11.5 C
Prizren
E premte, 2 Maj, 2025
Home Blog Page 7488

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren

0

Makina-kembesoriNjë këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Nishani vlerëson personalitete të shquara shqiptaro-amerikane

0

Nishani me personalitete shqiptaro-amerikaneNë fund të qëndrimit të Tij në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një pritje, ku ishin të ftuar bashkatdhetarë, drejtues të shoqatave të diasporës dhe personalitete shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kongresmeni Eliot Engel. Presidenti vlerësoi veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.

“Shqiptarët e Amerikës kanë treguar kapacitete të admirueshme përsa i përket përfitimit nga mundësitë e ofruara nga liria e demokracia për ta bërë ëndrrën amerikane realitet. Megjithatë, pavarësisht suksesit, ata asnjëherë nuk harruan rrënjët shqiptare. Përkundrazi, ata vunë në dispozicion të kombit të ty re të origjinës energjitë mendore, aftësitë intelektuale, mundësitë që demokracia amerikane ofron dhe burimet e ty re financiare”, theksoi Nishani në fjalën e mbajtur, raporton Start.

Duke folur për rajonin, Nishani përmendi shqiptarët e Maqedonisë, ata të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi.

“Shqiptarët në Maqedoni, si një element shtetformues, po bëjnë përpjekje institucionale dhe me mjete demokratike për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. Ata mbështesin proceset demokratike dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi po përpiqen për realizimin e të drejtave të ty re në përputhje me standardet më të përparuara demokratike, me dialog institucional dhe duke mbështetur konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në shtetet ku jetojnë”, theksoi Nishani.

Për Rusinë, hyrja e Maqedonisë në NATO është provokim

0

Sergei LavrovMinistri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për gazetën boshnjake, “Dnevni Avaz”, thotë se inkuadrimi I Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë në NATO është provokim.

“Në lidhje me zgjerimin e NATO-s me këto tri vende, e shoh si gabim dhe madje, në njëfarë mënyre, edhe si provokim. Kjo është, në njëfarë mënyre, një politikë e papërgjegjshme, e cila godet përcaktimin për të ndërtuar një sistem të barabartë dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë, të barabartë për të gjithë, pavarësisht nëse ndonjë vend është anëtar i këtij apo i atij blloku”, tha Lavrov.

Shkolla gjermane me emrin e shqiptarit “Refik Veseli”

0

Berlin-shkolla Refik VeseliNjë shkollë gjermane në Berlin do të mbajë emrin e shqiptarit “Refik Veseli”.

Shqiptari është i nderuar nga komuniteti në një zonë të Berlinit, për shkak se ka shpëtuar një familje hebreje gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Veseli e kishte mbajtur familjen hebreje në shtëpinë e tij, duke e shpëtuar atë nga kampet naziste, pavarësisht nga fakti se rrezikonte jetën e vet, transmton albinfo.ch.

Për ditën e perurimit të shkollës janë ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000.

Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titullin “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun).

Obama, kritika ndaj lidershipit kinez

0

OBAMA 9Administrata Obama i përshkallëzoi kritikat ndaj lidershipit kinez pas protestave pro-demokracisë në Hong-Kong, të shndërruara në një sfide aspak të vogel për autoritetin e Pekinit mbi ish-koloninë britanike.

Por me nje sere çeshtjesh te tjera gjeopolitike ne loje, qeveria amerikane pritet te tregohet e kujdesshme ne qasjen e saj ndaj vendit komunist. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest percolli ne ëashington apelin e Shteteve te Bashkuara per vetepermbajtje, thirrje kjo e drejtuar te dyja paleve.

“Autoritetet ne Hong-Kong duhet te bejne kujdes, ndersa protestuesve iu kerkojme t`i shprehin ne menyre paqesore pikepamjet e tyre. sa per Pekinin, ai duhet te lejoje zgjedhjen e kandidateve qe jane perfaqesues te popullit dhe te respektoje vullnetin e votuesve. legjitimiteti i shefit ekzekutiv te ketij territori do te tkurret ndjeshem pa nje vote te ndershme sic e parashikon dhe ligji aktual”, tha Earnest, transmeton TCH.

Me mijera protestues vazhdojne te mbajne te bllokuara rruget e Hong-Kongut ne shprehje te pakenaqesise ndaj vendimit te qeverise kineze per t’i lejuar pjesemarrjen ne zgjedhjet rajonale te 2017-tes vetem kandidateve te miratuar prej saj. Policia perdori gazin lotsjelles per te shperndare turmat qe mbajne te pushtuar distriktin financiar, ne shperfillje te plote te paralajmerimeve per t’u larguar nga ajo zone.

