Konferenca: 50 vjet Noli, kryeministër

Fan NoliNë prag të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë, Fan S. Noli, është promovuar dje në Akademinë e Shkencave libri “Fan S. Noli kryeministër”. Libri është një përmbledhje e kumtesave, e një grupi autorësh njohës të mirë të kësaj figure. Historiani Pëllumb Xhufi, e cilësoi dje Nolin si “rilindësin e fundit”, pasi mori përsipër të kryente disa detyra që nuk arriti t’i realizonte as Rilindja Kombëtare dhe Qeveria e Ismail Qemalit.

“Noli mori përsipër, së pari, krijimin e kishës autoqefale shqiptare, detyrë të cilën e kreu; së dyti, hartimin e një monografie për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu; së treti, revolucionin social për kapërcimin e vendit nga feudalizmi në shoqërinë e lirë demokratike”, tha Xhufi. Në hartimin e librit, i cili publikohet nën siglën e botimeve “M&B”, kanë kontribuuar studiues si akademik Jorgo Bulo, Dhimitër Anagnosti, president nderi i fondacionit “Fan S. Noli”, prof. dr. Nasho Jorgaqi, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Shaban Sinani, prof. Ksenofon Krisafi, studiuesja e re, Danja Sinanaj etj.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit