20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 8763

Kosova të përqendrohet më shumë në integrime

0

Eliot EngelKongresmeni amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova duhet të lëvizin më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit.

“Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur, por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëviznin edhe më shpejt. Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE), në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë. Për Kosovën, ka pasur progres, edhe pse i ngadalshëm. Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj”, ka theksuar kongresmeni Engel në një intervistë për INA.

Ai ka thënë se Kosova duhet të shpenzojë më shumë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. “Unë ndjehem i sigurt se është koha që Kosovës, duhet ofruar hyrja në NATO, Partneritet për Paqe ( PfP ) dhe besoj se edhe në BE. Porse ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit të saj me BE , si dhe liberalizimin e vizave. Të dyja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi”, ka thënë Engel.

Bordi i RTK-së: Larg duart nga ne!

0

RTKLIVE-logoBordi dhe menaxhmenti i RTK–së, kanë reaguar ndaj qëndrimeve të shprehura nga Zyra për informim e Lidhjes Demokratike lidhur me zhvillimet në transmetuesin publik.

”Bordi dhe menaxhmenti i RTK –së i kuptojnë shqetësimet e subjekteve politike në një vit zgjedhor dhe jemi të përgatitur të ballafaqohemi profesionalisht me sfidat në situatë elektorale.

Ashtu siç ishim edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të mbajtura në një skenë politike të acaruar, kur RTK arriti të dëshmojë pavarësinë editoriale, duke qenë shembull i mbulimit korrekt dhe të paanshëm të fushatë zgjedhore, edhe në zgjedhjet që e presin Kosovën sivjet, RTK garanton përmbushjen e misionit tonë të transmetuesit publik siç përshkruhet në Ligjin e RTK-së dhe në pajtim me standardet e EBU.

Reagimi i sotëm Zyrës për Informim të LDK-së, është i ndërtuar mbi bazën e gjysmë informatave dhe spekulimeve që rrezikojnë të shfaqin tendenca të diktatit politik mbi vendimmarrjen dhe praktikat editoriale brenda transmetuesit publik.

Ne duam të besojmë se bëhet fjalë për një reagim të ngutshëm dhe të ndikuar nga situata e përgjithshme e ditëve të fundit. Mirëpo, nëse vërtet bëhet fjalë për qëndrim politik ndaj vendimmarrjes dhe praktikave editoriale të transmetuersit publik, atëherë konsiderojmë se kemi një përpjekje për presion politik të një partie të madhe ndaj transmetuesit publik të Kosovës.

Duam të theksojmë se asnjë parti apo subjekt tjetër politik nuk kanë asnjë të drejtë ligjore të përfshihen në vendimmarrjen apo në vlerësimin a komentimin e përgjithshëm të funksionimit të
RTK-së, pavarësia editorial e të cilës është e garantuar me ligj.

Ato kanë të drejtën e qasjes dhe prezencës në transmetuesin pubik sikurse që kanë të drejtën e demantit, sqarimit por edhe të adresimit të vërejtjeve serioze dhe për këto raste, kanë adresa të qarta.

Prandaj, u bëjmë thirrje subjekteve politike dhe të tjera të Kosovës, pa përjashtim, që të mos e fusin dhe të mos e llogarisin RTK-në si pjesë e agjendave të tyre elektorale apo të tjera.

Po ashtu, RTK i bën thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, si themelues i RTK-së që të mbështesë RTK-në në përpjekjet e saj për përmbushjen e misionit dhe obligimeve që dalin nga
Ligji i RTK-së miratuar nga ky Kuvend.

Ne besojme se pikërisht paanshmëria dhe pavarësia editoriale e transmetuesit publik, në këtë rast e RTK-së është masë edhe për nivelin e demokracisë në një vend, në këtë rast në Kosovë”, thuhet në reagimin e RTK-së.

Hoxhaj: ShBA-të partner i përjetshëm i Kosovës

0

Hoxhaj-Yee-shbaMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës asistentin e sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, Hoyt Yee.

Hoxhaj e njoftoi Yee për zhvillimet në Kosovë, progresin e gjithanshëm që po arrihet në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë bisedës, Hoxhaj dhe Yee u fokusuan në intensifikimin e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përparimin në agjendën euroatlantike si dhe të arriturat në dialogun me Serbinë.

Zëvendës asistenti i sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, Hoyt Yee, ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe proceset euroatlantike.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partner i përjetshëm strategjik i Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

LDK reagon ndaj RTK-së

0

LDK-logo5-23Zyra e Informimit e Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK), shpreh shqetësimin për politikat e informimit që po ndjek Televizoni Publik i Kosovës.

LDK-ja konsideron se Televizioni Publik duhet të ketë qasje të njëjtë për të gjithë dhe për të gjitha ngjarjet në vend.

”Shkarkimi i producentit ekzekutiv, njëherit përgjegjës kryesor i Redaksisë së Aktualiteteve, z. Behxhet Begu, dhe i moderatorit të emisionit qendror politik “Debat”, z. Ridvan Berisha, është mesazh shumë i keq.

Në një transmetues publik të gjithë kanë të drejtë të përfaqësohen, sepse transmetuesi i tillë ekziston dhe funksionon nga taksat e qytetarëve.

Është tepër e qartë se z. Begu dhe z. Berisha janë larguar për shkak të edicionit të së martës të emisionit “Debat”, në të cilin z. Fatmir Limaj njoftoi largimin e tij nga PDK-ja dhe formimin e një subjekti tjetër politik.

Këtë lajm nuk mund dhe nuk ka si ta fsheh RTK-ja duke i larguar producentin dhe moderatorin e emisionit.

LDK-ja u bën thirrje drejtuesve të Transmetuesit Publik që të sillen në përputhje me ligjet.

RTK-ja duhet të jetë transmetues i taksapaguesve dhe jo i pjesës që ka mbetur nga PDK-ja”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

BBC-ja i lidh protestat e studentëve me papunësinë në Kosovë

0

UP-Protesta14-08Transmetuesi publik britanik- BBC thotë se protestat e studentëve me kërkesën për largimin e Rektorit Ibrahim Gashi kanë në sfond papunësinë në Kosovë.

Në një shkrim të publikuar sot në mëngjes, BBC-ja duke raportuar për protestën e djeshme, që esklaoi në protestë të dhunshme, përmend edhe shifrat e papunësisë, duke përmendur aftin që papunësia në Kosovë shkon deri në 45 % derisa çdo vit në tregun e punës hyjnë afro 30 mijë vetë.

EULEX dhe PK së shpejti me arrestim edhe të katër zyrtarëve serbë

0

Polici-EulexSipas informatave që rrjedhin nga Misioni i EULEX-it dhe Policia e Kosovës, së shpejti pritet arrestimi edhe i katër personave publik të komunitetit serb në Veri të Kosovës.

Sipas portalit serb Vesti-online, thuhet se në cak të arrestimeve janë ish funksionarë të policisë serbe dhe politikanë të cilët ngarkohen me akuza të ngjashme me atë të Oliver Ivanoviçit dhe Dragolub Delibashiqit.

Në Prizren ka filluar restaurimi i shtëpisë së Briskagjinjëve

0

Prizren-shtepia e briskagjinjeveMoti i mirë po i mundëson komunës së Prizrenit të realizojë projektet për restaurimin e shtëpive të vjetra, qindravjeqare. Këtyre ditëve ka filluar restaurimi i shtëpisë së Briskagjinjëve. Projekti po përkrahet financiarisht edhe nga Ambasada e SHBA-ve dhe do të kushtojë 60 mijë dollarë.

Zyrtarët komunalë thonë se do t”i restaurojnë të gjitha objektet e vjetra të cilat janë dëmtuar me kohën, transmeton RTK. Por, shoqëria civile kritikon mënyrën e punës, për të cilën siç thonë po përdoret betoni dhe fasadimi jo adekuat të cilat edhe po i humbin pamjen objekteve.

Komuna e Prizrenit krenohet me trashëgiminë e pasur kulturore e historike. Shumë shtëpi të vjetra me vlera të veçanta e bëjnë më karakteristik Prizrenin, por edhe tërheqës për vizitorë. Me qëllim që objektet e vjetra të mos shkatërrohen tërësisht, komuna ka filluar meremetimin e disave prej tyre.

