13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Nis ndërtimi i shkollës në Bubavec të Malishevës

Bubavec-gurethemeli i shkollesMe vënien e gurëthemelit, ka filluar edhe zyrtarisht ndërtimi i objektit të ri të shkollës në fshatin Bubavec, duke shënuar kështu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër në Komunën e Malishevës. Në fillimin e punimeve mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari i komunës Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, drejtori i arsimit Blerim Thaçi, stafi i mësimdhënësve të shkollës dhe banorë të shumtë të Bubavecit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, tha “ndihem jashtëzakonisht i kënaqur, që po i vëmë gurëthemelin e shkollës së re dhe po forcojmë dijen e të ardhmes sonë dhe jam i bindur se nga këtu do të dalin kuadro që do ti duhen vendit. Unë po kujtoj “fjalët e qiriut“ nga Naim Frashëri dhe po ju bëj me dije se dikush është flijuar për neve, është djegur në zjarrin e luftës, që ne sot të jemi të lirë dhe të ndërtojmë shkolla të reja,në mënyrë që të forcojmë dijen e vendit dhe neve na duhet shumë punë për ta ndërtuar vendin dhe për ta arsyetuar gjakun e derdhur për lirinë e këtij vendi”. Begaj më pas i ka uruar banorët e fshatit Bubavec, për shkollën e re.

Drejtori i shkollës, Maliq Kryeziu, duke marrë fjalën, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për këtë investim, në ndërtimin e shkollës.

Ndërtimi i shkollës në Bubavec, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kap një shumë prej mbi 280 mijë euro. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit