29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7120

Gjykata Speciale kthen serbët në Kuvend

0

Mustafa-JabllanoviqGjykata Speciale për krimet e dyshuara të luftës së UÇK-së që brenda pak javësh do të jetë për votim para ligjvënësve kosovarë, pritet t’i kthejë në sallë deputetët e Listës Serbe.

Por, jo vetëm kaq, mendohet se deputetët serbë jo vetëm që do të kthehen në Parlamentin e Kosovës për ta votuar me të “dyja duart” themelimin e Gjykatës Speciale, por paraprakisht do të bëjnë “pazar” në favor të tyre me partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës përjashtojnë çdo mundësi se do të arrihet ndonjë kompromis me Listën Serbe për kthimin e tyre në institucionet e shtetit të Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë në diskutime të vazhdueshme me përfaqësuesit e Listës Serbe për kthimin e tyre në institucione.

Presidencës i skadon sot afati për dekretim të Kryeprokurorit

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka afat edhe të mërkurën (sot) për të dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit. Me Rregulloren për procedurën e emërimit/riemërimit të kandidatëve të propozuar për prokurorë, të nxjerrë nga sekretari i Zyrës së Presidencës në vitin 2011, përgatitja e dekretit parashihet të bëhet brenda 15 ditësh prej momentit që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e dërgon kandidatin për dekretim, shkruan Koha Ditore.

Megjithatë, zyrtarë nga Presidentja, në bazë të përgjigjes që ia kanë dhënë “Kohës Ditore” kanë lënë të kuptojnë se nuk do ta përfillin këtë rregullore të nxjerrë nga po ky institucion, porse do ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Ndryshe prej tyre, anëtarë të KPK-së kanë thënë se për këtë rregullore nuk kanë dëgjuar më parë dhe se presidentja Jahjaga, sipas tyre, duhet ta respektojë.

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë sot në Kosovë

0

Lindita Nikolla-MASSHSot në Prishtinë do të qëndrojë në një vizitë zyrtare ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ministren Nikolla do ta presë homologu i saj nga Kosova Arsim Bajrami me të cilin edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ministrja Nikolla do ta vizitojë edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe do të takohet me kryetarin Hivzi Islami.

Ymeri: OKB s’mund ta formojë Gjykatën Speciale!

0

visar ymeriLideri i ri i “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, rikonfirmon kundërshtimin e këtij subjekti ndaj Gjykatës Speciale, e cila, sipas tij, shkel mbi parimet bazë të Shtetit të Kosovës.

Në intervistën dhënë “Zërit”, Ymeri nuk i përjashton edhe protestat si mundësi për kundërshtimin e këtij mekanizmi që në “target” ka UÇK-në.

Nëse nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale, sipas tij, nuk mund të formohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), pasi që OKB-ja nuk ka mandat për të formuar një gjykatë të këtij lloji.

Kryetari i porsazgjedhur i LVV-së është optimist se nën drejtimin e tij “Vetëvendosja” do të forcohet edhe më shumë, duke u profilizuar si subjekti kryesor në spektrin e politikës kosovare.

Tinejxherja shqiptare, e zhdukur nga 30 janari

0

Jessica ShalaTinejxherja shqiptare, 16-vjeçarja Jessica Shala, që prej datës 30 janar ka dalë nga shtëpia në Locarno dhe nuk dihet më për fatin e saj.

Policia e kantonit të Tessinës kërkon ndihmën edhe të qytetarëve për të gjetur vajzën shqiptare.

Siç shkruan gazeta “Blick”, ajo 1.55 centimetra e gjatë, më flokë të zeza të gjata, ndërsa flet në gjuhën italiane. Natyrisht, sipas mbiemrit ajo duhet të flasë edhe gjuhën shqipe.

Kush ka ndonjë informatë më të hollësishme rreth saj, lutet që të lajmërojnë Policinë e kantonit të Tesinës.

Në “listën e zezë” të ShBA-ve nëntë deputetë shqiptarë

0

KuvendiShqiperise9-15Në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dyshohen se janë futur nëntë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Një ditë pas lajmit se Ambasada Amerikane anuloi takimin me Grupin e Miqësisë Shqipëri – SHBA, për shkak se në përbërje të tij ka elementë të inkriminuar, portali ekspres.al publikon një listë të deputetëve që SHBA nuk do të donte që të ishin më pjesë e këtij grupi.

Janë të gjithë deputetë të mazhorancës PS – LSI, mes tyre edhe një grua.

