17.6 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7115

Sot në orën 11:00 opozita proteston

0

shqiperia ne protestOpozita proteston sot për të kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Grumbullimi i protestueve është parashikuar të nisë në orën 11:00 në Sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar më pas me marshimin drejt selisë së Kryeministrisë dhe godinës së parlamentit.

Thirrjes së Partisë Demokratike pritet t’i bashkohen edhe protestues të ardhur nga rrethet, të cilët janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Policia bëri me dije se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe për të reaguar në bazë të të dhënave për veprime të paligjshme.

Pas një mbledhje të Grupit Parlamentar, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se protesta e të enjtes paradite do të jetë paqësore. Ai ftoi qytetarët të marshojnë jo vetëm kundër inkriminimit të parlamentit, por edhe ndaj varfërisë, papunësisë dhe informalitetit.

Traileri emocional i dokumentarit të ri të Kurt Cobain (Video)

0

Kurt Cobain15-12Dokumentari i shumëpritur “Montage of Heck”, një përmbledhje e materialeve të rralla dhe të reja të rokerit legjendar, Kurt Cobain, tashmë ka një trailer të publikuar, që na jep një shikim të parë mbi kronikën e artistit që i mori vetes jetën në moshën 27 vjeçare.

HBO, kanali që prodhon dokumentarin, së bashku me regjisorin Brett Morgen, kanë publikuar promon dy minuta e gjysmë ku shihen foto të pa publikuara më herët, pamje të rralla, madje edhe animacione rreth frontmenit të grupit Nirvana.

Në këtë trailer mund të shihen fillesat e Cobain në fëmijëri, shndërrimi i tij në një adoleshent rebel dhe përfundimisht, një yll roku që sipas Rolling Stone, nuk ishte gati për famën. Në dokumentar ka intervista, biseda, momente intime familjare, fotografi të rralla dhe thesarë të tjerë nga arkivi Cobain.

Pos dokumentarit që tashmë është shfaqur në disa festivale, pritet të botohet edhe libri me të njëjtin titull, kurse kolona zanore e dokumentarit përbëhet prej një incizimi 12 minutësh të Cobain në kitarë akustike, që nuk është dëgjuar më parë.

https://youtu.be/l57-W3Gp9AI

Mustafa: Arsimi në Prizren është degraduar

0

Mybra Mystafa

Kuvendarja e LDK-së, Mybera Mustafa ka akuzuar pushtetin lokal se kanë degraduar arsimin duke punësuar mësimdhënës pa konkurs.

“Drejtoria e Arsimit në Prizren e ka degraduar sistemin e arsimit duke punësuar njerëz pa konkurs dhe politikisht”, tha Mustafa./PrizrenPress.com/

Mybera Mustafa kërkon që pika e parë të jetë debati për arsim
Kuvendarja e LDK-së, Mybera Mustafa ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Kujtim Gashi, që debati për çështjen e arsimit të jetë në pikën e parë.

“Kërkojmë që pika e parë të jetë debati për arsimin”,ka thënë Mustafa.Ndërkaq, propozimi i saj nuk ka gjetur mbështetje nga shumica e kuvendarëve.

/PrizrenPress.com/

Morina: Ismet Kabashi e Sylë Hoxha, e degraduan sistemin prokurorial

0

Sevdije Morina-prokuroreShefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, ka akuzuar ish-kryeprokurorin e shtetit Ismet Kabashi dhe ushtruesin e detyrës Sylë Hoxha, për degradim të sistemit prokurorial të Kosovës.

Morina në një intervistë për Kosova Sot ka thënë se problemet me të cilat është duke u përballur sistemi prokuroral janë si pasojë e lënies së një sistemi të rrënuar nga ish-kryeprokurori Kabashi, duke filluar që nga kupola e tij, që është Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

“Nuk është se KPK, ka degraduar përnjëherë, por gradualisht. Edhe përpara nuk ka qenë në rregull. Këtu i referohem periudhës para ardhjes së ushtruesit të detyrës Hoxha. Ka ndodhur një fuqizim i administratës, i njerëzve rreth ish- kryeprokurorit Kabashi dhe një anashkalim i prokurorëve të tjerë, bile edhe atyre të KPK-së”, ka thënë Morina për Kosova Sot.

Ajo ka akuzuar Sylë Hoxhën se nuk po e kryen punën e vet si duhet dhe se po tenton te ja zgjas vetes mandatin.

“Vetëm detyrën e tij për të cilën është zotuar publikisht, ai nuk e ka bërë, por ka bërë gjithçka që ta zgjasë këtë punë në pafundësi”, ka thënë Morina.

Tension në Tiranë! Paloka: Mos provokoni protestuesit, do mbani përgjegjësi

0

EdiPaloka-pdNdërkohë që nga rrethet janë nisur me mijëra qytetarë për të protestuar në Tiranë, tensioni në kryeqyteti ndjehet në ajër.

Disa nga furgonat dhe autobusët e nisur nga rrethet janë ndaluar, por ky nuk duket një problem i madh.

Pranë selisë së LSI janë mbledhur me dhjetëra simpatizantë të kësaj force politike.

Përpara Kuvendit, nënkryetari i PD, Edi Paloka, i bëri një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit.

“Mos provokoni protestuesit, pastaj do mbani përgjegjësinë.

Nuk duam një përsëritje të 21 janarit. Edhe ambasadat e huaja e dinë, edhe institucionet e dinë për skenarët e provokimit. Lironi pritat,” tha Paloka.

Protesta e PD, dhjetëra autobusë nga rrethe drejt Tiranës

0

shqiperia ne protestDhjetëra autobusë nga rrethe të ndryshme të vendit janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën që do të organizohet sot rreth orës 11:00 nga Partia Demokratike. Kështu, mësohet se nga qyteti bregdetar i Vlorës janë nisur 5 autobusë me protestues.

Po ashtu, disa furgonë janë nisur nga fshatrat e komunës Novoselë për t’u bashkuar në kryeqytet. Automjetet janë nisur rreth orës 7:30 nga Vlora për të qenë në Tiranë në orën 11:00, kur nis dhe protesta, e cila sipas organizatorëve do të jetë paqësore.

Po kështu, 5 autobusë me mbështetës të PD janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës, ndërkohë që shumë mbështetës të PD janë nisur me automjetet e tyre personale drejt kryeqytetit. Nga Shkodra mendohet të jenë nisur në total rreth 6 mijë protestues. Ndërkohë, sipas PD së Dibrës, 4 mijë protestues janë nisur nga ky qark për në Tiranë, ndërsa sipas PD-së së Korçës, nga ky qark janë nisur 4 autobusë dhe qytetarë të tjerë që kanë udhëtuar me mjete persona, në total rreth 4 mijë persona.

Kush e vrau Elvis Pistën?!

0

ElvisPista14Ndonëse kanë kaluar nëntë muaj nga vrasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista, ende nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke folur rreth hetimeve të zhvilluara për rastin e vrasjes së kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista, ka thënë për “Zëri” se “krejt çka mund të themi është se hetimet në drejtim të zbardhjes së këtij rasti janë duke vazhduar”.

Sipas tij, hetimet intensive janë duke u bërë në konsultim dhe në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse.

Ndryshe, kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista, ishte vrarë me 15 qershor të këtij viti, për motive ende të panjohura.

Arrestohen dy persona në Prizren, njëri dërgohet në burgun e Dubravës

0

arrestimi 2Dy persona janë arrestuar në Prizren.Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren. Policia e Kosovës njofton se njëri prej të arrestuarve është dërguar në burgun e Dubravës,ndërkaq i arrestuari i dytë është liruar.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”,njofton Policia e Kosovës.

Në rrugën “Salajdin Berisha” në Prizren në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës është liruar”/PrizrenPress.com/.

Vera pa kthim e Besnik Mustafajt

0

vera-pa-kthim-210x300Për Dr. Marisa Kërbizi, “Vera pa kthim” është një roman, që duhet të lexohet duke mbajtur në mend sugjerimin e RenèMagritte se: Shumëçka nuk është ashtu siç duket (Thisis not a pipe). Leximi i këtij romani, i ngjan procesit të formimit të një puzzle; në fund fare, atëherë kur faqja e mbrame e librit mbaron, bëhet zbulesa e mrekullishme e “figurës mbi qilim”, magjia e së cilës të shtyn ta rinisësh leximin e tekstit nga e para.

Sa ka dalë në librari ribotimi i romanit “Vera pa kthim”, i autorit Besnik Mustafaj. Një roman për dashurinë e pamundur dhe vetminë e madhe…

“…Kaq e jashtëzakonshme është. Kaq unikale. E vetmja. E patjetërsueshmja. Mbajtësja e frymës, e jetës vetë. Është ëndrra e bukur në zhgjëndrrën e keqe. S’është “ekzotike”, as “groteske”. Malli i pashuar i Sanës është dashuria kurrënjëherë e pashlyeshme (ndaj Gorit), diç më e madhe dhe më e pazakontë madje se ajo e Penelopës për Uliksin e mbetur deteve dhe e joshur prej dashurive të grave të tjera…”. Kështu e komenton kritiku Josif Papagjoni romanin e Besnik Mustafajt “ Vera pa kthim”, i cili sapo ka dalë në versionin e tij të ribotuar nga Shtëpia botuese “Toena”. Një poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme…“Mua pikërisht kjo ide sublime, mëshirëmadhe, e tretur në këtë histori drithëruese dashurie të Vetme, të Pazëvendësueshme dhe të Pavdekshme më ka rrëmbyer në faqet e romanit sa të dhimbshëm, aq edhe të ashpër të Besnik Mustafajt”, – vijon Papagjoni.

Në romanin “Vera pa kthim”, dashuria përvijohet si sakrificë sublime, si besnikëri që shkon përtej ndarjes që sjell vdekja, këmbëngulje për t’i falur tjetrit që mungon, çdo çast të ditës tënde. Në këtë këndvështrim “Vera pa kthim” është njëherësh roman i dashurisë dhe i vetmisë së madhe, shkruan Marisa Kërbizi në një analizë për romanin “Vera pa kthim”, mbi paradigmën e dashurisë së ëndërrt…Ndjenja dhe mungesa janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, aq sa ndjenja provohet nëpërmjet detyrimit të vetes për vetmi, ndërsa vetmia kthehet në shenjë të besnikërisë së përjetshme ndaj partnerit. Kësisoj, romani “Vera pa kthim” mund të emërtohet ndryshe si roman i vetmisë së madhe, vetmi e cila zgjerohet në formë rrathësh ujorë.

Përvoja narrative nis me trajtësimin e vetmisë së ditës së gruas që i nënshtrohet fatit të saj; vazhdon me vetminë natore të femrës që ka nevojë të çlirojë energjitë libidike të ngërthyera keqaz në psikikën e saj, kulmon me vetminë e përbashkët të aktantëve, që nuk e mbushin dot “zbrazëtinë” që boshi i vdekjes sjell. Edhe pse “Vera pa kthim” është një roman për dashurinë e pamundur, ndjenja ndërpersonale nuk lidh vetëm dy aktantët, duke i shkëputur nga bota. Marrëdhënia ndjenjësore mes Gorit dhe Sanës vendoset në një kontekst të caktuar jashtëletrar, në kohën e diktaturës. Rrëfimi për sistemin totalitar, nuk kthehet në qëllim në vetvete, megjithatë shenjat e tij referenciale nuk janë të parëndësishme.

Përmendja e një sërë të dhënash si frika e Gorit nga dëshmitarët e rremë, dyshimi në të vërtetat e institucionalizuara, shkrimi i rremë i historisë, gjykimi arbitrar i njerëzve, prishja e kishave dhe e xhamive etj., e vendosin rrëfimin në kohë totalitare. Shenjat e kësaj kohe zënë hapësirë minimale në tekst, megjithatë karakteristikat e saj i japin “shijen” hetero-kozmosit të B. Mustafajit. Gjithashtu, evokimi i Zotit, djallit etj., ndihet si një nevojë shpirtërore për t’i deleguar destinin e jetës së vet, fuqive omnipotente. Kjo do të thotë se metamorfoza apostazike e njeriut nën sistemin totalitar, preku në të vërtetë sipërfaqen e dukjes së tij.

Gjithashtu, nga realiteti kulturor shqiptar, ndërfuten në roman shenja të tilla si mitizimi i “institucionit” moral të virgjërisë, sakrificat e panevojshme në emër të reputacionit të mirë etj. Rrëfimi për neurozat erotike, për çlirimin libidik gjatë procesit të ëndërrimit, shënjojnë deformimet psikike që vijnë si pasojë e respektimit të kodeve të panevojshme morale.

Romani “Vera pa kthim” ngrihet mbi rrëfimin mbi procesin e ëndërrimit të personazhit. Ëndrra si proces i ndërlikuar psikologjik, gërsheton në roman një shumësi imazhesh dhe gjendjesh. Për më tepër, përvoja narrative pasurohet edhe me dilemat e halucinacioneve (të ndodhura në gjendje të thellë tronditjeje), apo me përvojën e zhvendosjes spirituale (që “ushqehet” si alternativë leximi nga ndryshimi i datës së vdekjes së Gorit, etj.) Rrëfimi mbi ëndërrimin i jep romanit frymë surrealiste, e cila ushqen relativizmin logjik.

Mbizotërimi i mendimit të brendshëm, shpesh i shkëputur nga kontrolli i arsyes, kthehet në njësi identifikuese për veprat surrealiste. Vepra të tilla shoqërohen nga teknika gjuhësore, që theksojnë paqëndrueshmërinë e arsyes. Qendërzimi i përvojës narrative në botën e ëndërrimit e pasuron veprën me defamiljarizimin e gjuhës dhe praninë kaotike të mendimeve.

Ngatërrimi i zërave të brendshëm është tipar karakterizues i romanit. Kalimi nga një zë në tjetrin pa shenja formale që dëshmojnë tranzitimin e mendimit, krijon ndjesinë e një mjegulle kuptimore. Romani karakterizohet nga thyerje të rregullave drejtshkrimore. Thyerjet më të shpeshta lidhen me përdorimin arbitrar të shkronjës së madhe. Përdorimi i saj ka si qëllim të potencojë kuptimin semantik. Romani “Vera pa kthim” ka në thelb rimarrjen intertekstuale të legjendave, përrallave nga letërsia orale shqiptare.

Që në nisje, kthimi i Gorit nga bota tjetër, e bën atë të përvijohet me tipare të ngjashme me Kostandin. Pasioni që nuk e lë të dashurin larg objektit dashuror, zëvendësohet me detyrimin që vjen nga fjalëdhënia. Ai nuk kthehet se do, por kthehet se duhet. Në të dyja rastet, vetmia mbushet me ardhjen e dashurisë…Romanet e Besnik Mustafajit ,është e mendimit Marisa Kërbizi, karakterizohen nga ndërtimi mbi kulmimin e rremë; përvoja narrative ofron disa klimaksë të vegjël, që shërbejnë për të mbajtur ndezur vëmendjen e marrësit, ndërkohë që piku i vërtetë semantik “shtyhet” drejt fund të tekstit. Kjo lloj skeme narrative i jep romanit të Besnik Mustafajt një frymëmarrje të gjerë polisemike.

“Vera pa kthim” është një roman, që duhet të lexohet duke mbajtur në mend sugjerimin e Renè Magritte se: Shumëçka nuk është ashtu si duket (Thisis not a pipe). Leximi i këtij romani, i ngjan procesit të formimit të një puzzle; në fund fare, atëherë kur faqja e mbrame e librit mbaron, bëhet zbulesa e mrekullishme e “figurës mbi qilim”, magjia e të cilës të shtyn ta rinisësh leximin e tekstit nga e para.

Vizat, pas luftimit të korrupsionit

0

VizatQytetarët e Kosovës së shpejti do të mundë të udhëtojnë pa viza për në vendet e zonës Shengen, nëse institucionet kosovare e luftojnë më seriozisht korrupsionin.

Këtë e ka bërë të ditur edhe komisionari evropian, Dimitris Avramopoulos, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë. Deklaratë kjo të cilën institucionet vendore e kanë vlerësuar si pozitive.

Ndërkohë që zyrtarët qeveritarë ka thënë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e luftimit të korrupsionit.

Ata më tej kanë deklaruar se muaji qershor mund të jetë koha kur Kosova do të përmbush të gjitha kriteret duke ia dërguar kështu Komisionit Evropian edhe raportin përfundimtar për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave…/zeri/