Shtëpia e Beledijes, ajo e Ymer Prizrenit, Shtëpia e Shaip Spahiut tashmë janë vënë në funksion. Por, së fundmi ka nisur edhe meremetimi i shtëpisë së Ali Briskagjijut i cili njihet me këtë zeje qindravjeqare në qytetin e Prizrenit.

Drejtori i urbanizmit në komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi thotë se projekti ka gjetur përkrahjen edhe nga Ambasada e SHBA-ve. Sipas tij, projekti pritet të përfundojë deri në muajin qershor, kur edhe kremtohet përvjetori i LSHP-së.

E intervenimet në shtëpitë e vjetra të qytetit, kritikohen nga shoqëria civile. Enesa Xheldini nga OJQ, “Ec ma ndryshe” thotë se aty nuk duhet të përdoret betoni e as fasadimi, siç po bëhet në disa sosh sepse shtëpive po u humbet pamja që kanë pasur dikur.

Ajo madje si një arkitekte ka bërë edhe një hulumtim te objektet që mbrohen me ligj ku ka pas intervenime.

Vëmendjen te trashëgimia e pasur kulturore e historike e qytetit e ka edhe faktori ndërkombëtarë. Përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Kosovë, jo rrallë herë kritikojnë dhunën, por edhe dëmtimin që po u bëhet këtyre objekteve karakteristike dhe kërkojnë nga komuna e Prizrenit që të ruhet me fanatizëm bagazhi kulturor e historik që disponon ajo nga e kaluara e bujshme.

Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë për në BE

0

Bashkimi europianMinistri për integrime evropiane në Qeverinë teknike të Serbisë Branko Ruzhiq ka deklaruar se pengesa më e madhe e Serbisë në rrugën për në Bashkimin Evropian është Kosova, duke shtuar se bashkëpunimi nuk do të thotë njohje e Kosovës.

Ai në intervistën dhënë gazetës vjeneze “Kurir”, ka thënë se dy procese e definojnë raportin e Serbisë ndaj BE-së, transmeton B92.

“Njëri është afrimi ndaj Brukselit e tjetri është normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën. Pengesa më e madh me siguri se është Kosova. Me marrëveshje n Beograd – Prishtinë, me ndërmjetësim të BE, i jemi afruar qëllimit”, ka thënë Ruzhiq.

Lamtumirë Vaçe Zela!

0

VaceZela-lamtumira

( E plotësuar) Për dy orë me radhë janë zhvilluar homazhe në skenen e Teatrit të Operas dhe Baletit në nder të perëndeshës së këngës, të madhes Vaçe Zela. Flamuri është ulur në gjysmë shtizë në nder të këngëtares
Një ceremoni e veçantë u organizua që në hyrje, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur si kurrë më parë rreth Teatrit të Operas, duke ndjekur nga afër ceremonialin përmes Ledëolleve. Në sfond dëgjohej zëri i këngëtares mitike, e cila do të jetojë gjatë në zemrën dhe mendjen e njerëzve.
Politikanë, artistë, këngëtarë, miq dhe personalitete të fushave të ndryshme u përkulen me nderim mbi trupin e ikonës së muzikës së lehtë shqiptare. Dhe më pas ata lanë shënime mbi bllokun e përshtypjeve për këngëtaren e pa përseritshme.
Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë. E kjo u vu re edhe gjatë momentit të daljes së trupit të pajetë nga salla e TOB, ku qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria e përcollën me duartrokitje dhe lule këngëtaren, qëiu dhuroi emocione të pa përseritshme Vaçe Zelën. Flamuri që mbuloi arkivolin është dhuratë e fëmijëve të Lushnjës dërguar Vaçe Zelës në Zvicër me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Trupi i këngëtares do të prehet siç edhe vetë artistja e madhe dëshironte në vendin e saj në varrezat e Sharrës.

Rama: Vaçja la pas trashëgiminë e saj të përjetshme
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar për Vaçe Zelën, theksoi se ajo la pas trashëgiminë e saj të përjetshme.
“Nuk ka vdekur Vaçe Zela. Është shuar diçka brenda gjithkujt që e njohu nga afër apo e dëgjoi nga larg. Kjo është vdekja që e bën lajmin për ikjen e Vaçes nga kjo botë posaçërisht të veçantë për secilin prej nesh. Një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbje të përbashkët edhe deri tek të rinjtë që deri dje nuk kishin dëgjuar asgjë për të dhe për 48 orësh lënë shënimet e tyre në rrjetet sociale. Kur këndonte Vaçe Zela bota ishte bardhë e zi. Dhe ekrani ishte bardhë e zi. Vaçe Zela iku nga mesi ynë kur ra perandoria bardhë e zi. Dhe e la kyçur zërin e saj këtu në rrethin e kujtesës sonë bardhezi pa u kthyer kurrë më me hapat e saj në skenën e erës sonë për të na kërkuar shpërblim, ndere apo vëmendje për minutat e paçmueshme që na bëri të jetojmë dhe ja tani pas shumë vitesh na dërgoi befas thjesht lajmin e vdekjes” tha Rama.

Berisha: Përcjellin për në banesën e fundit zërin e shekullit të kombit tonë
Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën e Vaçe Zelës duke e cilësuar si disidenca e këngës shqiptare.
“Sot përcjellin për në banesën e fundit zërin e shekullit të kombit tonë. Këngëtarja e pavdekshme e dashurisë për fëmijën, për nënën, për të dashurin dhe mikun, për Shqipërinë dhe hallet e saj. Vaçe Zela iu dhuroi shqiptarëve me talentin e saj më shumë se kushdo tjetër në kohën e vet gëzime, kënaqësi dhe krenari. Vaçe Zela ishte njëkohëshisht disidenca e këngës shqiptare në atë regjim barbar të antivlerave. edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të Lushnjes që i bënë shqiptarëve një dhuratë të tillë, të gjithë atyre që kanë pasur tek Vaçe Zela këngëtaren e tyre të dashur” tha Berisha.

Kumbaro për Vaçe Zelën: Do të vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithëve
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur edhe një fjalim homazh për nder të ikonës së këngë shqiptare Vaçe Zela.
“Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete por se pata kurrë fatin të të afrohem sepse kam qënë dhe jam shumë e vogël përpara teje. Sot je këtu afër dhe unë ndihej mall siç edhe ti vetë ke thënë ” sa mall kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë, por ti vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qënë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithëve” tha ministrja.

Meta: Duartrokitje për Vaçen
Sot ne të gjithë jemi më të varfër nga një ikje!
Ka pak njerëz në botë për të cilët flitet njëlloj, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj.

Ka edhe më pak njerëz në botë për të cilët, edhe kur janë në jetë, edhe kur vendosin të ikin prej saj, përmendet kënga e përcillen me këngë.
Janë të rrallë njerëzit që merituan me jetën e tyre vetëm duartrokitje, duartrokitje në jetë dhe në ikje!
Ka pak njerëz në botë që shumë përpara se të vendosin të ikin, shndërrohen në mit. Për ta flitet edhe kur nuk janë, ata dëgjohen edhe kur heshtin, ata meritojnë pafund heshtje nderimi kur na thonë lamtumirë dhe kur me dhembje u detyrohemi një lamtumirë zemre!
Vaçe Zela, kapriçioja e mrekullueshme e muzikës shqiptare është një nga këta njerëz të rrallë.
Ikona e papërsëritshme e këngës, shënoi një epokë në epokën e saj, i dha zë asaj dhe do t’i japë zemër dhe së nesërmes. Për gati katër dekada, në atë kohë të ashpër e të varfër, Vaçja ishte pjesë e ushqimit të zgjedhur shpirtëror, ishte një shkëndijë gëzimi e pamunguar, ishte një rrjedhë në këngë dhe ligjërime, ishte valsi ynë i lumturisë së trishtuar.

Vaçe Zela u linte takim shqiptarëve të cilët prisnin të merrnin prej saj pak drithërimë shpirti më shumë, pak më shumë dritë në terr; i këndoi dhe dhembjes për të sjellë në takim me shqiptarët pak më shumë gëzim.
Vaçe Zela e ndërtoi vetë piedestalin e saj, në të cilin qëndroi dhe do të qëndrojë si Mbretëresha moderne me kurorë kënge.
Fëmija i shkëlqyer i muzikës, e fortë dhe e brishtë, e brishtë sepse ishte e fortë, kjo fytyrë e shkëlqyer e të shkuarës sonë të ngrysur, la trashëgim për ne interpretimin e shumë këngëve të muzikës popullore e të lehtë, balada e romanca e madje, edhe shumë këngë nga më të mirat e thesarit botëror.
Sakrifica e fisnikëron njeriun dhe Vaçja ishte e fisnike e papërsëritshme.
Sot nuk është më. Ka pothuaj dy dekada që Vaçe Zela u tërhoq në heshtjen e saj e rrethuar nga dashuria e Pjetrit dhe Irmës, bashkëshort e bijë, në një trekëndësh familjar të nderuar të shtrirë në dy kohë shqiptare, në atë anë dhe këtë anë të lirisë. Por Vaçja bën pjesë në atë pakicë fatlume njerëzish të lirë për të cilët flitet edhe kur nuk janë, flitet shumë edhe kur vendosin të ikin.

Vaçja është nder i kombit tonë, ndaj nderimi, mirënjohja dhe falenderimi për të është respekt edhe për të shkuarën dhe të nesërmen tonë, është respekt për kujtesën!
Ikja e Vaçe Zelës na bën të gjithëve më të varfër sepse ajo na kishte pasuruar të gjithëve në shpirt.
Lamtumirë, Vaçe Zela, lamtumirë me duartrokitje!
Njëlloj si atëherë kur ishe në skenë me zërin tënd të papërsëritshëm, njëlloj edhe tani! Duartokitje për heshtjen tënde nga piedestali yt i fundit për të vazhduar të na drithërosh sërish me këngët e tua!

Basha: Vaçe Zela, përjetë mes nesh
Kryetari i PD dhe Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij bënë homazhe në nderim të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela

“Zëri i Vaçe Zelës ishte balsam dhe ndër të paktët ngushëllime për shpirtrat e sfilitur të shqiptarëve përgjatë dekadave dhe viteve të veprës së saj. Është dhe mbetet zëri dhe kujtesa e saj përjetë mes nesh, në zemrën e një kombi të tërë, mirënjohës dhe krenarë për të dhe për veprën e saj, ç’ka shihet qartë edhe nga bashkimi i qindra, mijëra shqiptarëve në homazhe dhe nderimin për të paharruarën Vaçe Zela.” /abcnews/

Sot lamtumira e fundit këngëtares së madhe Vaçe Zela

Kolegë, miq, qytetarë dhe të afërm po i japin sot lamtumirën e fundit artistes së madhe të skenës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë në shtëpinë e saj në Bazel të Zvicrës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Homazhet në nderim të këngëtares filluan në orën 10:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit, transmeton abcnews.

Trupi i pajetë i këngëtares mbërriti dje në Tiranë, për të çuar deri në fund amanetin e saj për t’u prehur në Atdhe. Më herët kortezhi mbërriti në aeroportin e Prishtinës, ku u prit nga autoritete të Ministrisë së Kulturës.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës thuhet se: “Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore, ditën e shtunë, date, 08.02.2014, ora 13.00 duke u nisur nga TKOB per t’u prehur ne varrezat e Sharrës”.

E vërteta pas protestave të studentëve- A pati provokime për arrestimet? (Video)

0

Protesta UP14-08Një user me emrin “Kosova Republike”, ka hedhur një Youtube një video me titullin “E vërteta pas protestave në Kosovë”, shkruan Express.

Videoja e gjatë vetëm 3 minuta e 30 sekonda është një analizë mbi provokimet që u bënë për arrestimet e fundit të njerëzve të politikës e shoqërisë civile, sipas këtij seri, me theks të veçantë, arrestimi i Ylli Hoxhës së Vetëvendosjes.