17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Djali nga Malisheva që ushqehet e shkruan me këmbë (Foto)

Arijon Krasniqi-malisheveAi shkruan, vizaton e ushqehet përmes këmbëve. Përdor Laptop e ka Facebook. Shkollohet madje në një shkollë me fëmijë të tjerë dhe jo në shkollë të veçantë. Mungesa e duarve nuk e ka lënë mbrapa nga moshatarët e tij, pasi që ai punon shumë. Express sjell rrëfimin për Arijon Krasniqin nga Malisheva, i cili me ndihmën sociale prej 100 eurosh madje e ndihmon krejt familjen e tij.

Arijon Krasniqi u lind pa duar, por kjo nuk e ndali që sot të jetë një ndër nxënësit më të mirë dhe të mos dallohet nga shokët e tij. Ai tani mbush katërmbëdhjetë vjet dhe vijon mësimet në klasën e nëntë në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Nëse disa nga ne kanë problem me shkrimin e dorës, të cilin mund ta kemi të palexueshëm, Arijon Krasniqi nuk e ka këtë problem. Shkrimi i tij është shumë i qartë dhe mund ta lexoj gjithkush, ani pse ai shkruan më këmbë.

Arijoni ndjek mësimet në të njëjtën klasë me nxënësit e tjerë. Tavolina e veçantë që e ka i mundëson që të shkruaj e lexoj pa ndonjë problem, e cila iu dhurua si donacion nga KFOR-i Gjerman. Por këto mundësi nuk i kishte që nga klasa e parë, kur Arijoni filloi shkollën familjarët e tij ia bartnin një tavolinë të zakonshme çdo ditë nga shtëpia e në shkollë dhe anasjelltas.

Shoku i tij i ngushtë dhe motra e Arijonit që është nxënëse e të njëjtës klasë, tregojnë përvojat që kanë me të.

“Ishte mësuesi Adem Hoti i parë i cili e mori Arijonin në klasën e tij dhe punuan së bashku deri në klasën e 4, ai i qëndroj afër dhe e ndihmoi në gjithçka që ai kishte nevojë gjatë procesit mësimor, duke i ndihmuar që ta përvetësoj edhe shkrimin me këmbë”,shprehet ai.

Edhe drejtori i shkollës, Januz Mazreku tregon për mundësitë që shkolla u ka ofruar nxënësve me nevoja të veçanta.

Pasi përfundon orarin mësimor, ai i gjen punë vetes edhe në shtëpi. Ka laptopin e tij personal që iu dhurua si donacion dhe atë e përdor për detyra, por edhe për të kaluar kohë me shoqërinë e tij në facebook.

Talentin e tij e shpreh edhe në vizatim dhe ka një numër të madh punimesh që nga klasa e parë, ndërsa ndër punimet më të veçanta për ta është ai me logon e klubit të tij të zemrës, Real Madridin.

Arijoni nuk është barrë për familjen, pasi që të gjitha nevojat e tij i kryen vet, madje edhe ushqimin.

Për më shumë babai i tij, megjithëse kujton vështirësitë që pati derisa ai u bë i zoti i vetes thotë së të ardhurat e vetme për këtë familje janë 100 eurot që i merr Arijoni si ndihmë sociale.

Arijon Krasniqi-malisheve1 Arijon Krasniqi-malisheve Arijon Krasniqi-malisheve2 Arijon Krasniqi-malisheve3

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit