21.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025
Home Blog Page 7482

Nait Hasani kërkon të rritet numri i studentëve në UPZ

0

Nait HasaniIsh-deputeti i Palamentit të Kosovës, Nait Hasani ka kërkuar që të rritet numri i studentëve të rinj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Të rinjët nuk duhet të lihen rrugëve”,ka thënë Hasani për TVO.

Ai thotë se këtë kërkesë do ta doërzojë në formë të shkruar edhe në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë/PrizrenPress.com/

Brovina kërkon shtyrjen e seancës konstituive

0

FloraBrovina-deputeteKryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka dërguar kërkesë tek sekretariati i Kuvendit me anë të së cilës ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.

Burime të lajmi.net brenda Kuvendit, kanë njoftuar se arsyeja për shtyrjen e seancës, është bërë në mënyrë që partitë të kenë në dispozicion kohë të mjaftueshme për gjetjen e një konsensusi drejt themelimit të institucioneve të reja.

“Flora Brovina ka dërguar një kërkesë tek sekretariati i Kuvendit për të shtyrë mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive. Qëllimi i kësaj kërkese është vazhdimi i konsultimeve në mes të partive politike me ndërmjetësim të Presidentes Jahjaga”, thotë ky burim.

Ndërkohë, pas përfundimit të sotëm të takimeve në mes të përfaqësueseve të PDK-së dhe Bllokut LAN dhe VV dhe Presidentes Atifete Jahjaga, kjo e fundit ka njoftuar se deri më tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje, dhe se ka bërë të ditur se takimet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Historia e Amerikës prezantohet në Kosovë përmes ekspozitës

0

historia e amerikesProjekti i ekspozitës ’American Life’ do jetë i pari i këtij lloji dhe do mundohet të krijojë një tregim dokumentar nëpërmjet fotografive artistike dhe transmetimit të historisë dhe ngjarjeve të popullit amerikan tek populli i Kosovës dhe vendet fqinje. Duke filluar nga fundi i shekullit 19, tregimi ‘American Life’ do ofrojë një shikim më të thellë në jetën, traditën, sfidat, sferën kulturore dhe do të demonstrojë edhe evolucionin dhe transformimin e shoqërisë, ekonomisë dhe pop kulturës.

Një ekspozitë prej 70 fotografishë të një koleksioni nga biblioteka e Kongresit do të shfaqet nga 23-31 tetori 2014, në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë. Kjo ekspozitë organizohet nga Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) me përkrahje nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar.

Ekspozita do të përfshijë imazhe të Bibliotekës së Kongresit, të papara në Kosovë më parë, nga koleksioni i shtypit dhe ai i fotografive. Koleksioni C.H. Grabill, për të cilin mendohet të jetë ndër më të mëdhenjtë që kanë mbijetuar nga ky fotograf i talentuar i fotove të hershme ‘western’ – prezanton imazhe të krijuara mirë, me tonin sepia, dhe përmbledhin lëvizjet e kolonive perendimore në Dakotën jugore dhe Wyoming, si dhe dokumenton efektet e tyre në zonat e komuniteteve autoktone. Ndërsa, koleksioni ‘Edward S. Curtis’ ofron një vështrim unik të punës së këtij artisti në kulturën autoktone.
Koleksioni në eskpozitë përfshin një sëre portretesh individuale apo grupore, si dhe kostume tradicionale e ceremoniale, vendbabime dhe streha të tjera, bujqësinë, artizanate, rituale dhe ceremoni, vallëzime, lojra, përgatije ushqimesh, transport, dhe pejsazhe të tjera.

Projekti i ekspozitës ’American Life’ do jetë i pari i këtij lloji dhe do mundohet të krijojë një tregim dokumentar nëpërmjet fotografive artistike dhe transmetimit të historisë dhe ngjarjeve të popullit amerikan tek populli i Kosovës dhe vendet fqinje. Duke filluar nga fundi i shekullit 19, tregimi ‘American Life’ do ofrojë një shikim më të thellë në jetën, traditën, sfidat, sferën kulturore dhe do të demonstrojë edhe evolucionin dhe transformimin e shoqërisë, ekonomisë dhe pop kulturës.
Shefja për Strategji dhe Zhvillim në Këshillin Amerikan Miriam Parel ka theksuar se është e ngazllyer që miqve kosovarë do t’u ofrohen këto pamje nga historia dhe kultura amerikane.

“Përmes KAEF-it, kemi pasur fatin të mësojmë shumë për historinë dhe traditat kosovare përderisa vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një komunitet të vazhdueshëm; ne po ndajmë me ju të gjitha aspektet e kulturës sonë për të promovuar mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka thënë ajo.
Parel ka thënë se planifikon që seria ‘American Life’ të prezantohet edhe në të ardhmen me ekspozita të tjera – pas këtij edicioni special të kësaj ekspozite shitëse. Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) do jetë përfitues i shitjeve të këtij koleksioni fotografishë. Asnjëherë të ekspozuar më parë, këto fotografi ne shitje ofrojnë mundësinë e vetme për t’i blerë këto imazhe historike dhe unike./KultPlus.com

Jahjaga kërkon dialog mes liderëve

0

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, fillimisht përfaqësuesit e PDK-së, e pastaj edhe në takim të përbashkët ata të Bllokut VLAN, për të diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e zhvilluara theksoi se ndërtimi shpejtë i institucioneve të vendit është domosdoshmëri dhe kjo do të hap perspektivën për qytetarët e vendit dhe proceset demokratike.

“Presidentja ritheksoi edhe njëherë faktin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se liderët e partive politike parlamentare duhet të gjejnë mënyrat për diskutuar bashkë zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej shtohet se ajo kërkoi nga liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre.

“Liderët e partive politike parlamentare e vlerësuan rëndësinë e takimeve me presidenten dhe theksuan nevojën që të arrihet zgjidhja për krijimin e institucioneve të vendit. Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim”, përfundohet në njoftimin e presidentes Jahjaga.

Eqrem Kryeziu nuk komenton procesin zgjedhor të LDK-së në Prizren

0

EqremKryeziu-ldkIsh- kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu nuk ka pranuar të komentojë garën zgjedhore që LDK-ja po e mban në Prizren.

“Jo nuk kam koment sepse kjo i bjen si me e majtë kalin për bishti”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Në qershor të këtij viti Kryeziu pat dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e LDK-së. Këtë dorëheqje ai e pat ofruara vetëm disa ditë pasi KQZ-ja shpalli rezultatet e zgjedhjeve nacionale.
Kryeziu për një kohë të gjatë ka qenë kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

Pas dorëheqjes së tij, në Degën e LDK-së në këtë qytet gjatë këtij muaj ka filluar gara e brendshme zgjedhore. Deri më tash pesë kandidatë kanë shpallur kandidaturën e tyre për të “zëvendësuar” Kryeziun në LDK-në e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Filloi viti i ri akademik në UPZ

0

upz-620x330Sot ka filluar viti i ri akademik 2014/2015 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Prof. dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, studentëve të rinj të Fakultetit Juridik, të Fakultetit të Ekonomisë, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, u ka dëshiruar mirëseardhje, duke u uruar suksese në studimet e tyre.

Ai theksoi se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universitetit të Prizrenit ka qenë mjaft i qëlluar që ka kontribuar në uljen e kostos së studimeve për studentët e këtij regjioni dhe me gjerë.
Ai tha se nga menaxhmenti i më parshëm dhe ai aktual ka është punuar mjaft që studentët e këtij universiteti të kenë infrastrukturë adekuate dhe cilësi në studimet e tyre universitare.

Prof. dr. Artan Dermaku, dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike theksoi se “Universiteti ynë për herë të parë në Kosovë ka fakultet të Shkencave Kompjuterike mjaft kualitativ duke kërkuar nga ata që të angazhohen dhe theksoi se suksesi nuk do të mungojë”,transmeton TVPZ.

Prof. dr. Bekim Berisha, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, u dëshiroi mirëseardhje studentëve të rinj të këtij fakulteti duke u dëshiruar suksese. Ai prezantoi para studentëve të rinj profesorët e lëmive përkatëse të cilët do tu ligjërojnë gjatë studimeve të tyre në këtë fakultet.

Gjithashtu edhe Prof. Dr. Arif Rizaj dekan i Fakultetit Juridik dhe Prof. Dr. Ismet Temaj, dekan i Fakultetit të Edukimit e mbajtën nga një fjalë përshëndetëse para studentëve të rinj, duke u dëshiruar suksese në studimet e tyre.

Në fund, kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi u uroi mirëseardhje studentëve të rinj duke u dëshiruar suksese dhe bashkë me strukturat e këshillave studentore të fakulteteve kanë bërë shpërndarjen e çantave dhe broshurave informative për studentët e rinj.

Prizren: Gjykata ia vazhdon paraburgimin tre të dyshuarve për kontrabandë me njerëz

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ia ka vazhduar paraburgimin Ifraim Shalës, Admir Sopajt dhe Sylë Krasniqit nga Suhareka. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me njerëz.

“Të pandehurve, iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, i cili zgjatë deri më datën 04.12.2014”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale për të cilat parashihen dënimet e rënda me burg,pasi që kanë qenë të gatshëm që për personat e kontrabanduar të sigurojnë dokumentacion të rrejshëm dhe të falsifikuar për të kaluar kufijtë , në atë mënyrë ,që iu kanë siguruar personave të interesuar shkuarjen në shtetet e ndryshme të Evropës me kompensim me të holla duke siguruar edhe përfitime materiale në shumën prej 1500 deri 2500 euro”/PrizrenPress.com/

Mustafa:Presidentja të bëhet pjesë e zgjidhjes

0

Blloku VVPas takimit me Presidenten, kreu i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se ai dhe blloku u takuan edhe një herë me presidenten dhe i shprehëm qëndrimet që ata kanë.

“Ne besojmë që zgjidhja mund të gjendet në Kuvend dhe e lutëm presidenten të bëhet pjesë e kësaj zgjidhjeje. Seanca mbahet nesër, nuk ka shtyrje”, ka thënë Mustafa.

Pas PDK’së, Blloku në takim te Presidentja

Pas takimit me zyrtarët e PDK’së, Presidentja ka nisur një takim me zyrtarët e bllokut. Në Zyrën e Presidentes kanë shkuar Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Në takim kanë shkuar liderët e LDK’së, AAK’së dhe NISMA’s si dhe kreu i VV’së.

Kadri Veseli: Qytetarët kanë treguar se e duan PDK’në për qeverisje

Zëvendëskryetari i PDK’së Kadri Veseli pas takimit me Presidenten Jahjaga ka thënë se qytetarët kanë treguar se kë e dojnë për të qeverisur.

(E Plotësuar)

“ Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje. Natyrisht që zgjidhja do të gjendet brenda Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, vullneti i qytetarëve i shprehur me 8 qershor, tregon se kë e duan qytetarët për të qeverisur me vendin” ka thënë Veseli.

Ka filluar takimi i Presidentes me PDK’në

E plotësuar)

Ka filluar takimi i Presidentes me partitë politike. E para në takim ka marrë pjesë Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në këtë takim po përfaqësohet nga kreu Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Presidentja sërish takim me liderët ne orën 12:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do të takojë liderët e subjekteve politike për të diskutuar lidhur me tejkalimin e bllokimit politik.

Sipas burimeve të Express, Jahjaga do të takoj liderët e PDK-së dhe ata të Bllokut veç e veç ne ora 12:00.

Kurti për mediat serbe: Do të pajtohemi, kur ta njihni Kosovën

0

AlbinKurti1205Deri tek pajtimi do të vijë kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për javoren serbe “NIN”.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një dialog të hapur, demokratik dhe social me serbët, në të cilën qytetarët do të jenë në qendër të vëmendjes, dhe jo një dialog të mbyllur.

“Kur Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe është e gatshme që të përballet me të kaluarën e saj kriminale, atëherë do të vij edhe pajtimi. Kosova nuk është zemra e Serbisë, të cilën nuk dëshiron ta copëtoj, por e vërteta e Serbisë, të cilën gjithmonë dëshiron ta mbajë”, tha Kurti.

I pyetur se pse po kërkon që të udhëheq bisedimet, të cilat nuk i njeh dhe si e sheh Bashkësinë e komunave serbe pas këtyre negociatave, Kurti tha se është kundër bisedimeve të pakushtëzuara me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.

Kurti tha se Bashkësia e komunave serbe, e cila u krijua pas marrëveshjes në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Ivica Dacic, pasqyrojnë synimet e Beogradit në Kosovë, i cili kërkon një Republikës të re serbe, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo e shndërron fqinjin verior, në një Serbi të Madhe.

“Në marrëveshjen rreth komunitetit serb ka dispozita jodemokratike, jokushtetuese si dhe është raciste, pasi që komandanti i policisë në veri, domosdo duhet të jetë serb”, tha ai.

Kitaristi i AC/DC vuan nga demenca

0

Malcolm Young-ACDCNjëri ndër themeluesit e grupit të njohur AC/DC, kitaristi Malcolm Young, nuk do të kthehet më pranë bendit, për shkak se vuan nga demenca dhe si rezultat i sëmundjes nuk arrin më të mbajë mend asgjë.

Sipas një miku të familjes, BBC shkruan se kitaristi 61 vjeçar nuk mban mend më as këngët e njohura të grupit, të cilin e bashkëthemeloi me vëllain e tij, Angus.

“Nëse jeni në një dhomë me të dhe dilni që aty, pastaj ktheheni minuta më vonë, ai nuk mban mend kush jeni. Young ka humbje të plotë të kujtesës afatshkurtër”, ka thënë ai.

AC/DC do të lansojë albumin e ri “Rock or Bust” në dhjetor, mirëpo për shkak të gjendjes së Malcolm, ai nuk do të marrë pjesë as në incizime, e as gjatë turneut promovues.

Vëllezërit Malcolm dhe Angus Young e themeluan grupin në vitin 1973. Që atëherë, ata kanë shitur mbi 200 milionë albume dhe njihen me hitin e madh “Back in Black”.