edhe ndërrimi i pushtetarëve ka ndodhur vetëm ne nivelin e lartë udhëheqës, qoftë si strukturë brenda institucionit qoftë si strukturë jashtë institucioneve lokale, ku këta të dytit në fakt sot janë udhëheqësit e vërtetë të qeverisjes lokale.

Premtimet që kryetari Begaj bashkë me kabinetin e tij patën bërë gjatë fushatës ishin të tilla që bashkë me keqqeverisjen e PDK-së dhe sjelljen arrogante të tyre bën që qytetarët të mendojnë se bëhej fjalë për diçka shumë më ndryshe nga se kishin parë më herët. Por gjatë gjithë kësaj kohe kjo qeveri nuk ka arritur as edhe me një veprim, punë apo projekt të vetëm t`ua dëshmoj qytetarëve që është më ndryshe nga qeverisja paraprake.

Gjatë këtyre gjashtëmbëdhjetë muajve qeverisje, pushteti jo vetëm që nuk filloi të mendoj realizimin e premtimeve që kishte dhënë, por ai u kujdes të veproj për keq aty ku mundi e i`u dha mundësia, krejt kjo për shkak të premtimeve jopublike të bëra në oda e kafene, ndaj qytetarëve të varfër e të papunë, ndaj bizneseve të ndryshme, militantëve të tyre. Pra përmes kushtëzimesh e pazaresh për votë, në këmbim të punës, asfaltit, tenderit, lopës, ndihmës sociale etj.

Rasti me konkurset e drejtorëve të shkollave dhe stafit mësimor, na e shpërfaqë më së miri këtë, ai ndoshta qe edhe rasti i parë për ta kuptuar “fytyrën” dhe qëllimin e vërtetë të këtij pushteti. Emërimi i shumë drejtorëve pa kualifikim adekuat nëpër shkolla fillore dhe ato të mesme, u bë pothuajse i gjithi mbi baza partiake, i përcjellë me përjashtimin e shumë profesorëve nga shkollat për hakmarrje politike duke i zëvendësuar me militant partiak, krejt kjo në mënyrë të pamoralshme dhe të kundërligjshme.

E nëse dikush ka për t`i mbajtur mend zgjedhjet lokale te vitit 2013, kjo do te jetë edhe për shkak të premtimeve publike që bëri IQM-ja (tash Nisma për Kosovën). E ato ishin prej më të ndryshmëve, që nga stacionet e autobusëve nëpër fshatra, departizimi i arsimit, investimet në bujqësi, investime në projekte të mëdha infrastrukturore, rruga transitit e deri tek krijimi i zonave për përdorim të lirë të internetit ËI-FI dhe rimbursimi i udhëtimit për nxënësit e shkollave të mesme. Nuk besoj që i`a vlen të flasim për secilin premtim veç e veç, jo vetëm për faktin që ato ishin të shumta për nga numri, por për faktin se ato të gjitha e kishin një të përbashkët, mosrealizimin.

Që një qeverisje të jetë e suksesshme, sigurisht që brenda saj përveç konceptit politik dhe programor duhet të ketë njerëz të cilët së paku nuk kanë “aftësinë” për ta keqpërdorur pozitën dhe paranë publike. Kabineti i Begajt është i pasur me njerëz që fatkeqësisht i posedojnë këto “aftësi” kurse edhe ata pak drejtues të përgjegjshëm ballafaqohen me mungesë profesionalizimi dhe për më keq me ndërhyrje në punën e tyre.

Qysh në fillim kemi parë që emërimet në pozita janë bërë sipas dirigjimeve dhe lidhjeve të forta nga lart, ku nuk janë marrë për bazë parimet, profesionalizimi dhe dija. Nuk kemi edhe një rast të vetëm, kur kjo qeveri ka angazhuar një profesionist të një fushe të caktuar, i cili është jashtë subjektit të tyre, për të udhëhequr me një drejtori, apo në ndonjë pozicion tjetër dhe as edhe një rast kur ata pak zyrtarë kanë mundur të shprehin profesionalizimin e tyre. Në shumicën e drejtorive janë emëruar njerëz të cilët shquhen për mungesë profesionalizmit, me bagazh jaranie e për pasojë edhe me mungesë vullneti kur këtë ia shton apetitet për të keqpërdorë dhe zhvatur atëherë pasojat janë të ditura.

