UPZ nënshkruan marrëveshje me Fakultetin e Shkencave Pyjore në Tiranë

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues i UPZ-së, Bekim Gashi, dhe zv.kryesuesi Abdullah Zejnullahu, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin Bujqësorë të Tiranës, ku është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Pyjore të këtij Universiteti.

Kjo marrëveshje është arritur në vazhdën e punëve përgatitore për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të UPZ-së. Në këtë rast, dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Vath Tabaku gjithashtu shprehi gatishmërinë që t’i ofrojë mbështetje themelimit të fakultetit të ri me gjitha kapacitetet kadrovike, laboratorike, etj..

Rektori i UPZ-së, Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe falënderoi dekanin e këtij fakulteti për mbështetjen e parezervë të ofruar në këtë kuadër.

Në këtë takim gjithashtu u diskutuar mundësia e themelimit të programeve të përbashkëta dhe ofrimi i diplomave të njohura si ‘Joint diploma”. Duke u bazuar në kapacitetet e të dyja universiteteve një mundësie e tillë është e realizueshme në të ardhmen.

Kjo është marrëveshja e katër që arrihet në kuadër të arritjes së partneritetit ndërkombëtar për themelimin e fakultetit të ri, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ku përfshihet Departamenti i Agrobiznesit, Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Departamenti i Shkencave të Mjedisit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit