Home Blog Page 7101

Braktisin shkollën në kërkim të një cope bukë

0

Ka dy javë që procesi mësimor ka filluar në mbarë shkollat e vendit.

Rreth 400 mijë nxënës, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) kanë nisur sivjet vitin shkollor.

Por, jo të gjithë nxënësit që llogariten në këtë shifër janë ulur në bankat e shkollës. Shumë fëmijë të komuniteteve romë, shkali, si dhe egjiptas, në vend të shkollave, ndodhën pranë kontejnerëve duke kërkuar ushqim, gjësende tjera, diku tjetër ata shihen teksa mbledhin kanaqe, pastrojnë xhamat e veturave…

Institucionet e Kosovës nuk posedojnë shifër të saktë se sa fëmijë të këtij komuniteti kanë braktisur shkollën.

Por, as denoncimet për braktisjen e shkollës nga këta fëmijë nuk kanë çuar peshë për institucionet.

Në janar të këtij viti, Ministria e Arsimit është informuar nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputeti i Kuvendit, Veton Berisha, se 50 nxënës të shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë e kanë braktisur procesin mësimor që nga viti akademik 2013/2014.

Ai ka dorëzuar të gjithë listën me emra e mbiemra të nxënësve në Ministri, duke kërkuar ndihmë nga ky dikaster qeveritar që t’u ndihmohet këtyre nxënësve për rikthim në shkollë..

Haradinaj në Prizren: Nuk do të kallim Kosovën

0

Lideri i AAK-së Ramaush Haradinaj, garanton se opozita nuk do të kallë Kosovën. Sipas tij, opozita është duke u përgatit për organizimin e protestave,”e jo për të kallë vendin”.

“Një gjë nuk mundemi me e bë, e ajo është me e kallë Kosovën”, ka thënë Haradinaj për RTV Besa në Prizren.

“Çdo dëm pasojat i vujmë ne”.

Haradinaj nuk ka precizu datën e mbajtjes së protezës.

“Ne jemi në terren. Po i bëjmë përgatitjet për mbajtjen e protestave”.

Haradinaj vlerëson se gjendja në vend është dramatike. /PrizrenPress.com/

Zaplluxhe: Autobusi godet nxënësen parashkollore

0

 Një nxënëse parashkollore është goditur nga autobusi, sapo kishte dalë nga shkolla. Policia ka njoftuar sot se drejtuesi i një autobusi është arrestuar, si i dyshuar se të premten e ka goditur një këmbësore në fshatin Zaplluxhe të Dragashit.

“Duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Viktima është dërguar në Prizren për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë./Radio Sharri

Emnolina Begaj nga Zhuri, përfaqëson “Miss Globin 2015”

0

Emnolina Begaj, modele nga Zhuri i Prizrenit është përzgjedhur që të përfaqësojë Kosovën në “Miss Globin 2015?, e cila mbahet me datën 8 tetor në Toronto të Kanadasë.

Ajo është duke i bërë përgatitjet e fundit para pjesëmarrjes në këtë ngjarje të veçantë të bukurisë.

Emnolina , thotë se lajmi për të qenë pjesë e “ Miss Globin 2015” e ka befasuar atë, dhe tani ajo është përkushtuar për të përfaqësuar sa më suksesshëm Kosovën dhe kombin në këtë garë.

Ajo tregon se qysh nga fëmijëria, ëndërr e saja ka qenë që të merret me modelizëm, dhe për këtë arsye ajo është motivuar nga shoqëria e në radhë të parë edhe nga familja.

Emnolina, falënderon të gjitha institucionet për mbështetje materiale dhe kreatoren e modës , Suzana Susuri,e cila është përkujdesur dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë me veshjet e saja .

Emnolina, me mjaft sukses i ndjek studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Ajo thotë se përkundër angazhimeve në modelizëm, ndër prioritetet jetësore aktualisht i ka edhe studimet.

Ajo ka ambicie të mëdha në të ardhmen, pasi që pretendon të depërtoj në tregun evropian dhe botëror të modës.

“Thjesht synoj të shkelë pistat botërore”, thotë Emnolina.

Për të arriturat e deritanishme në jetë të Emnolinës, është tejet i lumtur babai i saj, Selimi, invalid i luftërave në trojet shqiptare. Më së shumti ai i është gëzuar përzgjedhjes së bijes së tij, për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modelizmit dhe kontestit të bukurisë siq është “Miss Globin 2015”.

Selimi, thotë se përkundër vështirësive financiare ai është munduar me mish e më shpirt që të mbështes të bijën, ndërsa ka falënderuar qeverinë lokale të Prizrenit dhe kryetarin Muja për përkrahjen e zotuar materiale të Ermolinës në shumë prej 5 mijë eurove për në Kanada, ndërsa ministria e kulturës do ta ndihmojë atë me vetëm 500 euro, shumë kjo e cila as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e nevojshme, thotë babai i Emnolinës. /TV Prizreni/

Substancë narkotike në shtëpinë e një boshnjaku në Prizren

0

Në fshatin Nobërgoshtë të Prizrenit është arrestuar një person I dyshuar për posedim të substancës narkotike.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Boshnjak, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur: 12 qese të tejdukshme me pluhur që dyshohet të jetë substancë e dyshuar narkotike, një qante me tri shishe plastike me mbetje lëngu, dy shiringa, një bocë e vogël një kavanozë plastike me 12 paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një palë dylbi, 4 telefona celular, 5 matëse –termometra, 4 ventilator, një furrë për tharjen e substancave, 15 reflektorë , një mulli për bluarje, një korrektor rryme dhe disa vazo për mbjelljen e substancave si dhe një armë zjarri e llojit CZ- me një karikatorë me dy copë fishekë të cal.7.65m. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Konstrukte njerëzish të zhveshura, në kërkim të dehjes

0

Arbër Selmani

Muaji shkurt. 2012. Vjenë. Si kurrë më parë, më patë ardhë një hov shkrimi e një apetit për me i thurë vargjet një e nga një, me i qitë në letër e me i bo përjetë t`kalituna në një notes i cili gjendet diku në banesën time në Prishtinë. Në mos e paça harruar në banesën time në Beograd, ku jetova vitin e kaluar.

Vjena, është diçka që nuk e kap me leximin e parë. As me kapjen e parë. Prej tri netëve që pata fjetë në një hotel “fancy”, dy i pata kaluar me një trup gjerman i cili më pat japë lang jete që nuk shterret. Kur ikte, shkruaja. E para herë kjo ka qenë, kur pas seksit pata shkruejt për ndjenjën hyjnore, për kataklizmin që prapë prisja të ndodhte, për dhomën që më përthekohej në një person që me dy duar më plandoste prej nji skute n`tjetrën.

Vjena ime ka ngjashmëri me Vjenën e autorit, Artanit që ka shkruar “Çdo gjë është ftesë për dehje”, e që Vjenën e ka si përmbajtje të vogël të një novele e cila është bashkudhëtare e denjë e një lexuesi që nuk pretendon konformizëm. Dhe unë jam i tillë, që me dramën e vërtetë jam i dashuruar, me tregimin e përpiktë.

Pasi më është kërkuar të shkruaj diçka për këtë novelë, kam dashur të mos jem superior. Detyrohem të mendoj për lirinë e për seksin kur e lexoj këtë libër. Jo për lirinë e definicioneve të autorëve të mëdhenj, por atë që na ecë nëpër vena e dëshiron të dalë jashtë prej meje. Novela më jep përshtypjen se është shkruar duke u grrithë, duke dashtë me dalë gjak prej dëshirës me dalë prej konturave e ndërtimeve që i ka bërë sistemi që dëshpërimisht quhet jetë e që ne, fatmirësisht, duhet ta jetojmë. Autori i librit e ka jetuar në cepe të ndryshme të eterit, bashkë me Indritin, Martinin, Fabienën, Gijorkun, Anastasian, marioneta qëllimmira që autori i ka mishëruar në dialogje, njerëz prej mishi e gjaku që Artani na i jep si pije freskuese, mënyrën më të mirë për tu shoqëru me neve në udhëtiminin për ta lexu e shfletu dorëshkrimin.

Këta njerëz janë argumentuesit e fuqishëm të librit. Na qojnë në Napoli, Vjenë, Japoni, Kosovë. Kosova është kryefjala e secilit tekst, dhe mjafton që si lexues i përpiktë dhe mendjemprehtë ta kuptosh se libri të vardiset në secilin minut, dhe në po secilin ta krijon sensin kosovar. Kosova e librit në fjalë është kaq filozofike, e pa gjini, e pacipë dhe gjumashe, politikisht jo në binarë, saqë autori e ka ndëshkuar mirë e mirë, si disa prej kurvave që i dalin nëpër faqet e librit. Narratori i librit i ka qejf ato të shkolluarat, të mençurat, dhe jo ato lëpistret që blihen lehtë, e shpejtë.

****

“Ndonjëherë therjet e së keqes të ngjiten. Diçka nuk është në rregull me gardërobën që ke menduar ta veshësh, ke harruar të blesh pastë dhëmbësh, nuk të kujtohet ku e ke lënë çelësin, nuk punon lifti”.

Ka pak rëndësi se cili funksionon kështu, por kjo është copëz e akëcilit që i bie bingo të jetojë. Jo vetëm Martinit, një prej personazheve interesante në libër, i ndodhë te jetë i tillë, mendje-pluhur, por shumicës. Ne jemi të destinuar të jemi me komplekse e fanatizma. Por secili anojmë kah liria, rehatia, sado që asnjëra kurrë nuk do të na gëzojë. Jo derisa të jenë absolute, në përpjesëtim me konstruktin njeri.

“pastaj filluan t`i përgjonin kafshët” është një prej atyre fletëve të librit që dikur është bërë teatër. Orwelli e ka bërë para Artanit, e Artani e ka adaptua skenarin për shoqëritë e poshtra si këto tonat ku po jetojmë. Po, neve na premtohet një përkujdesje prej shtetit, por përkujdesja më e madhe shkon prej tyre, për unin e tyre.

Po, ndoshta figurativisht sot nuk dukemi si kafshë por kemi rrënjë të forta tek kafshët, e autori këtë e tregon kur personifikimet trupore të njerëzve i kthen në kafshë, në emblema morbide. Ushqim, veshmbathje, e drejtë vote, e drejtë e frymëmarrjes, standard i pranueshëm, lidership, libido, bursa studimi, imazh, reputacion, prestigj, ekuacion që prapë në fund barazohet me zero. Barazohet me “kishin filluar të lëshonin mjekër e të visheshin shkurt, duke anuar kah organizatat e kultit”. Radari i autorit ka shkuar larg sa për të qenë ngucakeq ndaj ideologjive që degradojnë.

Ja rasti i Breivikut. Shkrimtari e torturon me letërsi figurën e monsterit që mbyti 77 të rinj në një sulm të kamotshëm në Norvegji. Breiviku në novelë vjen si i humbur, djalë i mërzitshëm, “boring”, me të cilin pos për zor, se për qejf nuk do të kalohej as edhe një sekondë. Shumë njerëz janë nga ky brumë.

****

“shenja njeriu” është një prej atyre pasazheve që vjen si dyluftim me ndjenjën e djallit. Autori është secili prej nesh, në zonën tonë ma të rehatshme dhe në kolltukun ku nuk duam të na prekin.

“ti mund të m`i shohësh zakonet. Të mi njohësh nevojat. Ti mund të m`i dish hujet. Por, mos guxo të shkelësh këtej. Është zonë njeriu. E ndaluar”. Revoltë e thënë shkurt e shqip, që prapa vetes ka një aparat armatimi me të cilin personazhi mbrohet nga një ndjenjë e tretë, e huaj, anti-hedoniste.