E për ta dëshmuar vendosmërinë e tyre në rrugëtimin e mbrapshtë, qeverisja lokale e IQM/NISMA me gjithë shenjat e qarta të pakënaqësisë qytetare për qeverisjen e tyre dhe nevojën për ndryshim rrënjësor, ata në vend që të reflektonin pozitivisht ndaj kërkesave qytetare për ndërrim kursi vendosën që ta vazhdojnë kursin e njëjtë të keqqeverisjes duke ndarë pushtetin dhe interesat e tyre të ngushta me LDK-në, subjekt ky që në Malishevë ka 15 vite që vetëm bën sehir duke mos vënë as edhe një gur të vogël në ndërtimin e jetës shoqërore dhe politike dhe që ka bashkëjetuar pa asnjë problem me të gjitha pushtetet prej të cilave ka fituar ca pozita dhe favore, duke e mbytur kështu edhe opozitarizmin dhe kritikën qytetare.

Prej që i ndjek zhvillimet politike në Malishevë nuk kam parë edhe një moment të vetëm kur LDK-ja është gjetur në krahë të qytetarëve. Ajo edhe pse gjithmonë numerikisht opozita më e madhe brenda kuvendit, asnjëherë nuk i përdori këta numra dhe organizimin e saj për ti bërë kritikë parimore e argumentuese pushtetit, por as edhe për ta ndalur ndonjë proces të dëmshëm, e ne e dimë që të tilla procese ka pasur shumë. Ata gjithmonë vendosën interesat personale e klanore para interesave të qytetarëve, çdo herë kanë bërë marrëveshje e kompromise në dëm të qytetarëve sa herë që i është ofruar ndonjë kockë nga pushteti, dëshmia më e mirë është heshtja e LDK-së për rastin e shkeljeve në arsim vetëm pse kryetari i tyre, Januz Kastrati u rehatua si zëvendës drejtor në Qendrën e Kompetencës “Abdyl Frashëri” kurse ca mësimdhënës të tjerë në udhëheqjen e LDK-së u siguruan se nuk do të preken.

Pra, është shumë e vështirë të presësh që gjërat do të ndryshojnë për mirë, kur dihet se me kë kemi të bëjmë. Nëse Ragip Begaj mendon të ndryshoj qeverisjen dhe mendon se këtë mund ta bëjë me dhe përmes LDK-së, ai është duke gabuar rëndë. Modelin e LDK-së Begaj e ka rastin ta shoh tani në nivel qendror ku bashkpartiakët e tij çdo ditë me të drejtë kundërshtojnë dhe denoncojnë qeverisjen e Isa Mustafës. Kurse emrat e përfolur dhe tashmë të formalizuar për poste udhëheqëse nga LDK-ja në qeverisjen lokale të Malishevës janë shembull i mirë i bashkimit të së keqës dhe të këqinjve, klientelizmit me klanet, dhe injorancës me makutërinë nga e cila do të vuajnë qytetarët e Malishevës.

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 qytetarët u gjenden para dy mundësive: Në njërën anë kishin Lëvizjen VETEVENDOSJE!, e cila kishte një koncept të ri politik dhe programor i përcjellë me një program konkret i quajtur Alternativa Qeverisëse për Malishevën të cilin e përfaqësonin një gjeneratë e re politikanësh, ekspertësh dhe aktivistësh qytetarë kurse në anë tjetër kishin mendësinë e njëjtë e ndarë në 3 subjekte të ndryshme PDK-IQM-LDK të cilat kishin potencialin për premtime boshe, e pa plan, por të bazuara tek klientelizmi, shantazhi, vendi punës, thesi i miellit etj që ato tradicionalisht kanë përdorur. Në fund fituan metodat e tyre dhe jo vullneti i qytetarëve sepse ata edhe këtë herë nuk zgjodhën, ngase fjalën përfundimtare nuk e thanë ata-votuesit por propaganda dhe mjetet e trios PDK-IQM-LDK. Por kjo me gjasë do të mbahet mend edhe si hera e fundit kur qytetarët nuk mundën t`i rezistojnë manipulimit, shantazhit, presionit, e premtimit pa mbulesë, pra do mbahet mend si mashtrimi i fundit.

