20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7114

Mustafa: Migrimin nuk e shkaktoi as VLAN-i e as qeveria e re

0

Isa mustafaaaaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të komentojë rreth asaj se kush është fajtori i migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, do të përqendrohet në implementimin e programit qeverisës, i cili sipas tij do të ndikonte edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik – drejt krijimit të një gjendje më të mirë edhe për qytetarët.

“E kam thënë me vetëdije se resurset të cilat disponojmë duhet t’i shfrytëzojmë, si ato njerëzore edhe ato natyrore. Sa i përket resurseve kapitale duhet të gjejmë forma t’i rrisim ato”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, raporton Telegrafi.

Kryesisht sipas tij do të duhej të ishte zhvillimi bujqësisë.

Ai gjithashtu ka përendur faktin e mundësisë së marrëveshje për punësime sezonale me vende tjera, si dhe reformat fiskale.

Ndërkaq rreth pyetjes së deputetit Selimi se si ai i komenton deklaratat e tani zv. kryeministrit Hashim Thaçi, se situata e migrimit është krijuar edhe si pasojë e “paqartësive” që ka shkaktuar formimi i koalicionit VLAN, Mustafa ka thënë se nuk vlerëson se këtë situatë e ka krijuar as VLAN-i por as qeveria e re – është situatë që ballafaqohemi edhe më herët.

“Të dhënat tregojnë që kroatët kanë emigruar rreth 25 mijë veta edhe pse është një vend i BE-së.
Ne duhet të ulemi ta bëjmë një vlerësim real, se cilat kushtet socioekonomike kanë ndikuar në këtë migrim. Çdo analizë dhe deklaratë tjetër e imja nuk do të kishte bazë”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/

Skender Susuri: Të ndërrohet Nexhat Çoçaj

0

skender susuriKuvendari i Bashkimit Demokratik(BD) Skender Susuri ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja që të ndërrjë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn.

Sipas tij, Çoçaj e ka shkatërruar sistemin e arsimit në Prizren.

“Gjendja e arsimit nuk është i mirë. Nexhat Çoçaj e ka politizuar skajshmërisht”, ka thënë Susuri.

“Nexhat Çoçaj nuk zbaton ligjet e arsimit. Nuk hapë konkurs për punësime.Kam fakte dhe ato fakte do t’ia dorëzojë Ramadan Mujës në zyre”, ka thënë Susuri në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Ky drejtor duhet të ndërrohet. PDK-ja ka njerëz që mund të bëjnë këtë punë më mirë”/PrizrenPress.com/

Duda Bale: Më shumë kujdes për 6 komunitetet joserbe

0

Duda Balje-deputeteDeputetja Duda Bale riaktualizoi problemin e injorimit të gjashtë komuniteteve joserbe dhe përqendrimin e vëmendjes vetëm në komunitetin serb të Kosovës.

Ajo tha se në marrëveshjet e Brukselit përmenden vetëm serbët dhe këto gjashtë komunitete thuaja nuk ekzistojnë.

Bale bëri thirrje që të kthehet vëmendja nga këto komunitete, të cilat pa rezerva kanë njohur pavarësinë dhe pranuar institucionet e Kosovës, duke u integruar plotësisht në to, ndryshe nga komuniteti serb, i cili vazhdimisht bojkoton, siç po ndodh edhe aktualisht me Listën Serbe.

Ajo tha se nuk ka pritur që kryeministri i Serbisë Vuçiq të tregojë kujdes ndaj komuniteteve joserbe të Kosovës, por mëtojmë që zyrtarët e Kosovës të kthejnë vëmendjen nga këto dhe të përfaqësohen në institucionet qeverisëse të shteti, së paku me më shumë drejtorë.

Mustafa: Nuk kemi kërkesa të veçanta nga Lista Serbe

0

Isa mustafa ne kuvendKryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten në Kuvend se nuk ka asnjë kërkesë nga ministrat e Listës Serbe për kthimin në Qeveri.

Ai tha se ka kërkuar nga ministrat serb që të bisedojnë lidhur me këtë çështje, por ata ende nuk kanë shprehur gatishmëri.

“Nuk e kemi asnjë kush të paraqitur për kthim. Unë kam kërkuar nga ministrat e listës të diskutojmë, nuk kanë ardh akoma, kushte nuk kemi dhe kushte nuk pranoj sepse edhe ata do të kenë kushte të njëjta si ministrat tjerë. Nuk do të aplikojmë kushte të tjera për komunitete e tjera për ministra të tjerë”, ka thënë Mustafa.

Skandaloze: Eksperti i Haxhi Avdylit kundërshton kuvendarët e LDK-së

0

zenel ahmetajKuvendarët e LDK-së në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e bartjes së mjeteve të vitit të kaluar në 2015-tën të Komunës së Prizrenit. Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se Komuna e Prizrenit po bënë fushatë me taksat e qytetarëve.

“Shtëpia e Kulturës në fshatin Gjonaj të Hasit nuk ka as rrymë”, ka thënë Hodaj. Sipas tij, në bartjen e mjeteve të vitit të kaluar nuk është paraparë që të përfundojnë projektete e nisura për fushatë elektorale.

Edhe Shefja e GP-së së LDK-së, Mybera Mustafa ka kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të shpenzimeve të mjeteve të mbetura nga viti i kaluar.

“LDK-ja është kundër mënyrës së shpenzimeve të këtyre mjeteve të mbetura”, tha Mustafa në saencën e sotme të Kuvendit Komunale të Prizrenit. Në këtë seancë është diskutuar si pikë e rendit të ditës bartja e mjeteve nga vitit i kaluar.

Zyrtari Financiar i Komunës së Prizrenit, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së, Zenel Ahmetaj ka kundërshtuar kritikat që kuvendarët e partisë së tij adresuan në drejtim të Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai para kuvendarëve ka sqaruar se ndarja e këtyre parave është bërë në mënyrë të prioriteteve.

Zenel Ahmetaj që tetë muaj zëvendëson drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financa në Prizren Mehmet Bytyç, i cili është suspenduar për shkak dyshimit për pedofili. Ai në këtë drejtori punon që nga paslufta si zyrtar financiar.

Ahmetaj për tetë muaj ‘mbulon’ mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit. Në kohën sa ka qenë në detyrë drejtori i Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyç, në dy mandate të Qeverisë ‘Muja’, ai ka qenë i vetmi që ka arsyetuar mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Komunës.

Të gjitha akuzat e partive opozitare në Prizren për shpenzim joracional të buxhetit të Komunës, Ahmetaj i ka kundërshtuar duke i quajtur si të pabazuara.

Pavarësisht pozitës dhe qëndrimeve mbrojtës për shpenzimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria ‘Muja’, kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit nuk i ka penguar që Zenel Ahmetajn të emërojë kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së./PrizrenPress.com/

Hoti do nga Kuçi të ndriçojë skandalin me rastin “Kleçka”

0

Enver Hoti-NISMADeputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka folur për skandalin në lidhje me rastin Kleçka, të ciline publikoi Koha Ditore në dy artikuj në dy ditë radhazi.

Ai ka thënë se duke u thirrur në fakte që i ka sjell gazeta, dënimi për Limajn ishte i sigurt.

“Me të drejtë dhe shqetësim po shtrohet pyetja nga të gjithë qytetarët, se çka është duke ndodhur me drejtësinë në Kosovë, e cila në vend që të garantojë gjykim fer dhe të pa ndikuar politikisht, është shndërruar në instrument të politikës”, ka thënë Hoti.

Për Hotin, është shqetësuese edhe heshtja e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë rast, mirëpo akoma më shqetësuese se kaq, sipas tij, është dhe heshtja e akterëve të Qeverisë, dhe atyre siç i ka quajtur ai “pjesëmarrës për të eliminuar kundërshtarët politikë”.

Hoti ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të shfrytëzojë autoritetin e tij për të zbuluar dhe ndriçuar skandalin në rastin Kleçka.

“Ose në të kundërtën tregoni pse është kjo heshtje nga ju, nga kush keni presion”.

Një muaj paraburgim për vrasësin e trefishtë në Prizren

0

vrasje ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Prizren, Eshref Shemallari. Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se Shemmallarit i është caktuar masa për një muaj paraburgim.

“Shemallari dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë “, tha Kicaj.

I pandehuri Eshre fShemallari do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji, dhe do t’i llogaritet prej datës 10.03.2015, deri me datën 10.04.2015.

I pandehuri së bashku me djalin e tij me iniciale të njëjta dyshohen për kryerje të dy veprave penale, atë të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe të armëmbajtjes pa leje.Ai dyshohet për vrasjen e Haki Thaçit, Ferdi Shishkos dhe Belgin Ersojt/PrizrenPress.com/

Sot në orën 11:00 opozita proteston

0

shqiperia ne protestOpozita proteston sot për të kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Grumbullimi i protestueve është parashikuar të nisë në orën 11:00 në Sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar më pas me marshimin drejt selisë së Kryeministrisë dhe godinës së parlamentit.

Thirrjes së Partisë Demokratike pritet t’i bashkohen edhe protestues të ardhur nga rrethet, të cilët janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Policia bëri me dije se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe për të reaguar në bazë të të dhënave për veprime të paligjshme.

Pas një mbledhje të Grupit Parlamentar, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se protesta e të enjtes paradite do të jetë paqësore. Ai ftoi qytetarët të marshojnë jo vetëm kundër inkriminimit të parlamentit, por edhe ndaj varfërisë, papunësisë dhe informalitetit.

Traileri emocional i dokumentarit të ri të Kurt Cobain (Video)

0

Kurt Cobain15-12Dokumentari i shumëpritur “Montage of Heck”, një përmbledhje e materialeve të rralla dhe të reja të rokerit legjendar, Kurt Cobain, tashmë ka një trailer të publikuar, që na jep një shikim të parë mbi kronikën e artistit që i mori vetes jetën në moshën 27 vjeçare.

HBO, kanali që prodhon dokumentarin, së bashku me regjisorin Brett Morgen, kanë publikuar promon dy minuta e gjysmë ku shihen foto të pa publikuara më herët, pamje të rralla, madje edhe animacione rreth frontmenit të grupit Nirvana.

Në këtë trailer mund të shihen fillesat e Cobain në fëmijëri, shndërrimi i tij në një adoleshent rebel dhe përfundimisht, një yll roku që sipas Rolling Stone, nuk ishte gati për famën. Në dokumentar ka intervista, biseda, momente intime familjare, fotografi të rralla dhe thesarë të tjerë nga arkivi Cobain.

Pos dokumentarit që tashmë është shfaqur në disa festivale, pritet të botohet edhe libri me të njëjtin titull, kurse kolona zanore e dokumentarit përbëhet prej një incizimi 12 minutësh të Cobain në kitarë akustike, që nuk është dëgjuar më parë.

https://youtu.be/l57-W3Gp9AI

Mustafa: Arsimi në Prizren është degraduar

0

Mybra Mystafa

Kuvendarja e LDK-së, Mybera Mustafa ka akuzuar pushtetin lokal se kanë degraduar arsimin duke punësuar mësimdhënës pa konkurs.

“Drejtoria e Arsimit në Prizren e ka degraduar sistemin e arsimit duke punësuar njerëz pa konkurs dhe politikisht”, tha Mustafa./PrizrenPress.com/

Mybera Mustafa kërkon që pika e parë të jetë debati për arsim
Kuvendarja e LDK-së, Mybera Mustafa ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Kujtim Gashi, që debati për çështjen e arsimit të jetë në pikën e parë.

“Kërkojmë që pika e parë të jetë debati për arsimin”,ka thënë Mustafa.Ndërkaq, propozimi i saj nuk ka gjetur mbështetje nga shumica e kuvendarëve.

/PrizrenPress.com/