E tillë siç është, dashuria, ose ndjenjat tjera që radhiten krahas saj dhe na bëjnë të urrehemi e duhemi, urdhërohet të qëndrojë larg prej një egoizmi simpatik. Kush prej nesh së paku njëherë ka dashur të mos zgjohet në mëngjes e ta dijë që e ka një person të cilin me automatizëm e kontrollon, ose vice versa? Kush prej nesh nuk ka dashur së paku një herë në ditë ta dijë se është i liruar prej familjes, halleve, derteve, i zhveshur prej çdo lloj dhimbjeje që i rrjedh dikujt e të merr me vete edhe ty? Mbi të gjitha, kush prej nesh nuk dëshiron ta shtypë sistemin që, kushtimisht, na shtypë neve?

“njeriu ka nevojë që të pushojë një kohë, vetë. E në vazhdimësi më ndodh ta trajtoj një temë aq intensivisht sa i ndjej kornizat e kokës të shtrënguara, dërrmohem e nuk mund të fle si duhet. Ato ditë mendoja për dashurinë dhe paranë. Mendoja se lidhja ndërmjet tyre varet nga perceptimi. Lidhja mund të jetë edhe korrelative, edhe shkakësore, edhe e paqenë”

Me dylbi të përpikta, autori pretendon se mund ta shohë Rusinë nga Storjke në Suedi. E quajnë kafshë seksuale sepse është magnet i femrave, por e kupton mirë se një grua shtatzënë është veç një grua e bukur. Ai “m a n i p u l o n”, (faqe 74) kur thotë se një grua e bukur nuk ka nevojë për oratori, nuk ka nevojë të lexojë e veshur në rrobëdishambër evropian, e as ta humbasë veten diku në mes trotuaresh. Trotuaret gjithmonë i kam urryer, më janë dukur hapësira të padenja për veturat. Në Kosovë, trotuari është koncept i lidhur me veturën, shpejtësinë, jo me take e këpucë.

Shumica e librit i jep të drejtë grave, femrave, gjinisë femërore. E lartëson në piedestal një grua të bukur, i jep atribute të pamerituara, i jep të drejtë të ushtrojë “m a n i p u l i m” mbi gjininë e kundërt. I jep të drejtë dashurisë, ndoshta. [“madje gjyshja ime i tregonte disa histori , shumë të besueshme, sipas të cilave njerëzit e ruajnë dashurinë dhe e vazhdojnë edhe duke u ringjallur”]…[“Sepse është fare e qartë se kur njeriu e do njeriun e do atë përgjithmonë”].

Emma Maday, tregimi me titull “17” në faqen “179”, është një prej atyre elaborimeve më sensuale brenda librit, ku autori me erotizëm e vendosë 17 vjeçare si kryeqendër të botës, të botës gjynahe jashtë dhe të botës mbushur brenda tij. Emma ka veshur fund të këmishë. Emma nuk duhet të ngatërrohet me një tjetër, por Emma është e re dhe bukuria e saj nuk njeh asnjë ligj të shkruar e të pashkruar, asnjë limit, kufizim, ndalesë. Emma Bovary, Emma Whoolf, Emma Austen, Emma e “Cdo gjë është ftesë për dehje” është një grackë ku autori butësisht fundoset, në këtë ujin e pangopur ku fiken dritat e mendjes së njeriut dhe krejt çka përjetohet është moment që ngërthen. Matematikë e thjeshtë, dy njerëz që përpjesëtohen.

*****

Lukasi, shoku im më i mirë nga Vjena, kishte parë mbrëmë ëndërr me tri akte. Të parën e kishte operë ku gjyshi i tij po vdiste duke zgjatur notat e gërrmazin në kupë të qiellit, të dytën një argumentim kokëfortë me shokët e tij, ndërsa fundin se thërriste dot në mendje. Akti i dytë më tërhoqi, sepse është pak a shumë si libri “Çdo gjë është ftesë për dehje”. Autori argumenton, bindës, erotik, por prapë e mbyll librin gati gati si ëndërr, ëndërr që na kërkon përgjigje neve, lexuesve, ëndërr bipolare.

Është nihilist, narratori i tekstit. Në trupin dhe mendjen e tij ndjenjat janë të gjithëpranishme. Njerëzit e rëndomtë shkruajnë shpesh mbi krimet e mëdha, mbi kafshët, apologjinë ndaj tyre, ose i përulen atyre si tendencë për ta trajtësua e për ti japë formë vuajtjes së tyre. Është mirë të jesh mbret, princ, kafshë që i merret vota e i tregohet se do të ketë mirëqenie, por nuk ka, nuk gjen implementim.

Më e pakta që mund të bësh për veten tënde, për ty që ende nuk je viktimë e ksanaksit, histaminës që shkakton lëkurë nervoze e sensitive, që ende nuk ke orar të marrësh një infuzion në dhjetë të mëngjesit, ritual i të mërkurave, për ty që mëlçia të punon mirë e nuk ke probleme me bilirubinë, novela është e paturpshme dhe të sugjeron ta përfaqësosh këtë paturpësi.

“pa turp” (faqe 195) është një kthesë në libër, që me pafytyrësi na fton të jemi monsterë, njerëz me behane por të pandalshëm. Është një nga ato faqet ku ftohesh të jesh butësisht imoral, të provosh të dalësh prej vetes, të futesh në një udhëtim, të mos jesh korb i vetes e i petkut tënd, të mos jesh gjarpër, as nënguri, as amvise e përulur, as plakë e rrokatne, as shpend mishngrënës, as bung, as smog.

Dhe ta dini se është i paturp fakti se mes teksteve të tij, autori në këtë libër na risjellë një retrospektivë të një njeriu pa strehë, i cili largësinë e ka ilacin më të mirë, e sheh veten mbështjellë me plafin e qetësisë së të udhëtuarit prej një jete në tjetrën, prej një mëngjesi në tjetrin, me mënyra të ndryshme transporti.

Shkrimtarin e kemi refugjat, i cili kërkon ujëra të reja, e që predikon edhe dukurinë e cila pak para botimit të këtij libri do të bëhej shqetësimi kryesor i Evropës “multikulturaliste”, politikave “premtuese” të Bashkimit Evropian, murit hungarez, asaj çupëlinës kameramane nga Hungaria që lexova se kërkon falje pse i vuri këmbën një burri refugjat. Që do të vërshohemi prej vetë viktimave të apatisë sonë, autori e ka treguar mirë në tregimet e shkurtra të këtij libri.

****

Absorboj brenda meje mendime për libra, sidomos shkrimtarë që i lexoj në periudha jo të mira të jetës sime. Jam një prej atyre që merr shënime, por ndoshta i destinon për kantë bërlloku për faktin se libri duhet të vuloset brenda meje, pasi ta kem lexuar, duhet të më bëhet pjesë e imja. Unë dua që edhe këtë libër, si shumë të tjerë, të mendoj se i kam përjetuar, të mendoj se janë i vetmi burim i mirë i inkuizicionit në të cilin gjendem.

“Çdo gjë është ftesë për dehje” është një memoar i plotfuqishëm, një skenë teatri, një ekspozitë e fjalëve ma shpirtnore prej nji autori të ri i cili ka ma të voglin tentim për t`u lavdërua e qenë superior. Faqet e këtij libri janë të kontaminueme me një dozë rakie, jo për tu dehur, aq sa për të qenë tabullarasë i kfjelltë në mendje, sepse është aq i thellë saqë duhet rilexuar. Rileximin, unë e bëj rrallë, dhe kur e bëj duhet të jetë libër që ka marrë vëmendjen time “a b s o l u t e”. “Çdo gjë është ftesë për dehje” është një prej atyre gazetave që përmban politikë, kulturë, sport, seks, ekonomi, turizëm, populliste si tërësi.