Tashmë ata çdo ditë e më tepër po e kuptojnë ‘’tradhtinë’’ e bërë ndaj tyre, dhe sigurisht që janë shumë më të vetëdijshëm që nuk ka kohë për të humbur dhe për të besuar qorrazi. Gjendja e mjerë socio-ekononike e përcjellë me degradim në arsim, shëndetësi dhe kudo tjetër si dhe injorimi që u bëhet nga secili pushtet i deritanishëm do jenë argumente të mjaftueshme që qytetarët votën e tyre ta orientojnë jo vetëm duke dënuar keqqeverisjen moskokëçarëse dhe mentalitetet e vjetra politike dhe klanore por edhe duke zgjedhur vet dhe drejtë përfaqësuesit e tyre të vërtetë, ata që i përfaqësojnë interesat qytetare dhe i mbrojnë ato.

Ekspozitë: Prizreni në pjata të qeramikës

0

0000000Instituti Yunus Emre Qendra Kulturore Turke Prizren po i vazhdon aktivitetet e saja.

Më 11 Mars të mërkurën në ora 18:00, në Qendrën Kulturore Turke në Prizren do të realizohet hapja e ekspozitës së pikturimit në qeramikë.

“Përpos kurseve që kanë për qëllim që kursistët të përfitojnë profesion, me kursin e ebrusë dhe me kursin e fotografisë i cili u hap para disa ditëve Qendra Kulturore Turke në Prizren u bë një vend i vizituar nga të rinjtë, ku edhe aktiviteti i fundit i Qendrës që u realizua në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës në Prizren ishte koncerti i pianos dhe flautës”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

“Në ekspozitën e cila do të realizohet të mërkurën do të ekspozohen punimet e bëra me metodën e kaligrafisë në pjata të qeramikës dhe mbi gota të xhamit me temë Prizreni. Prizrenasit për herë të parë do ta shohin temën e Prizrenit në pjata të qeramikës. Po pritet që këto punime të marrin rol edhe në njohtimin e Prizrenit, që nga mbrëmja që do të bëhet ekspozita do t’i pret vizitorët për dy javë me radhë në Qendrën Kulturore Turke në Prizren”.

“Pronari i ekspozitës Orhan Koçba?l? është i linudur në Prizren. Në Shoqatën Kulturo-Artistike Do?ru Yol një kohë ka qenë kryetar i degës së punimeve të njohtimit dhe ka punuar aktivisht në këtë fushë. Në të njëjtën kohë është personi që e ka përgatitur me duart e veta logon dhe tabelën e shoqatës që është formuar më 1951. Orhan Koçba?l? është profesionist në fushën e kaligrafisë dhe të seligrafisë. Në kohët e fundit fushën e marketingut e ka shndërruar në profesion familjar dhe i vazhdon punimet e tij në arenën ndërkombëtare”. /PrizrenPress.com/

Rama, Ristani dhe Paloka përballen në gjykatë

0

Rama-Ristani-PalokaKryeministri Rama nuk ka përtuar dy herë për të shkuar në Gjykatën e Lartë për tu përballur me dy deputetët demokratë të cilët i ka paditur për shpifje.

Përballjen e parë shefi i qeverisë e pati me sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani me të cilin nuk gjetën rrugë pajtimi në Gjykatë duke nisur kështu nje betejë ligjore me akuzat.

Edi Rama:” Besoj se është koha që gjithë sëbashku të fillojmë një betejë të paepur për ti dhënë fund një historie të shpifur që vazhdon prej vitesh, të një politike që jeton me shpifje dhe çorodit në vijimësi opinionin duke turpëruar Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar“.

Arben Ristani: “Provat janë të shumta, përvec dokumenteve zyrtare por le të themi për kënaqësine e publikut dhe tuajën, dhe një prononcim të Dritan Priftit, i cili e ka parë ramën që mbushte hundët me kokainë në zyrë gjë që tregon lidhjen e tij me krimin, sepse kokainën nuk e ka blerë në farmaci por e ka marrë nëpërmjet bandave kriminale”.

Kryeministri Rama u largua vetëm pak minuta nga Gjykata e Lartë dhe është rikthyer sërish, këtë herë për t’u përballur në sallën e gjyqit me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka.

Ka qenë mbrojtja ajo që ka marrë në dorë argumentimin e akuzave për të dy palët. Avokatja e kryeministrit Enkelejda Muçaj tha se akuzat e demokratëve janë shpifje të cilat kanë për qëllim cënimin e integritetit të kryeministrit.

“Deklaratat janë shpifje me dashje për të cënuar integritetin e kryeministrit dhe institucionit. Nëqoftëse jemi para fakteve të rënda të pretenduar në deklaratë duhet të ishin dorëzuar në isntitucionet e drejtësisë”.

Mbrojtësi ligjor i kreut të grupit parlamentar të PD tha se padia e kryeministrit është e pabazuar pasi sipas tij Paloka nuk ka shprehur një qëndrim personal, por zyrtar të Partisë Demorkatike.

“Dreklaratat e PD nuk i referohen shtetasit Edi Rama, por kryeministrit të vendit. Si të tilla ato janë qëndrim zyrtar i opozitës, ndaj dështimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar”.

Në fund nuk munguan as deklaratat politike mes palëve.

Edi Rama: “Pasi molepset opinioni publik me akuza të rënda, konkrete, të drejtëpërdreta, vijnë këtu në gjykatë dhe kërkojnë të pushohet çështja se nuk kanë prova, por kanë opinione. Ky është fundi i nje force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarët dhe komunikon me qytetarët. Turp!”.

Edi Paloka: Çdo ditë e më shumë janë faktet publike që e vërtetojnë këtë. U përpoq herën tjetër, vuri nën presion Gjykatën, duke kërcënuar haptazi se nëse nuk dënohet Edi Paloka atëherë ju, i tha Gjykatës, po largoni kryeministrin e vendit nga posti i tij. Ky është presion direkt siç bëri edhe sot në pjesën e dytë të seancës gjyqësore ku përsëri, pasi fyeu para Gjykatës palën tjetër, prapë vendosi, dha vendimin për atë që kjo Gjykatë e nderuar duhet ta japë në fakt, mbasi të mbarojë procesi gjyqësor./Oranews/

Zbulohet motivi i vrasjes së Nemtsov

0

Boris NemtsovVrasja e Boris Nemtsov është motivuar nga qëndrimi i tij pro publikimit të karikatuarës së profetit Muhamed nga gazeta franceze “Sharli Hedbo”.

Për ekzekutimin e opozitarit rus mbrëmjen e 27 shkurtit akuzohen 5 persona.

Sipas shtypit rus, dy prej të dyshuarve e kanë pranuar krimin duke thënë se e kishin kryer atë për hakmarrje ndaj qëndrimeve të Nemtsov. Ata u arrestuan në fundjavë dhe janë të gjithë me origjinë nga Çeçenia.

Njëri prej të akuzuarve ka qënë oficer policie. Një ditë më parë një gjykatë në Moskë dha për ta masën “arrest me burg”.

Vetëvendosje: Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko, nuk ishin aktivistë të VV-së

0

ErzenVraniqi-VVLëvizja Vetëvendosje thotë se Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko, të vrarë gjatë ditës së djeshme në Prizren dhe të dyshuar për shumë vepra kriminale, thotë se nuk ishin aktivistë të Lëvizjes tash të Visar Ymerit.

Ndonëse Indeksonline kishte siguruar disa fotografi, ku Thaqi dhe Shishko, shiheshin afër Visar Ymerit në njërën prej çajtoreve të Prizrenit, zyrtarë të VV-së, e kanë mohuar se Haki Thaçi dhe Ferid Shishko kanë qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për Indeksonline se tashmë i kanë verifikuar këta emra, dhe në data bazë nuk figurojnë në listën e aktivisteve të VV-së.

“Sapo e pamë lajmin, ne e verifikuam në data bazë, dhe nuk ka aktivistë të VV-së me emra të tillë”, ka thënë Vraniqi.

Vraniqi ka shtuar se atë ditë kur është bërë fotografia, ka qenë një tubim i VV-së , me qytetarët e Prizrenit për organizmin e protestës së 27 Janarit.

“Ky tubim ka qenë një njerën prej lagjeve të Prizrenit të cilin e kemi mbajtur me qytetarët për të diskutuar rreth protestës së 27 Janarit. Këta kanë ardhur në tubim dhe janë ulur si qytetarë në njerën prej çajtoreve në Prizren, por se nuk janë aktivistë të VV-së”, ka thënë Vraniqi. /Indeksonline/

Dy të vrarët dje në Prizren, ishin aktivist të VV-së (Foto)

0

Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko ne VVPas publikimit të lajmit se Haki Thaqi ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ku tregojnë edhe fotografitë e përbashkëta me kreun e VV-së, Visar Ymeri dhe kreun e degës së kësaj lëvizje në Prizren, Arbër Rexhaj, Indeksonline mëson se në këtë takim ka qenë edhe i vrari tjetër dje, Ferdi Shishko (në krahun e djathtë të Ymerit).

Ndërkaq, policia i ka pashkruar tre të vrarit dje si persona problematik dhe me dosje të rënduar penale.

“Viktimat kanë dosje të rëndë penale. Rastet ndaj tyre kanë të bëjnë me drogë, kidnapim, lëndime të rënda trupore, pastaj vrasje në tentativë dhunim dhe disa raste të tjera”, kanë thënë burime policore.

Policia edhe më tej llogarit hakmarrjen si motivin kryesor të vrasjes. Pas një shkëmbimi më armë zjarri, tek hyrja e vjetër e spitalit në Prizrenit, afër sallës së sporteve të gjimnazit shkencor, në një akt që mendohet të jetë bërë me paramendim dje mbetën të vrarë Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Bilgin Ersoj, që tre nga Prizreni. /Indeksonline/

Ky është një nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Prizren

0

Ejup ShemallariEjup Shemallari është një nga të dyshuarit e policisë për kryerjen e vrasjes së trefishtë, të dielen, në Prizren. Vrasjen dyshohet që ai ta ketë kryer bashkë me babanë e tij Eshrif Shemallari.

Dje në Prizren janë vrarë tre persona: Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bilgin Ersoji. Sipas policisë, vrasjen, dyshohet ta kenë kryer Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë fotografi të njërit nga të dyshuarit, Ejup Shemallari (23 vjeçar).

Gjatë të hënës, Express po ashtu ka sjellë edhe historinë se si ka ardhur deri te ngjarja tragjike, treguar nga burimet tona.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ky-eshte-nje-nga-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-trefishte-ne-prizren-85740/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NISMA i kërkon Presidentes ta ndriçojë ‘komplotin’ kundër Limajt

0

Jahjaga-Limaj15-06NISMA për Kosovën sot i ka dërguar një letër Presidentes, Atifete Jahjaga, nga e cila ka kërkuar që sipas detyrimeve të saja kushtetuese të kërkon një hetim të plotë rreth skandalit i cili u bë publik javën e kaluar në gazetën Koha Ditore.

Lexojeni të plotë letrën që ia ka dërguar Nisma për Kosovën, presidentes Jahjaga:

NISMA për Kosovën e konsideron të papranueshme heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me skandalin e publikuar javën e kaluar në gazetën Koha Ditore (skandalin në lidhje me komplotin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt).

Zonja Presidente, ju jeni garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës, siç e përcakton neni 84 – paragrafi 2 i Kushtetutës së Kosovës“(Neni 84:- Kompetencat e Presidentit -Presidenti i Republikës së Kosovës: Paragrafi (2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë)”.

Në emër të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore si dhe barazisë para ligjit të secilit qytetar të Republikës së Kosovës, NISMA për Kosovën kërkon nga ju që ti ushtroni obligimet e juaja kushtetuese dhe ligjore.

Znj. Presidente kërkojmë nga ju që sipas detyrimeve tuaja kushtetuese të kërkoni një hetim të plotë rreth këtij skandali i cili u bë publik javën e kaluar në gazetën Koha Ditore, skandal i cili shkel të drejtat e individit dhe barazinë e qytetarëve para ligjit, të garantuara me kushtetutë sipas neneve: Neni 3, 21, 22, 30 dhe neni 31.

Si presidente e këtij vendi duhet të përdorni të gjithë autoritetin që ju jep kushtetuta për të kërkuar nga organet kompetente që jo vetëm të ndriçohet ky komplot, por edhe të merren masat e nevojshme që asnjëherë në të ardhmen, askush të mos guxoj që të përdor sistemin e drejtësisë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi për qëllime politike .

NISMA për Kosovën pret që ditëve në vijim të ndërmerrni hapat e nevojshme në përmbushje të obligimeve tua kushtetuese.

16 vite pas zhdukjes, rivarroset Dinë Halilaj

0

Rivarroset Dine Halilaj16 vite pas zhdukjes, sot janë rivarrosur eshtrat e identifikuara të Dinë Halilajt (1948) nga fshati Llapqevë. Në ceremoninë e varrimit, u tha se edhe sot, pas 16 viteve, vazhdojmë të kemi plagë të hapura, pasi armiku u mundua ti zhdukë gjurmët e krimit, ndërsa ju bë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare, se ne kurrë nuk do ti harrojmë të vrarët.

“Është përjetim i rëndë, që ka zgjatur 16 vite për familjen Halilaj, në pritje të një lajmi për prindin e tyre, e Komuna e Malishevës, lirinë që e kemi, e ka larë me gjak dhe çdo vendbanim i yni ka derdhur shumë gjak për këtë liri”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

“Qeveria e vendit, është dashur të kushtëzoj negociatat me çështjen e të pagjeturve. Ne të gjallët kemi obligim ndaj të vrarëve dhe këtë ja bëjmë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare, se ne nuk i harrojmë të vrarët tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, kryetari komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, tha se “edhe pas 16 viteve ne vazhdojmë të kemi plagë të hapura, pasi ende mungojnë shumë persona të zhdukur. Armiku tentoi që ta fsheh krimin, për ti ikur përgjegjësisë, duke i fshehur të vrarët, por kësaj përgjegjësie kurrë nuk do të mund ti ik. Dina dhe të tjerët, u vranë duke mbrojtur pragun e tyre”.

Për biografinë e Dinë Halilajt, foli, drejtori i shkollës së fshatit, Aziz Avdiu, pasi Dinë Halilaj, ishte punëtor i kësaj shkolle.

“Në marsin e vitit 1999, banorët e Llapqevës, u detyruan të largohen nga fshati, dhe familja e Dinë Halilajt, shkoi në Krelan, ku me 2 prill, Dina u nda me forcë nga familja. Pas dy ditësh, edhe pse u lirua, Dina nuk pranoi ta lë djalin tij Naimin në duart e forcave paramilitare serbe, duke kërkuar që të qëndroj ai, ndërsa djali të lirohej. Por e morën Dinën dhe bashkë djalin, u vranë në masakrën e Krelanit, sikur edhe shumë bashkëfshatar tjerë të Llpaqevës, të cilët vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur edhe sot”.

Në emër të familjes, pjesëmarrësit e shumtë në ceremoninë e varrimit, i ka falënderuar Sylë Halilaj./PrizrenPress.com/