Sipas këtij portali, që u referohet burimeve konfidenciale pranë Kuvendit, bëhet fjalë për deputetët Artur Bushi, Pjerin Ndreu, Mark Frroku, Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Esmeralda Shkjau nga PS dhe Shkëlqim Selami, Gjovalin Kadeli e Luan Duzha nga LSI.

Ambasada amerikane në Tiranë ishte e para që reagoi ndaj përjashtimit të Tom Doshit nga PS. Ajo e përshëndeti vendimin dhe sqaroi se për Doshin patur shqetësime të karakterit kriminal që ua kishte bërë të njohur prej kohësh autoriteteve shqiptare.

Prania e Doshit në listën e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – SHBA u konsiderua si një prej arsyeve të anulimit të takimit. Por ai nuk është shqetësimi i vetëm për ambasadën. Amerikanët kanë të njëjtin problem edhe me 8 deputetë të tjerë.

Portali nuk jep detaje për arsyet e përfshirjes së këtyre deputetëve në “listën e zezë” të SHBA.

Shqetësimin SHBA ia kanë shprehur fillimisht në rrugë joformale Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Për disa muaj me radhë në përbërje të grupit nuk ka patur asnjë ndryshim. Meta e ka konsideruar të pamundur ndryshimin, pasi e ka konsideruar si një çështje jashtë kompetencave të tij, për shkak se anëtarët e Grupit të Miqësisë propozohen nga grupet parlamentare.

Ambasada e SHBA nuk është mjaftuar me këtë sqarim dhe i ka nisur një e-mail zyrtar Metës në janar të këtij viti. Kryetarit të Kuvendit i është kërkuar zyrtarisht që disa deputetë të dyshuar si të lidhur me krimin apo me të shkuar kriminale, të mos jenë pjesë e Grupit të Miqësisë.

Tre muaj më vonë, kur asgjë s’ka ndryshuar ende, SHBA ndërmerr një tjetër akt të fortë kundër deputetëve për të cilët ajo ka të dhëna se janë të inkriminuar, duke e shtyrë Takimin e Grupit të Miqësisë.

Kryetari i Grupit, Pandeli Majko, i pohoi dje ABC News se takimi është anuluar dy herë dhe se arsyeja ishin zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasada nuk i ka komentuar ende këto zhvillime. Nuk është e qartë se cili do të jetë hapi radhës që ajo do të ndërmarrë për këtë çështje.

Zafir Berisha: Njëjtë si Limajt, edhe mua ma përgatitën një dosje

0

ZafirBerisha11-14Për lajmin se PDK dhe EULEX-i i kanë përgatitur denigrimin dhe akuzat ndaj kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u shpreh edhe deputeti Zafir Berisha.

Në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në Rrokum TV, ai tha se në vitin 2010, kur ishte larguar nga PDK, EULEX-i bashkë me partinë e Hashim Thaçit, i kanë intervistuar ish-ushtarët që kanë qenë nën komandën e tij, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Këto janë metoda shantazhuese dhe denigruese janë për krejt ata anëtarë që largohen nga PDK. Për rastin e Limajt gjithmonë kam besuar se është dosje e përgatitur. Asnjëherë nuk kam dyshuar se Limaj ka bërë diçka”, ka thënë Berisha.

Limaj: Hashim Thaçi mi ka dhënë sms-të e montuara

0

Fatmir Limaj15-10Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj thotë se Hashim Thaçi në kohën kur ishte Kryeministër i kishte dhënë atij sms’të e montuara. Tha se 15 vjet pas luftës asnjë ministër ose ish-ministër tjetër përveç tij nuk është nën hetime, dhe për këtë ai është shprehur i habitur.

Duke folur për çështjen e sms-ve për rastin e MTPT’së, Fatmir Limaj ka thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ia ka dhënë sms-të, për të cilët Limaj thotë se janë të montuar.

“Kam kërkuar që z.Thaçi të vjen dhe të sqarohet sepse unë i kamë thanë Prokurorit. Kur më ka thirrë mu Prokurori: Kush t’i ka dhanë sms’të unë i kam thanë z.Thaçi. Dhe natyrshëm duhet me ardhe ai atje edhe me thanë se po, i kom dhanë sms’të”, tha Limaj në ‘Click’ në RTV 21.

Limaj tha se sms’të janë të montuara dhe se Thaçi si Kryeministër në atë kohë, duhet të tregoj arsyet e një veprimi të tillë.

“Kryeministri i vendit mi ka dhanë në dorë sms’të e montuara. Ai mi ka dhanë sms’të, ai mi ka dhanë emrat e atyre të cilët i kanë sjellë ata sms dhe ajo duhet me u folë në Gjykatë sepse sms’të janë të montuara”, tha ai.

Fatmir Limaj thotë se vazhdon të besoj në drejtësi, pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme se zyrtarë të PDK’së në bashkëpunim me EULEX’in, kishin tentuar të dënonin atë. Thotë se që nga fillimi i proceseve gjyqësore ndaj tij është parë se ‘diçka nuk ishte në rregull’ derisa beson se ajo që u publikua në media ishte vetëm ‘një pjesë’ e asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Limaj tha se pas publikimit të artikullit, Presidentja është dashur të reagonte.

“Ne nuk kemi kërku asgjë nga Presidentja përveçse Presidentja është dashtë të reagoj vetëse këtu në esencë kemi shkelje të të drejtave, që Presidentja e Republikës së Kosovës është garantuese, mbrojtëse e kushtetueshmërisë në këtë vend”, tha Limaj në ‘Click’ në RTV 21.

Ndërkaq, tha se i duket ‘interesante’ heshtja e PDK’së lidhur me këtë çështje. Tha se anëtar të Kryesisë së PDK’së i kanë telefonuar për këtë çështje.

“Mos reagimi i Partisë Demokratike, është kjo është për mu shumë interesante”, tha Limaj.

Tha se kishte sinjale edhe më parë se në gjykimet ndaj tij, nuk ishte gjithçka siç duhej.

Vrasësi i trefishtë në Prizren: I vrava se më poshtëruan

0

pz-viktima2-300x188Eshref Shemallari, që ka pranuar se ka kryer vrasjen e trefishtë të dielën në Prizren, ka deklaruar në polici se këtë akt e ka bërë në shenjë hakmarrje për rrahjet dhe poshtërimet që ia kanë bërë viktimat e krimit.

Ai ndërkaq ka mohuar që djali i tij, Ejup Shemallari të jetë përzier në këtë punë, pos që ka qenë në shoqërimin e tij në momentin kritik. “Djali nuk ka qëlluar dhe qëndron në arrati për shkaqe sigurie”, ka thënë ai gjatë deklarimit në polici, në praninë edhe të avokatit mbrojtës. Sipas tij edhe djali do të dorëzohet së shpejti, shkruan Zëri.

Gjatë paraditës dorasi është dorëzuar në Stacionin Policor në Prishtinë.

Drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka thënë për “Zërin” se gjatë deklarimit dorasi ka pranuar se e tëra ka ndodhur për shkak të hakmarrjes, pasi sipas tijviktimat Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Bilgin Ersoji e kishin rrahur e therë atë dhe e kishin rrahur edhe djalin e tij.

Nënkoloneli Krasniqi, tha se dorasi ka dorëzuar vetëm pistoletën me të cilën ka kryer krimin, ndërsa jo edhe kallashnikovin, të cilin ka deklarar se e ka fshehur në pjesën e “Marashit” në periferi të Prizrenit, por që kjo armë nuk është gjetur aty ku kishte deklaruar se e ka lënë ai, transmeton Zeri.info.

Sipas policisë, Shemallari sot nuk ka dalur edhe para Prokurorit, ndërsa i është caktuar masa fillestare e parabrgimit prej 48 orësh.

Konferenca: 50 vjet Noli, kryeministër

0

Fan NoliNë prag të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë, Fan S. Noli, është promovuar dje në Akademinë e Shkencave libri “Fan S. Noli kryeministër”. Libri është një përmbledhje e kumtesave, e një grupi autorësh njohës të mirë të kësaj figure. Historiani Pëllumb Xhufi, e cilësoi dje Nolin si “rilindësin e fundit”, pasi mori përsipër të kryente disa detyra që nuk arriti t’i realizonte as Rilindja Kombëtare dhe Qeveria e Ismail Qemalit.

“Noli mori përsipër, së pari, krijimin e kishës autoqefale shqiptare, detyrë të cilën e kreu; së dyti, hartimin e një monografie për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu; së treti, revolucionin social për kapërcimin e vendit nga feudalizmi në shoqërinë e lirë demokratike”, tha Xhufi. Në hartimin e librit, i cili publikohet nën siglën e botimeve “M&B”, kanë kontribuuar studiues si akademik Jorgo Bulo, Dhimitër Anagnosti, president nderi i fondacionit “Fan S. Noli”, prof. dr. Nasho Jorgaqi, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Shaban Sinani, prof. Ksenofon Krisafi, studiuesja e re, Danja Sinanaj etj.