“Kthehem në shtëpi. Nuk mund të ha. I bëj kokoshkat vetes dhe pi verë. Mendoj gjëra të këqija. Vuaj. Dhe kënaqem duke vuajtur”.

UPZ nënshkruan marrëveshje me Fakultetin e Shkencave Pyjore në Tiranë

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Bekim Gashi, dhe zv.kryesuesi Abdullah Zejnullahu, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Pyjore të këtij Universiteti.

Kjo marrëveshje është arritur në vazhdën e punëve përgatitore për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të UPZ-së. Në këtë rast, dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Vath Tabaku gjithashtu shprehi gatishmërinë që t’i ofrojë mbështetje themelimit të fakultetit të ri me gjitha kapacitetet kadrovike, laboratorike, etj..

Rektori i UPZ-së, Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe falënderoi dekanin e këtij fakulteti për mbështetjen e parezervë të ofruar në këtë kuadër.

Në këtë takim gjithashtu u diskutuar mundësia e themelimit të programeve të përbashkëta dhe ofrimi i diplomave të njohura si ‘Joint diploma”. Duke u bazuar në kapacitetet e të dyja universiteteve një mundësie e tillë është e realizueshme në të ardhmen.

Kjo është marrëveshja e katër që arrihet në kuadër të arritjes së partneritetit ndërkombëtar për themelimin e fakultetit të ri, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ku përfshihet Departamenti i Agrobiznesit, Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Departamenti i Shkencave të Mjedisit./PrizrenPress.com/

Banorët e Mamushës shkojnë në Prizren për ujë të pijes

0

Banorët e Mamushës ankohen për mungesë të ujit të pijshëm, ndërsa tregojnë se komuna nuk po bën asgjë për ta zgjidhur këtë problem. Kryetari i kësaj komune Arif Bytyq që mban këtë pozitë që nga viti 2009, kishte premtuar se do ta sigurojë ujin e pijes për Mamushën në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2013-ës, pa e realizuar këtë premtim.

Rrustem Thaçi, një banor i moshuar i Mamushës flet me mllef për mungesën e ujit.

“Jo hiq s’ ka ujë, kurrgjë s’ ka bo… prej komunës s’ ka kurrgjë, këtu për katund s’ ka kurrgjë. Qe unë qeshtu po të them, edhe s’ kam çka me te thënë më,” thotë Thaçi.

Ndërsa Ferman Morina që gjithashtu jeton në Mamushë tregon se si mamushasit e sigurojnë ujin e pijshëm.

“Nuk kemi ujë. Na ujin po e marrim nëpër Prizren për me pi, se këtu nuk është uji i pijshëm. Ata që kanë pare marrin filtera, se filteri kushton 700 e kusur euro, për me e ngjitë,” thotë Morina.

Ujin e puseve në Mamushë për pije e përdorin vetëm ata që kanë filtrat që përmend Morina.

Abdylhadi Krasniqi nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) që është në opozitë në Mamushë konfirmon shqetësimet e qytetarëve dhe mungesën e veprimeve komunale për sigurimin e ujit të pijshëm.

“Qytetarët ujin e pijes shkojnë me marrë me shishe e me kanta prej Piranës dhe prej Prizrenit, sepse nga bunarët e Mamushës nuk është uji i pastër për tu pi. Ekzekutivi i komunës deri më sot asgjë nuk ka marrë në këtë drejtim. Në fushatë kryetari ka premtu që ka me e sjellë ujin e pijshëm, se ka bo hiq. Pra premtimet e kryetarit në fushatë edhe realizimet janë zero,” thotë Krasniqi.

Krasniqi bën me dije se disa herë si asamblist në Kuvendin Komunal të Mamushës ka folur për mungesën e ujit, por sipas tij kryetari Arif Bytyq vepron krye në vete.

“Kryetari vetë s’ka marrë kurrfarë iniciative për ujin e pijes në Mamushë, iniciativa e tij është vetëm me shetit dhe me i bo do projekte që nuk janë interes i qytetarëve, por është vetëm për interesa personale,” vijon akuzat Krasniqi.

KALLXO.com për problemin e ujit të pijes kontaktoi edhe zyrtarë të Komunës së Mamushës dhe vetë kryetarin Bytyq, por edhe pas dhjetë ditë pritjeje nuk mori përgjigje.

PDK në Malishevë: Drejtorët e shkarkuar nga NISMA, u kthyen në vendet e punës

0

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, ka reaguar ndaj Gjykatës së Apelit në Prishtinë, duke thënë se disa drejtorë të shkarkuar të subjektit politik NISMA janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Përfshirë në këtë, janë drejtorët: Shemsi Morina, Rajmonda Krasniqi të cilët ishin kthyer në vendin e tyre të punës muajin e kaluar, ndërsa me vendim të Gjykatë së Apelit në Prishtinë, është khyer drejtor i gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të PDK-së në Malishevë:

Gjykatat kthejn në punë drejtorët e shkarkuar nga subjekti politikë NISMA.
Muajin e kaluar në vendet e tyre të punës janë kthyer drejtorët Shemsi Morina dhe Raimonda Krasniqi kurse tash me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Agim Samadraxha kthehet drejtor në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Në Procedurë Përmbarimore, Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës si dhe Gjykatat kompetente kanë kthyer në vendet e punës drejtorët e shkollave të cilat i ka shkarkuar “Nisma për Kosovën” menjëherë pas ardhjes së saj në pushtetin Komunal të Malishevës.

Pasi muajin e kaluar janë rikthyer dhe kanë marrë detyrën e tyre drejtorët Shemsi Morina – drejtor në SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazup dhe Raimonda Krasniqi, drejtoreshë në SHFMU “Hasan Prishtina” në Tërpezë, Gjyakata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që të kthej edhe Agim Samadraxhën, drejtor në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Në të gjitha rastet, krahas kthimit në vend të punës, drejtorët që po rikthehen po marrin edhe kompensimin e tyre në paga kurse paga për 2 drejtor në një shkollë dihët që është keqpërdorim i buxhetit komunal nga ana e pushtetit komunal të cilin e drejton “Nisma për Kosovën”.

Së shpejti pritet rikthimi i drejtorëve edhe në disa shkolla të tjera të Komunës të cilët nga postet e tyre janë larguar me motive politike.

PDK në Malishevë me kohë ka tërhequr vërejtjen se largimi i drejtorëve që po rikthehen në postet e tyre është në kundërshtim me ligjin dhe paraqet vepër penale mirëpo Komuna e Malishevës ka injoruar vërejtjet e drejtuara duke vazhduar me fushata dhe diskriminime jo ligjore edhe në kuadrin arsimorë në të gjitha shkollat e Komunës.

Kjo sjellje e pushtetit aktual në Malishevë ka sjell në gjendje të rëndë arsimin e komunës së Malishevës në tërësi kurse një gjendje posaqërishtë e rëndë është në Shkollën e Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” në Malishevë ku në punësimin e kuadrit mësimorë po bëhen shkelje të mëdha ligjore.

Naser Berisha: “Qeveria e Mujës” është privatizuar

0

Kuvendari i PDK-së në Prizren Naser Berisha, ka kritikuar  Qeverinë e Ramadan Mujës.

Ai thotë se pushtetarët në Prizren, Komunën po e trajtojnë si pronë private.

“Pushtetarët e kanë bërë pushtetin pronë private”, thotë Berisha.

Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij, për mënyrën se si disa individ po e trajton pushtetin në Prizren.

“Kerrat zyrtare përdoren edhe për dasma”, tregon Berisha. Sipas tij, pushteti, po bënë shumë shkelje në Prizren.

“PDK-ja ka njërz të mirë, mirëpo individë të caktuar e kanë privatizuar pushtetin”./PrizrenPress.com/