A është përfshirë Ramadan Muja në skandalet e arsimit në Prizren?

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për skandalet që kanë ndodhur në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve nga Drejtoria e Arsimit. Ai deri më tash nuk e ka thënë së paku një fjalë për këto skandale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i vetmi që ka reaguar dhe kërkuar nga Prokuroria, që të zbardhet lakimi i emrit të tij për punësimet në arsimin e Prizrenit.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Muja ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për shkak se për të gjitha këto skandale ka qenë i njoftuar nga mësimdhënësit e dëmtuar.

“Kryetari Muja ka mbet në pozitë të keqe, sepse ai ka qenë i njoftuar për të gjitha këto skandale, prandaj edhe nuk flet”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i Qeverisë “Muja”.

Sipas këtij burimi, shumica e mësimdhënësve që janë larguar jashtëligjshëm nga puna, janë takuar edhe me kryetarin Muja.

“Muja ka pritur thuaja të gjithë mësimdhënësit që janë larguar nga puna jashtëligjshëm në zyre. Ka biseduar me ta, por nuk e di pse nuk ka vepruar”.

“Nuk besoj se kryetari është përfshirë në këto skandale, por ai thjeshtë i ka besuar drejtorit të Arsimit”, tregon ai.

Gazetari Rami Berisha ka publikuar dje një shqetësim të mësimdhënëses, Sadete Shala e cila është larguar nga puna pas 13 vitesh punë. Shala për largimin e saj në mënyrë të padrejtë nga puna e ka njoftuar edhe kryetarin Muja.

“Rrëfimi i saj se si është pritur nga kryetari Muja është fantastiko-shkencor”, tregon Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit