20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Limaj: Hashim Thaçi mi ka dhënë sms-të e montuara

Fatmir Limaj15-10Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj thotë se Hashim Thaçi në kohën kur ishte Kryeministër i kishte dhënë atij sms’të e montuara. Tha se 15 vjet pas luftës asnjë ministër ose ish-ministër tjetër përveç tij nuk është nën hetime, dhe për këtë ai është shprehur i habitur.

Duke folur për çështjen e sms-ve për rastin e MTPT’së, Fatmir Limaj ka thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ia ka dhënë sms-të, për të cilët Limaj thotë se janë të montuar.

“Kam kërkuar që z.Thaçi të vjen dhe të sqarohet sepse unë i kamë thanë Prokurorit. Kur më ka thirrë mu Prokurori: Kush t’i ka dhanë sms’të unë i kam thanë z.Thaçi. Dhe natyrshëm duhet me ardhe ai atje edhe me thanë se po, i kom dhanë sms’të”, tha Limaj në ‘Click’ në RTV 21.

Limaj tha se sms’të janë të montuara dhe se Thaçi si Kryeministër në atë kohë, duhet të tregoj arsyet e një veprimi të tillë.

“Kryeministri i vendit mi ka dhanë në dorë sms’të e montuara. Ai mi ka dhanë sms’të, ai mi ka dhanë emrat e atyre të cilët i kanë sjellë ata sms dhe ajo duhet me u folë në Gjykatë sepse sms’të janë të montuara”, tha ai.

Fatmir Limaj thotë se vazhdon të besoj në drejtësi, pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme se zyrtarë të PDK’së në bashkëpunim me EULEX’in, kishin tentuar të dënonin atë. Thotë se që nga fillimi i proceseve gjyqësore ndaj tij është parë se ‘diçka nuk ishte në rregull’ derisa beson se ajo që u publikua në media ishte vetëm ‘një pjesë’ e asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Limaj tha se pas publikimit të artikullit, Presidentja është dashur të reagonte.

“Ne nuk kemi kërku asgjë nga Presidentja përveçse Presidentja është dashtë të reagoj vetëse këtu në esencë kemi shkelje të të drejtave, që Presidentja e Republikës së Kosovës është garantuese, mbrojtëse e kushtetueshmërisë në këtë vend”, tha Limaj në ‘Click’ në RTV 21.

Ndërkaq, tha se i duket ‘interesante’ heshtja e PDK’së lidhur me këtë çështje. Tha se anëtar të Kryesisë së PDK’së i kanë telefonuar për këtë çështje.

“Mos reagimi i Partisë Demokratike, është kjo është për mu shumë interesante”, tha Limaj.

Tha se kishte sinjale edhe më parë se në gjykimet ndaj tij, nuk ishte gjithçka siç duhej.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit