17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7390

Nis ndërtimi i shkollës në Bubavec të Malishevës

0

Bubavec-gurethemeli i shkollesMe vënien e gurëthemelit, ka filluar edhe zyrtarisht ndërtimi i objektit të ri të shkollës në fshatin Bubavec, duke shënuar kështu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër në Komunën e Malishevës. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari i komunës Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, drejtori i arsimit Blerim Thaçi, stafi i mësimdhënësve të shkollës dhe banorë të shumtë të Bubavecit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, tha “ndihem jashtëzakonisht i kënaqur, që po i vëmë gurëthemelin e shkollës së re dhe po forcojmë dijen e të ardhmes sonë dhe jam i bindur se nga këtu do të dalin kuadro që do ti duhen vendit. Unë po kujtoj “fjalët e qiriut“ nga Naim Frashëri dhe po ju bëj me dije se dikush është flijuar për neve, është djegur në zjarrin e luftës, që ne sot të jemi të lirë dhe të ndërtojmë shkolla të reja,në mënyrë që të forcojmë dijen e vendit dhe neve na duhet shumë punë për ta ndërtuar vendin dhe për ta arsyetuar gjakun e derdhur për lirinë e këtij vendi”. Begaj më pas i ka uruar banorët e fshatit Bubavec, për shkollën e re.

Drejtori i shkollës, Maliq Kryeziu, duke marrë fjalën, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për këtë investim, në ndërtimin e shkollës.

Ndërtimi i shkollës në Bubavec, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kap një shumë prej mbi 280 mijë euro. /PrizrenPress.com/

IKD: Dështojnë t’i ndëshkojnë prokurorët për korrupsion

0

Euro-qekiqiIKD prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit monitoron dhe vlerëson zbatimin e këtij plani.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth dështimit të vazhdueshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore (PTh) dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për të mbajtur përgjegjës të gjithë shkelësit e ligjit brenda sistemit prokurorial, që kanë dështuar të përmbushin detyrimet ligjore, duke zvarritur zgjidhjen e rasteve të korrupsionit.

“IKD prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit monitoron dhe vlerëson zbatimin e këtij plani. Gjatë monitorimit, IKD ka gjetur se një numër i madh i rasteve të korrupsionit, nuk janë regjistruar në – bazën e të dhënave – Mekanizmin Përcjellës, të krijuar enkas për veprat penale karakteristike, ku hyjnë edhe rastet e korrupsionit. Dështimin në lidhje me regjistrimin e rasteve të korrupsionit e ka konstatuar vetë KPK, përmes Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, duke krijuar (shkurt 2014) Komisionin për Mbikëqyrjen dhe Verifikimin e lëndëve të korrupsionit nëpër prokurori.

Rezultatet e punës së këtij komisioni, nxorën në shesh papërgjegjshmëri të madhe të një zinxhiri të zyrtarëve nëpër prokurori, prej prokurorëve deri te zyrtarët e stafit mbështetës, të cilët nuk kishin respektuar rregullat e Mekanizmit Përcjellës për regjistrimin e rasteve të korrupsionit në bazën e të dhënave. Këto gjetje dhe rekomandime të Komisionit, ishin miratuar në mbledhjen e KPK-së, të mbajtur më 25 shkurt 2014, ku ishte nxjerrë vendimi me nr. 45-2014, përmes të cilit janë obliguar të gjithë Kryeprokurorët që të ndërmarrin masa disiplinore ndaj personave që kanë dështuar të respektojnë rregullat për regjistrimin e lëndëve të korrupsionit në Mekanizmin Përcjellës.

Përkundër shkeljeve të shumta të cilat ishin evidentuar nga Komisioni dhe vendimit të prerë të KPK-së që të merreshin masa ndaj personave përgjegjës, Kryeprokurorët nuk kanë marrë asnjë masë disiplinore ndaj asnjë prokurori dhe punonjësi. Duke parë hezitimin e Kryeprokurorëve për të ndëshkuar zyrtarët e tyre, KPK në mbledhjen e mbajtur më 25 prill 2014, ka marrë vendim që Kryeprokurorët e PTh-ve dhe PSRK-së të raportojnë në lidhje me zbatimin e vendimit me nr. 45-2014 të datës 25 shkurt 2014. KPK përmes këtij vendimi ka kërkuar përgjegjësi drejtpërdrejt nga Kryeprokurorët për mos ndëshkimin e prokurorëve dhe zyrtarëve të tyre për mos regjistrimin e rasteve të korrupsionit.

Në këtë drejtim, ka dështuar të ndjek prokurorët përgjegjës edhe Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), e cila duhet të hetojë shkeljet, bazuar në gjetjet e raportit të KPK-së për të mbajtur përgjegjës prokurorët që kanë bërë shkelje. ZPD ka iniciuar 44 raste të hetimeve për rastet e korrupsionit të publikuara në raportet e IKD-së, për çka inkurajon hetuesit e këtij institucioni të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, por kërkon që mos të amnistohen pa u hetuar shkeljet e prokurorëve të evidentuara edhe nga KPK.

IKD vlerëson se kjo kulturë e pandëshkueshmërisë dëshmon për një dështim të tërësishëm të sistemit prokurorial, duke amnistuar personat që janë përgjegjës për shkeljet e evidentuara. IKD shpreh shqetësimin e dyfishtë për Kryeprokurorët, të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin e organit më të lartë në sistemin prokurorial, KPK-së, por gjithashtu shpreh shqetësim të madh për moszbatimin e vendimit nga KPK, për t’i ndëshkuar

Kryeprokurorët, në rast se ata, nuk i ndëshkojnë prokurorët dhe punonjësit e tyre për shkeljet e evidentuara.
Ky reagim është në vazhdën e reagimeve të IKD-së ndaj KPK-së, e cila po dështon të adresojë çështjet më të rëndësishme rreth zbatimit të vendimeve të veta që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit në Kosovë”, thekson IKD.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet sot në ora 11:00

0

kryesia e lldkExpress merr veshë se në këtë mbledhje do të vendoset përfundimisht për qëndrimin karshi pozitës së kryeministrit.

Ndryshe, AAK’ja ka paralajmëruar se nëse LDK nuk ndryshon qëndrim, Blloku automatikisht prishet.

Raporti: 85% e nxënësve provojnë drogën për kureshtje

0

Te pi hashash?Përdorimi i lëndëve narkotike dhe braktisja e shkollës për shkak të kushteve të vështira ekonomike janë dy problemet kryesore me të cilat ndeshen sot të miturit.

Të dhënat e raportit “Save the Children” tregojnë se 85% e nxënësve, veçanërisht djemtë, shtyhen të përdorin substanca narkotike kryesisht nga nevoja për t’u dukur dhe nga kureshtja.

Ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës.

Shqetësimet kryesore të identifikuara nga fëmijët në sondazh kishin të bënin me faktin që më shumë se 60% e fëmijëve thonë që numri i përdoruesve të substancave narkotike ka tendencë të rritet vazhdimisht 53% e fëmijëve thonë që paratë për të blerë drogën sigurohen nëpërmjet vjedhjes, marrjes së parave borxh apo shitjes së drogës.

Këta të mitur që u përfshinë në anketim u bënë thirrje prindërve të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre.

Por dhe braktisja e shkollave sidmos për arsye ekonomike është një tjetër problem e duhet të ketë vëmendje.

Për realzimin e këtij raporti janë angazhuar grupet e Drejtuara nga Fëmijët nga qëndrat e “Save the Children” të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla

Nisin homazhet për Dr. Florin

0

Dr Flori-RIPNisin homazhet për Dr. Florin, këngëtarin e mirënjohur që dje u nda nga jeta.

Kolegë, miq, të afërm, adhurues të muzikës kanë filluar homazhet në ora 09:00 në hollin e Radio Televizionit Shqiptar.

Homazhet do të përfundojnë në ora 11:00, nga ku më pas kortezhi do niset drejt varrezave të Sharrës, për t’i dhënë lamtumiren e fundit 35-vjeçarit, Florian Kondi.

I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.

Florian Kondi ndërroi jetë dje në mëngjes për shkaqe akoma të panjohura.

Mustafa: Momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se këto dy ditë LDK do të mbajë takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që Kosova sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar përkushtimin e saj që me koalicionin paszgjedhor të bëjë ndryshime të nevojshme për qeverisjen e mirë të vendit. Dy rrethana të reja kanë ndikuar që këtij koalicioni t’i vështirësohet arritja e këtyre objektivave. Janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jap të drejtë vetëm PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, dhe kriteret e prezantuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sigurisht të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, për kushtet e mandatimit të qeverisë së ardhshme, e që janë shumica, partneriteti ndërkombëtar, dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve nga dialogu, përfshirja e komuniteteve në qeverisje dhe listës serbe si dhe gjithëpërfshirja. Koalicioni është zotuar se do ta votojë kandidatin që e propozon PDK-ja për kryetar të Kuvendit, përpos VV, për të hapë mundësi për konstituimin e Kuvendit. Edhe çështjet e tjera jemi të interesuar t’i realizojmë në harmoni me politikat e vendit, brenda sallës së Kuvendit dhe me votën e shumicës. LDK mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Dëshmitari A: Hashim Thaçi ka urdhëruar vrasjen e spiunëve

0

hashim thaci 3Hashim Thaçi, ka qenë urdhërdhënësi kryesor për vrasjen e spiunëve në Kosovë, ka thënë dëshmitari A, gjatë dëshmisë së dhënë të hënën, në gjykimin që po i bëhet grupit “Drenica 2”, i akuzuar për krime lufte.

“Hashim Thaçi i ka dhënë urdhra Sylejman Selimit për me i vra këta njerëz, ku një gjë të tillë është duke e bërë ende”, ka thënë dëshmitari A, para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Gregory Guy Smithit, avokat i Sylejman Selimit, ai rrëfeu edhe se si katër pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë atij se Amerika i paguan ata për t’i vrarë spiunët, shkruan Koha Ditore.

E avokati Smith kërkoi të dijë nëse kjo është e vërtetë.

“Këtu në gjykatë keni thënë se personat të cilët më rrihnin siç pretendoni ju në Likovc kanë thënë se janë të paguar nga Amerika për t’i vrarë spiunët. A keni thënë kështu?”, pyeti avokati i Selimit.

“Po, zotëri”, u përgjigj shkurt dëshmitari A.

“Kush ua ka thënë këtë?”, shtroi pyetjen e dytë për këtë çështje, Smith.
“M’i kanë thënë Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Gjithashtu më kanë thënë se i marrin nga 500 marka gjermane në muaj për me i vra spiunët”, deklaroi dëshmitari A.

Dëshmitari tregoi se si Sylejman Selimi dhe tre të tjerë pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë se për vete do të jenë të sigurt edhe nëse luftën e fiton Serbia, dhe se ata do të dërgohen për të jetuar në Gjenevë.

Me kërkesën e kryetarit të trupit gjykues, Darius Silicki, dëshmitari përshkroi dhomën e qendrës së ndalimit në Likovc, duke thënë se aty i pa dhjetë të akuzuarit e këtij procesi.

Të akuzuarit e grupit të “Drenicës 2” janë: Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Isni Thaçi, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Agim Demaj dhe Fadil Demaku. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Rektori, dorëheqjen në xhep

0

Ramadan ZejnullahuKëshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mblidhet sot (e martë) për të shqyrtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, për pranimin e rreth 1 mijë studentëve që vijnë nga kategoritë e dala nga lufta: familjet e dëshmorëve, të veteranëve e të invalidëve.

Shefkije Islamaj, kryesuese e Këshillit Drejtues, ka thënë për “Zërin” se mbledhja është thirrur për të martën, në ora 16: 00. Sipas saj, vendimi i cili do të merret i takon rektorit, ndërkaq ka thënë se KD-ja vetëm do të diskutojë për problemin e shfaqur…

“Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, romani më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi

0

besa e mbajtuuuuShkrimtari nga Prizreni Avdi Ibrahimi, ka botuar romanin më të ri “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”. Redaktori Fadil Shyti vlerëson lartë tematikën që autori Ibrahimi ka trajtuar në këtë romanë.

“Në këtë libër autori trajton besnikrin dhe trimërin e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, autori, ka ditur dhe ka mundur t’i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë, por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri.
“Për të bërë këtë vështrim modest për romanin, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, dua të jam i sinqertë para lexuesve të pranoj faktin që, aspak nuk e kisha të lehtë, ndonëse e ndieja dhe si një privilegj; me ç’rast vendosa pozitivisht të marrë guximin për një punë të tillë të guximshme, natyrisht dhe të devotshme. Nuk e kisha të lehtë për faktin që, fusha e kritikës letrare “nuk bëhet – siç do të thoshte vëllai ynë toska “me këmbë në legen” – pra, nuk bëhet shkel e shko; pastaj, që kur plaga e mërgimit që ra mbi mua, mbi dy decenie, në fushën e letrave tona, kam bërë ca përpjekje modeste të shkruaja në poezi, publicistikë, fjalë të urta (aforizma), tregime, por rrallë i kam hyrë kësaj fushe të letrave tona; – pra kritikës letrare”, tregon ai.

Ngjarja në roman që nga fillimi merr përmasa dramatike të një tragjedie shqiptare dhe njerëzore. Në fillim të mes marsit të vitit më të keq të shqiptarëve më 1913, në katundin Kabash të Therandës nga çetnikët serbomëdhenj bëhet një masakër ndaj 120 burrave dhe grave shqiptarë dhe shqiptare. Kjo masakër u bë madje, kinse, “në një vend të shenjtë” në kishën e këtij katundi. U bë kjo me bekimin e qeverisë shoviniste të Beogradit në bashkëpunim me dorën e saj të zgjatur në Kosovë kishën serbe.

“Nëse bëjmë një prapakthim–krahasim historik të kësaj masakre, krejt natyrshëm mund të themi me vërtetësi se, ishte e njëjtë me masakrat e pothuajse gati 100 viteve më vonë në Likoshan, Prekaz, Qirez, Abri, (Drenicë) Reçak, Lipjan Gurbardh-ish Ashlan, (Vushtrri) Krushë e Madhe (Prizren), e gjetiu në Kosovë, ku nga forcat paramilitare dhe ushtarake u masakruan dhjetëra e dhjetëra civilë të pafajshëm. Dihet historikisht që, atëbotë shteti shqiptar ishte i pa konsoliduar – veçse, e kishte fituar pjesërisht pavarësinë për më keq, pastaj, ishte i sunduar dhe i nëpërkëmbur nga klikat tradhtare të tipit Toptani e Zogolli, Kryezinjtë e të tjerë, përkundër faktit që, çetat kryengritëse në Kosovë të drejtuara nga Hasan Prishtina, Azem Galica, Isamil Qemaili, Bajram Curri, Sali Shabani e të tjerë, bënin rezistencë me armë; pa forcimin dhe ndihmën e shtetit amë, – Shqipërisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare, që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar nuk arritën dot të formonin ushtri, që t’i përballonin me sukses hordhitë e egra armike serbe-malazeze-maqedone etj”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, esenca e romanit është e qëndrueshme, është e çimentuar me shtylla të çelikta qëndrese dhe vetëmohimesh të mëdha që, herë-herë i tejkalojnë përmasat njerëzore, nga heroizmi popullor.Bërthama e romanit, mesazhi tij, është arritur fuqimisht me personazhe, jo vetëm imagjinatave, por thellësisht realiste, të bazuara në ngjarje të vërteta historike.

“Por jo vetëm kaq, sikur autori i romanit Avdi Ibrahimi nuk është kënaqur me paraqitjen e realitetit antik dhe mesjetar të kombit tonë, por njëkohësisht e ka paraqitur edhe realitetin e hidhur, tej, tutje e tëhu, – që nga gjeneza e ardhjes së atyre, që kur shkelën këta ardhacakë okupatorë sllavë në trojet tona etnike”.
“E ka paraqitur identitetin e tyre karakteristik, – pothuaj të veçantë, kanibalist, ashtu siç janë pushtuesit pa identitet njerëzor; natyrisht nuk mund të ishin as të jenë ndryshe, përderisa ishin dhe janë të etur për pushtime, kjo krejt natyrshëm i bën ata të etshëm për të grabitur djersën dhe gjakun e popullit tonë dhe të popujve të tjerë liridashës, të gadishullit tonë”.

Shyti vlerëson se autori, ia ka arritur bindshëm që me figura të forta artistike t’i paraqes ata me realizëm ashtu siç ishin dhe janë; vjedhës, xhelatë, imoralë, ata u sollën si gjithmonë si kafshët të egra që kur shkelën për herë të parë në tokat pellazge-Iliriane-shqiptare; tmerrësisht mashtrues, gjakatarë dhe të panjerëzishëm që, për të sunduar popuj dhe okupuar vende në Ballkanin e trazirave të mëdha, të shkaktuara pikërisht prej tyre, ata kurrë nuk kanë zgjedhë as po zgjedhin mjete dhe forma.

“Se cilët ishin dhe cilët janë fqinjët tanë serbo-sllavë, këtë tashmë e dinë të gjithë popujt e Ballkanit, Evropës dhe të botës, – por me këtë rast do të theksoja, shkrimtari Avdi Ibrahimi, fatbardhësisht ia ka arritur me sukses të tregohet goxha i përmbajtur në paraqitjen e atyre bishave me fytyra njerëzore;-do të cekja këtu, ka shkruar me maturi, pa u ndikuar aspak nga vrulli i urrejtjes shoviniste ndaj, personazhit kryesor, kriminelit Spirrë Dobrosavljeviçi, i cili faktikisht, sipas idesë së shkrimtarit me të drejtë konstaton që, jo vetëm gruaja e tij që është viktimë e krimeve të tij monstruoze, por çka e bën më sublim romanin është se, aty edhe vet Spirrë Shkjau, shihet qartë se, paraqitet viktimë e atij sistemi obskurantisto-fashist”.

Romani “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” është libri i pestë i autorit Avdi Ibrahimi. Më 1994 botoi librin e par: “Sfidë për Mëmëdhenë” në vitin 1997 botoi librin e dytë me poezi: “Gjëmimi i Dardanisë” në vitin 2000 botoi librin e tretë novela: “Kush e vrau Lajmëtarin”. Romani “Vrasje në tri kohë” është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005.

Ai është bashkautor i dy librave me poezi nga grup autorësh: “Brerore Lirie (1-2)” botuar në vitin 1997 në Therandë, gjithashtu është bashkautor edhe i dy librave me poezi në Prizren ”Rrugëtimi i Fjalës.” Botuar në vitin 2006 dhe “Ndize Dritën e Mendimit.” nga grup autorësh. Ka të përgatitura edhe një vëllim libri me poezi, një monografi mbi valën e luftës për liri e bashkim kombëtar e ka afër përfundimit. Nga pas lufta ka botuar vazhdimisht në gazeta ditore, në portale informative, dhe në revista letrare dhjetëra shkrime në prozë e poezi publicistik, aktualitete, opinione, analiza, kulturë-letërsi./PrizrenPress.com/

Pritet trysnia e fortë e ndërkombëtarëve

0

Kuvendi i Kosoves14Një trysni e butë ndërkombëtare bëri që spektri politik në Kosovë të bëjë një lëvizje të vogël kah tejkalimi i pikës së parë të krizës, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e spektrit politik tashmë ka gatishmëri të shprehur që seanca të thirret dhe me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të konstituohet Kuvendi.

Por, mbetet të shihet se a do të mjafton një trysni e tillë e butë edhe në rastin e formimit të Qeverisë. Pas gjashtë muajve të ndarjes së dy blloqe, tashmë po krijohet një ambient ku askush më nuk mund të përjashtohet si partner në qeverinë e re. PDK po del nga izolimi, kurse blloku VLAN po përçahet. Analisti i Institutit për Politika Zhvillimore – KIPRED, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se ndërhyrja e fundit ndërkombëtare ishte një trysni e llojit të butë nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Kosovë.

Ndërhyrjet që përshpejtuan procesin ai i sheh tek deklaratat e ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, ambasadorit britanik Ian Cliff, pastaj vizitave të zyrtarëve gjermanë apo edhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. “Kemi pasur një ndërhyrje të butë ndërkombëtare, jo aso çfarë jemi mësuar t’i shohim kur ambasadorët kanë ardhur edhe me emra konkretë se kush në cilat pozita do të ulen”, ka thënë Krasniqi…/tribuna/