23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7119

Këta janë zëvendësministrat e rinj

0

Hoti-Hyseni-Kastrati-ShalaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në koordinim me partnerin e koalicionit qeverisës nga Partia Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçi, ka marr vendim që ta emëroj Rexhep Hotin zëvendësministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajredin Hysenin zv/ministër për Shërbime Publike, Avni Kastratin zv/ministër për Tregti dhe Industri si dhe Ferat Shalën, zv/ministër për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Siç raporton Gazeta Tribuna, katër të emëruarit edhe më herët kanë qenë në pozicione të larta politike, qoftë si deputetë, qoftë si pjesë e ekzekutivit.

Kurti kërkon një republikë të tretë për Kosovën

0

Albin Kurti15-01Ish – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se Kosovës i duhet edhe një Republikë e tretë, e cila sipas tij do të jetë republikë e zhvillimit.

“Dy republikat që i kemi pasur deri më tani kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave. Ajo që e bënë këtë ndarje më së shumti është dialogu i Brukselit, i cili është duke u bërë në mënyrë të gabuar”, tha Kurti gjatë një diskutimi që u zhvillua në Lëvizjen FOL, në kuadër të Forumit FOL Hapur.

Mënyra më e drejtë sipas Kurtit, është të dialogohet me serbët e Kosovës për së afërmi në mënyrë që të mos ketë ndarje midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit: Një vit, asnjë takim

0

EcMaNdryshe-FjollaGjatë kësaj jave mbushet një vit që prej se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për krijimin e Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit.

Task Forca e krijuar më 13 mars 2014, në përbërje ka përfaqësues të MMPH-së, ministrisë së Kulturës, asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës së Prizrenit dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore, dhe ka për qëllim zbatimin e Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Mirëpo në vitin e parë të ekzistimit të saj, sipas “EC Ma Ndryshe”, kjo Task Forcë nuk është mbledhur asnjëherë, dhe kësisoj nuk ka pas se si të marrë vendime apo veprime konkrete në trajtimin e rasteve të dëmtimit të trashëgimisë kulturore, ndërtimeve pa leje dhe parregullsive tjera. Ndërkohë degradimi në Qendrën Historike të Prizrenit ka vazhduar pa u penguar nga institucionet që kanë përgjegjësi ligjore për veprim. Madje gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar disa raste kur vet Komuna e Prizrenit ka realizuar projekte pa i përfillur procedurat e parapara me dispozitat e ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe planifikimit hapësinor.

“Raporti statistikor i Prokurorisë Themelore në Prizren për ndërtimet pa leje, tejkalime të lejeve, rrënim e dëmtim të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit, vë në pah numrin e vogël të aktakuzave të ngritura. Sipas të dhënave të Prokurorisë del se në vitin 2014 janë bërë 7 kallëzime penale, ku 2 raste janë në hetime, 1 rast është hedhur, derisa në 2 raste janë pushuar hetimet. Ndërsa Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lëndë në shqyrtim sa i përket dëmtimit të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e kësaj OJQ-je.

“Duke marrë parasysh faktin se kemi hyrë në vitin e tretë që prej se është miratuar Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit si dhe në vitin e dytë të ekzistimit të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, atëherë shumë lehtë konstatohet se institucionet përgjegjëse aprovojnë ligje dhe krijojnë mekanizma për planifikim urban dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore pa e qarë fare kokën për zbatimin dhe funksionalitetin e tyre në vendosjen e rendit urbanistik dhe ruajtjen e vlerave të rëndësishme kulturore e historike”.

“Me qasjen e deritanishme respektivisht me miratimin e ligjeve dhe krijimin e mekanizmave të reja institucionet e nivelit qendror kanë dëshmuar se janë të interesuara që të krijojnë vetëm më shumë burrokraci e më pak veprime në terren. Në të njëjtën kohë kanë krijuar alibi për mosveprimin shumëvjeçar të komunës së Prizrenit në zbatim të ligjit për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike”.

“EC Ma Ndryshe” i bën thirrje të gjitha institucioneve që janë pjesë e Task Forcës që të iniciojnë funksionalizimin sa më të shpejtë të këtij mekanizmi dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për vendosjen e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit, duke mundësuar ruajtjen efikase të trashëgimisë kulturore./PrizrenPress.com/

Roboti Asimo refuzon t’i japë dorën Merkel

0

Roboti Asimo-MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel nuk u ndje aspak mirë kur roboti i famshëm Asimo, refuzoi t’i jepte dorën në praninë e dhjetëra të pranishmëve.

Kancelarja ndodhej në Miraikan, Muzeu Kombëtar i Shkencës në Tokio, Japoni, ku gjigandi i Honda po bënte një prezantim të robotit.

Teksa pa humanoidin të luante me top dhe të kërcente, e mahnitur nga performance e tij, Merkel iu afrua për ta përgëzuar dhe për t’i dhënë dorën, por pa sukses.

Hyseni: Më shumë angazhim në sundimin e ligjit

0

Flamur Hyseni-ISLDDrejtori i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD), Flamur Hyseni, ka thënë se sundimi i ligjit nuk mjafton vetëm me kompletimin e kornizës ligjore.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet shtetërore për sundimin e ligjit.

“Sundimi i ligjit është kërkesë e vazhdueshme e institucioneve të BE-së për tërë rajonin, sepse ende është larg së dëshiruarës. Sundimi i ligjit nuk mjafton vetëm me kompletimin e kornizës ligjore për t’i mbuluar fushat shoqërore që duhen rregulluar, por nënkupton qeverisje mbi bazën e ligjeve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë individuale e institucionale, kontroll të zbatimit të ligjit dhe trajtim të barabartë para ligjit”, është shprehur Hyseni.

Duke folur për rolin e konferencën së dytë shkencore regjionale me temën “Sundimi i ligjit dhe siguria publike, faktorë ndikues në bashkëpunimin ekonomik rajonal”, Hyseni ka thënë se mendimi shkencor duhet të jetë bazë për vendimmarrje politike dhe bashkëpunuese, madje edhe integruese rajonale.

“Ne integrimin duhet ta përfundojmë në nivel kombëtar dhe rajonal, pastaj ta synojmë atë evropian. E mira e kësaj konference shkencore është se pjesëmarrës ishin edhe personalitete aktuale të jetës akademike shkencore, ish-funksionarë shtetërorë dhe funksionarë aktualë, të cilët kanë pasur shumëçka për të marrë sa i përket shfrytëzimit ideor për t’i shndërruar në projekte me interes publik”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka treguar se konferenca e radhës do të mbahet më 5 shtator, në të cilën pritet të ketë edhe pjesëtarë serbë, malazezë dhe maqedonas.

“Prezantues-punëtorë shkencorë serbë nuk ka pasur, edhe përkundër ftesave të dërguara, ndërsa ka pasur disa punëtorë shkencorë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva. Ne presim që në konferencën e tretë, më 5 shtator 2015, të kemi edhe pjesëtar serbë, malazezë dhe maqedonas”, ka theksuar Hyseni.

Qeveria propozon që Rama të udhëheq me FSK-në

0

Qeveria Mustafa14-27Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për t`i rekommanduar presidentes, Atifete Jahjaga emërimin e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kandidat për këtë post është Rrahman Rama.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit se komandantit aktual të FSK-së, Kadri Kastratit i skadon mandati më 15 mars dhe pas kësaj date ai del në pension.

A është përfshirë Ramadan Muja në skandalet e arsimit në Prizren?

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për skandalet që kanë ndodhur në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve nga Drejtoria e Arsimit. Ai deri më tash nuk e ka thënë së paku një fjalë për këto skandale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i vetmi që ka reaguar dhe kërkuar nga Prokuroria, që të zbardhet lakimi i emrit të tij për punësimet në arsimin e Prizrenit.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Muja ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për shkak se për të gjitha këto skandale ka qenë i njoftuar nga mësimdhënësit e dëmtuar.

“Kryetari Muja ka mbet në pozitë të keqe, sepse ai ka qenë i njoftuar për të gjitha këto skandale, prandaj edhe nuk flet”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i Qeverisë “Muja”.

Sipas këtij burimi, shumica e mësimdhënësve që janë larguar jashtëligjshëm nga puna, janë takuar edhe me kryetarin Muja.

“Muja ka pritur thuaja të gjithë mësimdhënësit që janë larguar nga puna jashtëligjshëm në zyre. Ka biseduar me ta, por nuk e di pse nuk ka vepruar”.

“Nuk besoj se kryetari është përfshirë në këto skandale, por ai thjeshtë i ka besuar drejtorit të Arsimit”, tregon ai.

Gazetari Rami Berisha ka publikuar dje një shqetësim të mësimdhënëses, Sadete Shala e cila është larguar nga puna pas 13 vitesh punë. Shala për largimin e saj në mënyrë të padrejtë nga puna e ka njoftuar edhe kryetarin Muja.

“Rrëfimi i saj se si është pritur nga kryetari Muja është fantastiko-shkencor”, tregon Berisha. /PrizrenPress.com/

Kerry, Carter dhe Dempsey dalin sot para Senatit

0

kerry5Tre zyrtarët kryesor të sigurisë kombëtare amerikane pritet të përballen me pyetje rreth fuqive të reja të luftës që po draftohen për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Këta zyrtarë do të përballen me komitetin e kongresit amerikan gjatë ditës së sotme.

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit do të dëgjojë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe udhëheqësi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Gjeneral Martin Dempsey.

Senatorët pritet të pyesin rreth draftimit të një autorizimi të ri për forcën ushtarake kundër Shtetit Islamik.

Komentatorët thonë se në përgatitje të legjilsacionit të ri, Shtëpia e Badhë duhet të balancojë kërkesat e demokratëve që nuk duan edhe një luftë tjetër më këmbsori të përfshirë së bashku me shqetësimet e republikanëve që duan ta mbajën këtë opsion të hapur.

Ata gjithashtu do të pyetën për Iranin dhe konfliktin në Irak dhe Siri.

Qeriqi: Në listat e veteranëve ka edhe njerëz të UDB-së

0

Xhevdet QeriqiXhevdet Qeriqi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë se në listat e veteranëve të UÇK-së, ka emra edhe të atyre që kanë qenë anëtarë të UDB-së.

Qeriqi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se në këto lista që tashmë kanë nisur të publikohen nga komisioni qeveritarë, janë qindra ose mijëra persona që nuk kanë qenë fare në luftë.

“Kam pasur biseda me komandant të zonave dhe me zinxhirin komandues, dhe ky proces ka mund të kryhet për 60 ditë. Secili prej komandantëve ka pasur listat e ushtarëve të tyre dhe e dimë që tashmë janë fryrë listat dhe brenda këtyre listave ka njerëz që nuk kanë qenë fare në luftë. Ka edhe njerëz që kanë qenë të angazhuar edhe në UDB. Është numri i madh i atyre që nuk kanë qenë në luftë dhe janë pjesë e listave. Janë qindra, e duke e parë se si po shkon procesi i konfigurimit ky numër do të shkojë deri në mijëra”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të ndërhyjnë në këtë proces dhe të shohin problemet brenda, sepse sipas tij po dëmtohen veteranët por edhe buxheti i Kosovës.

Kur ka folur për dëmtimin e buxhetit, Qeriqi mbështetët në krijimin e Komisionit për Verifikim, i cili sipas tij e ka zvarritur këtë proces me qëllim vetëm për të marrë rroga.

Në këtë intervistë Qeriqi ka folur edhe për protestën e sotme të organizuar nga vet ai dhe Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së. Ai, tha se kjo protestë do të jetë e qetë dhe pret pjesëmarrës të shumtë.

Qeriqi tha se ky është edhe paralajmërimi i fundit për një protestë të qetë, ndryshe nëse nuk publikohen të gjitha listat për protestën e ardhshme Qeriqi thotë se nuk do mbajë përgjegjësi.

“Ne jemi munduar disa herë që të zgjidhim problemin e veteraneve të luftës përmes dialogut por asnjëherë nuk kemi arritur. Kemi marrë vendim si kryesi e Këshillit që sot duke filluar prej orës 12:00 që të protestojmë. Në protestën e ardhshme situata do eskaloj. Ka shumë veteranë që janë në gjendje të rëndë dhe me trauma. Ka shumë prej atyre që kanë bërë vetëvrasje dhe shumë prej tyre që tashmë kanë kaluar në Hungari”, tha Qeriqi.

Gjykata Speciale kthen serbët në Kuvend

0

Mustafa-JabllanoviqGjykata Speciale për krimet e dyshuara të luftës së UÇK-së që brenda pak javësh do të jetë për votim para ligjvënësve kosovarë, pritet t’i kthejë në sallë deputetët e Listës Serbe.

Por, jo vetëm kaq, mendohet se deputetët serbë jo vetëm që do të kthehen në Parlamentin e Kosovës për ta votuar me të “dyja duart” themelimin e Gjykatës Speciale, por paraprakisht do të bëjnë “pazar” në favor të tyre me partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës përjashtojnë çdo mundësi se do të arrihet ndonjë kompromis me Listën Serbe për kthimin e tyre në institucionet e shtetit të Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë në diskutime të vazhdueshme me përfaqësuesit e Listës Serbe për kthimin e tyre në institucione.