Pkini zyrtar i konsideron demonstratat pro-demokracise te paligjshme. Edhe pse kerkoi vetepermbajtje nga te dyja palet, Earnest theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në mbështetjen e tyre për votuesit në Hong Kong në zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç e perkrahin pa hezitim të drejtën e universale të popullit të Republikës Popullore të Kinës për të votuar.

Jahjaga e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

0

Jahjaga14-23E vetme presidentja Atifete Jahjaga nuk mund të ndikojë te dy blloqet politike për zgjidhjen e ngërçit politik, vlerësojnë analistët politikë.

Por sipas tyre, nëse ajo e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe këtë ua bënë të qartë liderëve politikë, atëherë mund të ketë zgjidhje të shpejtë të këtij ngërçi.

Analisti Albert Krasniqi thotë se nuk është në kompetencën e presidentes të imponojë ndonjë marrëveshje mbi partitë politike, ngase deputetët janë të lirë që me vullnetin e tyre të zgjedhin përfaqësuesit që mendojnë se janë më të mirët. Por Krasniqi thotë se presidentja duke pasur një përkrahje ndërkombëtare mund të ndikojë tek subjektet politike, por e vetme nuk mund të imponojë kurrfarë marrëveshje.

“Presidentja ka kompetencë të ofrojë një alternativë por jo të imponojë atë alternativë. Nuk po pres një zgjedhje të shpejtë, nëse asnjë prej palëve nuk heq dorë. Nëse ka një mbështetje ndërkombëtare dhe kjo bëhet e qartë tek liderët, atëherë mendoj se zgjidhja është më e afërt”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Kurse analisti Artan Muhaxhiri thotë se presidentja është në një pozicion delikat, ngase sipas tij, në njërën anë i mungon legjitimiteti i votave, por në anën tjetër e ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Pra ajo duhet të balancojë mes këtyre dy pozicioneve, mirëpo edhe vetë partitë e dinë se presidentja e ka këtë rol, prandaj ndoshta edhe pesha e fjalës së presidentes do të jetë në një aspekt në mënyrë indirekte pesha e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht e ambasadës amerikane”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Gjithsesi, sipas analistëve, mbështetja ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, për presidenten u pa gjatë takimeve të saj ndihmëssekretarën amerikane Viktoria Nuland, e cila i ka dhënë mbështetje presidentes Jahjaga në përpjekjet e saj që me liderët e partive politike të Kosovës të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Djali nga Malisheva që ushqehet e shkruan me këmbë (Foto)

0

Arijon Krasniqi-malisheveAi shkruan, vizaton e ushqehet përmes këmbëve. Përdor Laptop e ka Facebook. Shkollohet madje në një shkollë me fëmijë të tjerë dhe jo në shkollë të veçantë. Mungesa e duarve nuk e ka lënë mbrapa nga moshatarët e tij, pasi që ai punon shumë. Express sjell rrëfimin për Arijon Krasniqin nga Malisheva, i cili me ndihmën sociale prej 100 eurosh madje e ndihmon krejt familjen e tij.

Arijon Krasniqi u lind pa duar, por kjo nuk e ndali që sot të jetë një ndër nxënësit më të mirë dhe të mos dallohet nga shokët e tij. Ai tani mbush katërmbëdhjetë vjet dhe vijon mësimet në klasën e nëntë në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Nëse disa nga ne kanë problem me shkrimin e dorës, të cilin mund ta kemi të palexueshëm, Arijon Krasniqi nuk e ka këtë problem. Shkrimi i tij është shumë i qartë dhe mund ta lexoj gjithkush, ani pse ai shkruan më këmbë.

Arijoni ndjek mësimet në të njëjtën klasë me nxënësit e tjerë. Tavolina e veçantë që e ka i mundëson që të shkruaj e lexoj pa ndonjë problem, e cila iu dhurua si donacion nga KFOR-i Gjerman. Por këto mundësi nuk i kishte që nga klasa e parë, kur Arijoni filloi shkollën familjarët e tij ia bartnin një tavolinë të zakonshme çdo ditë nga shtëpia e në shkollë dhe anasjelltas.

Shoku i tij i ngushtë dhe motra e Arijonit që është nxënëse e të njëjtës klasë, tregojnë përvojat që kanë me të.

“Ishte mësuesi Adem Hoti i parë i cili e mori Arijonin në klasën e tij dhe punuan së bashku deri në klasën e 4, ai i qëndroj afër dhe e ndihmoi në gjithçka që ai kishte nevojë gjatë procesit mësimor, duke i ndihmuar që ta përvetësoj edhe shkrimin me këmbë”,shprehet ai.

Edhe drejtori i shkollës, Januz Mazreku tregon për mundësitë që shkolla u ka ofruar nxënësve me nevoja të veçanta.

Pasi përfundon orarin mësimor, ai i gjen punë vetes edhe në shtëpi. Ka laptopin e tij personal që iu dhurua si donacion dhe atë e përdor për detyra, por edhe për të kaluar kohë me shoqërinë e tij në facebook.

Talentin e tij e shpreh edhe në vizatim dhe ka një numër të madh punimesh që nga klasa e parë, ndërsa ndër punimet më të veçanta për ta është ai me logon e klubit të tij të zemrës, Real Madridin.

Arijoni nuk është barrë për familjen, pasi që të gjitha nevojat e tij i kryen vet, madje edhe ushqimin.

Për më shumë babai i tij, megjithëse kujton vështirësitë që pati derisa ai u bë i zoti i vetes thotë së të ardhurat e vetme për këtë familje janë 100 eurot që i merr Arijoni si ndihmë sociale.

Arijon Krasniqi-malisheve1 Arijon Krasniqi-malisheve Arijon Krasniqi-malisheve2 Arijon Krasniqi-malisheve3

Haradinaj: Nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare

0

VLAN14-25(E plotësuar) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës nga LAN, ka theksuar se përderisa për ngërçin flitet në rrugë, familje, kafene…, pse të mos krijohet mundësia të diskutohet edhe në Kuvend.

“Në takimin e sotëm, nuk ka mundur të mos jetë pjesë e bisedës edhe mënyra se si po qeveriset vendi – përkatësisht dëmi që po i shkaktohet vendit. Gjithashtu kemi diskutuar edhe rreth seancës së ardhshme të Kuvendit. Pjesa e parë, dihet, PDK do të konsumojë propozimin e saj për kryetar të Kuvendit. Nëse në seancën që vjen do të veprohet njëjtë si në dy të parat, atëherë do të shohim se cila do të jetë mënyra më e mirë për të reaguar”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Kushtetuesja nuk i obligon deputetët se si të votojnë.

“Bëhet fjalë për një vend dhe një popull që e ka pranuar demokracinë, që e ka pranuar parlamentarizmin. Shumica është në parlament – parlamenti duhet të gjejë zgjidhjen”, ka vlerësuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me mundësinë e ndikimeve të jashtme në zgjidhjen e ngërçit, Haradinaj ka shtuar se “nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare”.

 

Blloku dhe Vetëvendosje fillojnë takimin

Ka filluar takimi i LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Në takim janë liderët e të gjitha këtyre subjekteve.

Takimi mbahet një ditë pasi ata secili veç e veç takuan Presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe dy para vazhdimit të seancës konstituive.

Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Jahjaga e Jagxhillar flasin për tejkalimin e ngërçit politik

0

Jahjaga-Mahir JagxhillarPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar takimin me Grupin 6 Plus me të cilët ka diskutuar për hapat që duhet marr në zgjidhjen e ngërçit politik.

Pas takimit , kryetari i Grupit 6 Plus, Mahir Jagxhillar tha se me Jahjagën biseduan për seancën e së enjtes dhe zgjidhjes së ngërçit politik.

Ai shtoi se ata janë të gatshëm të votojnë kandidatin e PDK-së por edhe të Bllokut, vetëm të tejkalohet bllokimi i Kuvendit të Kosovës.

Jahjaga ka zhvilluar edhe të hënën takime të ndara me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të diskutuar tejkalimin e ngërçit politik në vend.

Takimet po zhvillohen pasi që Jahjaga është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në prag të vazhdimit të seancës konstituive më 2 tetor, ku pika e vetme mbetet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Të punojmë shumë për rikthimin e qeverisjes në Prizren

0

Aferdita morinaShkruan: Afërdita Morina-Biffar

Në procësin aktual nëpër të cilin po kalon dega e LDK-së në Prizren, i cili kam besim të fortë se do ta nxjerr këtë degë edhe më të fuqishme, më të organizuar dhe më kompakte, edhe zyrtarisht iu jam bashkangjitur strukturave të LDK-së, ndonëse në fakt unë në LDK gjithmonë kam qenë. Përherë kam qenë aty, sepse kam besuar fuqishëm, dhe vazhdoj të besoj se LDK ëahtë e vetmja parti në Kosoëe qe kultivon dhe promovon vlerat e mirefillta te demokracise perendimore, duke filluar qe ne thelb, nga organizimi i saj i brendshem, neper organet e veta me te skajshme e deri te nivelet me te lartat.

LDK eshte e vetmja parti ne Kosove ku zgjedhjet e brendshme behen mirefilli. Parti ku konkurohet dhe votohet ! Pa shantazhe, pa skenare dhe pa imponime. Pa emrime, pa dekrete te fshehta nga “shefi” ! Ne kete kuptim, LDK lirisht mund te quhet shkolle e mire per partite e tjera, ne te cilat ende, ashtu si ne kohen e komunizmit, as qe guxon kush te mendoj ta sfidoj liderin, te “madhin”, “shefin”! Ndryshe nga partite e tjera, ne LDK zhvillohet gare, dhe ne cdo gare natyrisht se ka edhe rivalitet, ambicie, “shtyrje me berryla” e ndonjehere edhe perplasje karrikash ! Rruga e drejte nuk do te thote se eshte edhe lehte, perkundrazi. Si cdo gare, edhe gara politike, ne fund percakton fituesin dhe humbesin.

Te mos fitosh nuk eshte edhe aq kendëshme, por humbja ne nje gare fer duhet te pranohet nga secili qe beson ne vlerat e demokracise dhe qe deshiron te le gjurme ne politike ! Dega e LDK-se ne Prizren tani eshte futur ne garen e nxehte te zgjedhjeve te brendëshme. Neper cdo nendege po mbahen tubime zgjedhore, ku baza po voton per perfaqesuesit e tyre per kater vitet e ardhshme. Po, po votohet, edhe ne nendeget me te skajshme dhe me te vogla, dhe madje, me vote te fshehte, sepse vetem keshtu kultivohen vlerat demokratike brenda nje subjekti politike. Ne fund te procesit do te percaktohet edhe kryetari i deges. Tashme emrat e kandidateve te mundshem veq se po perfliten gjithandej, edhe pse emrat zyrtarë do te shpalosen ne kuvendin e deges. Shume kush qe nuk do te donte ta shihte LDK-ne ne Prizren te rritur, te forte dhe te konsoliduar, me padurim po presin qe gara te kete zhvillime negative dramatike.

Por, mund te them lirisht se jane duke shpresuar kot ! Ose, sic thote populli “,po shohin endrra me sy qelë” ?! LDK ne Prizren ka emra te respektuar qe me vite i kane kontribuar frymes demokratike brenda subjektit,por edhe më gjërë. Veprimtarë dhe njerez qe mund te ngrehin interesin e pergjithshem partiak mbi interesin grupor e individual. Ne te gjithe ne LDK besojmë ne demokraci, dhe ne demokraci eshte gara dhe vota qe nxjerr fituesin. Fituesi i gares do te percaktohet me vote ne kuvendin e deges qe do te mbahet ne tetor. Pavaresisht se cili emer do te jete me I votuari, une mund t’ iu siguroj se fituesi do te urohet dhe pergezohet nga te gjithe, sepse nuk ka se si te mos respektohet vota e delegateve te kuvendit. Te gjithe do te mblidhemi perreth tij per te pervjelur menget e filluar pune.

Te gjithe do te ulemi serish bashkë per kafe, ata qe mbeshteten kandidatin fitues dhe ata qe nuk e mbeshteten ate. Dega e LDK-së ne Prizren nuk ka kohe per te humbur ! LDK- dega ne Prizren duhet te punojë fort dhe te pergaditet per rikthimin e udheheqjes me komunen, sepse keqperdorimet, keqmenaxhimet dhe skandalet nga me te ndryshmet, deri tek ato per pedofili, te kabinetit te Ramadan Mujes e kane sjellur Prizrenin ne nje gjendje te mjerueshme. Anetaret e kabinetit te Ramadan Mujes, ashtu si edhe ai vet, me shume kohe kalojne neper séanca gjyqesore se sa ne vendet e tyre te punes. Prizreni meriton me mire !

Ne Prizren, me mire mund te behet vetem me LDK-ne ! Do te jete detyre imediate e lidershipit te ri te deges, mbeshtetur nga të gjithe aktivistet dhe anëtarësia e gjërë, qe qytetareve prizrenas t’ iu bëhet e qartë se vetem platforma e LDK-se mund ta nxjerr Prizrenin nga baltosja, perdhosja dhe bastardimi qe i eshte bere nga qeverisja Muja. Pra, pas zgjedhjeve te brendshme dega e LDK-se në Prizren ka pune me madhore se sa te percudnohet duke u ndare ne fitues dhe humbes. Suksese dhe mbaresi ne gjithe procesin zgjedhor ! Aferdita Morina-Biffar, kryetare e Nendeges “ 2 Korriku” dhe delegate ne Kuvendin e deges.

(Autorja është kryetare e Nëndegës “2 Korriku” dhe delegate në Kuvendin e Degës së LDK-së në Prizren)